Ballina Blog Faqe 713

Kjo është gruaja e Ilir Shaqirit të cilën ai nuk e shfaq kurrë (FOTO)

Të gjithë e njohin këngëtarin e njohur Ilir Shaqiri.

E më pas hapave të tij ka shkuar edhe djali i tij Korab Shaqiri i cili tani është një nga këngëtaret e preferuar për shqiptarët. Megjithatë këngëtari i muzikës patriotike, kur është puna të familja ai çdo herë ka ruajtur privatësinë

Këngëtari nga Broja e Skenderajt, kurrë nuk ka postuar foto me gruan e tij në rrjetet sociale. Por nëse shikoni në profilin e djalit të tij Korab Shaqiri, aty mund ta gjeni një foto ku ai shihet pranë nënës së tij.

Më poshtë mund të shikoni se kush është gruaja e Ilir Shaqirit e cila deri me tani nuk ishte parë kurrë nga publiku.

Temperaturat në minus, Leonora Jakupi ‘arratiset’ në këtë vend (FOTO)

Leonora Jakupi ka sjellë një imazh në një vend me borë.

Leonora Jakupi ka postuar një fotografi të re në Instagram, në të cilën po shijonte ambientin e mbuluar me bore.

Këngëtarja këtë foto e kishte realizuar në Brezovicë, ku tregon se pëlqen këto ditë të ftohta.

Kujtojmë që Leonora nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt për fundvit, ndërsa mbetet të shihet se a do të sjell këngë të reja gjatë këtij viti.

Askush nuk e kishte vënë re! Kjo është hollësia në varësen e Arbenitës që tregon se është e dashuruar me Feron (FOTO)

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë komentuar shumë, lidhur me faktin se ata janë në një marrëdhënie.

Reperi e ka mohuar shumë herë këtë, duke thënë se janë vetëm miq. Mirëpo Arbenita e ka nxjerrë bllof reperin me postimin e saj në Instagram.

Dyshimeve u ka dhënë fund vetë modelja, pasi ka postuar në Instagramin e saj një foto, ku është vënë re një detaj.

Në varësen e Arbenitës, me të cilën ka postuar edhe nja foto na instagram, shkruhet “Fero & Nita”.

Një shfaqje e zakonshme e Encës, vetëm në të brendshme të tejdukshme! (FOTO)

Enca Haxhia njihet për paraqitjet provokuese në rrjete sociale.

Çdo e dyta fotografi e saj është vetëm në të brendshme, teksa nxjerrë në pah asetet e formësuara që posedon.

Edhe kësaj radhe këngëtarja nga Shqipëria ka pozuar në të brendshme ngjyrë të gjelbër të hapur, të brendshme këto tejet transparente.

Komentet kanë qenë të shumta nga ndjekësit e saj në Instagram, madje një prej tyre e krahason me filmin vizatimor “Fionën’ gruan e ‘Shkrekut’.

Reagim nga Syrija Rashiti: TË PISTË SI ATA

Shkruan Syrija Rashiti

Ishte e pritshme që të ndodhë kjo luftë speciale dhe propagandistike ndaj Aleancës. Propaganda ndaj nesh bëhet jo për atë që kemi fituar, por për atë që nuk kemi fituar. Kushdo që ka përvojë minimale parlamentare duhet ta dijë se amandamentet nuk parashtrohen që me çdo kusht të pranohen dhe të votohen, por për të dëshmuar se ka problem që
kërkon zgjidhje.

As që kemi pas dilema se amandamentet tona nuk do të pranohen ashtu siç i kemi propozuar. Por të njëjtat kanë imponuar biseda dhe marrëveshje. Dhe çka ishte marrëveshja? Barazi e plotë etnike në
preambulë. Diçka që as lufta dhe as marrëveshja kornizë që ndaloi atë luftë nuk arriti ta bëjë. Dhe krejt kjo me dy vota në parlament.
Dëshmi që me politikë të matur dhe racionale mund të bëhen gjëra të
mira. Dhe dilema kryesore pse u tërhoqën amandamentet tjera? Në situatë kur ke marrëveshje për t’u pranuar diçka shumë esenciale nga kërkesat e tua do të thotë nuk ke marrëveshje për tjerat.

Domethënë, amandamentet e tjera nuk do kalonin. Nuk kemi nevojë për folklor politik kur bëhet fjalë për çështje si gjuha. Për ne ishte me rëndësi që gjatë gjithë debatit (rreth tre muaj) i ngritëm si çështje
dhe krijuam një opinion se këto probleme herë do kurdo kërkojnë zgjidhje. A nuk është e arritur edhe ajo që të detyrosh kryeministrin nga foltorja e parlamentit të dal dhe të pranoj publikisht se çështja
e gjuhës shqipe në kushtetutë mbetet çështje e hapur që kërkon zgjidhje. Në kundërshtim me deklarimin e Ali Ahmetit në TV 21 se me formulimin 20% është zyrtarizuar gjuha shqipe dhe se ska nevojë për të parashtruar kërkesa tjera për këtë çështje.

Kur ne kemi diskutuar për nevojën që me ndryshimet kushtetuese të zgjidhen çështjet e hapura politike dhe etnike, u akuzuam se e komplikojmë procesin, nuk mund të ndryshohet as edhe një presje nga
Marrëveshja e Prespës dhe se krejt kjo është për shkak të “mungesës të kapacitetit kreativ”. Dhe atë nga kush? Nga ata që po të kishin minimumin e kapacitetit kreativ, ne me këto ndryshime do të kishim bërë shumë më tepër.

Në të gjithë këtë propagandë të pakuptimtë pas ndryshimeve kushtetuese ka një sihariq. Sihariqi i mirë është se BDI e dinë se sa të pistë dhe të fëlliqur janë dhe e keqja është se në vend se të pastrojnë veten, kanë marrë mision që ti bëjnë edhe të tjerët si veten: oportunist, shpifës, të shitur, njëlloj të pistë si veten.

Shaqir Cërvadiku vjen me klipin e ri “Këngë për Dajë OSMAN GECIN” (VIDEO)

Këngëtari i njohur shqiptar, Shaqir Cërvadiku ka lansuar projektin e ri muzikor kushtuar dajës së tij, Osman Gecit.

Tekstin e këngës e ka shkruar Milaim Islami, muzikën e ka bërë vetë këngëtari, orkestrimin dhe inqizimin, Shpejtim Gashi kurse për videon është përkujdesur Blerim Gjinovci.

Përndryshe, Osman Geci ishte i biri i Shaban Gecit, daja i Adem Jasharit.

“Rri më shumë me burrat e shoqeve”, habit këngëtarja shqiptare (VIDEO)

Ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të përfolura të showbizit shqiptar. Shumë e komentuar për format e saj seksi dhe për thashethemet me ish të dashurin e Morena Tarakut, Fjolla Morina na tregon se është krejt ndryshe nga sa e mendojnë të tjerët.

E ftuar në emisionin “Thumb” në Abc News, Fjolla thotë se nuk është tipi që iu vjedh burrat të tjerave, duke iu referuar kështu rastit të Morena Tarakut, pasi mediat rozë aluduan për një lidhje me ish të dashurin e saj. Madje, ajo thotë se shumicën e kohës e kalon me burrat e shoqeve të saj.

“Unë nuk jam ai tipi që u marr burrin, ndoshta mund të dukem pak kështu por në realitet jam një njeri krejt tjetër. Unë kam shoqet e mia dhe më shumë rri me burrat e tyre sesa me ato. Përderisa rri me burrat e tyre ata e dinë shumë mirë se kush jam unë“, shprehet këngëtarja.

Përveç kësaj, Fjolla Morina thotë se është arrogante dhe e ndrojtur. Madje e ka bezdi edhe kur në lokal e shikojnë meshkujt. Sikur të mos mungonin këta të fundit, Fjolla ka edhe femra që e ngacmojnë.

“Unë jam një tip shumë arrogante. Unë jam shumë e ndrojtur jam shumë e tërhequr. Jam ekstremisht e tërhequr. Ndodh që kur jam në kafe me shoqet i them që spostohu pak që të mos më shikojë ndonjë tip përballë. Mua tek mashkulli më pëlqen burrëria, nuk i shikoj nga fiziku. Nuk jam si shumica e vajzave që thonë shikoje sa i bukur që është. Por ka edhe vajza që më ngacmojnë dhe më dërgojnë video seksi“. /tvklan.al

Kjo zonjushë ka një problem të rrallë me burrat

Një rast i rrallë klinik ka ndodhur me një 24-vjeçare në qytetin Xiamen të Kinës. Një mbrëmje ra në shtrat teksa kishte shqetësime shëndetësore të shoqëruara me marrje mendsh dhe dëgjim me zhurmë të lehtë.

Por mëngjesin tjetër, në zgjim nuk arrinte më të dëgjonte zërin e të fejuarit të saj. Pas analizave mjekësore në spital, rezultoi se vajza nuk arrinte të dëgjonte vetëm zërat e burrave, pra frekuencat e ulëta, ndërkohë që nuk kishte problem me ato të lartat, pra zërat femërorë. Mjekët përpara kësaj situatë nuk janë të sigurtë për diagnozën dhe kanë nisur shqyrtimin e hollësishëm të këtij rasti të rrallë klinik.

Sipas tyre, ndër shkaqet që kanë ndikuar në shfaqjen e kësaj patologjie mund të jetë gjenetika, që sjell çrregullime në dëgjimin e frekuencave të ulëta. Një tjetër faktor vendimtar mund të jetë stresi, që ka ndikuar në zhvillimin e gjendjes aktuale të pacientes. Rasti është bërë i ditur nga mediat lokale dhe citohet nga edhe nga e përditshmja britanike ‘Daily Mail’./Klan Plus

Faleminderit komandant i UÇK-së dhe lideri politik i shqiptarëve, Ali Ahmeti!

Nga Artin Spahiu

NATO tani!
A deshi që këtyre ditëve të fundit dikush ta shpëtojë kokën e ndonji politikani maqedon? Në konceptin dhe koshiencën e çdo maqedoni (fiks çdo maqedoni pa përjashtim) është e papranueshme një veprim që do të zhbënte identitetin kombëtar të tyre dhe që në historinë e kombit të tyre do të ishte etiketuar si “tradhëtar”.

Faleminderit komandant i UÇK-së dhe lideri politik i shqiptarëve,Ali Ahmeti , që edhe në situatat më pesimiste mbajte gjallë shpresën për integrime të shtetit tonë në strukturat euro-atlantike, duke mos mbajtur llogari për interesat miskine politike dhe individuale!

Faleminderit miqve tanë ndërkombëtarë dhe orientimit pro perëndimor të shqiptarëve në përgjithësi, përveç partickave që gjatë gjithë kohës në shërbim të njërës apo tjetrës parti “mëmë” maqedone (jam i sigurtë se asnjëra parti dhe asnji politikan maqedon nuk e deshte ndryshimin e emrit) , luanin që mos arrihet miratimi i një marrëvesheje historike dhe integruese me Greqinë!

Aleanca për Shqiptarët pjesë kyçe e procesit të integrimit për NATO dhe BE!

Si një forcë e vendosur pro-evropiane, Aleanca për Shqiptarët jo vetëm që ka mbështetur por ka qenë pjesë përbërëse e Ndryshimeve Kushtetuese, duke përkrahur referendumin dhe duke votuar në Kuvend për Marrëveshjen e Prespës e cila kishte të bëjë me Marrëveshjen e Greqisë dhe të Maqedonisë për zgjedhjen e kontekstit të emrit.

ASH në mënyrë aktive këtë proces që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës më 12 qershor 2018, duke siguruar njëkohësisht që shqetësimet kryesore të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë të adresohen gjatë amandamentimit të Kushtetutës.

Si opozitë konstruktive, ne kemi siguruar që fryma e Kushtetutës të promovojë barazinë e plotë midis të gjitha komuniteteve në vend, duke mbrojtur në të njejtën identitetin e shqiptarëve në dispozitat që lidhen me preaumbullën e shtetit dhe me cështjen e shtetësisë.

Aleanca për Shqiptarët gjithashtu në kuadër të ndryshimeve kushtetuese arrti të bëj ndryshim në Ligjin Kushtetues me çrast edhe juridikisht Maqedonia Veriore kufizohet me Republikën e Kosovës.

Gjithashtu presim përfundimin e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga fqinjët tanë grekë, i bëjmë thirrje Kryeministrit Zaev që të reflektojë mbi detyrën historike para nesh. Periudha e faljes së qeverisë së tij ka mbaruar sot.

Përkrahësit tanë ndërkombëtarë në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë investuar burime të papara për të siguruar që Republika e Maqedonisë të ankorohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian, larg nga Rusia dhe ndikimet e tjera lindore, koha e lavdatave ka mbaruar sot. E njëjta gjë vlen edhe për qytetarët tanë që kanë toleruar për tepër shumë kohë korrupsionin dhe varfërinë për hir të një kauze më të madhe.

Duke filluar që nesër, vendi ynë ka më pak se pesë muaj përpara Këshillit Europian të qershorit 2019, për të inicuar dhe zbatuar reforma gjithëpërfshirëse për të rivendosur sundimin e ligjit, luftuar me të vërtetë të korruptuarit, siguruar pavarësinë e gjyqësorit, si dhe për të depolitizuar administratën publike.

Çdo dështim për të arritur rezultate domethënëse dhe konkrete në prioritetet e mësipërme do t’u japë argumente të forta vendeve anëtare të BE-së skeptike ndaj zgjerimit që edhe një herë të shtyejnë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për vendin tonë, pas zgjedhjeve evropiane të cilat pritet të forcojnë forcat euro-skeptike dhe anti-imigracion në të gjithë kontinentin.

Për më tepër, tani që Marrëveshja e Prespës është prapa nesh, qytetarët tanë nuk do të tolerojnë më retorikë boshe për reforma. Ata duan vende punë, rritje ekonomike, sundim të ligjit dhe kthim të shpresës, në mënyrë që mërgimi të mos jetë më perspektiva e vetme që u ofrohet atyre.

Megjithatë, është e qartë se një qeveri e cila është e bazuar në gjysmën e regjimit të Gruevskit dhe ku një sërë ministrash ose janë në hetime për afera korruptive ose kanë qenë të përfshirë në konflikte interesi dhe abuzime me fondet shtetërore nuk mund të avancojë një agjendë të tillë.

Situatat e jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme. Maqedonia tani ka nevojë për zgjedhje të reja për të siguruar një qeveri që e ka legjitimitetin dhe guximin për të ndërmarrë një transformim gjithëpërfshirës të vendit në një frymë vërtet evropiane.

Sa flori prodhohet në Maqedoni? (VIDEO)

Maqedonia ka potencial të madh për prodhimin e arit. Ajo mund të sjellë të ardhura të mëdha për ekonominë e vendit, thonë ekspertët. Sipas Nikolajço Nikolov, drejtor i minierës “Buçim” në Radovish, i cili aktualisht është i vetmi prodhues i koncentratit të arit në vend, në vitin 2017 ata kanë prodhuar 970 kilogramë.

Ne prodhojmë koncentrat bakri që përmban ar, 10 deri 30 gramë në atë koncentrat. Edhe Ilovica ka gjithashtu ar. Nëse do të bashkoheshin sasitë nga Ilovica ku ka mundësi të prodhohen rreth 20,000 tonë bakër dhe 10,000 nga ana jonë, krijon mundësinë për të ndërtuar një mini shkritore moderne dhe të nxirret bakër katodë. Nëse do të përpunohej në kapacitetet e Negotinës ku fabrika e kabllove është mbyllur, të përpunohej në artarinë ekzistuese dhe të mbyllur, atëherë Maqedonia do të ketë kapacitet ar të prodhojë deri në dy tonë ar ose 2.000 kilogramë në vit”- tha Nikolaiço Nikolov, drejtor i minierës Buçim.

Sipas Nikolov, Maqedonia ka nevojë për ndërtimin e një shkritore ku do të shkrihej ari i Maqedonisë. Më herët kjo është bërë në Bor në Serbi dhe tani në Bullgari. Me shkrirjen, ari që del nga kjo zonë mund të eksportohet si një produkt vendor. Nga ana tjetër , sektori i minierave në vend nuk është i shqetësuar për ndryshimin e emrit të vendit. Ata mendojnë se nuk do të ketë nevojë të ribrendohen.

Ne nuk eksportojmë bakër maqedonas apo të Maqedonisë së Veriut. Ne eksportojmë koncentrat bakri me karakteristika. Tek ne nuk do të ndryshojë asgjë. Ai nuk është brend. Ndoshta vera mund të jetë brend, por bakri ka edhe mbiemër. Emri dhe mbiemri janë në analizën e tij kimike. Një koncentrat të tillë bakri do të blejnë edhe miqtë por edhe armiqtë, ata që kanë nevojë. Tek ne kjo nuk do të ndikojë”- pohoi Nikolaiço Nikolov, drejtor i Buçim.

Unë nuk mendoj se ka nevojë. Dihet se ku ndodhen minierat. Ai është një produkt i bursës për të cilin nuk ka problem për plasman. Metalet janë produkte të bursave. Nevoja për ta është e shprehur dhe çmimi do të rritet. Mbetet për Maqedoninë që në mënyrë strategjike të përcaktojë se si do ta vlerësojë pasurinë e mineraleve, në ç’ mënyrë do të lëshojë koncesionet “- theksoi Blagoj Golomov, profesor universitar.

Minierat në Maqedoni përbëjnë rreth 260 milionë euro në eksportin e përgjithshëm të ekonomisë vendase dhe në ta punësohen më shumë se 15,000 punëtorë.

Shqiptarët në BE si SHQIPTAR! Kështu do të duket letërnjoftimi juaj i ri!

Qytetarët e RMV kanë të drejtë të lëvizin me letërnjoftim në shtetet fqinje.

Me inkuadrimin e RMV në BE do të lëvizin në mbarë Europën vetëm me letërnjoftim.

Me ndryshimet e reja në amendamentet kushtetuese që u fituan falë këmbënguljes së Lëvizjes BESA shqiptarët në letërnjoftim, përkrah shtetësisë e cila do të jetë e Maqedonisë, do ta kenë edhe kombësinë #SHQIPTAR dhe jo Maqedonc.

Kështu do të mund të lëvizin në mbarë Europën me idenditetin e vet si shqiptar.

Shkruan Adnan Azizi

Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen e mësuesit tim të parë, z. Nexhat Sadullai!

Nga Muaz H. Agushi

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”
Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen e mësuesit tim të parë z. Nexhat Sadulai!
Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga dita kur u ula në bankën e klasës së parë, kujtimi i asaj dite për mua është ende i freskët, dhe ja sonte me shfaqen ato imazhe të asaj dite të paharruar, në të cilën ju mësues i dashur na mirëpritët me buzëqeshje sikur të ishit prindi ynë!

Hapat e parë për formimin e personalitetit tim si dhe hapat e parë drejtë rrugëtimit tim akademik dhe profesional filluan pikërisht në katër vitet e para shkollore, filluan pikërisht nga mësimet, këshillat dhe fjalët e ëmbla të cilat na i adresonit me përplot dashuri dhe sinqeritet!

Vitet kaluan po ju gjithmonë ishit krah meje, duke shprehur interesim te vazhdueshëm për mua, edhe pse i shtyrë në moshë nuk hezituat aspak të ishit me mua në momente shumë të rëndësishme dhe të veçanta për të më përkrahur, dhe sigurisht për mua ishit një shtysë për të punuar dhe për tu angazhuar edhe më shumë!

Ndërsa sonte e kam vështirë të shkruaj, e kam vështirë ta pranoj se ju më nuk do jeni në mesin tonë. Nuk do të jeni fizikisht me ne, por do jeni përjetësisht në zemrën time dhe në zemrat e të gjithë nxënësve tuaj, në zemrat e atyre që patën fatin të të njohin, në zemrat e atyre që të patën mësues, mik dhe familjar.

I lutem të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, që mësuesin tonë ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me xhennetul firdaus. Amin!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ju!

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur nga Tearca, Nexhat Sadullai

Dje rreth ores 19:00 ka ndërruar jetë mësuesi i nderuar i shumë gjeneratave të nxënësve të Tearcës, Nexhat Sadullai.

Varrimi i të ndjerit u bë sot në Varrezat e Tearcës, transmeton Tetova News sipas RTV ZIK.

Në vazhdim disa reagime në rrjetin social pas shkuarjes në amshim të mësuesit të njohur:

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”
Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen e mësuesit tim të parë z. Nexhat Sadulai!
Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga dita kur u ula në bankën e klasës së parë, kujtimi i asaj dite për mua është ende i freskët, dhe ja sonte me shfaqen ato imazhe të asaj dite të paharruar, në të cilën ju mësues i dashur na mirëpritët me buzëqeshje sikur të ishit prindi ynë!

Hapat e parë për formimin e personalitetit tim si dhe hapat e parë drejtë rrugëtimit tim akademik dhe profesional filluan pikërisht në katër vitet e para shkollore, filluan pikërisht nga mësimet, këshillat dhe fjalët e ëmbla të cilat na i adresonit me përplot dashuri dhe sinqeritet!
Vitet kaluan po ju gjithmonë ishit krah meje, duke shprehur interesim te vazhdueshëm për mua, edhe pse i shtyrë në moshë nuk hezituat aspak të ishit me mua në momente shumë të rëndësishme dhe të veçanta për të më përkrahur, dhe sigurisht për mua ishit një shtysë për të punuar dhe për tu angazhuar edhe më shumë!

Ndërsa sonte e kam vështirë të shkruaj, e kam vështirë ta pranoj se ju më nuk do jeni në mesin tonë. Nuk do të jeni fizikisht me ne, por do jeni përjetësisht në zemrën time dhe në zemrat e të gjithë nxënësve tuaj, në zemrat e atyre që patën fatin të të njohin, në zemrat e atyre që të patën mësues, mik dhe familjar.

I lutem të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, që mësuesin tonë ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me xhennetul firdaus. Amin!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ju!, shkruan Muaz H. Agushi, transmeton Tetova News.

BMW-ja përmbyset në autostradën Tetovë-Shkup, shoferi nga Tetova përfundon në klinikat e Shkupit

Një aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup është raportuar dje në ora 17 e 30.

Një makinë e tipit BMW, e drejtuar nga 43-vjeçari V.M. nga Tetova është përplasur në mbrojtëset metalike të autostradës në afërsi të hyrje-daljes për në Kondovë dhe pastaj është përmbysur, transmeton Tetova News.

Në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” është konstatuar se shoferi ka pësuar plagë të rënda trupore.

Nga ana e një grupi hetimor nga SPB-Shkup janë kryer hetime në vendin e ngjarjes./tetova.com

Tetova proteston në mbrojtje të Kodrës së Diellit (VIDEO+FOTO)

Aktivistë të Nismës Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit, të përkrahur edhe nga organizata tjera jo qeveritare, kanë shprehur revoltën e tyre kundër lënies pas dore të kësaj qendra duke bllokuar rrugën që shpie në këtë pikë turistike. Drejtuesit e Nismës këmbëngulin që Kodra e Diellit t`i merret nga menaxhimi ELEM-it, ndërsa Qeveria ta japë atë me koncesion.

https://youtu.be/rU1NDRPEA_o

Qeveria menjëherë të shqyrtojë mundësinë për koncesionimin e Kodrës së Diellit, ndërtimin e teleferikut Tetovë – Kodra e Diellit, me të gjitha elementet e nevojshme infrastrukturore, parking dhe hapësirat e duhura për vizitorët. Kontrolle për realizuesin e punëve të ski liftit me gjashtë ulëse, i cili u kushtoi 9.5 milion euro nga taksat e qytetarëve dhe gropës së hapur për rezervuarin e ujit i cili kinse do shërbente për akumulimin e ujit për borën artificiale. Dhe ndër kërkesat tona kryesore është që përfundimisht, kompanisë ELEM t`i merren kompetencat për menaxhimin me qendrën turistike Kodra e Diellit”- tha Hamdi Sulejmani nga nisma Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit.

https://youtu.be/xV-iJKOKZa4

Lënia pas dore e Kodrës së Diellit, më së tepërmi ka dëmtuar skiatorët profesionistë dhe shkollat e skijimit.

Shumë vite kam qenë në reprezentacionin e Maqedonisë, e kam përfaqësuar në Slloveni, në Itali, mirëpo momentalisht nuk kanë mbetur as edhe klube skicimi për momentin atje lartë, pra është një katastrofë e madhe”-pohoi Vildan Gafuri, skiatore profesioniste.

Kjo është një nismë e mirë dhe besoj do të shkojë në veshë të duhur dhe do bëhet diçka për Kodrën e Diellit. E kanë lënë në harresë, unë jam ca vite lart, besoni askush një poç elektriku nuk kanë ndërruar, asgjë s`bëhet lart”- deklaroi Arfi Ziberi, aktivist.

Mos të them keqpërdorimi, por mos interesimi jo vetëm i Qeverisë së tashme por edhe më parë, jo vetëm që nuk kanë investuar por edhe kanë penguar që Kodra e Diellit të zhvillohet”- thotë një nga protestuesit.

Aktualisht në Kodrën e Diellit shfrytëzohen vetëm 8 për qind e kapaciteteve turistike që ka kjo qendër. Nga gjithsej 110 kilometra shtigje për skijim që ofron kjo qendër, vetëm 12 kilometra shfrytëzohen.Protesta pritet të vazhdojë edhe ditëve të tjera, nëse Qeveria nuk reagon ndaj kërkesave të protestuesve./alsat

Ndryshimet kushtetuese, menjëherë në Gazetën Zyrtare (VIDEO)

Krenarë për guximin e deputetëve, i vetëdijshëm për hidhërimin e një pjese të qytetarëve, por edhe i bindur për një të ardhme më të mirë, kryeministri Zoran Zaev, një ditë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, vendin tashmë e quajti Republika e Maqedonisë së Veriut.

Po. Përmenda që të kuptojnë qytetarët fillimisht nga goja e kryeministrit sesa serioz është vendimi që u mor në parlamentin tonë. Marrëveshja hyn në fuqi pasi të ratifikohet edhe në parlamentin grek. Zbatimi qartë është shënuar në marrëveshje. Për përdorim ndërkombëtarë në fuqi hyn menjëherë. Për përdorim vendor me hapjen e kapitujve jo më shumë se pesë vjet. Është përshkruar në hollësi. Por përfundimisht kjo është zgjidhja të cilën e pranuam dhe kjo është zgjidhja që i hap perspektivat e gjithë popullit dhe vendit tonë”- tha Zoran Zaev, kryeministër.

Zaev është i sigurt se marrëveshja do të kalojë edhe në parlamentin grek.

Fuqishëm besoj se miku ynë Greqia do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës dhe do të jetë vendi i parë që do e nënshkruajë protokollin për anëtarësim në NATO dhe më pas do i bëjë edhe 28 vendet tjera anëtare të Aleancës ta bëjnë të njëjtën, të bëhemi vendi i 30 anëtarë i NATO-s”- pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Kryeministri është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Ai tha se me atë do kishte siguruar mandat të ri prej katër vjetësh, por do i dëmtojë proceset e reformave në vend. Megjithatë, ai tha se LSDM seriozisht do e shqyrtojë kërkesën që dje e bëri lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski. Sipas Zaevit, Mickovski kërkon diçka për të cilën e lut Zotin të mos realizohet.

Dje, në një ngjarje të këtillë, opozita e cila gjatë gjithë kohës e bllokon integrimin euroatlantik të Maqedonisë, bashkë Mickovski, Gruevski, Baçev dhe gjithë të tjerët bëjnë bllokada pa dhënë ndonjë alternativë, ndërsa edhe fëmijët e vegjël e dinë se për Maqedoninë nuk ka alternativë, del me thirrje për zgjedhje- kjo është serioze. Nëse të paktën nuk mendojmë nuk do të ishim politikanë dhe parti politike serioze”- u shpreh Zoran Zaev, kryeministër.

Zaev porositi se mbyllja e kësaj çështje historike me emrin është edhe vendim kundër izolimit, pasigurisë dhe varfërisë në vend. Ai theksoi se tani në Kushtetutë janë inkorporuar jo vetëm identiteti maqedonas por edhe i të gjitha komuniteteve në vend./ALSAT

Të gjitha dokumentet do të duhet të ndërrohen në Republika e Maqedonisë së Veriut

Pasi që u miratua emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut, të gjitha dokumentet zyrtare që qarkullojnë për përdorim ndërkombëtar si: Pasaporta, patent shoferi, memorandumet, dokumentet doganore) duhet patjetër të ndrrohen në afat prej 5 viteve,informon INA.

Ndërsa ato dokumente për qarkullim të brendshëm si letërnjoftimet, certifikatat, shtetësitë duhet të ndrrohen paralelisht me hapjen e kapitujve adekuat negociues për anëtarësim në BE.

Kryeministri Zoran Zaev ky proces do të nis gradualisht duke përfshirë të gjitha dokumentet personale të qytetarëve, por edhe dokumentet zyrtare, pasi që bëhet fjalë për zgjidhje me përdorim të përgjithshëm, informon INA.

Por këto ndryshime do të duhet të bëhen gradualisht, duke përcaktuar një periudhë kohore, ku kryeministri Zaev përmendi edhe diplomat, që duhet të ndërrohen brenda 5 viteve. Me këtë të gjithë qytetarët do të duhet të paguajnë për ndërrimin e dokumenteve personale dhe të gjitha dokumenteve të tjera zyrtare, që duhet të jenë valide dhe që do të shërbejnë për nevojat e tyre. (INA)

DOSSIER/ Kur Kosova nuk ishte provincë e humbur: «Rilindja» e vitit të ri 1984

«Dokument për histori», reportazhe nga shumë anë të globit, një simbol si i Twitterit në një karikaturë, 100 banesa për punëtorë, një shënim për Pashk e Alfred Markajn dhe kacafytjen e tyre me arushën, shumë poezi, pak propagandë dhe këshilla kundër impotencës për një burrë nga Prizreni – «Rilindja» festive e 31 dhjetorit 1983, 1 dhe 2 janarit 1984.

Nga Enver Robelli

Në ballinën e numrit festiv të gazetës «Rilindja» për ditët 31 dhjetor 1983, 1 dhe 2 janar 1984 bie në sy një shifër: redaksia njofton se tirazhi i gazetës është 235’500 ekzemplarë. «Dokument për histori» quhet ky numër.

Në një editorial pothuaj poetik kryeredaktori Maksut Shehu shkruan për zemrën, dëshirat, këngën, dashurinë, kupat e mbushura.

Dhe diku mes rreshtave fjalia: «Dhe ky truall: është Yni». Tri vjet pas demonstratave të vitit 1981, tri vjet represion, dënime arbitrare, fushatë antishqiptare në mediat serbe – dhe tani, në numrin e vitit të ri, një fjali si kjo mund të lexohet edhe si një akt i vogël kryengritës. Për t’i ikur ndëshkimit eventual nga partia, në fund edhe një fjali për «shokun Tito».

Në faqen e dytë botohet një karikaturë e Nexhat Krasniqit (Nekrës): një babadimër i lëshon të fluturojnë të lirë një tufë me zogj. Janë zogj që i ngjajnë logos së Twitterit, atëherë kur s’kishte Twitter, as Internet, por flitej shumë për botën kozmike. Rreth e rrotull mjaft lajme nga aparati propagandistik i partisë: gjendja stabile, unitarizmi dhe separatizmi – rrezik real, 110 banesa të reja për 110 punëtorë me familjet e tyre (90 në Kodrën e Diellit, 20 në Dardani).

Nëpër gazetë janë të shpërndara mjaft poezi nga Esad Mekuli, Ali Podrimja, Maksut Shehu, Abdullah Konushevci, Besim Bokshi, Musa Ramadani, Bedri Hysa, Enver Gjerqeku, Arif Bozaxhi etj. Ndërsa gazetari Xhemail Rexhepi shkruan: «Trepça ishte dhe mbeti eksportuesi më i madh kosovar, deri dje me lëndë të parë, kurse tash me prodhime finale. Për çdo dollar të importuar – 2,62 dollarë eksport.

Me shtimin e vrullshëm të eksportit në tregun konvertibil për 250 për qind dhe në atë kliring për 75 për qind, Trepça për kah efektet pozitive arriti në vendin e tretë në vend». «Dritë edhe nga uji» titullohet një tekst i gazetarit Mehmet Gjata, në të cilin njoftohet se në planin e zhvillimit të elektroekonomisë së Kosovës parashihet që në Zhur deri në vitin 1990 të ndërtohet një hidrocentral me kapacitet 292 megavatë, i cili do të ketë për bazë ujërat e bjeshkëve të Dragashit.

Gazetarja Lindita Aliu portreton Mandushe Berishën, e cila kishte doktoruar në kimi analitike, Stojanka Mihajloviqin, e cila në atë kohë ishte – me gjasë – e para grua në Prishtinë që punonte në një «pompë të benzinit» (pikë karburanti), dhe Binaze Musliun, inxhiniere e makinerisë dhe drejtoreshë e Fabrikës së Tullave në Ferizaj.

Në faqet 9 dhe 10 të «Rilindjes» së vitit të ri 1984 janë rezervuar për reportazhe nga bota. Atëherë s’kishte as Netflix, as Youtube, andaj atraksion ishin udhëpërshkrimet apo reportazhet e gazetarëve nga të gjitha anët e globit.

Ali Aliu shkruan nga Melbourne për shqiptarët e Australisë, Ibrahim Kadriu përshkruan Berlinin e ndarë, Sali Kelmendi raporton nga Izraeli mbi konfliktin e përjetshëm mes izraelitëve dhe palestinezëve, Ramiz Kelmendi përshkruan Bratisllavën («më impresionoi me kësikohëshmërinë e saj») dhe interesohet për gjuhën sllovake, të cilën ia shpjegon botuesja Jarmila Samcova, Avni Spahiu njoftonte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se së shpejti kompjuterët do të bëhen të gjithëfuqishëm dhe studentët do të mund t’i ndjekin ligjëratat në ekran nga një largësi prej 2000 kilometra, Ymer Bajra, korrespondent në Bonn të Gjermanisë, tregon se si gjermanët planifikojnë çdo gjë me pedanteri, por një gjë kanë harruar ta planifikojnë: familjen, andaj nataliteti në Gjermani po bie mesatarisht 02, promilë në vit.

Gazetari alarmon se një ditë gjermanët do të jenë komb pa trashëgimtarë, sepse janë shumë të dhënë pas konsumit dhe nënat nuk gëzojnë benificione si në vendet e zhvilluara perëndimore. «Nergut për Rilindjen» nga India shkruan Predrag Stamenkoviqi për punën humanitare të Nënë Terezës.

Ka edhe propagandë të qullët në këtë numër të «Rilindjes». Në pak rreshta citohet Isak Sheqeri nga Nishevci i Prishtinës, punëtor në Gjermani, i cili ankohet se atje, në Gjermani, ka gjithnjë e më pak punë dhe se muajt e fundit i ka kaluar si i papunë dhe i lajmëruar në Entin e Inkuadrimit, në Arbeitsamtin e famshëm. Isak Sheqeri flet për të gjithë punëtorët nga Kosova që janë në Gjermani dhe thotë se do të dëshironin të ktheheshin e të punonin në «fabrikat tona». Ai vërtet mund të ketë mbetur përkohësisht pa punë në Gjermani, por që në Gjermani po mbaronte puna – ky ishte vetëm një alarm për numrin e vitit të ri të gazetës «Rilindja». Kelmend Hapçiu shkruan për vëllezërit Rizvanolli nga Gjakova, të cilët kishin autobusin e parë, të vetmin «në viset tona», dhe njofton mbi zhvillimin e sistemit të transportit në Kosovë – nga ndërmarrjet komunale që quheshin «Kosmeti», «Slloga», «Prevozi», «Poleti». Nga të gjitha këto ndërmarrje u themelua «Kosmet-Prevoz», më vonë ndërmarrja mori emrin «Kosovatrans». Në bazë të emrave shihet edhe progresi i Kosovës: nga një shoqëri ku në jetën publike dominonin emrat serbë të ndërmarrjeve drejt një shoqërie me emra shqiptarë ose më të internacionalizuar, si «Kosovatrans», për shembull. Jusuf Meça shkruan për Pashk e Alfred Markajn, të cilët më 2 nëntor 1983 u sulmuan nga një ari i egërsuar.

Në faqen 15 Rexhep Ismajli jep një lajm të gëzueshëm: «Rilindja», shkruan ai, gjatë vitit 1984 do të botojë «Mesharin» e Buzukut me fototipi me të qartë e më moderne, të pajisur me studimin dhe interpretimin mjeshtëror nga dora e Çabejt. Qamile Blakçori përshkruan çaste me piktorin Daut Berisha në Paris. Mehmet Kraja zhvillon një intervistë me shkrimtarin Rexhep Hoxha («Më thoshin: me një hu nuk lidhet gardhi»). Te sporti një citat nga Fadil Vokrri: «Dëshira ime e flakët është që Prishtina të plasohet në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit të elitës së futbollit jugosllav, sepse sipas cilësisë këtë e meriton, dhe unë të veshi petkun e reprezentacionit tonë më të mirë në turneun final në Francë». Për të argëtuar pak popullin gazeta sjell edhe një humoreskë popullore për përjetimet e Deli Maculit nga Çabiqi.

Një hallexhi nga Prizreni i shkruante mjekut të njohur Rifat Latifi se vuante nga impotenca dhe kishte dëgjuar se në klinikën vaskulare të Fakultetit të Mjekësisë «me sukses operohen ata që vuajnë nga impotenca». Hallexhiu thotë se është në gjendje të rëndë dhe se vetëm barnat qetësuese e mbajnë në jetë. Rifat Latifi përpiqet ta qetësojë pak burrin nga Prizreni: «Për secilin dështim të energjisë seksuale të njeriut, ne pa një pa dy e fusim në thesin e impotentëve. Nuk ka asnjë njeri i cili të paktën njëherë ose më shumë herë nuk ka pasur ‘dështim’ në këtë sferë. Mirëpo kjo assesi nuk do të thotë se të vetmin dështim duhet shfrytëzuar për të ndërtuar një fortesë të bërë, të pakalueshme, në të cilën fshihet arsyeja e impotencës».

Në fund pacienti i ardhshëm këshillohet t’i lajmërohet dr. Gazmend Shaqirit dhe bashkëpunëtorëve të tij në klinikën vaskulare në Prishtinë

Ky tekst u shkrua falë ndihmës bujare të drejtuesve të projektit «Bibliotekaria», biblioteka digjitale në Internet.

A do të ketë zgjedhje të reja, ja çfarë thotë Zaevi

Gjatë konferencës së sotshme, kryeministri Zoran Zaev ka komentuar edhe kërkesën e VMRO-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ai ka thënë se do të duhet ta shqyrtojë këtë çështje pasi që është kërkesë e partisë më të madhe opozitare, por thotë se nuk do të ishte e dobishme për vendin për shkak se është e kushtueshme në aspektin ekonomik dhe se do të vononin proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Megjithatë, Zaev e ka lënë të kuptohet se ata nuk i frikësohen përballjes në zgjedhje për shkak se janë të sigurt se do të fitonin edhe një mandat katërvjeçar.