Ballina Lajme Kasami nga Kërçova: Duan të na bindin se maqedonasit ende nuk janë...

Kasami nga Kërçova: Duan të na bindin se maqedonasit ende nuk janë gati të votojnë një shqiptar (VIDEO)

Sonte tubimi i radhës i partive opozitare BESA dhe ASH në përkrahje të kandidaturës të pavarur të profesor Blerim Rekës, është mbajtur në qytetin e Kërçovës.

Krerët e dy partive opozitare përcjellën mesazhin se duhet përkrahur kandidatura e Blerim Rekës sepse është më e duhura dhe model që iu duhet qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Kasami theksoi se Kërçovarët kanë votuar për kandidatin shqiptar pa dallim bindja partiake, vetëm që Kërçova të mbetet e shqiptarëve.

“Kërçovarët kanë votuar për kandidatin shqiptarë që Kërçova të ngel e shqiptarëve, ndërsa sot ai person nuk e sheh të arsyeshme të përkrahë prof.Blerim Rekën”, theksoi Kasami.

Më tej Kasami tha se duan të na bindin se maqedonasit nuk janë të gatshëm të votojnë një shqiptar.

Tetova News në YouTube:

“Me fushatën e tyre duan të na bindin se maqedonasin nuk janë gati të votojnë një shqiptar. Ndërsa po detyrojnë shqiptarë të përkrahin një maqedonas. E pra kjo nuk ka të bëj me konceptin “shoqër për të gjithë”, përfundoj Kasami.