Ballina Blog Faqe 723

Recetë tibetiane 5000-vjeçare: Merreni këtë ilaç njëherë dhe për një vit nuk do të sëmureni!

Qysh para 5 mijë vitesh, një murg tibetian ka zbuluar dhe e ka shkruar receten për një preparat shtëpiak, i cili merret vetëm njëherë në vit dhe siguron shëndet të mirë për 365 ditët në vazhdim, transmeton Gazeta Metro.

Shumë ekspertë e kanë shqyrtuar dhe kanë ardhur në përfundim se ky është vërtet ilaç i fuqishëm në shërim e preventivë.

Përbërësi kryesor është hudhra – njëra prej ushqimeve më të shëndetshme që ekzistojnë.

Hudhra ndihmon për tension të lartë e të ulët, kolesterinës së shtuar, arteriozklerozës së zemrës, qarkullimit të dobët të gjakut dhe sëmundjeve koronare të zemrës.

Shkencërisht është dëshmuar se alicini, përbërësi aktiv nga hudhra, mund të ketë efektin e ilaçit në enzima dhe ta zbresë shtypjen e lartë. Po ashtu, hudhra ka aftësinë t’i lirojë enët e gjakut dhe të pengojë krijimin e angiotenzinit, hormonit peptin, i cili ndikon në paraqitjen e hipertensionit kronik.

Përbërësit: 200 ml alkooli 95 % apo rum (nëse përdorni alkool, merreni atë i cili nuk përmban metanol apo klorid benzalkoniumi) dhe 350 g hudhre.

Përgatitja: Qërojeni hudhrën, shtypeni me pirun dhe lageni me alkool. Hidheni përzierjen në shishe të sterilizuar xhami dhe lëreni të qëndrojë 10 ditë, shkruan Healthy Definition. Pas kësaj, kullojeni lëngun nga shishja dhe kthejeni sërish në shishe. Ruajeni në frigorifer.

Përdorimi: Në një gotë me ujë qitëni vetëm një pikë të përzierjes dhe pijeni para kafjallit apo drekës. Në mbrëmje para gjumit, shtojin 2-3 pika në një gotë uji, pijeni dhe shtrihuni.

Vërejtje: Nga sasia e përmendur e përbërësve, do të keni tinkturë për rreth 12 ditë, dhe kjo për këtë vit është më se e mjaftueshme!/gazetametro.net

Nju Jork – Eliot Engel takon veprimtarët e diasporës shqiptare në Amerikë

Eliot Engel, miku i madh i shqiptarëve, është zgjedhur kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan, e ky po cilësohet si lajm mjaft i mirë për shqiptarët dhe Kosovën.

Takimin e parë pasi mori postin e kryesuesit për politikë të jashtme në Kongresin Amerikan e kishte me shqiptarët e Amerikës të tubuar në Nju Jork! Përballë z. Eliot Engel është miku i tij i ngushtë Ilaz Kadriu, ish kryetar Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, bashkëpunëtor i ngushtë i Rugovës dhe Xhevat Prespa kryetar i LDSHM-së si dhe shumë aktivistë tjerë të shoqatave shqiptare që veprojnë në Amerikë!

Shërbimi për informim i LDSHM-së SHBA/Evropë

Kjo është shqiptarja që po kandidon për deputete në Parlamentin e Cyrihut

Në Zvicër ka shumë shqiptarë të suksesshëm, që janë shumë mirë të integruar në shoqërinë zvicerane. Ata janë figura kyçe në sport, kulturë e politikë.

Arbela Statovci është kandidate për deputete për Parlamentin e Cyrihut në zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin mars të këtij viti.

“Jam një ndërmarrëse nga Cyrihu, pronare e firmës “massgekocht”, dhe angazhohem në bordin e FDP-s Ëallisellen, në Bordin e fakultetit HWZ dhe si mentore ngrihem për rininë tonë, duke i ndihmuar ata që të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të gjejnë një hyrje optimale në botën profesionale”, është shprehur Statovci për albinfo.ch.

Arbela shpreson se do të ketë votën në zgjedhjet që zhvillohen në muajin mars.

“Nga përvoja ime personale, e di se është për rininë një sfond të integrimit, nuk është e lehtë të gjesh rrugën opitmale rreth sistemit tonë arsimor. Si një ndërmarrëse, arsimi, kërkimi dhe inovacioni janë shumë të rëndësishme për mua, sepse ato janë qendrore dhe të lidhura ngushtë. Suksesi i Zvicrës bazohet kryesisht në një sistem të shkëlqyeshëm arsimor. Inovacioni është motori ekonomik i vendit tonë. Rinia jonë është e ardhmja jonë”, ka shtuar tutje.

“Dëshiroj mbështetjen e njerëzve të vendit tonë, të cilët ndajnë mendimin tim dhe angazhimin tim për një të ardhme të mirë për rininë tonë. Dua që ne të jemi të fortë së bashku dhe të tregojmë se nuk kemi vetëm një integrim të suksesshëm pas nesh, por historia jonë dhe fati ynë na kanë sjellë luftëtarët. Se ne jemi një popull i fortë, me një rininë inovative, dinamike dhe të përkushtuar, që është e fortë për të tjerët dhe për një të ardhme të përbashkët”, përfundoi Arbela Statovci.

Najçevska: Gjyqësori ende si në kohën e pushtetit të Gruevskit

Ende nuk ka reforma që do të mundësonin dalje nga praktika e krijuar në sistemin gjyqësor nga pushteti paraprak”. Kështu vlerëson ekspertja e çështjeve juridike Mirjana Najçevska, sipas të cilës mungon ndëshkimi i gjithë asaj që paraqiste keqpërdorim të sistemit të jurisprudencës.

Ajo është e mendimit se duhet të fillohet me rishqyrtim të punës së gjykatësve, pasi që është e palejueshme të ketë raste të cilat janë rrjedhojë e periudhës së kaluar, ku janë të dukshme gabimet e gjykatësve apo ndikimet e pushtetit mbi aktvendimet e miratuara.

“Duhet patjetër të ketë ripërsëritje të disa rasteve që të mund të kthehet besimi i qetarëve në gjyqësorin. Më pas, duhet patjetër të parashihen mekanizmat kontroll të cilat do të pamundësojnë ndikim të partive mbi sistemin e jurisprudencës, gjegjësisht do të zvogëlojnë dëshirën e gjykatësve të bien nën ndikimin e tillë, pasi që për momentin kemi situate, ku edhe nëse kemi në pushtet parti politike e cila nuk dëshiron të ndikojë në gjyqësorin, vetë gjykatësit fillojnë të kërkojnë atë ndikim”, ka deklaruar për MTV2, ekspertja e çështjeve juridike Mirjana Najçevska, transmeton Koha.

Ndryshimet e fundit në Kodin penal që janë në vazhdën e ndryshimeve ligjore për ti përmbushur reformat, për Najçevskën shkatërrojnë drejtësinë dhe themelet e shtetit juridik.

“Atë që e pamë periudhën e kaluar si ndryshime, nuk korrespondojë me kërkesat të cilat, ishin të vendosura në periudhën kur kërkohej largim i pushtetit paraprak. Më parë kishte disa ndryshime siç është futja e veprës për gjuhën e urrejtjes të cilat janë në atë drejtim të, megjithatë këtë që po e shohim në periudhën e fundit është pjesë e një pazari partiak-politik e cila vetëm se e shkatërron drejtësinë dhe nuk i vë themelet e shtetit juridik”, thekson Najçevska.

Qëllimet strategjike të reformave në jurisprudencë parashohin, paanshmëri dhe pavarësi në punën e gjykatësve dhe prokurorëve publik, cilësi, përgjegjësi, efikasitet, transparencë, qasje deri te drejtësia etj.

Nesër protesta/ Firmoset marrëveshje e rëndësishme bashkëpunimi studentor Shqipëri-Kosovë

Edhe disa orë kanë mbetur nga protesta e datës 7 janar e paralajmëruar nga studentët.
Ndërkohë një lajm i rëndësishëm është shpërndarë nga këta të fundit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Klajdi Bello, një nga studentët e grupit të rezistencës, ka bërë me dije se është nënshkruar një marrëveshje historike mes fakulteteve të Tiranës dhe atyre të Prishtinës, në kuadër të lëvizjes studentore të “dhjetorit të dytë”.

Kjo marrëveshje parashikon bashkëpunimin studentor Kosovë-Shqipëri.

Ja çfarë shkruan Klajdi Bello:

MarreveshjeHistorike

E Diel me 6 Janar 2019, ne kuader te levizjes studentore te dhjetorit te dyte, u nenshkrua per here te pare ne historine Shqiptaro-Kosovare.

Marreveshja per bashkepunimin studentore, iniciative e Keshillave Studentore, respektivisht nga Fakultetet; Tirane-Prishtine!

Kryetari i KSFSHN: Xhuljan Guçe dhe perfaqesuesi nga Universiteti i Prishtines: Kreshnik Smakiqi.

Delegacioni i ardhur nga Kosova ishte perbere nga 20 studente si dhe studente te ardhur nga Tetova dhe Shkupi.

I falenderojme te gjithe perzemersishte per pjesmarrjen 

JEMI NJE

 

Ishte në stop-listën e policisë, tetovari tentoi të largohej nga Maqedonia

Më datë 5 janar 2019, në ora 17 e 45 minuta, në kalimin kufitar Tabanovce, në dalje nga Maqedonia, pas kontrollit të personit me inicialet K.B., 25 vjeç, nga Pallçishti i Poshtëm, u konstatua se ishte i evidentuar në stop-listën e policisë dhe se ishte person në kërkim, transmeton Tetova News.

K.B. u privua nga liria dhe për hapa të mëtutjeshëm iu dorëzua SPB-së së Kumanovës.

Pas zënkës në familje, 21-vjeçari nga Gostivari dajak edhe policit

Një efektiv i policisë është sulmuar në mesnatë nga 21-vjeçari me inicialet J.O nga Gostivari, informojnë nga MPB.

Sulmi ndaj policit ndodhi kur ai u vu në lëvizje dhe mori masa pas kallëzimit për sherr në familje.

J.O është vënë pas hekurave dhe do të ngrihet padi adekuate, theksojnë nga MPB, transmeton Tetova News.

25-vjeçarja nga Ohri shkon mysafire, e ha shishen kokës

Herët në mëngjes, në ora 3 e 40 minuta, në stacionin e policisë në Ohër, 25-vjeçarja V.N nga Ohri bëri një kallëzim, sipas të cilit rreth orës 3:00, duke qenë si mysafire në një festë, ku kishte edhe të ftuar të tjerë, në mesin e të cilëve edhe S.K.(23), ajo u sulmua fizikisht pikërisht nga ky personi me inicialet S.K., i cili e goditi edhe me shishe, transmeton Tetova News.

MPB po merr masa për zbardhjen e plotë të incidentit.

Temperaturat pritet të ulen në Maqedoni, e marta dita më e ftohtë me -16 gradë celsius

Moti nesër do të jetë i ftohtë, kurse në mëngjes do të ketë kushte për reshje të borës në pjesë perëndimore të vendit, informojnë Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Do të fryjë erë e shkurtër në drejtim veri-perëndimor. Në pjesën jug-lindore të vendit do të ketë diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 16 deri 4 gradë nën zeron, ndërsa temperatura maksimale nga minus gjashtë deri 1 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të ketë kushte për reshje të borës, ndërsa nesër pasdite moti do të jetë me erë ndërsa temperatura do të arrijë nga minus -4 gradë celsius deri 1 gradë celsius.

Drejtoria kumtoi se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë mot të acartë me temperatura maksimale disa gradë nën zero dhe rreth zeros. Temperaturat do të jenë të ulëta, dhe më ftohtë pritet të jetë e marta kur në mëngjes në gjithë vendin temperaturat do të ulen nën -10 gradë celsius, ndërsa në pjesët tjera nën -15 gradë celsius./Telegrafi/

Pirlo i apasionuar ndaj këngëtares shqiptare, dëgjon këngët e saj (VIDEO)

Ish lojtari i Italisë, Andrea Pirlo ka publikuar një video në Instagram duke dëgjuar yllin e famshëm shqiptar, Rita Ora me këngën e saj ‘Anywhere’.

Pirlo është i pensionuar nga futbolli, ku në të kaluarën ai ka qenë pjesë e skuadrave si Inter, Juventus, Milan dhe së fundmi në MLS te New York City, përcjell Periskopi.

Ai gjithashtu është fitues i Kupës së Botës 2006, derisa njihet për golat e tij nga gjuajtja e lirë dhe ‘panenkan’ e famshme në Evropianin e vitit 2012 ndaj Anglisë.

Video/ Noizy përshihet në një sherr banal në Itali

Një nga këngëtarët më në zë në vend, por një herësh edhe më të përfolur për sherre është Noizy.

Një video që qarkullon në rrjetet sociale, shfaq disa pamje të një sherri masiv në Itali. Në sherr është përfshirë grupi i Noizy-t OTR, dhe një grup tjetër.

Nuk dihet nëse në sherr është përfshirë edhe vetë këngëtari, por në një video që po qarkullon në rrjet, një person ngjan shumë me Noizyn. Megjithate ende nuk është e konfirmuar nëse është ai apo jo. Komentuesit në videot që po qarkullojnë shprehen se konflikti lindi si pasojë e refuzimit të Noizyt për të bërë foto me një fans. Pamjet e filmuara janë pas një koncerti të artistit në Brescia të Italisë.

https://youtu.be/hHBdIe4Sv00

I ftuari i Speciales nuk ia ka frikën, beson në luftën e drejtë të UÇK-së

Ish-drejtori i Drejtorisë politike të UÇK-së për Zonën e Pashtrakut, Sabahajdin Cena, do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

Ai, nuk dyshon në luftën e pastër të UÇK-së.

“Jam i gatshëm të paraqitëm, sepse kemi bërë luftë të drejtë”, tha Cena për televizionin publik.

Cena, muajin e kaluar, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, që më datë 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar për t’u intervistuar lidhur me aktivitetin dhe angazhimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Ftesën e kam pritur si shumë normale. Jam i gatshëm që të përgjigjem për luftën time, ma merr mendja burrërore dhe heroike për qëndrimin tim si intelektual gjatë luftës”, ka thënë ai.

Cena tregon se në ftesë nuk është definuar se në çfarë cilësie është ftuar nga Specialja.

“Në ftesë nuk është e definuar se në çfarë cilësie jam ftuar, por pavarësisht kësaj unë jam i gatshëm të paraqitem”.

Ai thotë se edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, çdo gjë e luftës i kujtohet.

“Nuk ka milimetër që nuk më kujtohet. Ka mundësi që ndonjë storie ndoshta e kem harruar, por nëse ata me pyetjet e tyre më ndihmojnë do të më kujtohet dhe përgjigjem”, shprehet ai.

“Kemi zhvilluar një luftë të drejtë, sepse nuk kemi shkuar të luftojmë në Kralevë, por e kemi mbrojtur Rahovecin e Kosovën”.

Cena kërkon nga të gjithë ata që kanë marrë dhe do të marrin ftesa të tilla t’ju përgjigjen Gjykatës Speciale.

“Kemi zhvilluar një luftë të drejtë, prandaj duhet të mbrojmë luftën tonë çlirimtare”, tha Cena.

Mijëra euro gjoba për punëdhënësit që nuk kanë paguar rrogën e 13-të

Punëdhënësit nga vendi që nuk kanë paguar regres për punonjësit e tyre kërcënohen me gjobë deri në katër mijë euro ose dënim me burg.

Marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin privat në ekonomi, parashikon që regresi të paguhet jo më vonë se dita e fundit e vitit, njofton Alsat-M.

Shuma minimale e pagesës për vitin 2018 ishte nga 9600 deri në 14100 denarë ose 40 për qind e pagës mesatare të tre muajve të fundit, por me kusht që punonjësi të ketë punuar të paktën gjashtë muaj në vitin kalendarik me të njëjtin punëdhënës.

Nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut thonë se në dy apo tre vitet e fundit janë regjistruar shumë raste në të cilat punëdhënësit kanë paguar një shumë të vogël regresi për pushime vjetore, domethënë 500 deri në 1000 denarë. Keqpërdorime kishte gjithashtu te një numër i punonjësve që kishin përdorur pushimin e lindjes dhe nuk iu është paguar regresi, megjithëse është i garantuar me ligj.

“O, asnjë fjalë s`u shpëtojë, o prej goje“, Ahmeti e Thaçi gjatë 2018-ës fare nuk e “kanë marrë ujtin” në Kuvend

Sipas raportit “Deputeti im” për punën e të zgjedhurve të popullit, nga liderët e partive politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvend, më i parregullt ka qenë lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, i cili në gjashtë muajt e parë të vitit 2018 në Kuvend është parë vetëm katër herë, kurse asnjëherë nuk ka dal në foltore, njofton Koha.

Nga ana tjetër Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, 41 herë ka qenë i pranishëm në Kuvend, por në asnjë seancë plenare nuk e ka marrë fjalën.

Lideri i Aleancës për shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, 38 herë ka qenë i pranishëm, ndërsa në seancë plenare vetëm njëherë e ka marrë fjalën.

Prej deputetëve shqiptarë në gjashtë mujorin e parë të viti 2018, më së shumti fjalën e ka marrë Ejup Halimi, gjithsej 26 herë.

Përndryshe në periudhën gjashtë mujore të vitit 2018, gjithsej janë sjell 178 ligje prej të cilëve 83 janë nga sfera ekonomisë, 53 për sistemin politik, ndërsa 43 ligje janë për veprimtari publike. Janë mbajtur 16 seanca pune, 5 seanca për pyetje deputetësh, dy seanca për fjalime dhe një seancë solemne. Gjithsej janë mbajtur 24 seanca.(Koha.mk)

Pendarovski: Maqedonia plotësisht është e përgatitur për t’u bërë anëtare fuqiplotë e NATO-s

“Republika e Maqedonisë është e përgatitur politikisht dhe ushtarakisht që të bëhet anëtare e plotë e NATO-s, pasi që të jetë mbyllur i tërë procesi me Marrëveshjen e Prespës”, kështu ka thënë midis tjerash në intervistë për Tv Telma, kordinatori i Maqedonisë për në NATO, Stevo Pendarovski, duke folur për gadishmërin e vendit për t’u bë anëtare e 30-të e NATO-s, transmeton Koha.

Sipas tij, nuk parashikohen probleme më të mëdha me Greqinë lidhur me sigurimin e mbështetjes për Marrëveshjen e Prespës, pasi që e njëjta të jetë ratifikuar në Maqedoni.

Pendarovski në intervistë ka folur edhe për sfidat e mëtutjeshme të Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotë në NATO. (Koha.mk)

Rita Behadini: Të rinjtë janë pasivë kundrejt politikave të pushtetit vendor dhe atij qendror

Të rinjtë në Maqedoni konsiderojnë se lë shumë për të dëshiruar pjesëmarrja e tyre dhe organizatave rinore në procese të krijimit të politikave, qoftë në pushtetin qendror apo atë vendor.

Ata theksojnë se është shumë e nevojshme rritja e transparencës në procesin e politikëbërjes për të rinjtë.
Sipas një hulumtimi të Qendrës për hulumtime dhe krijim të politikave, 91 për qind e të rinjve vlerësojnë se zëri i tyre nuk është i pranishëm në proces e vendimmarrëse.

Po sipas këtij hulumtimi, 87 për qind e të rinjve konsiderojnë se shteti nuk e shfrytëzon potencialin e tyre.
Rita Behadini nga Parlamenti studentor në kuadër të Universitetin të Evropës Juglindore në Tetovë, për Radion Evropa e Lirë thotë se të rinjtë janë pasiv kundrejt politikave të pushtetit vendor dhe atij qendror, pasi ata nuk e shohin të ardhmen e tyre në Maqedoni, transmeton Koha.

“Të rinjtë në vendin tonë janë tepër të demotivuar. Duke marrë parasysh situatën ekonomike, atë politike, të gjithë synojnë Evropën dhe në njëfarë mënyre ata kanë hequr dorë le të themi kushtimisht ndaj luftës për të tentuar që t’i bëjnë gjërat më mirë”, thekson Rita Behadini aktiviste për të drejtat e të rinjve.

Nga ana tjetër partitë politike janë zotuar që çështjet rinore do të jenë prioritet gjatë përgatitjes së agjendave të tyre gjatë ushtrimit të pushtetit, por të rinjtë thonë se kjo gjë mbetet në letër dhe aktualizohet vetëm gjatë fushatave zgjedhore. (Koha.mk)

Ushtarja shqiptare takon djalin 2-vjeçar pas gjashtë muajve shërbim ushtarak (VIDEO)

Kapitenia shqiptare, Ana Allani, pas gjatë muajve shërbim në Herat, ka takuar djalin e saj dy vjeçar.

Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhaçka, e ka postuar në llogarinë e saj të Facebook-ut një video ku shihet ushtarja shqiptare duke e përqafuar djalin e saj.

“Emocion dhe krenari! Personalisht nuk i mbajta dot lotët. Kapitene Ana Allani u kthye në Atdhe pas gjashtë muajve shërbim në Herat dhe përqafimi i parë që ajo mori ishte nga djali i saj dy vjeçar”.

Më poshtë mund ta shikoni videon e plotë që ministrja Xhaçka e ka postuar në Facebook.

Artisti i njohur shpërthen ndaj Ermal Mamaqit: O bythlëpirës i pushtetit…

Pas daljes në emisionin televiziv të Ermal Mamaqit të kreut të qeverisë ka patur reagime të shumta në rrjetet sociale nga përsonalitete të artit dhe të kultrës.

Njeri nga këtë është edhe piktori i njohur Ardian Isufi i cili në një shënim në faqen e tij në facebokk shkruan, “O ERMAL MAMAQI… O BYTHLËPIRES I PUSHTETIT… emisioni yt është i publikut dhe jo i menderes tënde… keshtu që mos perdor median publike per të Make Up-uar Ramën, sepse fatkeqësisht nga “ndotja mediatike” mbi fytyrat tuaja të deformuara dilni që të dy si portrete kllouni me bojatisje banale!”

Ja statusi i plotë i Ardian Isufit:

“Edhe dielli ndriçon nëpër pellgje të ndyra, por nuk ndotet.” – Diogenes.

O ERMAL MAMAQI… O BYTHLËPIRES I PUSHTETIT… emisioni yt është i publikut dhe jo i menderes tënde… keshtu që mos perdor median publike per të Make Up-uar Ramën, sepse fatkeqësisht nga “ndotja mediatike” mbi fytyrat tuaja të deformuara dilni që të dy si portrete kllouni me bojatisje banale!

“O Mamaq more Mamaq, humori s’bëhet me sumë!”

Shfaqja e turpshme e moderatorit Ermal Mamaqi, i cili kishte ftuar Edi Ramën, duke tentuar ta pastrojë nga korrupsioni, ka indinjuar opinionin publik.

Ylli Dylgjeri ka shkuar edhe më tej, duke i kushtuar disa vargje shfaqjes së djeshme të Mamaqit.

Vargjet e Dylgjerit:

O Mamaq more Mamaq!

O Mamaq more Mamaq
Na gënjeve mbrëmë paq
Na quajte milet hutaq!
Dhe na ngope me karidhaq

Çoç të dinim se çoç Je
Dje u duke fiks kush Je
Nje kapsollë e plasur Je
Pa humor e pa mënd Je

Mamaqi, Maqit s’i ngjan
Ti je fis nuk je tigan!
Se humori këtë herë
Do t’ët mbajë gjatë erë

Pse s’më pyet mor firaun?
Jam dhe Unë i asaj pun
Të ndihmoja badjava
Ky zanat kërkon sevda

Ndaj me kaq po e mbyll Unë
Nuk po të telendis më shumë
Le të vlejë të mësosh punë
Se humori s’bëhet me sumë!

“Xing me Ermalin” si Shqipëria që ëndërron Rama

NGA ANDI BUSHATI

Nisja e një viti në rolin e kllounit nuk është mëkati i vetëm i shfaqes së Edi Ramës përballë Ermal Mamaqit. Përtej gëlimit të debateve të shumta, përtej serialit të gënjeshtrave për shtëpinë e Surrelit, përtej hipokrizisë për protestat e studentëve, kishte në atë dialog që nuk prodhoi dot humor diçka më të rëndë.

Në një moment, gjatë bisedës, kryeministri iu drejtua me një këshillë qytetarëve të vet. Mos shihni më lajme për një javë, mos lexoni gazeta dhe portale gjatë kësaj kohe. Mbylleni televizorin, shikoni vetëm futboll apo Xingun e Ermalit dhe do të kuptoni se jetoni në një vend më të mirë, predikoi ai gjatë emisionit.

Do të qe mungesë e madhe serioziteti, që pas një bashkëbisedimi aq pak serioz të filloje të teorizoje për rolin e pashmangshëm të pushtetit të katërt në demokraci, për fjalën e lirë dhe pluralizmin e opinioneve në një shoqëri si e jona, që do e vizatonin ashtu siç është në të vërtetë, kllounin që për vete shpenzon 4-5 orë të ditës duke na u shfaqur pas ekranit.
Por do të qe një eksperiment më i thjeshtë nëse, do të imagjinonim për një çast, sikur ta kishim zbatuar këshillën e Edi Ramës gjatë këtij një viti e gjysëm që ai po gllabëron i vetëm tepsinë.

Nëse do të kishim mbyllur TV-të dhe s’do të kishim klikuar mbi portale, ne nuk do ta kishim marrë vesh se ministri i policisë që deshëm ishte i lidhur me Habilajt dhe se trafiku i narkotikëve kishte plasur sheshit.

Nëse do ta bënim këtë, ne do të qemë të bindur se përgjimi i Babales me Agron Xhafajn ishte një manipulim i vërtetuar si i tillë nga një laborator serioz ndërkombëtar.

Nëse do ta bënim këtë, ne do të besonim se Rama dhe Veliaj duan ti falin kryeqytetit një teatër të ri modern, pa menduar aspak për biznesin 200 milionë eurosh 6 kullave që do të ndërtohen në qendër.

Nëse do ta bënim këtë, ne s’do ta merrnim vesh kurrë se pas projektit 20 milionë euro për kilometër të unazës, fshihej një tender i trukuar dhe një lojë me letra fallco.

Nëse do ta bënim këtë, ne do kujtonim se vërtet qëllimi i qeverisë ishte të pastronte qytetet dhe jo ti falte miliona atyre që fshihen pas biznesit të inceneratorëve.

Nëse do ta bënim këtë, ne do ta mirkuptonim kryeministrin e të pasurve që thotë se nuk ka më shumë para për studentët, pasi nuk do ta merrnim vesh kurrë se me një të rënë të lapsit ai përgjysmoi tatimin mbi dividentin oligarkëve.

Kështu vërtet që, ç‘do mbrëmje, do binim në gjumë me ëndrrën e jetesës në një vend më të mirë, që ngjan shumë me atë që na e tregon nga TV, në monologjet e tij alla Fidel, Edi Rama.

Kështu, me tru të shplarë, vërtet do ti shijonim më shumë emisionet humoristike siç bënim me skeçet e Ben Shakës në kohën e Enverit të parë.

Kështu vërtet do të drithëroheshim për golat e Ronaldos apo Mesit si me të vetmin emocion që na kishte mbetur në jetë.

Por, fatkeqësisht për ne, kjo ekzistencë idilike është e pamundur. Sistemi që na kanë imponuar të jetojmë nuk e pranon këtë tablo njëngjyrëshe të realitetit.

Megjithëatë, pamundësia fatkeqe e qindra mijra shqiptarëve, për ta imagjinuar veten në Eldoradon që u pikturon Edi Rama, nuk është asgjë përballë mjerimit të një kryeministri që ëndërron si të vetmen rrugëdalje ti mbyllë veshët dhe sytë qytetarëve të vet. Kjo është shenja e qartë se pas 5 vitesh pushtet demagogjia e tij ka përfunduar. Propaganda e tij ka vdekur.

Vetëm një vit e gjysëm, pasi kërkoi të tërë tepsinë për të ndarë paratë me dhjetë oligarkë, ai e ka kuptuar që gënjeshtra se fajin e kishte grykësia e aleatëve të vegjël nuk ka funksionuar. Ashtu sikurse e di se alibitë që fajsojnë drejtorët e provincave, zyrtarët e legalizimit, apo dekanët e fakulteteve nuk e mbulojnë dot oreksin për grabitje masive.

Tani e vetmja ëndër i ka mbetur të vazhdojë orgjinë e tij pa e treguar ndokush me gisht se mbreti është lakuriq.

Prandaj shpreson që shqiptarët mos dëgjojnë dhe shikojnë më asgjë përpos atij. Pikërisht për këtë i ftoi qytetarët të mos lexojnë mediat dhe mos shohin lajmet. Pikërisht për këtë i këshilloi ata ta hapin televizionin vetëm për të parë futboll dhe barcaleta.

Sepse në thelb Edi Rama ëndërron një “parajsë” ku ai dhe një grusht klientësh të vazhdojnë të grabisin, ndërsa dynjaja gajaset në “Xing me Ermalin”.