Ballina Blog Faqe 584

Djaloshi nga Maqedonia e Veriut që e mposhti leukeminë tregon se si u përball me këtë sfidë (Video)

Ndonëse 8 vjeç, Uka flet si një i rritur për atë që ka kaluar këto tre vitet e fundit. E din se ka qenë me leukemi dhe tregon se si e ka mposhtur atë!

“Kam qenë i sëmurë dhe kam pasur leukemi. Në fillim ka qenë pak më rëndë, por kam vazhduar.

Pse ka qenë më rëndë?

Sepse sa hyra në spital dhe e kam pasur pak më vështirë. E kam pasur më vështirë për t’u mësuar me spitalin.

“U bë më lehtë në fazën e tretë nga fundi, duke shkuar në shtëpi, se i kam pasur disa gjëra në kutia dhe ka qenë më lehtë”, u shpreh Ukë Zeneli

Babai i Ukës tregon për shokimin që kanë pësuar kur në fillim e kuptuan se djali i tyre është me leukemi.

“Periudha më e rëndë ka qenë ajo, ato dy tre ditë deri sa të bëhen analizat, të vijnë rezultatet përfundimtare, se është apo s’është, dhe t’i në vete e ke një shpresë që nuk është, që në fund do të dalë se nuk është. Ajo ndodhi pas 2-3 ditëve më 12 maj 2017 ku u kontaktua se është me leukemi”, tha babai i Ukës, Shaip Zeneli

Në fillim prindërit e Ukës ishin të tunduar mes mjekimit brenda apo jashtë vendit, deri sa vendosën që kimioterapinë ta fillojnë në Shkup.

E për ta mbajtur me pozitivitet gjatë terapisë, ai nisi fushatën #meUkën, duke marrë kështu kurajo nga shumë miq e figura publike.

“Trupi i atij që e merr kimioterapinë duhet të jetë pozitiv dhe lufta ime primare, asgjë tjetër nuk ka pasur këto dy vite, dëshira ime ka qenë vetëm Uka të jetë pozitiv, të jetë çdo herë me energji positive, dhe falë zotit dhe shoqërisë e arritëm”, theksoi Shaip Zeneli, babai i Ukës.

Në fund, të gjithë bashkë, falë përkushtimit edhe të mjekëve, ia arritën ta mundin sëmundjen.

Një nga doktoreshat që e ka ndjekur terapinë e Ukës, Svetllana Koceva, tregon se leukemia, kanceri i gjakut, mund të mjekohet.

“Po, leukemia është sëmundje malinje tek të miturit, më e shpeshta tek grupi i sëmundjeve malinje dhe është sëmundje që shërohet dhe kjo është historia më e bukur në hematoonkologjinë pediatrike. Terapia është precize e definuar, bëhet fjalë për kimioterapi, gjegjësisht terapi citostate të cilën fëmijët e marrin përmes venëve”, potencoi Svetllana Koçeva, mjeke pediatre.

Leukemia prek deri 4 ose 5 në 100 mijë fëmijë. Në Maqedoni në nivel vjetor pediatria Koçeva tregon se zbulohen rreth 20 raste të reja me leukemi akute, ndërsa rreth 85% e rasteve shërohen me sukses.

“Ajo që ka qenë vendimtare për mua ishte një shok që ka ardhur dhe më ka vizituar dhe më ka shtyrë të mendoj, sepse më tha “nëse ke shkuar në luftë s’do me thënë se do të vdesësh ose se dergjesh s’do të thotë se do te vdesësh”. Kjo ishte vendimtare për mua dhe me këtë moto vazhdoj të jetoj. Nuk ka dorëzim, se ka ardhur një sëmundje s’do me thënë se gjithçka mbaroi. Jeta është luftë, përpjekje dhe duhet ta bëjmë maksimumin…”, deklaroi babai i Ukës, Shaip Zeneli. /tv21

Modelja ‘tërbon’ rrjetin, tregon pikën e saj të dobët (FOTO)

Ajo është modelja më “in” e momentit dhe që ndiqen nga 1.6 milionë fansa në instagram.

Pika e dobët e Ines Helene është Zlatan Ibrahimoviç dhe prej kohësh është munduar që të joshë sulmuesin suedez.

Si reziston Ibra?!

S’i ka bërë punë maska: Avokati beogradas likuidon ish gruan, e zbulon një detaj (VIDEO)

Në mediet serbe është publikuar një video, në të cilën shihet se si një avokat ka vr*arë ish gruan e tij e i cili, megjithatë është zbuluar, ndonëse kr*imin e ka bërë i maskuar.

Dragan Kecojevicin (68), i cili dyshohet se vitin e kaluar në shkurt në hyrje të ndërtesës e ka vr*arë Vladanka Vucelicin (54), e kanë xhiruar kamerat dyke e që*lluar gruan deri sa ajo po hyntë në ndërtesë, e pastaj ikën nëpër hyrjen tjetër.

Në videon e cila ngjan me skena nga filmat, shihet se burri i maskuar e me dorëza e pret gruan para ndërtesës, hyn pas saj në çastin deri sa ajo po e hapte derën, e pastaj e vr*et bru*talisht.

Ndonëse ka qenë i maskuar, vr*asësin e kanë arr*estuar shpejt, pasi që në njërën prej gëzh*ojave është gjetur ADN-ja etij.

Cili është filmi që u duartrokit për 6 minuta në Kanë? (VIDEO)

“Once Upon a Time in Hollywood” (Na ishte një herë në Hollivud), filmi i shumëpritur dhe shumwpwrfolur u shfaq premierë në festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.

Ikonat e kinemasw botwrore Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio, të cilët vijnë në rolet kryesore rrëmbyen gjithë vëmendjen gjatë parakalimit në tapetin e kuq.

Filmi i regjisorit Quentin Tarantino, pjesë e së cilit është gjithashtu aktorja Margot Robbie, bëri që gjithë të pranishmit pas shfaqjes së tij të ngriheshin në këmbë dhe të duartrokisnin për 6 minuta pa ndalur

“Ishte lehtësi dhe rehati e pabesueshme të punoja së bashku me Brad. Ne i përkasim të njëjtës gjeneratë, në të njëjtën kohë filluam një karrierë. Ishte shumë e thjeshtë të punoja me të. Shpresoj të kemi realizuar një lidhje shumë të ngushtë në film”, u shpreh DiCaprio.

Nuk fshihen më/Butrint Imeri konfirmon lidhjen me moderatorin e njohur

Lidhja e tyre ka qenë lajm në mediat rozë, por ata asnjëherë nuk e pranuan publikisht.

Këngëtari i ri por shumë i suksesshëm, Butrin Imeri ka ngjallur përsëri dyshimet për një lidhje me moderatoren nga Shqipëria, Kiara Tito,

Ishte këngëtari ai që në llogarinë e tij ka publikuar në fotografi përkrah prezantueses, të dy ishin të kombinuar në veshje derisa shkëlqenin pranë njëri-tjetrit.

Dritëro Agolli, si i ruajti letrat e bashkëshortes

“Eh moj teta Meri! Sa bukur të shkruara letrat që këmbenit me Sadijen …Një dosje e tërë që mesa duket babi i ka renditur e ruajtur aq mirë ndoshta duke menduar që një ditë do të rilexoheshin nga mami apo edhe ndoshta nga ne ,bijtë e tyre. -Epo mund t’i lexojnë edhe të dyja mikeshat , Meri dhe Sadija, kur unë të jem në botën e pafrymë- mundet të ketë menduar ai ndonjë pasdite melankolike vjeshte apo dimri.

Paçka se parandjenjat i thonin që “ ishin dy në kafaz…/ Dhe në ndodhtë për tjetrin në maj , /Ti mos qaj , / Doemos i dyti të parin në vdekje ndjek pas.” Kështu shkruan e bija e Dritëro Agollit, teksa tregon për letrat e zbulura në sirtaret e shtëpisë, pas vdekjes të së ëmës.

Letrat që ajo shkëmbente me shoqet janë ruajtur nga vetë Dritëroi. Një prej tyre dërguar nga Meri Lalaj po e botojmë më poshtë. Letra e datës 17 tetor 1985: E dashur Sadie, Ika nga Tirana duke marrë me vete vetëm një gëzim: fotografinë e Dritëroit . Më erdhi keq se nuk kopjova dot poezitë “Gruaja e poetit” ,atë me shishe rakie dhe “Krahët”. Kësaj të fundit unë ose do t’i shtoja një strofë ose do të shkruaja një variant për krahët e shkurtuar nga redaktorët pendëkosorët.

Udhëtova asaj dite në tren me Dhori Qiriazin , natyrisht që e shastisa me llafe, i lexova edhe poezitë e Bërnsit që kisha në bllok përkthyer nga Dritëroi . I pëlqeu shumë (ai di anglisht dhe e ka Bërnsin në shtëpi , por mua nuk ma dërgon dot sepse e ka të dikujt tjetër). Po pres e po pres ç’do të më dërgojë në vërejtje redaktorja ime personale e kur hedh vështrimin prapa shoh se nuk më kanë mbetur as vite për të jetuar.

Ti e ke parashikuar mirë se të gjitha do më botohen pas vdekjes . Këtu erdhi dimri papritur . Mali i Thatë u mbulua me dëborë , liqeni ka tri ditë që nuk gjen derman duke fryrë e çfryrë me ulërimë . Ndezëm sobat, njerëzit po veshin palltot . Dje më erdhën drutë . Manjola i çau dhe i stivoi . Tani ndoshta do takohemi në Shkodër.

Qytetarët e Zhelinës, kanë të drejtë t’a dijnë kush i dëmtoi!

Blerim Sejdiu

Nga prononcimi i sontshëm i Kryetarit të LSDM-së kuptuam se si pasojë e rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit, janë shkarkuar thuajse të gjithë organet e brendshme partiake. Pas kësaj gjithashtu potencoi se do të ketë rekonstruim të shumë funksioneve publike (në Qeveri).

Një hap për t’u përshëndetur dhe për të marrë mësim nga të gjithë ne që kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Shpresojmë se ministrat e rij nuk do t’i përsëritin gabimet e këtyre që i kishim deri më sot, si psh. Ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit hapësinorë si dhe Ministri i Arsimit dhe shkencës, nga vendimet e gabuara të të cilëve qytetarët e Zhelinës patën pasoja direkte, duke e dëmtuar seriozisht procesin edukativo-arsimorë, imazhin e arsimtarëve dhe si pasojë e kësaj shkaktuan ndërprerjen e aktiviteteve me nxënësit.

Përveç kësaj, dy herë radhazi (pa asnjë arsyetim) Ministri i Mjedisit jetësorë z.Duraku, Komunës së Zhelinës i’a hedhi poshtë Projektin e rrjetit të kanalizimit në fsh.Zhelinë, edhe pse ne i plotësonim të gjitha kushtet e parapara në shpallje.

Turistët “pushtojnë”Gjirokastrën: Shqipëria, një vend me njerëz të sjellshëm e mikpritës (VIDEO)

Gjirokastra vijon të jetë në qendër të vëmendjes së turistëve të huaj. Rrugët gjarpërushe janë të mbushura me vizitorë të huaj, disa nga Gjermania, disa nga Holanda, Franca, por ka edhe nga Brazili i largët, të cilët kanë ardhur në vendin tonë për të shijuar pamjen magjepse, kulinarinë dhe kulturën e një vendi që në çdo cep fsheh një histori.

“Jam nga Gjermania. Ne planifikojmë të qëndrojmë dy a tre javë. Fillimisht do të qëndrojmë këtu në Gjirokastër, ndërsa nesër do të shkojmë në Himarë. Gjithashtu duam të vizitojmë edhe Durrësin. Këtu na pëlqen shumë ushqimi”, thotë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare një nga vizitorët

“Ne vijmë nga Holanda. Ne do të qëndrojmë në Shqipëri 14 ditë, ndërsa këtu në Gjirokastër do të qëndrojmë vetëm dy ditë. Qyteti i Gjirokastrës është i bukur. Në fillim kemi vizituar Tiranën, pastaj vizituam Liqenin e Komanit, ku morëm tragetin për të shkuar në Valbonë”, bën me dije një tjetër vizitor.

“Na pëlqen natyra dhe historia e këtij vendi. Ne vizituam kështjellën, që ishte gjigante dhe shumë objekte këtu janë ruajtur shumë mirë. Po kështu, edhe ushqimi na pëlqen shumë, përfshi kuzhinën tradicionale vendase, sikurse edhe gatime të kuzhinave të huaja, që shërbehen këtu. Për të qenë të sinqertë, tha ai, ne nuk e prisnim këtë mikpritje në Shqipëri. Ky vend tregoi se është tepër mikpritës ndaj nesh si turistë, kështu që kjo është vërtet shumë gjë e bukur. Për Shqipërinë kemi mësuar nga librat”, tha turisti tjetër i intervistuar nga ATSH. “Unë kam blerë edhe nja dy libra kushtuar Shqipërisë”, shtoi ai.

“Kemi mësuar rreth Shqipërisë duke lexuar në internet dhe ishte një dëshirë, veçanërisht e imja për të ardhur në këtë vend. Në internet ofrohet një informacion i gjerë rreth Shqipërisë”, tha turistja.

“Padyshim që ne do të flasim shumë me miqtë tanë në Holandë lidhur me Shqipërinë. Është një vend shumë i bukur dhe ka aq shumë gjëra të bukura për t’u treguar vizitorëve”, tha ai.

“Ne vizituam edhe Muzeun Kombëtar në Tiranë, ku ishin ekspozuar disa piktura të socializmit, të epokës së kaluar”, theksoi ai.

“Unë vij nga Holanda. Jam këtu prej një jave. Kemi qenë në Ksamil, ndërsa tani po vizitojmë Gjirokastrën. Më pas do të vizitojmë Durrësin dhe Tiranën. Gjirokastra është një qytet shumë i bukur. Po ashtu, edhe Ksamili ishte një plazh shumë i mrekullueshëm, qytet i këndshëm dhe shtëpi të bukura. Edhe ushqimi më pëlqen shumë. Ecja në fakt këtu është paksa e vështirë, pasi kalldrëmet janë shumë të pjerrët. Kam mësuar rreth Shqipërisë kryesisht përmes internetit”, tha një turist tjetër i intervistuar nga ATSH.

“Unë vij nga Anglia, Jorkshire. Këtu jemi me pushime. Do qëndrojmë shtatë ditë. Sot jemi në Gjirokastër dhe dje ishim në Sarandë. Sapo kemi arritur këtu në Gjirokastër. Çdo gjë duket shumë mirë. Duket vend i mirë për të ardhur”, tha turistja.

“Ne jemi nga Gjermania, Mynihu. Do të kalojmë një javë në Shqipëri. Do të udhëtojmë me autobus. Kemi parë Beratin. Tani jemi në Gjirokastër. Do të shkojmë në Pogradec. Do të shohim edhe Syrin e Kaltër. Po, Shqipëria na pëlqen shumë. Vajza ime kaloi katër muaj në Shqipëri dhe ajo me këshilloi të vija. Po, dhe ushqimi tradicional na pëlqeu shumë”, tha një turiste.

“Jam nga Holanda. Këtu erdhëm të dielën. Sot është e premte. Pra, pesë ditë deri tani. Nuk e kemi mbaruar vizitën akoma. Por, na ka pëlqyer mikpritje, miqësia e njerëzve, natyra, klima. Gjërat këtu duken shumë origjinale. Ushqimi është shumë i mirë. Kemi provuar glikonë. Kemi ngrënë patëllxhanë. Dhe kemi pirë raki. Por mua më pëlqen vera. Kështjella ishte goxha e madhe dhe e bukur. Nuk e prisnim të ishte kaq e madhe. Ne kemi mësuar për Shqipërinë nga interneti. Dhe nga një guidë në Holandë. Kemi parë Tiranën, Pogradecin, Përmetin, Korçën dhe tani jemi këtu. Çmimet janë të të lira, shumë më të lira se në Holandë”, tha turistja për ATSH.

“Ne jemi nga Brazili. Nuk kemi pasur informacion për Shqipërinë. Ishim në Korfuz. Thamë, le të shkojmë në një vend tjetër për të cilin nuk dimë gjë, ata na thanë se Shqipëria është më afër të gjithave. Dhe erdhëm këtu. Na pëlqeu vërtet shumë. Kemi qenë në Sarandë. Sot është dita e parë që erdhëm këtu në Gjirokastër për ta eksploruar. Na pëlqeu shumë. Peshku në Sarandë ishte shumë i mirë. Rakia, po ashtu ishte shumë e mirë. Natyrisht do t’i tregojmë dhe miqve. Njerëzit janë të lumtur dhe mikpritës dhe të butë”, thanë disa brazilianë për ATSH.

“Unë jam nga Franca dhe jam këtu prej gjashtë ditësh. Ne sapo erdhëm nga Korça do të rrimë këtu sot dhe nesër do të shkojmë në Rivierë. Njerëzit janë shumë të këndshëm, janë shumë origjinalë dhe natyra është e mrekullueshme. Edhe ushqimi është shumë i mirë. Çmimet janë sigurisht më të lira se në Europë apo se në Francë, po po janë të lira. Deri tani përvoja më e mirë janë njerëzit, shumë mikpritës dhe shumë të këndshëm”, tha turisti nga Franca për ATSH-në.

Shkup: Shkarkime të mëdha në radhët e Lidhjes Social Demokrate

Lidhja Social Demokrate e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, shkarkoi të dielën në mbrëmje të gjithë funksionarët e lartë partiakë: gjashtë nënkryetarët, tre sekretarët dhe të gjithë anëtarët e Këshillit Ekzekutiv. Këto “spastrime” qenë paralajmëruar nga vetë zoti Zaev menjëherë pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të 21 prillit. Ai njoftoi po ashtu se do të ketë të paktën tre ndryshime në postet e ministrave në kabinetin e tij qeveritar.

Kryeministri maqedonas tha se ndryshimet janë rezultat i mossuksesit të zyrtarëve të lartë partiakë për të përmbushur detyrat dhe zotimeve si dhe “për shkak të arrogancës së shfaqur nga ana e tyre”.

Nënkryetarët e shkarkuar të LsDM-së; Frosina Remenski, Muhamet Zeqiri, Petre Shilegov, Damjan Mançevski, Oliver Spasovski dhe Bllagoj Boçvarski, drejtojnë po ashtu poste të larta qeveritare apo janë ligjvënës në parlament. Ndërsa, Z. Shilegov është kryebashkiak i Shkupit. Ata nuk do të kenë më funksione partiake.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i partisë, Aleksandar Kiracovski, qe zhytur në një skandal nepotizmi, meqë kishte punësuar disa prej familjarëve të tij në administratë apo në kompani publike. Postin e tij e mori ministri i aktual Bujqësisë, Lupço Nikollovski. Ky i fundit do të largohet nga kabineti qeveritar.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev pritet të marrë pëlqimin e kryetarit të Bashkimt Demokratik për Integrim për ndryshimet në qeveri, përkatësisht lidhur me emrat e ministrave të partisë shqiptare që do të duhej të largohen nga kabineti.

Zoti Zaev nuk do të ndalet me kaq; ai pritet të shkarkojë edhe një sërë drejtorësh të ndërmarrjeve shtetërore, ndërsa për vete thotë se e ka mbështetjen e qytetarëve për përkushtimin në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt integrimeve euro-atlantike.

Pasi shkarkoi 78 kryetarë degësh, Zaev shkarkon gjithë nënkryetarët e partisë dhe sekretarin e përgjithshëm

Sekretari i përgjithshëm i LSDM, Aleksandër Kiracovski është shkarkuar nga detyra partiake, por jo vetëm edhe të gjithë nënëkryetarët partiak, mëson portali në gjuhën maqedonase 24info.

Siç raportohet për sekretar të ri të LSDM-së është propozuar ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujrave, Lupço Nikollovski. Ai nuk do të jetë më në detyrën e ministrit.

Nënkryetarët e LSDM-së janë: Frosina Remenski, Damjan Mançevski, Oliver Spasovski, Muamed Zekiri, Bllagoja Boçvarski, PetreShilegov.

Si e kam njohur Helena Kadarenë… Se ç’ka një tërheqje të çuditshme ajo zonjë, një nga më të fismet

Nga Mustafa Nano

Për herë të fundit, Helena Kadarenë e kam takuar para tri ditësh, në një përurim libri që bëhej te hotel “Plaza”. Hyri në hollin e madh të katit të 23 e shoqëruar nga disa zonja të tjera dhe pastaj më humbi nga sytë. Më saktë, pamjen e saj ma zunë silueta njerëzish, kryesisht gra, që i afroheshin për t’i dhënë dorën. Se ç’ka një tërheqje të çuditshme ajo zonjë, që për mua është një nga më të fismet që kam njohur. Ka ditur të sillet e të shfaqet në publik me një skofi që rrallë e sheh në këtë botën tonë të dominuar nga sjelljet e vrazhda, deri edhe harbute, mbi të gjitha harbute, të cilave, edhe pse mund t’i kesh zët, nuk mund t’u shpëtosh dot. Do të vijë se s’bën një çast, kur edhe ti, kushdo qofsh, vrazhdësinë do ta bësh tënden. Ne e kemi bërë të udhës që këtë vrazhdësi t’ua mveshim burrave, por edhe gratë e jetës publike nuk është se janë lodhur për të bërë diferencën. Jo, aspak. Ne nuk e themi këtë gjë, ngaqë ndoshta na duket se kështu do të ushqenim frymën patriarkale e mizogjinike në shoqërinë tonë, apo ngaqë duam të manifestojmë një shpirt kalorësiak, por e vërteta është e vërtetë: Të shumtat mes grave tona të jetës publike (apo pothuaj të gjitha?), kanë bërë çmos, një dreq e di për ç’arsye, të jenë gjithaq të vrazhda.

Helena Kadare mua më duket e një brumi tjetër, aq sa ndonjëherë më bëhet të besoj se ajo është rritur në ndonjë schloss, me kopshte plot lule, me dhoma të mëdha e të larta, me kujdestarë pallati a kështjelle që sillen rreth me frac e doreza të bardha, me njerëz që kanë bërë të tyret etiketën e manierat aristokratike, e jo në vendin ku jemi rritur edhe ne të tjerët. Dhe nuk është se ajo bën përpjekje për t’u dukur, apo për të qenë e tillë (këtu më vjen në mendje një frazë që e kam lexuar diku gjatë rinisë sime: nuk ka asgjë që të na pengojë për të qenë të natyrshëm më shumë sesa përpjekja për t’u dukur të tillë). Ajo është e tillë, gjë që e demonstron më së pari me skrupujt e elegancën (nuk di pse një botë aristokratike e kam lidhur gjithnjë në mendjen time më së pari me skrupujt e elegancën), me lehtësinë me të cilën ajo e ka mundur ngasjen për t’u bërë e rëndësishme, thënë ndryshe për të fituar famë, ndikim, pushtet, apo për të bërë bujë. Dhe e bukura është se ajo e ka prodhuar në një farë mënyre atë, së cilës ka dashur t’i japë munxët: bujën. Për mua Helena është paradoksalisht një personazh i bujshëm. Njoh shumë pak njerëz në Tiranë që janë të aftë të bëjnë bujë me heshtjen e tyre në këto kohë kur protagonizmi nuk kuptohet dot pa praninë fizike e pa çaprashitjet në publik, dhe një nga këta pak njerëz është Helena Kadare. Mos vallë në këtë mes luan një rol fakti që ajo është e shoqja e …? Sigurisht. Por nuk është e lehtë të jesh gruaja e një burri të famshëm e të rëndësishëm. Në shumë raste kjo rrethanë është më shumë një nëmë sesa një bekim, thënë me fjalë të tjera, kjo rrethanë të jep shpesh më shumë parehati sesa avantazhe. Të jesh gruaja e një burri të madh e të rëndësishëm është një përgjegjësi më vete. Burri i madh dhe i rëndësishëm nuk duhet të zhgënjejë në asnjë rast. Nuk duhet të zhgënjejë sidomos me gruan e tij. Hë, nuk është kjo një përgjegjësi e madhe për gruan? Për mua është një nga më të mëdhatë, ndoshta më e madhe sesa përgjegjësitë e vetë burrit. Prandaj, për ca e ca gra, që ndodhen gjithë kohën përballë “detyrës a detyrimit” për të qëndruar denjësisht në krah të personazheve të mëdha, kjo mund të jetë krusma e madhe e jetës së tyre. Por për Helenën nuk duket se ka qenë kështu. Ajo të jep përshtypjen se ky “status” nuk i ka dhënë tendosje a angështira. Përkundrazi e ka argëtuar. I ka dhënë gëzime e kënaqësira.

Ku e kisha fjalën? Ah, po, te takimi i para disa ditëve me Helenën. Në atë përurim libri kërkova një copë herë vështrimin e Helenës. Thjesht për ta përshëndetur. Por sytë nuk na u ndeshën. Të sajtë tërhiqeshin prej vëmendjes që i kushtonin njerëzit rrotull saj. Dhe kështu, pasi prita që njerëzit të rralloheshin, iu afrova për t’u takuar. “Nuk mund të ikja pa të dhënë dorën”, i thashë. Ajo buzëqeshi. Më la përshtypjen se i erdhi mirë prej gjestit tim. Dhe kjo gjë më bëri të ndihesha mirë. Merci madame!

Helenën, kuptohet, e kam takuar edhe më herët. Në takimin e parë me Kadarenë ishte e pranishme edhe ajo. Kisha dëgjuar të thoshin se ajo ishte hija e tij që nuk i shqitej, dhe prandaj prisja që t’i shihja të dy. Dhe ashtu ndodhi. “Nuk kish se si të ndodhte ndryshe / Të ndodhte ndryshe nuk kish se si.” Dhe më duhet të them se unë kisha për Helenën të njëjtën kureshtje që kisha edhe për të shoqin e saj. Edhe sepse ajo ishte shkrimtare, gjithashtu. Ose që ta bëj më të saktë pohimin, po them: ajo kishte qenë shkrimtare. Duhet t’i kisha lexuar diçka që herët, ndoshta novelën “Një lindje e vështirë”, ndonëse nuk mbaja mend diçka konkrete e nuk kisha një ide të qartë se ç’lloj shkrimtareje ishte. Por kishte kohë që nuk shkruante më. “Në një moment kuptova se t’i rrija pranë Kadaresë, t’i kuroja shëndetin e punët, të shndërrohesha në një asistente e tij, ishte më e vlefshme sesa shkrimtarja me emrin Helena. Dhe pikërisht në këtë moment unë mora vendimin që të shkruaja më pak, ose të mos shkruaja aspak. Misioni im ishte ta bëja sa më efektive makinën letrare Kadare. Ishte një mision që më ishte ngarkuar nga dikush në Qiell.” Kam përshtypjen se Helena i ka thënë diku, dikur, këto fjalë. Jo pikërisht këto që futa brenda thonjëzave, në formën e një citimi, por diçka të përafërt a të ngjashme. Apo nuk është e vërtetë? Apo jam unë që, ngaqë kam dashur që ajo ta mbante këtë qëndrim, ia kam sajuar në kokën time? Hëm, nuk jam shumë i sigurt! Më ndodh ndonjëherë, ç’është e vërteta, që të marr për të vërtetë çfarë do të duhej, apo çfarë do të doja. Ndoshta edhe ky rast është i tillë.

Helena ka marrë që në krye të herës mbiemrin e të shoqit (ajo u bë personazh publik me këtë mbiemër) dhe nëse do të këmbëngulte të ishte shkrimtare, “damka” Kadare do t’i bëhej një barrë. Sepse është një mbiemër i rëndë për t’u mbajtur. Mund ta mbash pa problem një mbiemër të tillë nëse je marangoz, futbollist, ndoshta astronaut, CEO, filozof apo ku di unë, por jo shkrimtar. E përfytyroni ju dot një Picasso të dytë në pikturë? Apo një Bethoven tjetër në muzikë? Apo një Kubrick tjetër në kinema? As që mund të përfytyrohen, apo jo? Do të ishin shëmbëlltyra butaforike të të parëve. Dhe duhet të ketë qenë ky kompleks që e ka bërë Helenën të mos shkruajë më. Më saktë, të shkruajë shumë rrallë.

Libri më i fundit i saj është “Kohë e pamjaftueshme”. Është jetëshkrimi i saj (kur thuhet “i saj” nënkuptohet “i tyre”). Dhe është një libër i shkruar mirë, që lexohet me ëndje. Është një nga jetëshkrimet më të mira që janë publikuar në shqip. Unë kam vite që bëj çmos të mos lejoj t’ma diktojnë agjendën e leximeve agjentë të jashtëm, apo presione dosido të ditës (një nga gjërat që e marr shumë seriozisht në këtë periudhë të jetës sime është leximi; mund të jem i shkujdesur me çdo gjë që bëj, por jo me leximet), por mbaj mend që “Kohën e pamjaftueshme” e kam lexuar me një frymë. Dhe në fund, ndonëse libri është me shumë faqe, ndjeva se do të kisha dashur të kishte edhe më shumë. Dhe nuk ka lidhje thjesht me faktin që argumenti është tërheqës (jeta e një prej çifteve dhe familjeve më të rëndësishme të Shqipërisë), por edhe me mënyrën e të shkruarit. Helena e ka shkruar me një stil të qetë, të thjeshtë, të pangarkuar, tërheqës. Unë do t’ua sugjeroja të gjithëve ta lexonin këtë libër. Edhe sepse, në fund, përveçse do të informohen mbi jetën e Ismailit e të Helenës, do të shohin aty edhe një fotografi të mirë të regjimit komunist. /Liberale.al

Spray që po çudit Amerikën, mori leje tregtimi edhe në Evropë

Ju qëllon të blini gjatë javës banane, luleshtrydhe, mollë, domate dhe pasi jeni kthyer nga fundjava gjithçka është rrudhur ose akoma më keq ka filluar të myket? Nuk është një ndjenjë e bukur, dhe ndjesia që keni harxhuar para kot më së koti por edhe që keni shpërdoruar ushqimin bëhet e fortë.

Diçka e tillë tashmë mund të jetë një kujtim (i hidhur), sepse një kompani amerikane thotë se nga vetë perimet ka krijuar një produkt i cili premton që do të revolucionoi tregun ushqimor botëror.

Produkti, që quhet Apeel, prodhohet nga firma amerikane në formë pudre që më pas tretet dhe i hidhet frutave ose perimeve në formë spray. Kompania premton që me Apeel do te trefishohet koha e rezistencës ndaj oksidimit dhe mykut të këtyre produkteve.

Në BE, ku rreth 50% e ushqimit të prodhuar hidhet pikërisht për këto arsye, javën e kaluar Komisioni Evropian ka dhënë lejen Apeel për tregtimin e lëndës, që është e ligjshme tashmë edhe në SHBA, Kinë, Japoni dhe vende të tjera.

Në disa video të shpërndarë nga kompania, shihet një luleshtrydhe e spërkatur me Apeel që rri pothuajse e freskët pas një jave, ndërkohë që fruti pa të është tërësisht i mykur. Bananet mbeten të verdha edhe pas 15 ditësh, ashtu si të freskëta duken edhe domatet.

Kompania siguron që krijimi i tyre është 100% natyral, i ngrënshëm dhe se nuk paraqet asnjë problem, madje do të ulë sasinë pesticideve të përdorur, si dhe plastikën në ambalazhim.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=sLuj-UHg5tQ

Kasami: Vepra dhe ideali i dëshmorëve të kombit është udhërrëfyesi i idealit tonë kombëtar

“Isha i nderuar të marr pjesë në organizimin përkujtimor të rënies heroike të Gjeneral Fadil Nimanit – Tigri, në Vaksincë të Komunës së Likovës. Vepra dhe ideali i dëshmorëve të kombit është udhërrëfyesi i idealit tonë kombëtar.

Lavdi dëshmorëve të kombit!” – shkruan kreu i BESËS në Facebook

Ja kur duhet dorëzuar dokumentat për pensionin social dhe ndihmën sociale 200 euro në Maqedoninë e Veriut

Personat që deri tani kanë pranuar ndihmës sociale, familjet e rrezikuara sociale, familjet me fëmijë të cilët marrin vetëm një rrogë minimale, prindër të papunësuar që përkujdesen për fëmijë me pengesa, persona që janë mbi 65 vjeç dhe që nuk kanë realizuar të drejtën e pensionit të pleqërisë përshkak se nuk kanë stazh të mjaftueshëm, përfshirë edhe ata që nuk kanë asnjë ditë stazh, nga dita e mërkurë do të paraqiten në qendrat përgjegjëse për punë sociale që të mund të marrin kompensimet e reja të parashikuara sipas Ligjeve të reja.

Ministrja Milla Carovska tha se mbi 30 mijë familje me këto ndryshime u ndihmohet të dalin nga varfëria.

Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës sociale

“Po avancojmë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre dhe punojmë në uljen e varfërisë tek fëmijët me shpërndarje të barabartë të mjeteve. Me këtë reformë tërësisht po ndryshojmë shoqërinë, garantojmë jetë më dinjitoze për më të prekurit dhe aktivizim në tregun e punës për ata që mund të punojnë. Qëllimi jonë final është çdonjëri të gjej punë ngase vetëm me punë dilet nga varfëria”

Ministrja theksoi se me reformën sociale një familje katër antarëshe me dy fëmijë në shkollë në muaj do të marrin kompensim prej 10.600 denarë.

Milla Carovska, ministre e Punës dhe politikës Sociale

Me reformën sociale, gjegjësisht ligjin për mbrojtje të fëmijëve të drejtën për shfrytëzim të shtesës për fëmijë dhe shkollim e kemi zgjeruar edhe për familjet me të ardhura minimale mujore. Me këtë për 20 herë rritet numri i fëmijëve të cilët mund të pranojnë këto kompensime. Me reformën për herë të parë në shtet rreth 6000 persona që nuk kanë pasur të drejtë të pensionit do të marrin nga 6000 denarë”

Me ndryshimet e reja, shtesën për fëmijën e tretë do ta marrin vetëm ato familje që kanë të ardhura minimale, gjegjësisht 12.000 denarë.

Rama vazhdon t’i shkruajë Bashës, në fund një mesazh edhe për Metën

Edi Rama vazhdon, ashtu i palodhur, t’i shkruajë Lulzim Bashës të pestën letër. Në fund jep edhe një mesazh për Presidentin e Republikës Ilir Metën, teksa thotë: “Meqë lajmëruat grumbullimin e radhës në 31 maj, shtabi ynë elektoral vendosi ta spostojë në 1 qershor mitingun e çeljes zyrtare të fushatës – kollaj, nuk ishte një datë si ajo zgjedhjeve që s’e kemi ne në dorë”

Meta deklaroi se ishte i gatshëm të zgjidhte një datë tjetër për zgjedhjet vendore.

Në letrën e pestë Rama shfaqet i shqetësuar për takimet e Bashës me “miqtë gjermanë”, duke e porositur:

“E meqë ra fjala, ata miqtë gjermanë të Shqipërisë në partinë Tuaj simotër, bëni mirë t’i dëgjoni kur Ju sugjerojnë dialog pa kushte, e jo të abuzoni publikisht për të çoroditur dynjanë, duke spekulluar me opinionet e tyre krejt miqësore! Se jo për gjë po ja, erdhi dita kur 61 kandidatët e mijëra këshilltarët e Partisë Socialiste do të jenë në Tiranë, për t’i rënë gongut të vrapimit drejt 30 qershorit dhe pastaj s’mbetet asnjë mik në botë, që të harxhojë më kohë as për opinione miqësore.”

LETRA E PLOTË:

Letër e pestë publike Lulzim Bashës

Zoti Kryetar,

në radhë të parë sinqerisht përgëzime për mbrëmë, sepse pavarësisht bojëhedhjes mbi mure që e keni cen fiziologjik si parti, kalimi nga kapsollat e molotovët, tek balonat dhe dritat e celularëve ishte një hap domethënës mbrapa!

Por siç edhe me siguri e vutë re vetë, karvani i fitores Suaj imagjinare po firon pak e nga pak, çdo herë që sos në Tiranë dhe siç e kuptoni, njëkohësisht po firojnë edhe shanset e Dialogut mes nesh. Koha e mbetur drejt ditënisjes zyrtare të fushatës së 30 qershorit po tretet me shpejtësi, e bashkë me të po jep shpirt të them të drejtën edhe shpresa ime e vobektë, se në dyllin e veshëve Tuaj mund të hapet një vrimë.

Sidoqoftë shpresa vdes e fundit dhe ja ku jam, unë përsëri, në kërkim të Dialogut me Ju për të bërë timen deri në fund kundër kësaj historie të pakuptimtë, të shëmtuar e dëmtore për vendin tonë të përbashkët. U bënë muaj që vini vërdallë, bashkë me punonjësit e bashkive blu e me ca katranë me bojë, duke goditur Shqipërinë ndërkombëtarisht dhe ngritur pikëpyetje të madhe tek miqtë europianë, lidhur me çeljen e negociatave me Bashkimin Europian; duke cënuar veprimtarinë ekonomike të vendit dhe turizmin në veçanti; duke trazuar një popull të tërë me hallin absurd se çfarë do të ndodhë e çfarë do të digjet kur të sosni në Tiranë herën tjetër…

Përveç këtyre sukseseve, që mund t’i thelloni më tutje nëse e vijoni këtë avaz dhe rënies së mëtejshme të mbështetjes së grupimit Tuaj politik, çfarë keni arritur ose mund të arrini tjetër apo le të dalë ku të dalë?

Parlamentin e keni ndaluar dot të funksionojë normalisht?

Jo, madje në seancat e të enjtes ka më shumë prezencë në anën e djathtë të sallës, se sa ç’kishte deri kur Ju e braktisët.

Qeverinë e keni ndaluar dot të vazhdojë punën normalisht?

Jo, madje e vërteta është se edhe të enjten, që na e kishit imponuar si ditë për lojë luftash, kur duhet të merreshim me baltën, çizmet, bojën, glasat e vezët Tuaja në Kuvend, e kemi ditë kuvendore normale.

A mos vallë më keni larguar mua dot?

Po, kjo po, më keni larguar mbrëmë me balonat që merrnin me vete në qiell parrullën e lodhur “Rama ik”, nën tingujt ëngjëllorë të vuvuzelëve të paqes, teksa pllaka e gramafonit Tuaj rilajmëronte fundin e afërt të tiranisë me përkrahjen mbarëbotërore për largimin tim drejt qiellit, kurse fallxhorja Juaj i rrëfente popullit se në një filxhan amerikan ishte iluminuar mbi dhunën, që Zoti e dënon si shembëlltyrë të Djallit!

Gjithësesi, pa u zgjatur me çka Ju kam stërshpjeguar nga ana ime në katër letrat e mëparshme, shoh të udhës të nënvizoj si vijon:

E para, nëse nuk ulemi në Tryezën e Dialogut edhe këto pak ditë që kanë mbetur, Ju mund të vazhdoni të lëshoni balona e të ndizni dritat e celularëve të shpresës se qielli do më përpijë mua, njësoj balonat dhe nga qielli bum, do bjerë dhuratë për Ju fitorja që me votë meazallah se e arrini dot. Vazhdoni po deshët deri në qershor 2021, me këtë ritual grotesk të fushatë – protestave seriale kundër zgjedhjeve, me frikën nga drejtësia si karikues për bateritë tuaja. Ndërsa ne, thjesht do të nisim e do të zhvillojmë fushatën e zgjedhjeve vendore, do t’i marrim bashkitë e braktisura prej jush se meqë i latë ju, s’mund t’i lemë edhe ne rrugëve dhe do të vazhdojmë të qeverisim, me të gjitha bateritë e karikuara për katër vjet, deri në qershorin 2021.

E dyta, zgjedhjet e 30 qershorit nuk i shtyn dot askush ndër ne dhe as i pengon dot askush mbi këtë dhe! Sepse Kushtetuta e Republikës sonë nuk lejon askënd t’i shtyjë, kurse ligji dënon rëndë këdo që prek qoftë edhe një kuti votimi. E meqë ra fjala, ata miqtë gjermanë të Shqipërisë në partinë Tuaj simotër, bëni mirë t’i dëgjoni kur Ju sugjerojnë dialog pa kushte, e jo të abuzoni publikisht për të çoroditur dynjanë, duke spekulluar me opinionet e tyre krejt miqësore! Se jo për gjë po ja, erdhi dita kur 61 kandidatët e mijëra këshilltarët e Partisë Socialiste do të jenë në Tiranë, për t’i rënë gongut të vrapimit drejt 30 qershorit dhe pastaj s’mbetet asnjë mik në botë, që të harxhojë më kohë as për opinione miqësore.

E treta dhe e fundit, mos mendoni Ju lutem për asnjë moment se 30 qershori nuk do të vijë apo do të kalojë pa zgjedhje. Një dritëshkurtësi e tillë mund t’i lejohet udhëheqësit Tuaj të currufjasur, i cili zhubravitet papushim nga mllefi i patretshëm qysh prej ikjes nga pushteti me 1 milionë shpulla dhe cfilitet përditë, nga tmerri i pangushëllueshëm i trokitjes së drejtësisë në derë. Po kjo s’ka si t’Ju falet Juve që të nesërmen e 30 qershorit, do të gjykoheni nga ndjekësit Tuaj për se si ka mundësi, që i dorëzuat pa betejë elektorale tërë bashkitë e Shqipërisë! E aty pastaj kam frikë se edhe tërë pasojat e xhindosjes së atij marroqit dixhital ndaj meje e Partisë Socialiste, do t’i hani Ju si fajtori i madh i një disfate katastrofike.

Mos gënjeni veten më tutje i dashur Lulzim, koha po mbaron dhe mbytja e anijes Suaj sapo ka filluar. Ka ende një mundësi të vogël për Dialog përpara se sa vetë ndjekësit Tuaj, t’Ju flakin të parin në ujrat thithës ku e keni futur qorrazi atë anije.

Edi Rama

Post Scriptum: Meqë lajmëruat grumbullimin e radhës në 31 maj, shtabi ynë elektoral vendosi ta spostojë në 1 qershor mitingun e çeljes zyrtare të fushatës – kollaj, nuk ishte një datë si ajo zgjedhjeve që s’e kemi ne në dorë:-)

26 maj, 2019

Probleme me zorrën e trashë! Këto dy përbërës do bëjnë ‘mrekullinë’ me trupin tuaj

Si të pastroni zorrën e trashë me dy përbërës të thjeshtë…

Keni probleme me funksionimin e zorrës së trashë. Pas disa ditësh të ngarkuara doni të pastroni zorrën e trashë? Pastrimi i zorrës së trashë ju ndihmon për të larguar toksinat nga trupi dhe për të rikthyer në gjendje pune aparatin tuaj tretës.
Për këtë ju duhen vetëm dy përbërës të thjeshtë që mund të gjenden lehtësisht në shtëpinë tuaj.

Ju nevojitet uthulla e mollës dhe mjalti i papërpunuar. 

Për një gotë me ujë të ngrohtë ju duhet 2 lugë uthull molle dhe dy lugë majltë. Këtë përzjerje mund ta përdorni  në çdo moment të ditës kur ndjeni nevojë të pastroni trupin tuaj. Nuk do të pësoni kriza të forta të zorrëve që t’iu bëjnë të shkoni gjatë gjithë kohës në tualet.

Përfitimet

Hulumtuesit e ‘Journal of Food Science’ kanë treguar përfitimet e dobishme që vijnë nga përdorimi i uthullës së mollës.
Ajo është antioksidante, parandalon diabetin, antimikrobike, parandalon tumoret kanceroze, ndihmon në uljen e  obezitetit, neutralizon hipertensioni, ul kolesterolin.

Në mënyrë specifike në lidhje me kancerin e zorrës së trashë, hulumtuesit citojnë një studim japonez që zbuloi se uthulla reduktoi kancerin e zorrës së trashë në minjtë dhe u gjet për të vrarë lloje të tjera të qelizave të kancerit, duke përfshirë qelizat e kancerit të mushkërive, gjirit, fshikëzës dhe kancerit të prostatës.

Fryrje barku! Lista e ushqimeve që janë ‘aleatë’ të shëndetit tuaj

Nuk jeni të shëndoshë, thjesht ndieni fryrje barku. Cilat ushqime ju ndihmojnë të shpëtoni nga ky problem.

Ndnjëherë nuk ndihemi mirë me veten dhe arsyeja më e shpeshtë për sa i përket shëndetit është ajo e fryrjes së barkut. Por jo gjithmonë ka dicka që nuk shkon nëmomentin që ndihemi të fryrë. Ky problem mund të jetë  shkaktuar nga ushqime të ndryshme si:

Brokoli, lakra, lulelakra: Këto perime përmbajnë rafinosse, një lloj sheqeri që mbetet i patretur derisa bakteret e fermentojnë atë dhe ky proces prodhon gaz.

Bishtajoret: Perimet si thjerrëzat apo fasulet përmbajnë sheqerna dhe fibra që trupat tanë si absorbojnë dot. Kështu që kur ato mbërrijnë në zorrën e hollë, bakteret hyjnë në punë për t’i fermentuar ato.

Produktet e qumështit: Enzimat që bëjnë të mundur shpërbërjen e laktozës ndikojnë në fryrjen e barkut.

Mollët: Mollët janë të pasura me fibra dhe gjithashtu përmbajnë fruktozë dhe sorbitol, të cilat shumë njerëz nuk i tolerojnë. Rezultati? Gaz dhe ndjesi fryrjeje.

Ndërsa ushqimet që mund t’ju ndihmojnë me ketë problem janë:

Kastravecat: Ashtu siç i përdorim për të reduktuar fryrjen poshtë syve, mund t’i përdorim e dhe për fryrjen e barkut pasi përmbajnë

Bananet: Ushqimet e pasura me potasium si bananet, avokadot, kivit, portokallet parandalojnë mbajtjen e ujit dhe rregullojnë nivelet e sodiumit.

Papajat: Enzima papain e gjendur në papaja ndihmon në shpërbërjen e proteinave dhe e bën procesin e tretjes më të lehtë.

Asparagët: Asparagët gjithashtu ndihmojnë kundra fryrjes, ju bëjnë të urinoni dhe ju ndihmojnë gjatë periodave.

Kosi me probiotikë: Përdorini këto baktere të mira në kosin tuaj. Rregullojnë tretjen.

Xhenxhefili: Xhenxhefili është një medikament natyror për ftohjen, dhimbjet muskulore, dhimbjet e barkut dhe sëmundjet e shkaktuara nga plazhi. Është një anti-inflamator i natyrshëm dhe ndihmon tretjen. Qetëson sistemin e tretjes dhe relakson muskujt e traktit të tretjes.

Çaji me mente dhe kamomil: Nëse ndiheni të rënduar pas darkës, pini një çaj mente ose kamomili. Qetëson muskujt e sistemit të tretjes dhe zhduk gazrat që shkaktojnë fryrjen./Living

Si të ‘hiqni qafe’ puçrat? Tre produktet që i eliminojnë brenda natës

Jeni duke provuar gjithçka dhe ende nuk ia keni dalë të shpëtoni nga puçrat. Stresi, gjendja e paqëndrueshme hormonale si dhe ajri i ndotur ndikojnë në krijimin e tyre. Ndërkohë ka disa produkte që gjenden në shtëpi që mund t’i përthajnë ato brenda natës.

Pasta e dhëmbëve

Nëse mbuloni puçrat me pastë dhëmbësh lëkura e acaruar do të përthahet, enjtja zvogëlohet dhe skuqja do të zbehet.

Limoni

Gjithashtu elementët e limonit,  acidi citrik dhe vitamina C do të kthehen në shpëtimtarët tuaj. Lëngu i limonit do të qetësojë puçrat e acaruara.

Kubat e akullit

Temperaturat e ulëta i zvogëlojnë poret e lëkurës, prandaj mbani një kub akulli të mbeshtjellë me një fasho për rreth tre minuta.

Katër vjet nga ceremonia mortore e kosovarëve që humbën jetën në Kumanovë

Mijëra qytetarë nga mbarë vendi, por edhe nga troje të tjera shqiptare, para katër viteve, u kanë dhënë lamtumirën e fundit tetë prej nëntë kosovarëve të vr*arë në Kumanovë të Maqedonisë.

Pas homazheve dhe një akademie përkujtimore, djem me uniforma të UÇK-së kanë përcjellë për në banesën e fundit, në kompleksin e Varr*ezave të Dëshmorëve, në Prishtinë, trupat e Xhafer Zymberit, Mirsad Ndrecajt, Valon Kabashit, Turgaj Gashit, Samid Kastriotit, Hysen Rushitit, Fatlum Vishesellës dhe Arben Rexhajt.

Nga Këshilli Organizativ, në përbërje të shoqatave të dala nga lufta, familjarëve e personaliteteve të tjera, të rënët në Kumanovë gjatë një konflikti me policinë maqedonase më 9 dhe 10 maj, janë nderuar si dëshmorë. Përveç disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje e të AAK-së, askush nga institucionet e larta të shtetit nuk ka qenë as për homazhe e as në va*rrimin e organizuar në kryeqytet.

Teksa va*rrimi është mbajtur në orën 17.00 në praninë e mijëra qytetarëve nga tërë Kosova, paraprakisht në sallën e sporteve “1 Tetori” janë bërë homazhe për më shumë se një orë, ndërsa është mbajtur edhe një akademi përkujtimore.

Qindra qytetarë kanë bërë homazhe pranë arki*voleve të cilët ishin të mbuluara me flamuj kombëtarë. Veteranë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të veshur me uniformën e dikurshme të UÇK-së qëndronin pranë arkivoleve.

Në duar ata mbanin fotografitë e të vra*rëve në Kumanovë, fotografi këto të montuara, sipas të cilave këta të fundit paraqiteshin të kenë qenë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fakt, disa prej tyre kanë qenë në UÇK, kanë qenë pjesë edhe e UÇPMB-së në Luginë të Preshevës, por në vitin 2001 edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.

Ndërkohë, në qendrën e parab*urgimit në Shutkë të Shkupit po mbahen nëntëmbëdhjetë kosovarë, të cilët janë arr*estuar gjatë aksionit të policisë maqedonase në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Maqedonia e Veriut pret datën për nisjen e bisedimeve me BE-në

Maqedonia e Veriut pret vlerësim pozitiv nga raporti i progresit i Komisionit Evropian që pritet të publikohet më 29 maj, ndërsa në qershor shpreson edhe për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në union.

Nga Qeveria thonë se vendi ka arritur rezultate të pamohueshme në konsolidimin e institucioneve, sundimin e ligjeve dhe sferat tjera ku ka pasur vërejtje në raportet e kaluara.

Së fundi janë miratuar ligjet për reformimin e agjencive të sigurisë dhe të punëve të brendshme, ndërsa ka mbetur ende zvarrë çështja e statusit të Prokurorisë Speciale që po heton zyrtarët e dyshuar për vepra penale.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, thotë se administrata është e përqendruar në përmbushjen e të gjitha detyrimeve që dalin në procesin e integrimit evropian.

“Në pritje të vendimit të madh për nisjen e bisedimeve, në pritje në fakt të Raportit të Komisionit për Progresin në vitin e kaluar, po intensifikojmë aktivitetet tona për të përgatitur administratën për ballafaqim me këtë sfidë të madhe, në të cilin pritet të futet vendi. Sekretariati për çështje evropiane do të mbetet mekanizmi kryesor i administratës që do të fokusohet në krijimin e kapaciteteve njerëzore, që është sfida më e madhe, por edhe pika më e dobët dhe më e fuqishme, varësisht institucioneve në përpjekje për të arritur standardet evropiane”, deklaron Osmani.

Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, pret që në javën e ardhshme Komisioni Evropian të publikojë raport pozitiv për Maqedoninë e Veriut, apo do të rekomandojë caktimin e datës për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ai thotë se raporti do të pasqyrojë përparimin në raportet me shtet fqinje, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

“Jam i bindur se raporti do të rekomandojë hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Mendoj se vendi juaj muajt e fundit ka demonstruar përkushtim për të ardhmen evropiane, pasi janë sjellë vendime të rëndësishme. Opozita dhe Qeveria po punojnë bashkërisht në disa ligje që janë të rëndësishme për reformat dhe mendoj se keni shumëçka për të treguar dhe shpresoj se ju do të jeni shembull në rajon për atë se si mund të demonstrohet përkushtimi serioz në çuarjen para të vendit”, ka deklaruar ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare thonë se raporti i Komisionit Evropian do të përmbajë edhe kritika, në veçanti në sferën e sundimit të drejtës. Muhamed Halili, ish –ambasador, thotë se Komisioni mund të rekomandojë hapjen e negociatave, por se në samitin e krerëve të shteteve dhe të Qeverisë një rekomandim i tillë nuk beson se do të miratohet.

“Konsideroj se raporti do të ketë vërejtje, veçanërisht vërejtje për sundimin e ligjit dhe së drejtës, ndërsa vendimi përfundimtar është vendim politik që merret në samitin e burrave të shteteve dhe qeverive që do të mbahet pasi Komisioni Evropian të ketë dhënë vlerësimin e vet. Nëse Maqedonia nuk i ka plotësuar kërkesat, para së gjithash në reformimin e Gjyqësorit, e që tani paketat e fundit është mbyllur përveç Prokurorisë Speciale, mund të ndodhë që në samitin evropian të sillet vendim, por si qëndrojnë punët tani vlerësoj se në këtë sesion është pamundur të merret data”, thotë Halili.

Procesi i integrimit apo i marrjes së datës për anëtarësim në BE, në vazhdimësi ishte bllokuar nga Greqia për shkak të çështjes së emrit, por pas zgjidhjes së këtij kontesti, Maqedonia e Veriut të paktën nga Athina nuk do të kushtëzohet më në procesin e integrimit evropian. Statusin e shtetit kandidat Maqedonia e Veriut e ka marrë në vitin 2005./rel