Ballina Blog Faqe 583

20-vjeçari shqiptar, në gjysmëfinale të The Voice of France (Video)

Këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj, i njohur ndryshe me emrin e artit Gjon’s Tears, po mahnit gjithnjë e më tepër jurinë e “The Voice” në Francë. Performanca e jashtëzakonshme e këngës ‘Rocket Man’ (Elton John) të shtunën, i ka siguruar Muharremajt gjysmëfinalen.

Videoja ku 20-vjeçari shihet duke interpretuar në skenë është hedhur tanimë në Youtube, aty ku pikaset një numër i lartë shikueshmërie si dhe mjaft komente përgëzuese.

Për të gjithë ju që ende nuk keni rënë në kontakt me emrin e këtij të riu shqiptar; Gjoni është djali i një babai nga Kosova dhe nëne nga Tirana. Kur ishte vetëm 12 vjeç, ai dëshmoi talentin në të kënduar me pjesëmarrjen e tij në “Albanian’s Got Talent”. Ai ka prezantuar madje edhe një këngë të tijën, të titulluar ‘Babai’.

Policia italiane befason shqiptarin

Gjatë kontrolleve në një shtëpi policia zbuloi dy pako të mëdha me mar*ijuanë, pesha e së cilës shkonte mbi 12 kilogramë. Lënda nar*kotike u sekuestrua në shtëpinë e shqiptarit Rudmir Tatari, i datëlindjes 1976.

Policia bën me dije se dro*ga ishte gati për t’u ndarë në do*za, që më pas të shpërndahej në rrugët e qendrës së Barit. Sasia e dro*gës ishte e paketuar në dy katrona të mëdhenj që përdoreshin fillimisht për paketimin e pajisjeve shtëpiake.

Analizat e mëvonshme të kryera nga Policia Shkencore, dolën në rezultatin se nëse mar*ijuana do të dilte në treg do të kapte vlerën e 300 mijë eurove. Shqiptari, me urdhër të Pro+kurorit Publik të Barit është transferuar në bu*rg në pritje të vendimit./ora

Belgjikë/ 40-vjeçari shqiptar gjendet në kanal

Është gjetur i pajetë në kanal trupi i një 40-vjeçari shqiptar në Vinderhoute, Lievegem të Belgjikës. Lajmin e raportuan dje mediat lokale, duke iu referuar burimeve zyrtare të Pro*kurorisë. Sipas medias belge “Het Laatste Nieuws”, trupi i shqiptarit u zbulua nga një kalimtar rreth orës 8:30 të mëngjesit. Ishte ai që dha alarmin duke njoftuar autoritetet.

Departamenti i zjarrfikësve nxori kuf*omën nga uji dhe lajmëroi policinë e pro*kurorinë. Hetimet treguan se kemi të bëjmë me vr*asje. “Ka shenja se ndaj vik*timës është ushtruar dh*unë”, citohet zyra e pro*kurorisë nga media blege.

Greqi, 62 shqiptarë të zhdukur, mes tyre 5 vajza

Nga Shpetim Zinxhiria

Nga dita në ditë dalin në dritë emrat dhe identideti i shqiptarve që kanë humbur gjurmët në Greqi, siç ishte rasti i tre ditëve më parë kur të afërmit e 18-vjeçarit Aleksander Nikoll Tanushi 18 vjeç nga Vau i Dejës të cilët jetojnë në Patra më njoftuan për djalin e tyre.

Në këto vite nuk mund te gjesh ndonje shtet ka idiferente për shtetasit etij sa ky i yni. Fatkeqësisht lista nga java në javë rritet dhe askush me siguri nuk mund të thotë se sa është numri I tyre pasi askush nuk merret me këtë problem përveç familjeve të viktimave. Nga njera anë theksojmë se lista sa vjen dhe rritet dhe për këtë duhet dhënë alarmi për të filluar hetimet të mëtejshme,duke mos anashkaluar edhe 192 vrasjet apo edhe 26 raste te vdekjeve në burgjet e këtij vendi.

Nga ana tjetër, për hir të së vertetës koha tregoi së gjatë këtyre viteve edhe zyrat administrative kane qene indiferente, po ashtu edhe ato te përfaqësive tona, më e theksuar kjo në Greqi. Janë këto përfaqësi që nuk kanë bërë punën e tyre që u takonte mbështetur ne Kushtetutën Shqiptare por edhe sipas Protokollit të Konventës Ndërkombëtare.Deri më sot asnjë nuk po mban përgjegjësi për këto zhdukje të shqiptarve që për mbi jetese kërkojnë rrugën e migrimit klandestinë, pasi vetëm kjo rrugë ka mbetur ne Shqipëri. Por a duhet dhënë alarm për këto raste ?
Por…
Deri më tani janë bërë të mundur te zbulohen 62 raste, nga të cilat janë identifikuar me emra dhe fotografi.
Mosha që kanë humbur gjurmët është 13-49 vjeç. Nga 62 shqiptarë të identifikuar 24 prej tyre janë nga 13-20 vjeç, ndërsa pesë prej tyre janë femra nga mosha 15-29 vjeç.

Lista e plotë…!

1. Zamir Xhevahir Avdiu 20 vjeç nga Vojnik, Berat, Në maj të 1991 është nisur për në Greqi dhe që nga ajo ditë ka humbur gjurmë.

2. Dhurata Neki Dervishi 15 vjeçe nga Berati. Ka jetuar ne Greqi dhe me 21 prill të 1991 është larguar nga shtepia në drejtim të paditur.

3. Lorenc Theodhoraq Kaça 13 vjeç nga Korca. Më 18 janar 1991 niset për ne Greqi me nje grup shokësh nëpërmjet pikes kufitare të Kapshticës. Që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen.

4. Agron Mëhalla 15 vjeç nga fshati Mollas të Elbasanit emigroi me një grup shokësh, zhdukur më 3 gusht të 1992 në Kastoria.

5. Klement Skender Lezo 16 vjeç nga Kuçova. Shkon në Greqi më 9 korrik 1992 sëbashku me djalin e dajës. Kontakti i fundit me familjen ka qene nga ishulli Egjinas më 24 dhjetor po të këtij viti.

6. Artan Losha 18 vjeç nga Burreli i martuar me një fëmijë ka humbur kontaktet me familjen nga Veria në Greqi më 11/01/1993. La shkollën përgjysëm dhe u nis ne Greqi.

7. Anila Ritvan Bregu 17 vjeçe nga Berati. Humbi kontaktet më 28 shtator 1993 nga Berati në moshën 17 vjeçe. Familjarët kanë dëgjuar se ajo mund të jetojë në nje fshat të Patrës në Greqi, është e martuar me një greq që quhet Ilia dhe kanë dy fëmijë. Kushërira e Anilës ka shkuar dhe e ka takuar këtë vajzë por ajo i ka thënë se quhej Amelia jo Anila dhe se ishte nga Bullgaria. Të afërmit ende e kërkojnë pas kaq vitesh sepse nuk dijnë asgjë të saktë për fatin e saj.

8. Kadri Veli Bajrami 26 vjeç nga Kurbini emigroi për në Greqi më 9 gusht te 1993.

9. Franc Pjetri 18 vjeç ka humbur lidhjet me familjen më 22 shtator 1993, ku sëbashku me shokun e tij Eduard Zef Hyseni me një furgon janë larguar për në Greqi.

10. Ana Fotaq Pondikati 18 vjeçe nga Nepravishta,Gjirokastër. Ka humbur kontaktet me familjen shtator 1994 nga Athina. Ana është larguar nga shtëpia në muajin qershor të vitit 1994. Gjelosh Ded Ceca nga Bugjon, Pukë. U nis për në Greqi më 25 shtator të 1994 dhe punonte ne nje fshat te Kastorias. Por herën e fundit ai është ndjekur nga policia kur ishte në punë ne vjeljen e mollëve. Ende nuk dihet fati i tij.

11. Aleks Kecani 20 vjec, Flamur Balaj 23 vjec, Agostin Paplekaj 20 vjec, Pavlin Gjergji 23 vjec . U nisën për në Greqi, humbën gjurmët më 26 marsi i vitit 1995.

12. Alfred Palucaj 17 vjeçar ka humbur kontaktin me familjen në korrik të vitit 1996, nga fshati Sërriq i Pukës, sëbashku me dy shokë të tjerë nga qyteti i Lezhes janë nisur për në Greqi. Kanë mbritur në Trikalla, ku Alfredin e ka marrë një pronar greke për punë si çoban.

13. Agim Shaqo Sulaj 34 vjeç nga Bozhigrad i Korçës ka emigruar drejt Greqisë me disa shokë më 1998 dhe ka humbur kontaktet me familjen që nga ajo kohë.

14. Aleksander Nikoll Tanushi 18 vjeç nga Vau i Dejës. Kishte tentuar të largohej disa herë drejt Greqisë por ishte kapur nga polica. Më datën 8 mars 1995 ai bëri përpjekjen e fundit të cilën e realizoi me sukses. Pas tre javesh ai lajmëron familjen se kishte mbërritur shëndosh e mirë. Telefonatat ishin të rregullta deri më datën 10 gusht 1995 kur ai bisedoi për herë të fundit me të afërmit dhe që atëherë nuk dihet më asgjë për fatin e tij.

15. Agostin Papleka nga Tropoja niset ne Greqi sëbashku me tre shokë me destinacion Verian, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.

16. Belisar Subashi 15 vjeç sëbashku me villain emigron ne Greqi në këmbë dhe pas shtatë ditës mbrijnë në ishullin Rodos. Humb gurmët më 25 shtator të 1995.

17. Petrit Culaj 19 vjeç nga fshati Barajtush nga Malësia e Madhe, niset per ne Greqi ne korrik te 1995, kishte emigruar dhe më parë në Greqi.

18. Edmond Kananaj 20 vjeç nga fshati Armen i Vlorës, ka humbur kontaktin me familjen me 8 korrik të 1997 ku ka folur ne telefon për të fundit herë nga Pireu.

19. Eduart Aliaj (24 vjeç) humbet kontaktet me familjen me 31 gusht te 2002 nga Athina.

20. Alban Vait Hoxha 24 vjeç nga Tirana. U largua për në Greqi më 5 qershor 1997. Kontakti i fundit me familjen kanë qenë në nëndor të 1998 nga Selaniku.

21. Altin Zekaj 16 vjeç nga Vlora emigrant në Greqi humbi kontaktin me familjen nga Pirgo më me 4 nëndor te 1998, më parë kishte punuar kamarier ne ishullin e Kretes.

22. Gëzim Kica 19 vjeç nga Berati. komunikimi i fundit me familjen e tij ka qenë më 8 mars të 1998 me telefon nga Athina. Më parë kishte punuar në Pirgo Ilias në Patra.

23. Fitimtar Pal Ndosha 25 vjeç nga Puka. U largua për në Greqi më 1993 dhe për të fundit here ka komunikuar me familjen më 1999.

24. Flamur Balaj nga Tropoja niset ne Greqi sëbashku me tre shokë me destinacion Verian, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.

25. Flogert Muça, 34 vjeç, u zhduk nga zona e Marusit në Athinë, Greqi, më 9 dhjetor 2017.

26. Fran Preng Zefi 23 vjeç nga Tale, Lezhë. Më 22 korrik të 1999 niset për emigrim, disa shokë thane familjes se tij se ishte pare në Greqi dhe se do te emigronte përseri në një shtet tjetër. që nga ajomkëhë ka humbur kontaktin me familjen.

27. Gezim Kolici 44 vjeç, nga Shkodra punonte dhe jetojnte në Greqi, në korrik të 2016 ka humbur kontaktin me familjen e tij.
28. Geraldo Dauti 35 vjeç nga Erseka emigron ne Greqi sëbashku me nje shok me 13 prill 2001.

29. Gjergji Zhupani nga Gramshi sot në Durrës emigrant në Larisa humbi kontaktet ne në mars të vitit
2001. Ai punonte si blegtor te Panajotos Bogdanos, është ky i fundit që njofton zhdukjen e tij. Familja dyshon te pronari grek.

30. Bujar Riza Dervishi 27 vjeç nga fshati Gjon, Martanesh. Në datën 23 dhjetor të vitit 2003 flet ne telefon me villain. Por pas asaj telefonate ai zhduket pa lënë gjurmë dhe që atëherë askush nuk e di çfarë ka ndodhur me të. Prej vitit 2000 ai punonte në një fabrikë prodhimi materialesh plastike në Sindos të Selanikut.

31. Pëllumb Flamur Beqiraj 19 vjeç nga Kuçova, larguar për në Greqi më 27 maj 1991, ndërsa lidhja telefonike me familjen ka qenë në gusht po te këtij viti.

32. Plarent Dautllari 18 vjeç nga Korca ka udheturar 4 dite ne kembe nga Mali i Gramozit dhe ka humbur kontaktin me familjen më 4 qershor 1994 në Trikalla në Greqi.

33. Lulzim Gjonaj. Emigroi në Greqi në vitin 1994, u nis për të parën herë, por kishte probleme me dokumentacionin. Për këtë arsye, ai kapet nga policia ndërsa bën burgun. Pasi doli nga burgu rikthehet në atdhe. Lulzimi u ka pohuar të afërmve ai do të largohej përsëri për të disatën herë në Greqi.

34. Pavlin Gjergji 23 vjeç, niset për në Greqi sëbashku me tre shokë për në Veria, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.

35. Paulin Preng Gjikolaj 29 vjeç nga Mirdita. që nga 1990, Paulini jetonte në Athinë të Greqisë. Pas ishte rikthyer në Shqipëri, më 5 tetor 1995 ai vendos sërish të largohej drejt shtetit grek. Përpara se të nisej ai u ka thënë të afërmve se do shkonte të takonte disa shokë dhe pas dy javësh do vinte sërish në shtëpi. Që prej 5 tetorit të vitit 1995 nuk ka asnjë shenjë jete nga Paulini.

36. Renato Qerimi 26 vjeç nga Policani, me banim në Tiranë, Emigroi në Iraklio të Greqisë më 1992 dhe humbi kontaktin me familjen në vitin 1995.

37. Lulëzim Gjonaj nga Tropoja me banim në Tiranë, largohet nga Shqiperia ne vitin në shtator të 1995 për ne Greqi dhe ka humbur kontaktin me familjen.

38. Mbarime Shefqet Rrapaj 29 vjeçe nga Selenica e Vlorës. Humbi kontaktet me familjen më 1995 nga Athina.

39. Taulant Mehalla 18 vjeç nga djali më i madh i shtepisë nga Mollasi i Elbasanit, emigron ne Kozani në Greqi më 3/08/1992, që nga kjo ditë ka humbur kontaktet me familjen.

40. Ilirjan Çaniku 20 vjeç nga Sanxhaku i Lacit i martuar, më 3/03/1993 ka humbur kontaktet me familjen kur eshte nisur per ne Greqi.

41. Ilir Gjoka 49 vjeç nga Librazhdi babai i tre fëmijëve, ka humbur kontaktin me familjen ne 2006 nga Kavalla e Greqisë.I kishte premtuar gruas dhe fëmijëve se do ti merrte në Greqi në vitin 2002.

42. Ilmi Haziz Çela 25 vjec nga Skrapari. Ka humbur gjurmët nga Janina në shtator te 1993, diten qe mbushi 25 vjeç, dyshohet se është mbyllur në manastir në Agion Oros.

43. Iglin Dalip Zdrava 24 vjeç nga Deshiran, Elbasan. Ka humbur kontaktin me familjen nga Agio Anargio, Athinë më 16 gusht 2008, ka qenë pa dokumenta legalizimi, si dhe ka patur nga policia nje urdher largimi nga Greqia ( apelasi)

44. Saba Kala, 18 vjeç nga Bulqiza më 25.03/1994 me kater shoke janë drejtuar për në Kastoria të Greqisë. Edhe pse kanë kalur 25 vite familjarët nuk dinë ende asgjë për të.

45. Shaqir Ndreu 35 vjeç nga Burreli, ku me disa shokë nga Shkodra niset për në Greqi më 15 korrik. Ka humbur kontaktet me familjen tre javë më pas.

46. Lefter Luman Beqari 27 vjeç nga Përmeti ku sëbashku me kunatin e tij nisen për në Greqi më 18 janar 1995. Nga fshati Solinas te Kallamates më 5 mars ka humbur gjurmët.

47. Vesel Bajram Skura 22 vjeç nga Dibra. Humbi kotaet me familjen në mars te 1996 nga Greqia. Më 6 janar të vitit 1996, Veseli është nisur nga Maqedonia në drejtim të Greqisë. Pas dy muajve familarët kanë humbur lidhjet me të.

48. Klement Rustem Metushi 17 vjec, emigron sëbashku me villain etij me 1992 ne Greqi, nga Selaniku kontakti I fundit me familjen ka qenë dhjetor 1997.

49. Kujtim Ali Çaushi 39 vjeç babai i tre femijeve nga Kalivaçi, Tepelene emigroi ne Greqi me vize pune më 15 Korrik te 1999 dhe nga Livadhjaja kontakti i fundit ishte më 15 Gusht te 1999.

50. Ylli Lazer Palnikaj 20 vjeç nga Lekbibaj, Tropojë. U nis për në Greqi më 22 qershor 1999 nga Kapshtica. Kontakti I fundit ka qenë nga fshati Stavros te qytetit Lamia më 27 mars 2001.

51. Vilson Gjuta 20 vjeç nga Kukësi me banim në Kamëz më 4/01/2003 sëbashku me një grup shokësh nisen për në Greqi. Nga 11 shokë që u nisën për në Greqi vetëm 5-së prej tyre u kthyhen gjallë, 5-së të tjerë humbën jetën gjatë rrugës, ndërsa fati i Vilsonit nuk dihet. Sipas familjes ata janë nisur për ne Greqi nga mali i Gramozit, ku më pas u gjetën edhe trupat pa jetë. (Për këtë ngjarrje kanë shkruar mediat më 9 janar te 2003).

52. Ilir Gjoka 49 vjeç nga Librazhdi babai i tre fëmijëve, ka humbur kontaktin me familjen ne 2006 nga Kavalla e Greqisë, I kishte premtuar gruas dhe fëmijëve se do ti merrte në Greqi në vitin 2002.

53. Gjon Toni 37 vjeç babai i tre fëmijëvenga Shkodra. Emigroi ne Greqi dhe punonte në Bujqësi ne Selanik. Kontakti i fundit me familjen ishte në 30 qershor 2009.

54. Erjon Gjolena 26 vjeç nga Belshi i Elbasanit,emigron ne Ekaterini ne Greqi, pas katër ditësh udhetimi ne kembe,më 8/03/2010 ka humbur kontaktin me familjen, e cila e ka kerkuar ne shtetin fqinjë edhe në polici…

55. Roland Dauti 26 vjeç ka humbur kontaktet me famijen nga Greqia më 22 gusht të vitit 2011.

56. Maksim Trimi 32 vjeç nga Gramshi, u nis në Greqi në maj 2014 ku punonte çoban në Selanik pa dokumeta të rregullta, figuron i humbur që nga 30 qershori 2014.

57. Lulzim Mone 41 vjeç nga Librazhdi ka humbur kontaktin me familjen që nga janari i vitit 2016 , më parë kishte emigruar në Greqi.

58. Lulëzim Gjonaj nga Tropoja me banim në Tiranë, largohet nga Shqiperia ne vitin në shtator të 1995 për ne Greqi dhe ka humbur kontaktin me familjen.

59. ZH.Z. 20 vjeçe nga fshati Hinkë, Ura Vajgurore. U nis për në Greqi në tetor 2017. Babai i saj ka bere denoncimin ne policinë e Beratit më 3 nëndor 2017.

60. Afrim Vesha, 40 vjeç nga Berati babai i dy fëmijëve emigroi ne Greqi ne tetor te 2017 dhe punonte ne Janine, ne mbledhje ullinjesh, kontakti i fundit me familjen 2 nendor 2017.

61. Ylli Elmadhi 46 vjeç nga Kavaja dhe ka shkuar në ishullin e Kretës dhe ka humbur gjurmët në 22 shkurt te vitit 2018.

62. Nikoll Beleshi 41 vjeç nga Lezha niset për në Greqi për të takuar djalin me 17 nendor të 2018, pasi kishte 7 vjet pa e pare

Nuk duhen haruar zhdukja e 32 dibranëve më 9 mars 1996, ku u fol nga te afërmit se këta ndodhen ne burgun e Korfuzit, ende sot figurojnë të humbur aq sa shteti shqiptar nuk ka vene kurre ujin ne zjarr. Nuk duhet anashkaluar gjithashtu edhe zhdukja e 480 femijeve shqiptarë me 2000-2002 në shtepinë barmirese “Agios Varvara” në Athinë…Por kjo vlen për një shtet serioz dhe jo allashqiptarçe që emigrantët i shikon si një barrë e rëndë, pasi deri më sot nuk ka filluar asnjë hetim.
Le të imagjinojmë për momentin në se këta do të ishin me kombësi tjetër, a do të heshte shteti I tyre…?

Imami Drilon Gashi: Lejohet me u falë në gjuhën shqipe – edhe jomyslimani mund të hyjë në xhenet

Imami Drilon Gashi kishte nxitur shumë reagime kur kishte thënë se mund të lexohet dhe interpretohet në gjuhën shqipe, ndryshe nga shumë imamë të tjerë që thonë se ky libër i shenjtë duhet të lexohet vetëm në gjuhën arabe.

“Unë vet jam imam. Nuk kam bërë thirrje të falen në gjuhën shqipe sepse unë vet falem në gjuhën arabe sepse unë e kuptoj kuptimin e gjuhës arabe”.

“Ajo që unë kam përmendur në rrjetet sociale është për kategorinë e atyre që nuk e kuptojnë gjuhën arabe dhe nuk janë në gjendje të lexojnë shkronjat arabe”.

“Mjeshtri i doktrinës që është dijetari Ebu Hanife [Abu Hanifa] para 1000 vjetësh ka guxuar ta hapë këtë tematikë. Mund ta përmend që ai e ka lejuar që besimtarët të falen në gjuhën joarabe”.

Gashi në Zona B të Klan Kosovës ka treguar se pse e ka vënë në pah që falja e namazit mund të bëhet edhe në gjuhë të tjera, pos asaj arabe.

“Kam dashur të prek dy-tri aspekte. Aspekti i parë është guximi i këtij dijetari të madh të Islamit në atë kohë ta trajtojë këtë problematikë”.

“Unë e kam përmendur që sipas këtij dijetari kredibil për vendin ku jetojmë lejohet me u falë në gjuhën shqipe”.

“Ne e kemi obligim ta përkthejmë Islamin. Ne duhet të përkthejmë në gjuhën shqipe ligjëratat tona dhe namazin. Disa hoxhallarë vazhdojnë që gjysmën e fjalimeve të tyre t’i kenë në gjuhën arabe që është e papranueshme për vendin dhe kohën ku po jetojmë”.

“Unë nuk kam bërë thirrje me u falë në gjuhën shqipe, por ata që duan e kanë rrugën çel. Namazi është përjetim shpirtëror – është joga e myslimanit. Është çlirim nga depresioni, nervoza dhe stresi – është arritje dhe thithje e energjisë pozitive”.

“Sot namazi te shumica e besimtarëve është rit fetar i thjeshtë – namazi nuk ndikon pozitivisht dhe nuk shfaqet në punën dhe veprën e tyre”.

Imami Gashi ka thënë po ashtu se beson se në xhenet mund të shkojë edhe një person që nuk i përket besimit islam, por që e ndjekë të vërtetën.

“Unë jam një prej atyre që kam thënë që ka mundësi që edhe jomyslimani të hyjë në xhenet. Unë mendoj që çdo person që gjurmon të vërtetën, kërkon të vërtetën edhe nëse nuk arrin atë ai është nën mëshirën e Zotit”.

“Gjynahi më i madh është kur ti luan rolin e Zotit në tokën e tij. Esenca është që Islami dhe Kurani thotë që nëse ti kërkon të vërtetën dhe jeton konform të kësaj vërtete e ke xhenet në këtë dynja”./Klankosova

Pjesëtari i Grupit të Kumanovës: Ziadin Sela bonu gati për…

Zoti_Zijadin Sela bonu gati per ndegjim se brenda disa diteve do te ket bomba, do tju pelqejnë shumë !! dhe qytetaret ilirides do e shofin se kan e kan votouar per sa vite dhe sjan mbushur mend duke votuar BASHKIMI DEMOKRATIK per INTEGRIM sa vr*asje te komandantave e sa raste te montuara por ksaj radhe ju ka hasur sharra gozhdë me neve pergjime do ket dhe per palen maqedone organizaten ter*oriste VMRO DPMNE !! Cilat nuk jan degjuar deri me sot ,bombat jan prej vitit 2008 deri fund 2014 por kesaj radhe pergjimet i shperndan Grupi i Kumanovës.
perfaqsimin do e bejn dy pjestar te grupit ton
S &V ju pershendes Shqiptari SHPERNDANI

“Specialistë bankomatesh”, vihen pas hekurave shqiptarët në Spanjë

Agjentët e Gardës Civile në Spanjë kanë shkat*ërruar një ba*ndë shqiptarësh në Madrid. Të arr*estuarit, 5 shqiptarë të moshave 24 deri në 41 vjeç, aku*zohen për gra*bitje të shumta të bëra në të gjithë territorin e Spanjës.

Gjatë arr*estimit atyre iu janë gjendur dokumenta identifikimi false, ndërsa mësohet se kishin dhe urdhra ekspulsi nga Spanja.

Grupi ishte specializuar në vjedhje anijesh industriale, shtëpi dhe bankomate. Grabitjet e bankomatëve ishin bërë në Madrid, Guipúzcoa, Ciudad Real dhe A Coruña. Vjedhja e këtyre të fundit bëri që ata të binin në gjurmët e Gardës Civile.

Gjëja e parë që bënin shqiptarët kur vendosnin objektivin e radhës ishte marrja e një shtëpie me qera ku jetonin bashkë me shqiptarë të tjerë, për të shmangur dokumentimin e lëvizjeve të tyre nga policia.

Për arr*estimin e grupit u desh bashkëpunimi i forcave policore nga rajone të ndryshme të Spanjës pasi lëvizja e shpeshtë e ban*dës krijonte vështirësi në gjurmimin e tyre.

Intervista e plotë me Shefqet Kabashin që theu të gjitha rekordet e shikueshmërisë (VIDEO)

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Pressing në T7, ka folur Shefqet Kabashi, ish-luftëtar i UÇK’së, ish-i burgosur në Dubravë dhe i ftuar në Hagë për të dëshmuar në gjykimin e Ramush Haradinajt. Videoja “livestream” në faqen zyrtare të Gazetës Express po shikohej nga 12,400 njerëz, ndërsa për shkaqe të panjohura, transmetimi është ndalur në Facebook. Më poshtë gjeni përmbledhjen e intervistës dhe videon e plotë, që është transmetuar në T7.

Kabashi, që ishte bërë i njohur për një deklaratë në Hagë, u rikthye në qendër të vëmendjes me një incident që e shkaktoi ai në 20-vjetorin e Masakrës së Dubravës, ku po merrnin pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë, mes tyre edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Në Pressing, Kabashi ka treguar se pse e ofendoi Hajredin Kuqin, dhe pse i tha këshilltarit të Veselit, Njazi Kryeziut, se ‘ia ka marrë bukën e gojës”.

Ai ka rrëfyer se cfarë i kishte bërë Kryeziu në burgun e Nishit, që 20 vjet pas lufte ishte i frustruar me të.

“Një i burgosur boshnjak e ka nda bukën me Njazinë. Unë kurrë nuk jam ngi bukë. Na ka dhanë vec sa me majtë shpirtin. Njazia e ka shpërndarë bukën, ky na e ka mshel derën. Ka zgjedh njerëzit e tij dhe e ka hongër krejt bukën me ta”, ka thënë Kabashi.

Ai ka thënë se ka qenë pjesë e luftës në shtabin e Jabllanicës dhe ka treguar për herë të parë se komandanti i tij, Alush Agushi, i njohur si komandant “Mala”, i ka dhënë urdhër për të vrarë dy persona, mes tyre edhe Rrok Berishën që shkruante për “Botën Sot”.

“Shkova në shtëpinë e Rrok Berishës atë ditë që mora urdhrin për ta vrarë. E pyeta cka ke kundër Shtabit të jabllanicës, më tha që nuk ka asgjë. Bile më tha se në shtëpinë e tij e ka mundësuar një takim të Ramush Haradinajt”, thotë ish-luftëtari i UCK’së, transmeton Gazeta Express.

Kabashi ka rrëfyer të plotë historinë e tij nga marrja e urdhrit për ta vrarë Berishën e deri te letra që ia ka shkruar Ramush Haradinajt për t’i treguar se është angazhuar për të vrarë dy njerëz në emër të UCK’së.

Ai ka treguar se për cfarë u ftua në Tribunalin e Hagës dhe cka dëshmoi ai në gjykimin e Haradinajt. Ushtari nga Dukagjini thotë se e ka shpëtuar kryeministrin e tanishëm nga burgu.

“Unë e kam pshtu Ramush Haradinajn prej burgut, pa marrë parasysh a e ka bo krimin a po jo. Une kam qenë protagonist kryesor në dobi të Ramushit sepse nuk kam dëshmu kundër tij në Hagë”, ka thënë Kabashi.

Ish-pjestari i UCK’së që tash nuk është në listën e veteranëve jeton në Neë York. Ai në Pressing ka treguar se si e nisi jetën në Amerikë dhe si iu mundësua shkuarja.

Ai po ashtu ka treguar se a ka marrë ndonjë kërcënim dhe a

Kush e thirri në telefon gjatë vitit 2015 dhe i tha nënës së tij se do t’ia vras djalin.

Intevista e plotë:

Nëna e Dua Lipës publikon foton e rrallë në ‘dimi e jelek’

Anesa Lipa, nëna e këngëtares së njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, publikoi sot një fotografi të veçantë. Ajo është shfaqur me dimija.

Ajo bëri të ditur se fotoja ishte realizuar në vitin 1997, saktësisht para 22 vjetësh.

Në fotografinë e publikuar në Instagram, ku numëron 144 mijë ndjekës, i kanë komentuar edhe vajzat e saj.

Dukagjini dhe Anesa kanë tre fëmijë: Duan, Rinën dhe Gjinin.

Ndryshon ligji në Gjermani, merr letrat nëse siguron një kontratë pune

Tё punosh nё Gjermani si i huaj nga njё vend jashtё BE nuk ka qenë kaq e thjeshtё, deri tani. Kjo, pasi Gjermania asnjёherё nuk e ka parё veten si vend emigracioni.

Me anë të njё ligji pёr imigracionin e forcave tё kualifikuara tё punёs do tё lehtёsohet tёrheqja e punonjёsve nga vendet jo anёtare tё BE-sё.

Në seancat e majit, nё Bundestag, parlamentarёt debatuan pёr herё tё parё mbi kёtё ligj. Ligji rregullon, qё punonjёsit e kualifikuar nga vendet jashtё BE-sё tё mund tё punojnё atje, nёse posedojnё njё kontratё pune dhe kanё kualifikimin pёrkatёs tё njohur nё Gjermani.

Kufizimi pёr profesione tё caktuara do tё hiqet si kriter, e po ashtu dhe shqyrtimi i aplikimeve nga gjermanё apo shtetas tё vendeve tё tjera tё BE-sё.

Ndërkohë kush ёshtё i kualifikuar dhe flet mirё gjermanisht, mund tё lejohet tё udhёtojё pёr maksimumi gjashtё muaj nё Gjermani edhe pa njё kontratё pune, pёr tё kёrkuar punё.

Deri mё sot ky rregull vlente vetёm pёr ata qё mbaronin studimet e larta.

Ai qё kёrkon punё duhet tё kujdeset vetë pёr tё ardhurat e jetesës gjatё kёsaj periudhe. Ata nuk pёrfitojnё ndihmё sociale. Ky rregull do tё provohet fillimisht pёr njё periudhё pesёvjeçare.

Ministri i Brendshёm, Horst Seehofer e quajti kёtё si njё “vendosje historike piketash” pёr Gjermaninё drejt njё “politike moderne migracioni”.

Gjermania do tё ruajё kontrollin nё çdo kohё. “Ne me kёtё ligj krijojmё kushtet, qё ato forca tё kualifikuara pune, qё i duhen urgjentisht ekonomisё sonё, tё mund tё vijnё nё mёnyrё tё rregullt dhe tё kontrolluar.”

Rreth 1.2 milionё forca tё kualifikuara pune i mungojnё aktualisht ekonomisё gjermane. Gjendja ёshtё mё problematike nё fushёn e shёrbimit tё pёrkujdesjes shёndetёsore dhe nё ndёrtim. Nё paketёn ligjore ёshtё pёrfshirё edhe rregullimi i mundёsisё pёr punё pёr azilkёrkuesit me statusin e kufizuar tё qëndrimit “Duldung”.

Shqiptari nga Kosova padit Serbinë, kërkon 700 mijë euro

Një qytetar nga Kosova ka vendosur të padisë shtetin serb, për dëmet e shkaktuara gjatë kohës së luftës, ku ai u detyrua të largohej drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për Bashkim Fetoshin, nga fshati Xërxë i Rahovecit, i cili përveç tor*turave që përjetoi gjatë kohës së luftës, forcat serbe ia dogjën edhe të gjitha bizneset që kishte, restorantin, furrën e bukës. Menjëherë më pas ai në vitin 1998, pas dëmeve që iu shkaktuan, u detyrua të ikte në drejtim të Shqipërisë.

Sipas ekspertëve, thotë ai, vlera e dëmeve të shkaktuar nga Serbia, arrin 700 mijë euro. Për këtë ai ka vendosur që ta padisë shtetin serb, për t’i kompensuar dëmet ekonomike të luftës.

Ndonëse nuk ka marrë përgjigje pozitive se do t’i kompensohet dëmi, Fetoshi beson se do ta fitojë rastin. Ai apelon tek ata që janë dëmtuar në çfarëdo forme gjatë kohës së luftës, të kërkojnë dëmshpërblim nga Serbia.

Lëngu i lakrës së bardhë, benefitet që nuk i keni ditur

A keni menduar ndonjëherë për përfitimet e lëngut të lakrës së bardhë?

Konsiderohet të jetë një nga lakrat më të shëndetshme, ndaj nëse përtoni ta përgatisni si sallatë ju rekomandojmë ta pini si lëng.

Detox Trupi

Lëngu i lakrës ndihmon në eleminimin e kimikateve dhe hormoneve që shkaktojnë dëme në trup. Kjo është e mundur falë glucosinolates, të cilat gjenden me shumicë tek lakra.

Për lëkurë të shkëlqyeshme

Lëngu i lakrës përmban phytochemicals, antioksidantë, vitamina A, C dhe E, të cilat mund të bëjnë mrekulli për lëkurën tuaj.

Lufton kancerin

Lëngu i papërpunuar i lakrës përmban glukozinolate, të cilat trupi i konverton në komponimet isotiocianate me veti unike të parandalimit të kancerit për zorrën e trashë, kancerit të prostatës e të fshikëzës.

Ndihmon aparatin tretës

Lëngu i freskët i lakrës është një kurë natyrale efektive dhe e fuqishme për obezitetin. Ndihmon në pastrimin e pjesës së sipërme të zorrëve dhe ndihmon në procesin e tretjes. Ajo përmban acid laktik, i cili vepron si një dezinfektues në zorrën e trashë.

Shëndeti kardiovaskular

Lakra përmban selen, mineral që ndihmon në mbrojtjen e trupit nga sëmundjet e zemrës. Gjithashtu përmban nivele të larta të acidit yndyror esencial Omega 3, i cili ndihmon në parandalimin e goditjeve, sëmundjeve kardiovaskulare dhe presionit të lartë të gjakut. Seleni ndihmon gjithashtu në luftimin e simptomave të artritit.

Vazhdon shpërfillja e shqipes, tabelat e reja digjitale vetëm në dy gjuhë

Për dallim nga tabela që pret vizitorët nga Kosova në hyrje të Shkupit dhe e cila është në tre gjuhë, vizitorët nga Kumanova i pret kjo tabelë e njëjtë, por me një ndryshim shumë të rëndësishëm. Kjo tabelë është vetëm në dy gjuhë, mirëseardhja urohet vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, por jo edhe në gjuhën shqipe.

Alsat iu drejtuar Qytetit të Shkupit për të marrë përgjigje se përse në dy tabela digjitale të njëjta, të vendosura për të njëjtë qëllim, mirëseardhja në njërën prej tyre nuk urohet edhe në gjuhën shqipe, por vetëm në atë maqedonase dhe angleze. Nga ky institucion gabimin e justifikojnë si lëshim.

Bëhet fjalë për lëshim. Qyteti i Shkupit e respekton dygjuhësinë dhe sapo të verifikohet vërtetësia e informacionit, në afat sa më të shkurtër do të bëhet edhe korrigjimi-arsyetohen nga Qyteti i Shkupit.

Ndërkohë pas kronikës së transmetuar në Alsat për tabelën e vjetër, por me gabime, tek objekti i Brigadës së Zjarrfikësve, nga Qytet i Shkupit thonë se e njëjta do të zëvendësohet me të re. Megjithatë nuk japin detaje nëse emërimi në hyrje të godinës, i vendosur së fundmi vetëm në gjuhën maqedonase, do të bëhet edhe në gjuhën shqipe.

Vendosja e tabelave në institucione dhe në rrugë me gabime, apo vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, por jo edhe në gjuhën shqipe dhe më pas korrigjimi i tyre, po përsëritet tashmë disa herë. Puna e bërë dy herë, paguhet dy herë. Ndërrimi dhe korrigjimi i disa tabelave pasi të njëjtat herën e parë kanë qenë me gabime, merr kosto shtesë, pavarësisht se sa e ulët është ajo.

Përgjegjësinë për respektimin dhe zbatimin e drejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve e kanë Agjencia dhe Inspektorati. E para me drejtor dhe objekt, por ende e pa ekipuar. Ndërsa, Inspektorati ende i pa themeluar, ose më saktë propozim-ligji që duhet të përpilohet nga Ministria e Drejtësisë ende nuk është askund.

Incident në fshatin Strimnicë të Komunës së Zhelinës

39-vjeçari me inicialet B.A. nga fshati Strimnicë i Komunës së Zhelinës, mbrëmë (26 maj 2019), rreth orës 23 e 50 minuta ka denoncuar në policinë e Tetovës se djali i tij 15-vjeçar është su*lmuar fizikisht nga 36-vjeçari me inicialet B.B., pronar i një objekti hotelerik, ku edhe ka ndodhur sulmi në ora 21.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Aksident i rëndë në Sllupçan të Likovës, “Mercedesi” përplas këmbësorin

Një “Mercedes” ka përplasur një këmbësor në Sllupçan. Siç informon policia, mbrëmë në ora 21 e 40 minuta, në rrugën lokale të fshatit Sllupçan, Komuna e Likovës, automjeti i tipit “Mercedes”, me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 56-vjeçari me inicialet Q.R, nga fshati Vaksincë, ka përplasur këmbësorin e moshës 51-vjeçare me inicialet M.I., nga fshati Sllupçan, transmeton flurudha.com

Pas aksidentit, M.I. me plagë të rënda trupore, me anë të autoambulancës së Ndihmës së Shpejtë është dërguar me urgjencë në Spitalin Klinik të Kumanovës.

Grupi hetimor i SPB-Kumanovë kreu hetimet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

Aksident i rëndë trafiku në Maqedoninë e Veriut: Shtypet një vajzë e re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në ora 23 e 20 minuta në fshatin Pepelishte të Negotinës, kur një automjet i tipit “Audi”, e drejtuar nga 18-vjeçari me inicialet K.D, nga fshati Pepelishte, shtypi një këmbësore.

Bëhet fjalë për 20-vjeçaren S.A. nga Pepelishte.

Pas aksidentit, S.A. me lëndime të rënda u dërgua me autoambulancën e Ndihmës së Shpejtë në Qendrën Shëndetësore të Kavadarcit.

Hetimet në vendin e ngjarjes u kryen nga grupi hetimor i stacionit policor të Negotinës./flurudha.com

Incident në Bogovinë

“Dje, rreth orës 7 e 30 minuta, 27- vjrçari V.D. nga fshati Çegran ka denoncuar se të njëjtën ditë rreth orës 7 e 20 minuta, tek tregu i bagëtive në fshatin Bogovinë, ka qenë i sul*muar fiz*ikisht nga ana e tre personave nga fshati Reçicë e Vogël.

Merren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit” thuhet në raportin e policisë së Tetovës.

Incident në Tetovë

“Dje mbrëma, rreth orës 00 e 15 minuta, është denoncuar se në Tetovë në rrugën ,,Boris Kidriç” para një objekti hotelerik, është vërejtur një person i shtrirë në rrugë, i cili ka qenë i lënduar, dhe menjëherë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku është konstatuar se bëhet fjalë për 43-vjeçarin A.A. nga Tetova.

Sipas rrëfimit të tij, ai ka qenë i sul*muar fiz*ikisht nga disa persona, të cilët e kanë go*ditur me mj*ete të forta.

Merren masat për zbardhjen e rastit” thuhet në raportin e policisë.

Tetovë, zhduket 17 vjeçarja, nëna kërkon ndihmën e policisë

“Pardje, rreth orës 22 e 50 minuta, në SPB Tetovë, 41- vjeçarja I.I. ka denoncuar se nga shtëpia është larguar vajza e saj 17-vjeçare A.I. Denoncuesja dyshon se vajza e saj është me personin B.Sh 19-vjeç.

Merren të gjtha masat dhe aktivitetet për gjetjen e të humburës dhe zbardhjen e plotë të rastit” thuhet në raportin e policisë.

Djaloshi nga Maqedonia e Veriut që e mposhti leukeminë tregon se si u përball me këtë sfidë (Video)

Ndonëse 8 vjeç, Uka flet si një i rritur për atë që ka kaluar këto tre vitet e fundit. E din se ka qenë me leukemi dhe tregon se si e ka mposhtur atë!

“Kam qenë i sëmurë dhe kam pasur leukemi. Në fillim ka qenë pak më rëndë, por kam vazhduar.

Pse ka qenë më rëndë?

Sepse sa hyra në spital dhe e kam pasur pak më vështirë. E kam pasur më vështirë për t’u mësuar me spitalin.

“U bë më lehtë në fazën e tretë nga fundi, duke shkuar në shtëpi, se i kam pasur disa gjëra në kutia dhe ka qenë më lehtë”, u shpreh Ukë Zeneli

Babai i Ukës tregon për shokimin që kanë pësuar kur në fillim e kuptuan se djali i tyre është me leukemi.

“Periudha më e rëndë ka qenë ajo, ato dy tre ditë deri sa të bëhen analizat, të vijnë rezultatet përfundimtare, se është apo s’është, dhe t’i në vete e ke një shpresë që nuk është, që në fund do të dalë se nuk është. Ajo ndodhi pas 2-3 ditëve më 12 maj 2017 ku u kontaktua se është me leukemi”, tha babai i Ukës, Shaip Zeneli

Në fillim prindërit e Ukës ishin të tunduar mes mjekimit brenda apo jashtë vendit, deri sa vendosën që kimioterapinë ta fillojnë në Shkup.

E për ta mbajtur me pozitivitet gjatë terapisë, ai nisi fushatën #meUkën, duke marrë kështu kurajo nga shumë miq e figura publike.

“Trupi i atij që e merr kimioterapinë duhet të jetë pozitiv dhe lufta ime primare, asgjë tjetër nuk ka pasur këto dy vite, dëshira ime ka qenë vetëm Uka të jetë pozitiv, të jetë çdo herë me energji positive, dhe falë zotit dhe shoqërisë e arritëm”, theksoi Shaip Zeneli, babai i Ukës.

Në fund, të gjithë bashkë, falë përkushtimit edhe të mjekëve, ia arritën ta mundin sëmundjen.

Një nga doktoreshat që e ka ndjekur terapinë e Ukës, Svetllana Koceva, tregon se leukemia, kanceri i gjakut, mund të mjekohet.

“Po, leukemia është sëmundje malinje tek të miturit, më e shpeshta tek grupi i sëmundjeve malinje dhe është sëmundje që shërohet dhe kjo është historia më e bukur në hematoonkologjinë pediatrike. Terapia është precize e definuar, bëhet fjalë për kimioterapi, gjegjësisht terapi citostate të cilën fëmijët e marrin përmes venëve”, potencoi Svetllana Koçeva, mjeke pediatre.

Leukemia prek deri 4 ose 5 në 100 mijë fëmijë. Në Maqedoni në nivel vjetor pediatria Koçeva tregon se zbulohen rreth 20 raste të reja me leukemi akute, ndërsa rreth 85% e rasteve shërohen me sukses.

“Ajo që ka qenë vendimtare për mua ishte një shok që ka ardhur dhe më ka vizituar dhe më ka shtyrë të mendoj, sepse më tha “nëse ke shkuar në luftë s’do me thënë se do të vdesësh ose se dergjesh s’do të thotë se do te vdesësh”. Kjo ishte vendimtare për mua dhe me këtë moto vazhdoj të jetoj. Nuk ka dorëzim, se ka ardhur një sëmundje s’do me thënë se gjithçka mbaroi. Jeta është luftë, përpjekje dhe duhet ta bëjmë maksimumin…”, deklaroi babai i Ukës, Shaip Zeneli. /tv21