Ballina Kronika Rryma i merr jetën imamit në Novosellë

Rryma i merr jetën imamit në Novosellë

Ramë Blakaj 38 vjeç u gjet i pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Novosellë të Pejës, në shtëpinë që jetonte tash e 12 vjet.

Blakaj, imami i xhamisë në fshatin Novosellë të Pejës, dyshohet se humbi jetën nga rryma në kohën kur po bëhej gati të takohej me shokët.

Familjarët tregojnë se atë e kapi korrenti derisa po pastrohej në banje.

Në familjen Blakaj kjo është një humbje e madhe pasi që dy muaj më parë kishte ndërruar jetë edhe vëllai i madh i të ndjerit.

Ngjarja e papritur ka prekur edhe kolegët e Blakajt.

Ndërkaq, organet kompetente janë duke hetuar këtë rast.

Pëcjellja për në banesën e fundit të të ndjerit është bërë të premten në varrezat e Vrellës së Istogut./T7

@tn.lajmelokale
@tetovanews