Ballina Blog Faqe 612

Mesazhi i Pendarovskit nga Haraçina (Video)

Kandidati për president i mbështetur nga pushteti Stevo Pendarovski në tubimet në Haraçinë dhe Gazi Babë tha se koncepti i tij si president është që shoqëria të jetë e pajtuar mes vete. Pendarovski tha se të bashkuar brenda, hapen dyert për integrimet euroatlantike. Tha se si president do t’i përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike, politike apo fetare.

Ju e dini që nuk ka vend që mund të zgjidhë problemet e tij që janë kryesisht të natyrës socio-ekonomike, nëse nuk është pjesë e Evropës. Prandaj, morëm përgjegjësinë dhe morëm vendime të vështira. Sepse nuk menduam për rejtingun politik, por u kujdesëm për një të ardhme më të mirë për Maqedoninë e Veriut”- tha Stevo Pendarovski, Kandidat për president.

https://youtu.be/qYt5eI8N_Wo

I jepet lamtumira e fundit Alajdin Demirit (VIDEO)

Pas një sëmundje sot në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë Alajdin Demiri, diplomat, analist politik dhe profesor universitar.

Ish- kryetari i komunës së Tetovës dhe ish-ambasadori i Maqedonisë në Zvicër. Alajdin Demiri gjatë mandatit të tij si kryetari i komunës së Tetovës në vitin 1997 ngriti flamurin kombëtar para komunës së Tetovës, për të cilin akt u dënua me burg, bashkë me kryetarin e komunës së Gostivarit.

https://youtu.be/o4UHTtHUz2E

Alajdin Demiri u lind më 19 dhjetor 1954 në Tetovë. Nga 1973 deri në 1977, ai studioi sociologjinë në Sarajevë. Nga viti 1977 deri më 1978 punoi si gazetar në Radiotelevizionin e Maqedonisë – redaksia në gjuhën shqipe. Prej vitit 1978-1983 dhe 1983-1988 ishte profesor i sociologjisë dhe filozofisë në një shkollë të mesme në Tetovë dhe më pas punoi në bibliotekën e qytetit.

Prej viteve 1990-1995, ai studioi frëngjisht në Lausanne, Zvicër, duke u kthyer në 1995 më vonë dhe duke u përfshirë në skenën politike në kuadër të PPD-së. Në vitin 1997 ai u zgjodh kryetar i komunës së Tetovës, ndërsa në vitin 1998 dënohet me dy vite burg për vendosjen e flamurit kombëtar para komunës së Tetovës, ngjarje e njohur që ndodhi paralelisht me komunën e Gostivarit, që përfundoi me dhunë brutale të policisë së asaj kohe, që shkaktoi viktima dhe të arrestuar.

https://youtu.be/tz3RlETK3p4

Parlamenti Evropian kërkoi lirimin e tij, dhe ai u lirua sipas një Ligji mbi Amnistinë. Më pas në periudhën e fundviteve të 90-ta emërohet ambasador i Maqedonisë së Veriut në Zvicër. Pas kthimit të tij ai angazhohet si profesor universitar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

https://youtu.be/ZfvQ1Nj_3yE

Sela shpreh ngushëllime për Alajdin Demirin: Pusho i qetë , plak i urtë!

Të rrosh në mbamendjen e njerëzve që len pas, nuk është të vd. esësh. Edhe gjatë kohë do të rrosh në mbamendjen tonë miku im, Alajdin Demiri.

Ti nuk u dorëzove kurrë, jetove i lirë dhe rob i ideve të tua, përfaqësues i denjë i idesë dhe rrugëtimit kombëtar shqiptar. Thonë që vd.ekja ta mbyll gojën, por kjo nuk vlen për ty miku im i shtrenjtë, ti do vazhdosh të flasësh edhe pasi ke ndërruar jetë.

E çuditshme Alajdin, edhe në vd.ekje njerëzit janë egoistë! As unë nuk bëj përjashtim. Themi, humbëm një njeri të madh, ne, të gjithë. Në momente të vështira kur duhej të merrja ndonjë vendim, çdoherë ishe aty, një telefonatë larg. Unë humba një mik, humba një plak te urtë dhe të thellë në mendimet e tija. S’ma merr mendja që do të pëlqente dikush të të thoshte plak, sepse ti nuk ishe i shkuar në moshë, por urtësia jote të bënte të tillë.

Pusho në paqe, plak i urtë!

Ali Ahmeti me porosi fishtiane për opozitën: Sa here nisim nj’i pune t’re, t’paret qe prishim jemi ne

Bashkimi Demokratik për Integrim qëndroi sot para qytetarëve të Komunës së Kërçovës, të cilëve kryetari i partisë Ali Ahmeti si dhe funksionarët të udhëhequr nga ana e Zëvendëskryeministrit i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kryetarit të kësaj komune, Fatmir Dehari njëzëri ju tha se vota e dhënë për kandidatin konsensual për president shteti do të mbajë shtetin pranë proceseve euro-integruese dhe nuk do të ketë kthim prapa kur tani më vendi është afër realizimit dhe përmbylljes të çdo problemi politik të së kaluarës.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para bashkëvendësve të vetë tha se janë bërë anketime dhe studime dhe pjesa dërmuese e shqiptarëve kanë qenë për president konsensual sepse shqiptarët janë ata që e kanë kuptuar njërin nga parimet kryesore të Marrëveshjes paqësore të Ohrit demokracinë konsensuale.

“Çfarë do të thotë demokraci konsensual. Demokraci do të thotë të bësh një veprim të dakorduar pra kjo është demokraci konsensuale. Ne pa mos qenë të sigurt se shqiptarët nuk bëjnë një hap përpara nuk do të hynim në këto veprime por kemi qenë të sigurt dhe jemi shumë të sigurt se shqiptarët përfitojnë nga këto Marrëveshje dhe fitojnë sigurisht përshpejtimin e rrugës drejt anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, përmbylljen sa më të shpejt të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në paktin politiko-ushtarak të quajtur NATO. Kjo zgjidhje, ky koncept dhe kjo filozofi që po e instalojmë ne dhe që ka të atillë duan ta prishin, por nuk arrijnë të dot asnjë vepër kapitale të cenojnë dhe parandalojnë por të gjitha janë përmbyllur me sukses. Ky koncept, kjo filozofi do të përmbyllet sepse është vullnet i shumicës së qytetarëve, sepse nuk jemi të humbur por jemi fitimtar ,” u shprehë kryetari i BDI-së,Ali Ahmeti.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nënvizoi nuk ka ide përparimtare që mund të izolohet që mund të pengohet, mundet përkohësisht të krijohen pengesa, vonesa, por idetë e madh herë e kur do triumfojnë dhe se dy herë është provuar që të dilet me kandidat për president shteti edhe atë duke premtuar se do të realizojnë premtimet e dhëna por një gjë e tillë nuk mund të ndodhte pasi nuk mund të fitohej.

“Ne po investojmë në diçka madhore, për tu afruar komunitete sepse ka paragjykime edhe atë më së shumti te bashkëqytetarët maqedonas se sa te ne shqiptarët, pasi pjesa e robëruar dhe që ka fituar lirin e di se çka është robëria dhe si duhet të punohet për më mirë dhe shqiptarët duan që e kaluara mos përsëritet pasi e kanë vuajtur në shpatullat e veta. Ne duam që njerëzit këtu ta ndërtojnë dhe shohin ardhmërinë dhe jo në Gjermani, Zvicër dhe Skandinavi . Kjo bëhet duke përmbushur standardet duke u bërë anëtare e Bashkimit Evropian siç po bëhemi anëtare e NATO-s, rritet interesimi për investime dhe me këtë rritet standardi jetësorë,” u shprehë kryetari Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u shprehë se shqiptarët e mbështesin kandidatin për president konsensual pasi ata duan që proceset të ecin përpara.

“Me 21 prill nuk votohet për Stevo Pendarovskin, votohet për Bashkimin Evropian,votohet për NATO, votohet të vendosen standarde të mirëfillta se ky vend mund të ec përpara vetëm në komunikim dhe bashkëpunim me kompromise me dialog me dy komunitet më të mëdha në vend atë shqiptarë dhe maqedonase ndërkaq komunitete tjera japin ndihmën e tyre në këto procese por përgjegjësin për fatet dhe fatkeqësinë e këtij vendi janë në duart e dy komuniteteve,” përfundoi kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ju bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të pranojnë në radhë të parë atë që e shijojnë siç është Ligji për Gjuhën Shqipe, flamuri Kombëtarë, Universitetet shqiptare, organizimin e ri politik dhe përfaqësimin e drejt adekuat dhe se kjo rrugë duhet të ndiqet. Zëvendëskryeministrit i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani u shprehë se këto zgjedhje janë për të hapur një kapitull të ri të funksionit të Maqedonisë së Veriut dhe është vetëm një gurë në mozaikun e madh që kryetari i BDI-së, Ahmeti e ka paraparë e ajo fotografi e madhe është koncepti i Zvicrës së Ballkanit pra ky koncept është gurë i rëndësishëm që do të krijon atë qëllim të Bashkimit Demokratik për Integrim.

PDSH në sheshin ”Skendërbe” në Shkup, përkrahje për Pendarovskin

Partia Demokratike Shqiptare tubimin e radhes e ka mbajtur ne sheshin”Skenderbeu” ne Shkup ku ka pasur nje numer te madh te mbeshtetesve te saj.

PDSH ne keto zgjedhje presidenciale perkrah kandidatin e perbashket qeveritar Stevo Pendarovskin, bashke me LSDM, BDI dhe Alternativen.

Ne fjalimin e kryetarit te PDSH, porosia ishte qe te perkrahet kanddiati qeveritar qe dyert e NATO-s dhe BE-se te vazhdojne te jene te hapura per Shqiptaret.

Ja edhe disa fotografi nga tubimi madheshtor i PDSH ne Shkup.

Sela porosi BDI-së: Kryetari shqiptar i Kuvendit nuk u zgjodh me koncensualitet, por me sakrificë!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela nga tubimi në Gostivar i është përgjigjur BDI-së se kryetari i Kuvendit nuk është zgjedhur me koncensus, por me sakrificë.
“Jo Izet Mexhiti, kryetari i parë shqiptar i Parlamentit nuk është zgjedhur me konsensualitet. Ti nuk mund ta dish, se si sepse nuk ke qenë! Nuk e di as kryetari yt, sepse as Ali Ahmeti nuk ka qenë aty. Nuk është zgjedh me koncensus, por me sakrificë”, theksoi Sela.

Sipas t ij, “konsensualiteti” i BDI dhe i LSDM është i rrejshëm dhe bëhet për të mbuluar afera të ndryshme korruptive, dhe jo për BE dhe NATO.

Ai kujtoj opinionin afërën milona euro në Fondin Pensional ku duket se LSDM dhe BDI kanë rra në ujdi për këtë krim. Sela tha se i ashtuquajturi koncept i kësaj qeverisje qëndron në ujdinë e përbashkët për ti amnistuar përgjegjësit dhe porositësit e 27 Prillit. Sela poashtu tha se ujdia e konceptit te rrejshëm qëndron edhe për ta amnistuar Trajko Veljanovskin, duke e shpëtur atë bashke LSDM, BDI dhe VMRO ta shpëtojnë nga burgu. Ai ka thënë se fitore për kandidatin tonë është qoftë edhe një votē shqiptare për Blerim Rekën dhe ka thënë se votë e humbur është çdo votë shqiptare për kandidatin e LSDM Stevo Pendarovskin. (INA)

Shuhet Alajdin Demiri

Sot në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë Alajdin Demiri, diplomat, analist politik dhe profesor universitar.

Ka ndërruar jetë ish- kryetari i komunës së Tetovës dhe ish-ambasadori i Maqedonisë në Zvicër. Alajdin Demiri gjatë mandatit të tij si kryetari i komunës së Tetovës në vitin 1997 ngriti flamurin kombëtar para komunës së Tetovës, për të cilin akt u dënua me burg, bashkë me kryetarin e komunës së Gostivarit.

Alajdin Demiri u lind më 19 dhjetor 1954 në Tetovë. Nga 1973 deri në 1977, ai studioi sociologjinë në Sarajevë. Nga viti 1977 deri më 1978 punoi si gazetar në Radiotelevizionin e Maqedonisë – redaksia në gjuhën shqipe. Prej vitit 1978-1983 dhe 1983-1988 ishte profesor i sociologjisë dhe filozofisë në një shkollë të mesme në Tetovë dhe më pas punoi në bibliotekën e qytetit.

Prej viteve 1990-1995, ai studioi frëngjisht në Lausanne, Zvicër, duke u kthyer në 1995 më vonë dhe duke u përfshirë në skenën politike në kuadër të PPD-së. Në vitin 1997 ai u zgjodh kryetar i komunës së Tetovës, ndërsa në vitin 1998 dënohet me dy vite burg për vendosjen e flamurit kombëtar para komunës së Tetovës, ngjarje e njohur që ndodhi paralelisht me komunën e Gostivarit, që përfundoi me dhunë brutale të policisë së asaj kohe, që shkaktoi viktima dhe të arrestuar. Parlamenti Evropian kërkoi lirimin e tij, dhe ai u lirua sipas një Ligji mbi Amnistinë. Më pas në periudhën e fundviteve të 90-ta emërohet ambasador i Maqedonisë së Veriut në Zvicër. Pas kthimit të tij ai angazhohet si profesor universitar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Vajza 3-vjeçare luan me një piton gjigant (Video)

Vajza indoneziane që u bë e famshme me një video ku shihej duke i larë dhëmbët e një krokodili, kësaj radhe vjen me një skenë jo më pak tronditëse, transmeton Tetova News.

Kësaj radhe 3-vjeçarja shfaqet pranë një pitoni gjigant, 4-5 metra të gjatë, duke kuruar mishrat e tij.

Zvarraniku, një piton burmanez, vuan nga ulçera në gojë, por nuk duket se proteston kundër trajtimit, duke e lënë vajzën të kapë kokën me një dorë dhe të manipulojë brenda gojës së tij.

Vogëlushja Maharini trashëgoi dashurinë e saj për veterinarinë nga babai i saj, i specializuar për përkujdesje ndaj kafshëve ekzotike dhe ka ndërvepruar me zvarranikët e rrezikshëm që kur ishte dy vjeçe./TetovaNews

Rryma i merr jetën imamit në Novosellë

Ramë Blakaj 38 vjeç u gjet i pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Novosellë të Pejës, në shtëpinë që jetonte tash e 12 vjet.

Blakaj, imami i xhamisë në fshatin Novosellë të Pejës, dyshohet se humbi jetën nga rryma në kohën kur po bëhej gati të takohej me shokët.

Familjarët tregojnë se atë e kapi korrenti derisa po pastrohej në banje.

Në familjen Blakaj kjo është një humbje e madhe pasi që dy muaj më parë kishte ndërruar jetë edhe vëllai i madh i të ndjerit.

Ngjarja e papritur ka prekur edhe kolegët e Blakajt.

Ndërkaq, organet kompetente janë duke hetuar këtë rast.

Pëcjellja për në banesën e fundit të të ndjerit është bërë të premten në varrezat e Vrellës së Istogut./T7

Gjysma e “mësuesve” ngelësa. Rrëzohen në provimin për të marrë licencën (VIDEO)

Gjysma e kandidatëve për të marrë të drejtën e mësimdhënies kanë ngelur në Provimin e Shtetit. Edhe pse kanë mbaruar studimet e larta, ata nuk kanë mundur të marrin licencën e mësuesit. Ndërkohë asnjë prej kaluesve nuk ka fituar pikët maksimale në provim.

Sipas Qendrës së Shërbimeve Arsimore vetëm 49.6% e kandidatëve kanë marrë notë kaluese, ndërsa mbetësit kanë të drejtë t’i nënshtrohen sërish provimit kundrejt një pagese ose ta ankimojnë rezultatin. Në syrin e Veronikës, mësuese e matematikës që në vitin 71, kjo gjendje është kambanë alarmi.

“Rënia vjen që nga përgatitja e mësuesve niveli I tyre që lë për të dëshiruar, dhe e kam konstatuar nëpërmjet punës me nxënësit; por nuk është vetëm kjo e mësuesve që luan një rol kryesor, por është dhe programi ,tekstet”, tha Veronika Cfarku, mësuese

Për mësueset, pensioniste tashmë duhet të merren masa të menjëhershme për përmirësimin e nivelit arsimor në vend; ndryshe e ardhmja edhe pse me kushte më të mira se në kohën e tyre, nuk do të jetë e ndritur.

“Po të ishte vetëm në dorë të këtyre mësuesve, imagjino çdo përgatitej për të ardhmen. Është një fatkeqësi në këtë drejtim dhe duhet menjëherë të ndryshohet që nga përgatitja”, vijoi Cfarku.

“Të rritet cilësia kush do shkojë në shkollën e lartë, nuk kemi nevojë për kaq shumë nxënës në shkollë të lartë dhe tjetër programet që i ndryshuan jashtëzakonisht keq. Plot me gabime librat”, tha Marjeta, mësuese në pension.

Zekiri godet myftinjtë e Bashkësisë Islame: “Po i shërbeni ‘djallit’ Rezil Ulema Sulejman Rexhepit!”

Ka eskaluar konflikti mes nënkryetarit të LSDM-së Muhamed Zekiri dhe Bashkësisë Fetare Islame. Pas akuzuave që hodhi mbi kreun e BFI-së, ka reaguar edhe institucioni më i lartë musliman në vend, i cili në emër të myftinjve ka akuzuar Zekirin se po sulmon BFI-në pa bazë, ndërsa si pasojë po shqyrtohet mundësia e marrjes diplomës së medresantit që e posedon nënkryetari i partisë maqedonase në pushtet, dhe njëherit deputet.

Pas këtij reagimi zyrtar me shkrim të BFI-së, e menjëhershme ka qenë kundërpërgjigjja e Zekirit, i cili ka akuzuar strukturat udhëheqëse të Bashkësisë Islame se “po shërbejnë “djallin””, duke vazhduar ta quajë kreun e BFI-së “Rezil Ulema”.

“Të nderuar mufti nuk më habitë fare se në vend që të dë.noni fjalimin e urr.ejtjes nga Rezil Ulema Sulejman Rexhepi vazhdon të shërbejë verbërisht ndaj “djallit”.

Në vend që të inkurajoheni, ju më kë.rcënoni se do ta keni anuluar diplomën time … “Do të ishte qesharake të bëhesh tragjik …

Në vend se të kritikoni, filloni të merreni me diçka të hajrit qe te ju kujtojne besimtaret musliman, keshtu si vazhdoni do ju kujtoj gjithmone si njerez qe i keni dal krah te keqes.

Unë jam kryesisht një qytetar i RMV dhe një besimtar, dhe pastaj një deputet i zgjedhur nga qytetarët e RMV, dhe unë kurrë nuk do të ndalem duke luf.tuar te keqen dhe në BFI, të cilat ju vazhdoni të shërbeni verbërisht !!!”- ka shkruar Zekiri në murin e tij në FB./FAKTE

Почитувани муфтии воопшто не ме изненадува што неместо да го осудите говорот на омраза од страна на Резил улема Сулејман…

VIDEO/ Momenti kur grabitësit çajnë derën e Rinasit dhe largohen me eurot

“Koha është flori”…Shprehja e vjetër duket se ka qëndruar më së miri për rastin e vjedhjes spektakolare në aeroportin e Rinasit.

Top Channel ka publikuar këtë të premte një video ekskluzive të momentit kur grabitësit dalin me shpejtësi “skëterrë” drejt një dalje të pistës së Rinasit.

Në makinë kanë miliona euro. E teksa dy prej grabitësve tentojnë të hapin me duar portën, në një moment duket sikur ata i sinjalizon shoku i tyre për t’u futur në makinë. Më tutje me forcën e furgonit me shenjat e “hetimit financiar” dera është përplasur dhe hapur menjëherë.

Dy minuta pasi ata dolën nga porta veriore e Aeroportit “Nënë Tereza”, autoritetet përgjegjëse njoftuan policinë. Në fakt, njoftimi ishte mjaft i vonuar, ishte pikërisht më shumë se 6 minuta pasi ata kishin hyrë në aeroport, kishin grabitur, dolën prej këtej dhe u larguan të qetë në pjesën e djathtë të aeroportit.

Kasami nga Kërçova: Duan të na bindin se maqedonasit ende nuk janë gati të votojnë një shqiptar (VIDEO)

Sonte tubimi i radhës i partive opozitare BESA dhe ASH në përkrahje të kandidaturës të pavarur të profesor Blerim Rekës, është mbajtur në qytetin e Kërçovës.

Krerët e dy partive opozitare përcjellën mesazhin se duhet përkrahur kandidatura e Blerim Rekës sepse është më e duhura dhe model që iu duhet qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Kasami theksoi se Kërçovarët kanë votuar për kandidatin shqiptar pa dallim bindja partiake, vetëm që Kërçova të mbetet e shqiptarëve.

“Kërçovarët kanë votuar për kandidatin shqiptarë që Kërçova të ngel e shqiptarëve, ndërsa sot ai person nuk e sheh të arsyeshme të përkrahë prof.Blerim Rekën”, theksoi Kasami.

Më tej Kasami tha se duan të na bindin se maqedonasit nuk janë të gatshëm të votojnë një shqiptar.

“Me fushatën e tyre duan të na bindin se maqedonasin nuk janë gati të votojnë një shqiptar. Ndërsa po detyrojnë shqiptarë të përkrahin një maqedonas. E pra kjo nuk ka të bëj me konceptin “shoqër për të gjithë”, përfundoj Kasami.

Përleshje mes inspektorëve në Tetovë…

Një inspektor i policisë së Tetovës me iniciale M.D., mbrëmë rreth orës 24:00 bashkë me një shok të tij, që në duar ka pasur edhe një thikë, fizikisht ka sulmuar kolegun e tij D.A, duke u përleshur madje edhe fizikisht. Deri tek përleshja mes kolegëve ka ardhur pasi inspektori, M.D., në gjendje të dehur ka shkuar tek shtëpia e një personi civil duke bërtitur që “do i vrasë të gjithë”, thonë burimet brenda Prokurorisë.

Shkaku i sulmit të personit fizik, në shtëpinë e tij pa urdhër bastisjeje apo urdhër arresti, ka qenë involvimi i djalit të inspektorit M.D., në disa raste që i siguron kompania e personit T.Z..

Në momentin kur pronari i shtëpisë T.Z, hap derën, inspektori M.D, fillon ta sulmojë atë, ndërsa në tentim për ta ndërprerë sulmin nga ana e kolegut të tij D.A., inspektori M.D, e sulmon edhe kolegun e tij. Në sulmin verbal ka marrë pjesë edhe një shok i inspektorit M.D., i cili me thikë ka sulmuar pronarin e shtëpisë. Pas zënkës, nga personi fizik që është sulmuar në shtëpinë e tij, thirret policia dhe personat e përleshur shkojnë në spitalin klinik të Tetovës për kurim të plagëve të marra gjatë përleshjes. Në repartin e kirurgjisë në spital është thirrur edhe Prokuroria, por, me të arritur Prokuroria, sherri plas sërish, kësaj radhe duke e sulmuar prokuroren që ka qenë në detyrë, duke e kërcënuar atë me jetë, pas çka, Prokuroria e Tetovës jep urdhër arresti, ndërsa lënda është trajtuar nga ana e Prokurorisë si tentim për vrasje dhe sulm ndaj personit zyrtar. Pas këtij rasti, janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim inspektori M.D., shoku i tij Z.A, me të cilin paraprakisht kanë konsumuar alkool në një nga lokalet e Tetovës, dhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet por që është takuar në vendngjarje në Spitalin Klinik të Tetovës.

Raportohet se, inspektorët në fjalë, M.D., D.A., dhe shoku i të parit të përmendur Z.A, që është i njohur për opinionin si anëtar i grupit të tifozëve Vojvoda, paraprakisht kanë konsumuar alkool në një lokal në Tetovë dhe ngjarja ka filluar pas konsumimit të alkoolit./alsat-m

Aliu: REPUBLIKA e kandidatit Blerim REKA është e shëndetshme për demokracinë

Qenan Aliu

REPUBLIKA e kandidatit Blerim REKA është e shëndetshme për demokracinë dhe vetë procesin zgjedhor !
Bazuar në rrethanat aktuale politike dhe bazuar në post-ambientin politik (për notimin e kapjes së shtetit), garimi i një kandidati shqiptar -Blerim REKA në këto zgjedhje presidenciale është në të mirë të Demokracisë dhe kryesisht në favor të senzibilizimit dhe animimit të votuesëve.

Duke pasur para syshë kriterin kushtetues lidhur me censusin dhe numrin e votave për të fituar kandidati në RAUNDIN E PARË apo NË RAUNDIN E DYTË, kjo kandidaturë vetëm afirmon procesin zgjedhor në shumë dimensione dhe në asnjë mënyrë nuk e pengon apo nuk e zbehë atë.

Pra VINI RE, sipas dispozitave kushtetuese, kandidati për president për të fituar në raundin e parë duhet që në zgjedhje të dalin mbi 50% e trupit votues, ndërsa për të fituar kandidati në raundin e parë duhet të merë (50% plus një) të NUMRIT TË PËRGJITHSHËN NË LISTËN ZGJEDHORE. Dhe kjo e përkthyer në numra do të thotë kandidati të merë mbi nëntë qind e njëzetmijë mijë vota. Kjo teorikisht është edhe e mundur por praktikisht në bazë të raportit të forcave politike kjo është e paarritshme. Aq më tepër kur shikuar historikisht maksimumi i votueseve që është përgjigjur në zgjedhje presidenciale ka qenë një milion e njëqind e shtatdhjet mijë votues.

Ndërkaq sipas normës kushtetuese në raundin e dytë fiton kandidati që merë më shumë vota me kusht që në zgjedhje të votojnë 40% e trupit të përgjithshëm votues.
Pra, shikuar në cenzuset e përmendura mungesa e një kandidature të tillë do të mundej ta lëndonte procesin zgjedhorë madje qysh në raundin e parë (kuptohet në zgjedhje siç pandehën pushteti ,,kristale të pastra,,) duke pasur para sysh disa faktorë; deprimimin e votuesëve,migrimin e madh dhe raportet tensionuese politike brenda shoqërisë.

Shikuar politikisht, kandidatura e Blerim Rekës është në favor të të gjitha subjekteve politik dhe vet procesit zgjedhor.Në veçanti për shqiptarët do të ketë impakt shtytës në proceset e mëtutjeshme për ndryshime në kushtetutë dhe kodin zgjedhorë në kornizat e modeleve zgjedhore mbase edhe në ndryshime në vet sistemin politik. Nuk duhet të harojmë se kësaj radhe shqiptarët kanë për herë të parë vetëm NJË KANDIDAT, për dallim nga zgjedhjet e kaluara kur kishte dy apo tre kandidat. Ndonëse është pak preputente për tu quajtur këta kandidat si mbi partiak, por thjesht mund të thuhet apo ata të thiren se janë APARTIAK, ndërkaq juridikisht kjo dëshmohet nëse certifikimi i tyre në KSHZ është i bërë në bazë të firmave të mbledhura nga ana e qytetarëve (edhe pse edhe kjo është çështje relative).

Mbështetja e kandidaturave në garë është e drejtë legjitime e çdo subjekti politik për qëndrimin e vet, por mbështetja dosido duhet të ketë justifikimin bindës, në të kundërtën mbështetja do të kuptohej për pazare të ndryshme politike apo të dimensioneve tjera. Edhe mbështetja e opozitës shqiptare të kandidaturës së Blerim Rekës është LEGJITIME, duke pasur për synim që të faktorizojnë peshën e elektoratit shqiptar në proceset efektive zgjedhore, me qëllim të arritjes së një konsenzusi për ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit kur kihet para sysh se RMV ka sistem parlamentar e jo presidencial. prab ka disa forma tjera p.sh. të një Këshilli si shembulli zviceran, zgjedhja në kuvend, vendosja e funksionit nënpresident etj.që janë forma kompatibile për shoqëritë shumë etnike.

Fushata deri më tani tregoi se partitë shqiptare qeveritare nuk po bëjnë mjaftueshëm justifikimin e tyre për mbështetjen e kandidatit qeveritar, ndërkaq partitë opozitare shqiptare nuk duhet të egzaltohen eventualisht me synimin për ti kuptuar këto rezultate si indikator delegjitimimi edhe pse mund të jenë indikator paralajmërues por jo në çdo rrethanë.
Sa për rumbullaksim mund të thuhet se, REPUBLIKA e Blerim Rekës është e shëndetshme për demokracinë dhe vet procesin zgjedhorë. Në veçanti edhe pak kohë do të ndikojë për të ruajtur autonomitetin dhe ndjesinë e shqiptarëve në aspektin e organizimit politik .
( q.aliu )

Sela nga Kërçova: Fatmir Deari, duhej sot të ishte në mesin tonë (VIDEO)

Sela nga Kërçova: Fatmir Deari, duhej sot të ishte në mesin tonë, sepse u zgjodh nga shqiptarët.

Karavani e Kandidatit për President Blerim Reka, sonte ka zbarkuar në Kërçovë. Salla dukej e vogël nga numri i madh i kërçovarëve që kishin ardhur në mbështetje të Blerim Rekës.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pasi i përshëndeti te pranishmit tha: une sinqerisht isha bërë gati ta përshëndes edhe kreun e Komunës së Kërçovës atë i cili e din më mirë se gjithë çdo të thotë vota e shqiptarëve dhe ai është Fatmir Dehari. Sela i kujtoj BDI se falē mobilizimit të të gjithë shqiptarëve u zgjodh Deari u zgjodh kryetar komune andaj të njejtët e kanë obligim moral dhe kombëtar ta votojnë kandidatin shqiptar Blerim Reka!

Ai apeloi tek ai dhe te tek të gjithë mbështetësit e tij, se duhet ta ruajnë nderin e shtëpisë dhe të familjeve te tija, dhe të votojnë kandidatin shqiptar Blerim Rekën edhe për shkak qindra e mijerave shqiptarë të diasporës të cilët erdhën dikur për t a votuar një kandidat shqiptar për kreun e Komunës së Kërçovës.

Ai ju apeloi kërçovarëve se koncepti i konsenualitetit eshte gënjeshtër dhe se ky koncept nuk mund ti integrojë në NATO dhe BE, por koncepti yne i Republikës, i barazasisë dhe i respektimit të ligjit dhe te se drejtës është koncepti i duhur qe do ta integroje RVM drejt Natos dhe BE

Votoni me 21 Prill, me mendje dhe me zemër, sepse ne jemi popull autokton dhe patjetër do tja dalim.

Arrestohet në Itali imami shqiptar nga Maqedonia, me urdhër të ministrit

Është arrestuar në Itali një imam shqiptar nga Maqedonia. Arrestimi i Z.Sadikut, imam shqiptar është bërë me urdhër në ministrit të brendshëm të Italisë, Mateo Salvini.

Sipas informacioneve të para, arrestimi i imamit shqiptar është bërë në vazhdën e hetimeve që është duke bërë prokuroria italiane në luftën ndaj terrorizmit dhe aktiviteteve të dyshuara fetare.

Indeksonline mëson se imami me prejardhje nga Maqedonia ishte imam në xhaminë shqiptare në Grosseto.

Indeksonline mëson se arrestimi i personit në fjalë është bërë në mëngjesin e të hënës dhe po mbahet ende në paraburgim./Indeksonline/

Ali Ahmeti: Jemi të bindur në rrugëtimin tonë të përbashkët (VIDEO)

Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëm mbajti takim me qytetarë në Komunën e Zhelinës. Duke iu drejtuar të pranishmëve kryetari Ali Ahmeti iu bëri thirrje që të mbështesin kandidatin konsensual me qëllim që vendi të vazhdoj në rrugën e mbarë që ka nisur duke përfunduar misionin e saj me anëtarësim në NATO dhe BE.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nënvizoi se pa qenë të bindur se i bëjmë një shërbim dhe avancim shqiptarëve në këtë vend nuk do paraqisnim njerëzve tanë projekte, koncepte, të cilat do devalvonin komunitetin shqiptarë në këto hapësira.

“E kemi provuar edhe më herët ku në dy mandate kemi dal me kandidat për president. E kemi parë dhe analizuar hollësisht se është një investim pa ndonjë fitim për qytetarët tanë dhe janë bërë në hollësi studime se si ta promovojmë dhe si të arrijmë deri tek një ide, ide e cila buron dhe ka mbështetje të fort edhe tek Marrëveshja e Ohrit sepse një pjesë të cilat i shoh unë që e kundërshtojnë konsensualitetin aspak se kanë lexuar Marrëveshjen paqësore të Ohrit ku një nga parimet e saja është demokracia konsensuale. Në vendet multietnike siç jemi ne në mes palëve që kanë legjitimitet nuk arrihet sukses,” u shpreh Ahmeti.

Ndër të tjerësh, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh i bindur se me zgjedhjen e kandidatit konsensual do të avancohet dhe do të përmisohet struktura në diplomaci si dhe do të ketë përfaqësim të drejt, këto janë kompetencat e presidentit ai i ka këto mundësi dhe se ka garanca se ai do ti realizoj këto premtime andaj kjo është ana pozitive e këtij konceptit të konsensualiteti.

“Që të udhëheqësh shtet dhe të marrësh përgjegjësi duhet shumë përgatitje, njohuri dhe shumë zgjuarsi, ndërsa kandidatja e opozitës maqedonase nuk është e gatshme të pranoj Marrëveshjen e Prespës, hap probleme të mëdha pasi ajo është marrëveshje ndërkombëtare nuk është e lehtë për tu zhbërë dhe mos respektimi i saj krijon situata të papërshtatshme në vend, krijon krizë serioze. Nuk ka gatishmëri të nënshkruaj të arritura që janë realizuar dhe që e kanë burimin tek Marrëveshja e Ohrit siç është Ligji për përdorimin e Gjuhës,”përfundoi Ahmeti.

https://youtu.be/xLPLYd6Bg4Y

Incident në Tetovë, rrahje mes pesë personave

Sot në stacionin e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë është denoncuar se mbrëmë rreth orës 23 e 20, në rrugën “141” në Tetovë është prishur rendi dhe qetësia publike për shkak kacafytjes fizike në të cilën kanë marrë pjesë pesë persona M.D. (41), D.A. (43), Zh.A. (45), A.I. (37) dhe B.Z. (30), transmeton Portalb.mk.

Gjatë rrahjes është përdorur edhe thikë me të cilën janë lënduar M.D., D.A. dhe Zh.A. dhe atyre u është ofruar ndihmë mjekësore në spitalin e Tetovës. Më pas, janë arrestuar M.D., A.I., dhe D.A.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tyre do të ngritët padi penale ndaj personave të përfshirë.

Lëvizjes BESA i bashkohen anëtarë të tjerë në Kumanovë

Veterani i arsimit shqip në Kumanovë, Sulejman Jashari së bashku me mësuesin Zeqir Bilalli nga qyteti i Kumanovës, janë dy prurjet e reja të cilëve Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ju uroj mirëseardhje në Lëvizjen BESA,njofton kjo parti.

“Kryetari Kasami i falëndëroj të dy mësuesit për gadishmërinë e shpehur për të kontribuar për Lëvizjen BESA por edhe përmes përvojës së tyre të kontribojnë në ofrimin e ideve për të përmirësuar cilësinë e arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut. Brenda dy javëve figura të ndryshme intelektuale po i bashkangjiten Lëvizjes BESA në rrugëtimin e saj politik”, thekson komunikata.