Ballina Blog Faqe 899

FOTOT: Mrekullitë e Divjakës, turistët norvegjezë stacionohen në “shtëpinë e natyrës”

Parkun Kombëtar të Divjakës e vizituan këtë fundjavë 50 turistë norvegjezë, që së bashku me informacionin e marrë rreth këtij parku, bënë të mundur ta vizitonin nga afër dhe të linin përshtypjet e tyre mbresëlënëse.

Në Shtëpinë e Pritjes, në hyrje të parkut, norvegjezët u pritën nga Drejtori Ardian Koçi dhe stafi teknik.

Pasi u njohën me historikun e parkut, florën dhe faunën e tij të rrallë, me të dhëna të tjera turistike, ata u shoqëruan nga guidatorët e parkut në vendet më të kërkuara të tij, siç janë Ishulli i Pelikanit, godullat e shpendëve ujorë dhe vija bregdetare e pishave.

Së bashku me turistët norvegjezë, ishin vizitorë edhe 110 studentë të degës Histori-Gjeografi të Universitetit të Elbasanit dhe 60 studentë nga Universiteti i Shkodrës.

Tashmë Parku i Divjakës është kthyer në një atraksion turistik të vizitueshëm në çdo ditë të vitit.(atsh)

Mickovski: Qeveria tenton të krijojë depresion kolektiv

Qeveria aktuale e Zoran Zaevit po tenton që të krijojë depresion kolektiv në shoqëri.
Kështu ka akuzuar nga Gostivari punën e kësaj shumice qeveritare kryetari i VMRO-DPMNE-së, Kristijan Mickovski.

Sipas Mickovskit, kjo situatë e krijuar duhet patjetër të ndërpritet, sepse e njëjta po cenon dinjitetin e çdo qytetari të vendit.

Kreu i VMRO-së thotë se Qeveria aktuale gjatë tërë kohës mundohet që të pamundurën ta bëjë të mundur, jo realitetin ta imponojë si realitet, ndërsa gënjeshtrat si të vërteta.

Sipas Mickovskit, kjo bëhet me qëllim të demotivimit dhe deprimimit të qytetarëve.
“VMRO është e bindur se së shpejti do ta demontojë dhe demaskojë atë, dhe kërkon që të gjithë qytetarët e vendit bashkërisht t’u thonë ndal këtyre përpjekjeve të Zoran Zaevit dhe ekipit të tij”,- thotë kryetari i VMRO-së, Kristijan Mickovski.

“Shqiptarët janë kafshë, ne i bëmë njerëz” Denoncohet gazeta e famshme greke

Komiteti i Helsinkit në Greqi ka denoncuar gazetën “Proto Thema” për qëndrime raciste ndaj shqiptarëve. Reagimi erdhi pas botimit të një shkrimi nga ana e gazetarit Themis Anastesiadhis.

Ai i ka quajtur shqiptarët, “kafshë që erdhën në Greqi në gjendje kafshërore dhe ne i bëmë njerëz”. Për më tepër, në shkrimin e tij gazetari Anastesiadhis thotë se grekët e kanë vetë fajin që i bënë shqiptarët njerëz.

Menjëherë pas këtij shkrimi, Komiteti i Helsinkit në Greqi vendosi të kryejë denoncimin pranë departamentit kundër dhunës raciste në shkelje të ligjit./Vizion Plus

Ja rrogat e këshilltarëve të Zaevit, shqiptarët tek minimalet, habit rroga e Boshkovskit?!

Këshilltarët e kryeministrit Zoran Zaev ditëve të fundit shkaktuan debat tek analistët dhe opinioni në Maqedoni. Zaev u cilësua si kryeministri me më shumë këshilltarë, ndërsa të njëjtit paguhen me shuma të mëdha nga taksapaguesit e shtetit.

Qeveria e Maqedonisë ka treguar pagat e këshilltarëve, ku mund të shihet për një vit harxhohen rreth gjysmë milionë euro vetëm për këshilltarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev ka të angazhuar edhe këshilltarë shqiptarë, të cilët mesatarisht marrin rreth 40 mijë euro.

Më poshtë i keni pagat e disa prej këshilltarëve të Zoran Zaevit:

– Mila Stamenova, këshilltare për komunikim me ministritë (neto 44.689, bruto 66.888 denarë)
– Zoran Bojarovski, këshilltar për reforma në media (neto 44.689, bruto 66.888 denarë)

– Ilija Zhupanoski, këshilltar për komunikim digjital (neto 44.689, bruto 66.888 denarë)
– Vesna Kovaçeska Trpçeska, këshilltare për aktivitete informative ( neto 42.941, bruto 64.212 denarë.

Këshilltarë të veçantë:
– Tanja Çaçarova Ilievska, këshilltare për drejtësi (neto 50.000, bruto 74.957 denarë)
– Dane Taleski, këshilltar për punë të jashtme (neto 50.000, bruto 74.957 denarë)

– Cvetana Laskova, këshilltare për kulturë (neto 50.000, bruto 74.957 denarë)
– Fidan Kolev, këshilltar për transport dhe lidhje (neto 50.000, bruto 74.957 denarë)

– Ljube Boshkoski, këshilltar për investime të huaja (neto 50.000, bruto 74.975 denarë)
– Fatmir Bytyqi, këshilltar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit (neto 50.000, bruto 74.975 denarë)

Këshilltarë të jashtëm (këto persona janë të angazhuar me marrëveshje dhe për ta nuk paguhen kontribute shëndetësore dhe pensionale):
– Mersel Bilalli, këshilltar për përgatitjen e analizave dhe raporteve (i angazhuar prej 20/07/2017 deri 19/08/2018 për 40 mijë denarë)

– Ismet Ramadani, këshilltar për përgatitjen e analizave dhe raporteve (i angazhuar prej 20/07/2017 deri 19/08/2018 për 40 mijë denarë)

– Vançu Uzunov, këshilltar i jashtëm për çështje ekonomike për 53 mijë denarë
– Fatmir Besimi, këshilltar për çështje ekonomike (i angazhuar prej 20/07/2017 deri 26/07/2018 për 50 mijë denarë).

Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se këshilltarët e Zoran Zaev paguhen 50 për qind më pak se ata të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Sela dhe Kasami do të formojnë grup të përbashkët parlamentar?!

Bilall Kasami dhe Zijadin Sela janë duke u marrë vesh për grup të ri parlamentar opozitar në Parlament, kanë njoftuar për Tv 24 burime partiake. Të njëjtat burime, kanë thënë se anëtari i pestë , i domosdoshëm për formimin e grupit parlamentar, mund të jetë deputeti i njërës prej bashkësive më të vogla etnike në Parlament, me të cilin poashtu janë duke u zhvilluar negociata, transmeton Gazeta Lajm.

“Kjo do të thotë se Afrim Gashi dhe dy deputetët e tij nga krahu i Shkupit te Besa, do të mbeten pa grup parlamentar nga dita e premte kur do të bëhen pjesë e qeverisë. Se grupi parlamentar duhet të deklarohet se si do të funksionojë paralajmëroi edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi. Deputeti i Besës së Bilall Kasamit, nga ana tjetër thotë se ata janë opozitë”, raporton TV 24.

Ish-ministri Hajredini porosi Haradinajt: Ali Ahmeti nuk ka bazë të trajtohet si “lider i shqiptarëve”!

Ish-ministri i financave, Xhevdet Hajredini e ka cilësuar si të pakuptimtë dhe qesharake kumtesën e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për vizitën e kreut të BDI-së në Prishtinë, Ali Ahmeti, ku ai e ka trajtuar si “lider i shqiptarëve”.

“Kumtesa e kryeministrit Ramush Haradinaj nga takimi me Ali Ametin duket e pakuptimtë, të mos them edhe qesharake. Nuk ka bazë të trajtohet ‘lider i shqiptarëve’ dhe ‘përfaqësues i vendit’ kryetari i një partie, për të cilën kanë votuar vetëm një e treta e votuesve shqiptarë ose vetëm pak më tepër nga ata që kanë votuar për partinë e Zaevit.

Z. Kryeminister, Ju ‘shumë tema të rëndësishme për të dyja vendet’ mundeni ti bisedoni, dakordoni dhe gjeni zgjidhje vetëm në takim me përfaqësuesin legjitim të vendit, kryeministrin Zoran Zaev. Përndryshe, kjo kumtesë, njësoj si ajo e Ilir Metës para disa ditëve, nuk është asgjë tjetër, veçse një propagandë e vrazhdë partiake dhe promovim personal në kohën kur më shumë i nevojitet kjo kryetarit të BDI-së, për shkaqe personale”, ka shkruar ish-ministri Xhevdet Hajredini në profilin e tij në facebook.

Kryeministri Haradinaj në profilin e tij në facebook lidhur me pritjen e Ahmetit ka shkruar:

“Pata kënaqësinë të pres në takim liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmetin, me të cilin bashkëbiseduam për shumë tema të rëndësishme për të dyja vendet. U dakorduam që të angazhohemi bashkërisht që t’u gjejmë zgjidhje shumë çështjeve të rëndësishme, të cilat presin prej kohësh”.

Skandali me rastin e Kumanovës, nuk gjejnëas përkthyes…

Aktgjykimi kundër 35 shqiptarëve të akuzuar për ngjarët e Kumanovës të vitit 2015, në Gjykatën Penale të Shkupit (GJPSH) ende nuk është përkthyer. Pavarësisht faktit se kanë kaluar mbi 7 muaj që kur janë shqiptuar dënimet kapitale dhe ato me burg të përjetshëm, shqiptarët e dënuar për “Lagjen e “Trimave”, kryesisht shtetas të Kosovës akoma nuk e kanë pranuar vendimin e gjykatës.

Për zvarritjen e dorëzimit të këtij vendimi të rëndësishëm për ecurinë e mëtutjeshme të procesit gjyqësor për “Grupin e Kumanovës”, burime të gazetës Koha, flasin se janë të vetëdijshëm edhe drejtuesit e Gjykatës. Në këtë drejtim siç mëson gazeta koha, disa prej të akuzuarve pasi e kanë kuptuar se përkthimi mund të zgjatet ende, kanë kërkuar që aktgjykimi t’ju dorëzohet në gjuhën maqedonase.

“Më të vërtet bëhet fjalë për një material voluminoz dhe përkthyesit tanë janë duke punuar në përkthimin e vendimit nga maqedonishtja në shqip. Ne ballafaqohemi me mungesë të përkthyesve shqiptarë dhe për këtë arsye kemi kërkuar përkthyes nga Gjykata e Apelit. Ndërkohë, dy prej të dënuarve kanë parashtruar kërkesë që aktgjykimi t’ju dorëzohet në gjuhën maqedonase dhe në këtë e kemi bërë”, thonë nga GJPSH-ja, pa precizuar se kur pritet që ky vendim në shqip t’ju dorëzohet të dënuarve për “Lagjen e Trimave”.

Përkundër asaj se aktgjykimin për “Lagjen e Trimave” GJPSH u ka dorëzuar avokatëve, lënda nuk mundet të ankimohet para Gjykatës së Apelit derisa e njëjta nuk ju dorëzohet edhe të dënuarve.

Mungesën e kuadrit të përshtatshëm në GJPSH më së mirë e shpjegon fakti se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i etnisë jo maqedonase, në këtë rast të shqiptarëve, nuk është i respektuar konform 25 përqindëshit të kërkuar me ligj. Krahas përkthyesve, në këtë Gjykatë përfaqësimi i duhur i shqiptarëve mungon pothuajse në të gjitha sektorët dhe nivelet. Burime brenda GJPSH-së thonë se nga numri i përgjithshëm i administratës gjyqësore, në këtë dikaster nuk punojnë më tepër 13 shqiptarë. Nga daktiliografët e deri te nëpunësit gjyqësor nëpër sportele, shqiptarë rrallë pak mund të vërehen në GJPSH, ndërsa numri i administratës gjyqësor i kalon 100 nëpunës gjyqësor të angazhuar në kohë të pacaktuar dhe të caktuar.

Një shkallë e ulët e përfaqësimit kur jemi të GJPSH-ja, po ashtu është konstatuar dhe te numri i gjykatësve që janë të angazhuar në procedimin dhe shqyrtimin e lëndëve nga rastet për kundërvajtje e deri te ato për krim të organizuar. Megjithatë, qëndrimi i kësaj gjykatës është se caktimi dhe zgjedhja e gjykatësve është kompetencë e Këshillit Gjyqësor.

Sistematizimi i duhur i shqiptarëve nëpër organet shtetërore dhe ato gjyqësore, shkruan KOHA, edhe pse duhej të përmbushej vite me parë, fatkeqësisht kjo zbrazëtirë e vazhdon të mbizotëroj edhe sot.

Ndryshe, siç njoftojnë nga Gjykata Penale e Shkupit, kuorumi i plotë i gjykatësve që duhet t’i procedojnë lëndët dhe shqyrtojnë rastet nuk është i përmbushur sipas normave ligjore. Trendi i zvogëlimit të numrit të gjykatësve ndër vite, fenomen ky i cili u përmend në Raportin e fundit të Këshillit Gjyqësor, më së miri shpjegohet se në GJPSH mungojnë rreth 20 gjykatës, gjegjësisht nga 70 gjykatës sa duhet të punojnë, në gjykatën më të madhe të Maqedonisë e cila e heton krimin e organizuar dhe së fundmi lëndët e Prokurorisë Speciale Publike, punojnë vetëm 51 gjykatës. /koha.mk/

Vazhdon diskriminimi: Punësohen 36 maqedonas, vetëm 3 shqiptarë!

Para ca kohe është mbyllur konkursi për punësimin e mbi 39 personave në Shoqatën Aksionare për Ndërtim dhe Menaxhim të Hapësirës Afariste. Edhe pse bëhet fjalë për shoqatë aksionare shtetërore, gjatë këtij konkursi nuk është përfillur fare parimi për përfaqësim adekuat. Përkundrazi, ky parim në rastin në fjalë është shkelur me të dy këmbët. Nga 39 të punësuarit e pranuar, vetëm 3 janë shqiptarë edhe atë dy me vendime pune, kurse një me kontratë në vepër, mëson Gazeta Lajm. Që të jetë skandali më i madh, drejtori i Shoqatës, Kristijan Trajkovski, arsyetohet se ligji nuk e obligon të respektojë përfaqësimin adekuat, si një nga parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit.

“Edhe pse jemi në pronësi shtetërore, në këtë rast bëhet fjalë për Shoqatë Aksionare. Sipas Ligjit për funksionimin e shoqatave funksionare, neve nuk na obligon parimi për përfaqësim adekuat”, deklaroi Trajkovski për Gazetën Lajm.

Ai kërkoi që pyetjet lidhur me detajet tjera që kanë të bëjnë me konkursin, numrin e kandidatëve që kanë konkurruar dhe numrin e atyre që janë pranuar t’i nisim edhe në e mailin zyrtar të ndërmarrjes. Mirëpo sot deri në mbylljen e orarit të punës, nuk pati asnjë përgjigje shtesë.

Me këtë konkurs është thelluar diskriminimi i shqiptarëve në këtë Shoqatë Aksionare, ku edhe ashtu ka qenë mjaft i theksuar. Me këtë është rritur edhe nervoza te shqiptarët në ndërmarrje, deri në pikën e vlimit. Ata akuzojnë si fajtor drejtorin Kristijan Trajkovski. Ai nga radhët e PRSD-së, prandaj shqiptarët e kësaj Agjencie thonë se ka version ndaj shqiptarëve, që daton prej kohës kur PRSD ka qenë në koalicion me VMRO-DPMNE-në.
Në rast se nuk ndodh ndonjë përmirësim më i shpejtë i përfaqësimit të shqiptarëve në këtë Shoqatë Aksionare, atëherë do të gjejnë forma tjera për të shprehur revoltën.

Kohë më parë, mediumet raportuan edhe për diskriminimin që u është bë shqiptarëve me dekada nga kjo ndërmarrje, si gjatë ndarjes së banesave, poashu edhe përmes përmbaruesve

Baily: Deputetët në Maqedoni të jenë shembull (Video)

Ambasadori amerikan, Jess Baily theksoi se SHBA-të besojnë se këmbimi i ideve dhe bashkëpunimi mes deputetëve krijon lidhje të reja të cilat mund të ndihmojnë në përforcimin e institucioneve.
Ai më tej shtoi se llogaridhënia dhe transparenca janë të rëndësishme dhe se Parlamentet luan rol të rëndësishëm në vendosjen e rregullave të cilat detyrojnë institucionet dhe zyrtarët të jenë transparent dhe llogaridhënës.

“Parlamentet dhe deputetët do të duhet të jenë shembull i lidershipit duke promovuar dialog për politika transparente, që do të inspirojë qytetarët të këmbëngulin për një qeveri e cila do të jetë e hapur, inkluzive dhe llogaridhënëse. Fatkeqësisht, kur punët nuk shkojnë mirë, qytetarët kanë vetëm një përgjigje, ‘kështu është te ne’, dhe pikërisht kjo është ajo që duhet eliminuar, që tek qytetari të krijohet sensi i mundësive”, tha Jess Baily, ambasador amerikan.

REPUBLIKA E MAQEDONISË VERIORE!

“Republika e Maqedonisë Veriore” është një nga propozimet e fundit për emrin në kuadër të marrëveshjes së arritur nga takimi i fundit në Bruksel midis ministrave të jashtëm Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, bën të ditur televizioni Telma, duke u thirrur në burime diplomatike.

Korniza e marrëveshjes është dakorduar midis dy ministrave të jashtëm dhe se parashihet një plan prej 11 pikave që do të përmbyll kontestin disavjeçar midis Athinës dhe Shkupit.

Kjo kornizë pritet të verifikohet nga dy kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, të cilët pritet të zhvillojnë sot një bisedë telefonike, ndërsa ditëve në vijim edhe një takim të përbashkët në Prespë, për zyrtarizimin e marrëveshjes.

Plani 11 pikësh është publikuar edhe nga mediat greke, që do të realizohet në disa faza. Pasi të marrë dritë jeshile në Kuvendin e Maqedonisë, atëherë Greqia do të informojë Brukselin se miraton hyrjen e Maqedonisë në NATO, me kushtin që të bëhen ndryshime kushtetuese.

Ftesa për NATO do të zyrtarizohet më 11 dhe 12 korrik në Samitin e Aleancës në Bruksel. Më pas do të merret edhe data për fillimin e bisedimeve me BE në Samitin e 28 dhe 29 qershorit.

Në shtator është planifikuar mbajtja e referendumit për emrin dhe miratimi në Kuvend i ndryshimeve kushtetuese. Pas finalizimit të të gjitha procedurave nga pala e Shkupit, Kuvendi i Greqisë do të ratifikojë marrëveshjen me Shkupin, por me emrin e ri kushtetues që do të ketë vendi. (INA)

Njerëzimi përfaqëson vetëm 0.01% të të gjitha gjallesave në Tokë

Vlerësimi fillestar i të gjithë jetës në Tokë zbulon çuditërisht se sa të vegjël janë njerëzit në të, por dhe ndikimin tonë joproporcional.

Njerëzimi zbulohet si njëkohësisht i parëndësishëm dhe krejtësisht dominues në skemën e madhe të jetës në Tokë nga një vlerësim i ri novator i të gjithë jetës në planetin.

Sipas studimit, 7,6 miliardë njerëz në botë përfaqësojnë vetëm 0.01% të të gjitha gjallesave. Megjithatë, që nga agimi i qytetërimit, njerëzimi ka shkaktuar humbjen e 83% të të gjithë gjitarëve të egër dhe gjysmës së bimëve, ndërkohë që blegtoria e mbajtur nga njerëzit është e pasur.

Bakteret janë me të vërtetë një formë jetësore e madhe – 13% e gjithçkaje – por bimët errësojnë gjithçka, që përfaqësojnë 82% të të gjitha materieve të gjalla. Të gjitha krijesat e tjera, nga insektet në kërpudhat, peshqit dhe kafshët përbëjnë vetëm 5% të biomasës së botës.

Një tjetër surprizë është se jeta e ekzagjeruar e zbuluar në oqeane nga seritë televizive të kohëve të fundit të BBC Blue Planet II rezulton të përfaqësojë vetëm 1% të të gjithë biomasës. Pjesa më e madhe e jetës është toka dhe një copë e madhe – një e tetë – është bakteret e varrosur thellë nën sipërfaqe.

“Isha i tronditur kur kuptoja se nuk kishte tashmë një vlerësim gjithëpërfshirës të të gjitha komponentëve të ndryshëm të biomasës”, tha Prof Ron Milo, në Institutin Weizmann të Shkencave në Izrael, i cili udhëhoqi punën, botuar në Proceedings of the Akademia Kombëtare e Shkencave .

“Unë shpresoj se kjo i jep njerëzve një perspektivë mbi rolin shumë dominues që njerëzimi tani luan në Tokë”, tha ai, duke shtuar se tani ai zgjedh të hanë më pak mish për shkak të ndikimit të madh mjedisor të bagëtisë .

Transformimi i planetit nga aktiviteti njerëzor i ka çuar shkencëtarët në prag të shpalljes së një epoke të re gjeologjike – Anthropocene .

Shkatërrimi i habitatit të egër për bujqësi, prerje dhe zhvillim ka rezultuar në fillimin e asaj që shumë shkencëtarë e konsiderojnë zhdukjen e gjashtë masive të jetës në historinë e Tokës katër miliardë vjeçare. Rreth 50% e kafshëve të Tokës mendohet se kanë humbur në 50 vitet e fundit.

Por krahasimi i vlerësimeve të reja me ato për kohën para se njerëzit të bëheshin fermerë dhe revolucioni industrial filloi të zbulojë shtrirjen e plotë të rënies së madhe. Vetëm një e gjashta e gjitarëve të egër, nga minjtë në elefantë, mbeten, madje edhe shkencëtarë të habitshëm. Në oqeane, tre shekuj të gjuetisë ka lënë vetëm një të pestën e gjitarëve detarë në oqeane.

Që nga koha e ngritjes së njerëzimit 83% e kafshëve të egra janë zhdukur

“Është padyshim mbresëlënëse, vendi ynë disproporcional në Tokë”, tha Milo. “Kur bëj një enigmë me vajzat e mia, zakonisht ka një elefant pranë një gjirafë pranë një rhino. Por nëse unë po përpiqesha t’u jepja atyre një ndjenjë më realiste të botës, do të ishte një lopë tjetër pranë një lopë pranë një lopë dhe pastaj një pulë “.

Përkundër epërsisë së njerëzimit, në terma të peshës Homo sapiens është i dobët. Vetëm viruset kanë një peshë të kombinuar tre herë më të madhe se ajo e njerëzve, ashtu si dhe krimbat. Peshqit janë 12 herë më të mëdha se njerëzit dhe kërpudhat 200 herë më të mëdha.

Por ndikimi ynë në botën natyrore mbetet i madh, tha Milo, veçanërisht në atë që zgjedhim për të ngrënë: “Zgjedhjet tona ushqimore kanë një ndikim të madh në habitatet e kafshëve, bimëve dhe organizmave të tjerë”.

“Unë do të shpresoj se njerëzit do të marrin këtë [punë] si pjesë e pikëpamjes së tyre botërore se si ata konsumojnë,” tha ai. “Unë nuk jam bërë vegjetarian, por unë marr ndikimin e mjedisit në vendimmarrjen time, kështu që më ndihmon të mendoj, a dëshiroj të zgjedh mish ose shpezë?”

Hulumtuesit kalkuluan vlerësimet e biomasës duke përdorur të dhëna nga qindra studime, të cilat shpesh përdorën teknika moderne, siç është zbulimi i largësisë satelitore që mund të skanojë zona të mëdha dhe sekuenca gjenetike që mund të zbulojnë organizmat e panumërt në botën mikroskopike.

Paul Falkowski, në Universitetin Rutgers në SHBA dhe jo pjesë e ekipit hulumtues, tha: “Studimi është, sipas njohurisë sime, analizën e parë gjithëpërfshirëse të shpërndarjes së biomasës të të gjitha organizmave – përfshirë viruset – në Tokë”.

“Ka dy hapa të mëdhenj nga kjo letër,” tha ai. “Së pari, njerëzit janë jashtëzakonisht efikas në shfrytëzimin e burimeve natyrore. Njerëzit kanë shkatërruar dhe në disa raste kanë zhdukur gjitarët e egër për ushqim ose kënaqësi në pothuajse të gjitha kontinentet. Së dyti, biomasa e bimëve tokësore mbizotëron në një shkallë globale – dhe shumica e kësaj biomase është në formë druri “.

VIDEO/ Selmani: BDI ka humbur komoditetin në Qeveri, tanimë do ketë një garë të brendshme

Ish-zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Imer Selmani në një intervistë për emisionin “DIFFERENT” në ZhurnalTV ka folur për aktualitetin politik në vend, por jo vetëm edhe për çështjen e emrit dhe proceset euro-integruese të Maqedonisë.

Duke folur mbi zgjerimin e koalicionit Qeveritar edhe me dy parti politike shqiptare, Selmani thekson se zgjerimi është bërë për shkak të mungesës së numrave në parlament të shumicës parlamentare dhe se ëhstë një lëvizje kuantitative e cila nuk do të sjell ndryshime në programin Qeveritar.

“Zgjerimi i koalicionit qeveritar edhe me dy paritët shqiptare PDSH dhe Lëvizjen BESA, mund ta ndihmon Qeverinë Zaev vetëm me numra të deputetëve në Parlament.

E din edhe vet se fillimi kësaj Qeverie ishte në kufirin e të mundëshmes, 61, 62, 63, por tani me shtimin nga një deputet të komunitetit turk, romë, pastaj PDSH-ja me dy deputet, Lëvizja BESA krahu i Shkupit me tre deputet bëhet një numër përafërsisht 70 deputet, që do të thotë vetëm se një përmirësim kuantitativ. A do të ketë përmirësim kualitativ?

Besoj se jo, për arsye se Qeveria tashmë e ka konturën e vet e ka vizatuar vetëveten dhe nuk besoj se këto numra të ri të ndryshojnë programin dhe as që kemi dëgjuar se ka ndonjë ndryshim të programit të Qeverisë.

Sidoqoftë, këto numra ndoshta do të krijojnë një besim të madh te pushteti dhe shpresoj se nuk do të vetpëleqjnë veteveten dhe të harrojnë se edhe kjo qeveri mund të jetë e ndryshueshme dhe të ndryshohet sikur ajo qeveria e mëparshme”, thotë në intervistë për emisionin “Different”, Imer Selmani, ish-zv/kryeministër.

Sipas tij, me zgjerimin e koalicionit qeveritar partia më e madhe politike shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të humb komoditetin e saj dhe se tanimë në qeveri do të ketë edhe një garë të bredshme, për të cilën ai uron që mos të jetë garë për të “luftuar” njëri tjetërin.

“BDI me zgjerimin e koalicionit Qeveritar e humbë komoditetin, nëse humbja e komoditetot është dëm për to atëherë është dëm dhe humbje e komoditetit.

Në qoftë se kanë qenë vetë si parti politike shqiptare, pas largimit të Aleancës për Shqiptarë të zotit Ziadin Sela, tani ke edhe dy partnerë të ri të cilët nuk kanë edhe numër të vogël të deputetëve, bashkë kanë 5 deputet, ndërsa vetë BDI-ja ka 10 deputet e këto kanë 5 deputet, ashtu që do të ketë edhe një garë të bredshme. Uroj që kjo garë mos të jetë që njëri të pengoj tjetërin por një garë e cila do të lufton për një cilësi më të mirë”, thekson Selmani në intervistë.

Ermira Mehmeti doktoroi në UT me 100 pikë maksimale

Ish deputetja dhe nënkryetarja e BDI-së, Ermira Mehmeti, ka një shkak se pse ka qenë kaq e tërhequr nga skena kohën e fundit. Para ca kohe Mehmeti me sukses të lartë ka mbrojtur temën e doktoraturës edhe atë në Universitetin e Tiranës, me mentor Xhezair Zaganjorin, shkruan Gazeta Lajm.

Mehmeti ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës ne Fakultetin Juridik te Universitetit te Tiranës, ne lëmine e te drejtës ndërkombëtare publike, me mentor Prof. Xhezair Zaganjori.

Teza e doktoraturës është nga sfera e njohjes ndërkombëtare te shteteve, me titull: ‘Njohja ndërkombëtare e shteteve – aspekte juridike ndërkombëtare: rasti i Kosovës dhe i Maqedonisë’. Juria e ka vlerësuar me 100 pikë maksimale.

Granit Xhaka dhe Embolo e ‘djegin” atmosferën me valle shqiptare (VIDEO)

Futbollistët shqiptarë në botë bëjnë promovimin e trojeve shqiptare kudo që shkojnë.Granit Xhaka është një prej futbollistëve, që vazhdon t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët.

Ai është njëri prej fytyrave publike, që çdo herë ruan traditat dhe me kënaqësi tregon diçka prej tyre edhe tek miqtë e tij. Në llogarinë e tij në Instagram, Xhaka ka publikuar një video, ku shihet bashkë me futbollistin e njohur Embolo.Ky i fundit kërcen bashkë me Xhakën nën ritmet e valles kosovare. Mbishkrimi që i bëri videos ishe “Jashaaaa”.

Akuzohen dy komuna/Jepet alarmi për katastrofën ekologjike në Radiofcë të Tetovës (VIDEO)

Një video e realizuar sot nga Kabil Ziberi në afërsi të fshatit Radiofcë të Tetovës jep alarmin për katastrofën ekologjike me të cilën përballet ky fshat, por edhe fshatrat përreth, transmeton Tetova News.

“Ja çka bëjnë komunat tona shqiptare. Ky tym i gjithi shikon në fshatin Radiofcë. Këtu i sjellin mbeturinat Komuna e Tetovës dhe ajo e Bogovinës…”, thotë ai.
Shikojeni videon ku realizuesi i saj sjell pamje shokuesi, gjithashtu edhe jep sqarime plotësuese./TetovaNews

DËGJOHEN BOMBAT PËR TRAJEKTOREN, JANAKIESKI TREGON SE SI KA BËRË “TRUQE”

“Bomba” të cilat janë pjesë e dëshmive sot janë ndëgjuar në Gjykatën Penale në Shkup gjatë seancës gjyqësore për lëndën “Trajektorja”.

Për keqpërdorim të detyrës zyrtare rreth ndërtimit të autostradës Milladinovcë-Shtip dhe Kërçovë-Ohër të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, Vlladimir Peshevski, Mile Janakieski dhe ish shefi i Agjencionit për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski.

Në disa prej tyre ndëgjohet se si ish ministri Janakieski, intenzivisht komunikon me ambasadorin e atëhershëm të Kinës, Oliver Shambevski./tv21/

Bejli: Qytetarët të kërkojnë llogari nga institucionet

Kuvendi luan rol kyç në vendosjen e strukturave dhe normave të cilat i detyrojnë institucionet dhe funksionarët të jenë të hapur, inkluziv dhe llogaridhënës. Kështu deklaroi ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, në konferencën e organizuar nga HDP në bashkëpunim me NDI, USAID dhe IRI.

Kjo sipas Bejlit u ndihmon qytetarëve që më mirë ta kuptojnë natyrën e pushtetit. Sipas tij, për Maqedoninë dhe Kuvendin e saj, ekzistojnë shumë struktura dhe të drejta për transparencë.

XHES BEJLI, AMBASADOR I SHBA-SË
“Por, kjo shpeshherë ka të bëjë me vendimet individuale të liderëve dhe varet nga sjellja e tyre.

Ligjvënësit duhet të jenë model për udhëheqësinë e tillë, për promovimin e diskutimit të hapur dhe nga ajo që i inspiron qytetarët të insistojnë në Qeveri që është më e hapur, më inkluzuve dhe më llogaridhënëse.

Shpesh herë kur diçka nuk funksionon, a është në lidhje me të qenurit të hapur, inkluzivitetin, mungesën e llogaridhënies ose sundimin e së drejtës, qytetarët ngrenë supet dhe thonë, ‘kjo kështu është’.

Dhe ajo është ashtu sepse dëshironi ta shmangni. Njerëzit të cilët i ngrenë supet duhet të fokusohen në angazhimin e qytetarëve”.

Sipas kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, në këto 27 vite të demokracisë parlamentare, janë bërë hapa kualitativ me të cilat Kuvendi i Maqedonisë, por edhe shteti jonë, u bënë pjesë e botës bashkëkohore demokratike.

Xhaferi nënvizoi se Kuvendi dhe vendi kohë pas kohe janë ballafaquar edhe me kriza dhe situata të vështira, por të cilat janë tejkaluar lehtë edhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë.

Ai tha se gjithë këtë periudhë e mësuan se parlamenti funksional dhe demokracia efikase parlamentare nuk mund të ndërtohet pa bashkëpunim cilësor me sektorin joqeveritar.

TALAT XHAFERRI, KRYETAR I KUVENDIT
“Respektivisht, sektori joqeveritar mund të mobilizojë numër shumë më të madh të qytetarëve të cilët dëshirojnë të marrin pjesë aktive në krijimin e politikave dhe programeve të përgjegjshme shoqërore të ndryshme.

Veçanërisht kisha dashur ta nënvizoj rolin e sektorit joqeveritar në mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave dhe lirive njerëzore, të cilat janë kategori dinamike por, në të njëjtën kohë edhe kategori shumë e cenueshme.

Prandaj, një nga përcaktimet tona strategjike është edhe përcaktimi që më tutje ta zhvillojmë bashkëpunimin me sektorin joqeveritar”.

Në konferencën dyditore, fjalime do të mbajnë edhe përfaqësues dhe këshilltar nga Kongresi amerikan, nga USAID, nga organizata Partneritet i hapur qeveritar, deputet nga parlamentet e Maqedonisë, Gjeorgjisë, përfaqësues të parlamenteve të vendeve të tjera, si dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar./SHENJA/

Shkollat në Çair dhe Shuto Orizarë të stërngarkuara me nxënës (VIDEO)

Stërngarkimi i shkollave fillore me nxënës duket se do të jetë problem edhe për vitin e ardhshëm shkollor 2018-19, kryesisht në komunat Shuto Orizarë dhe Çair. Në këtë të fundit si më problematike paraqiten shkollat fillore “Liria” dhe “Ismail Qemali” të cilat kanë nevojë për zgjerimin e objekteve edhe me shumë klasë të tjera. Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se pushimi veror nga shkolla do të shfrytëzohet për ndërrimin e çatisë së shkollës “Ismail Qemali” si dhe zgjerimin e saj me objekt shtesë, mirëpo të gjitha këto nëse paraprakisht miratohen nga dikasteri i Arsimit.

Parashihen tetë klasë te shkolla fillore “Ismail Qemali” dhe katër klasë te shkolla fillore “Liria”. Ne si komunë e kemi bërë me vet iniciativë projektin urbanistik arkitektonik për ndryshime në atë shkollë edhe ditët në vijim duhet të presim informatë kthyese nga Ministria e Arsimit për dinamikën dhe punët që duhet atje të fillojnë. Unë jam i bindur që do të gjejmë një mirëkuptim për arsye se me të vërtet këto shkolla janë të mbingarkuara dhe nëqoftëse deri në shtator ne nuk kemi mundësi t’i ndërtojmë hapësirat e reja atëherë me siguri duhet të modifikojmë një mënyrë tjetër të funksionimit atje – tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.

Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në shkollën fillore “26 korriku” të komunës Shuto Orizarë. Për momentin në shkollëmësojnë mbi 2.100 nxënës ndërkohë që kapaciteti i sajë lejon pranimin e 1.200 nxënësve. Udhëheqësia e shkollës tashmë ka parashtruar kërkesë për zgjërimin e objektit.

Është bërë një kërkesë të zgjërohemi edhe me gjashtë paralele dhe besoj se do të bëhet më mirë sepse numri është tejet i madh… Momentalisht jemi 77 paralele në këtë shkollë nga 30 nxënës, numër tejet i madh, bile disa klasë që janë në bodrum atje tash më nuk kemi mundësi t’i dërgojmë nxënësit për shkak se reagojnë prindërit. Numri po na shtohet, veçse deri sot është diku mbi 160 të regjistruar ndërsa klasën e nëntë e mbarojnë 150 edhe ju paramendoni se deri më 31 maj zgjat rregjistrimi për vitin shkollor 2018-19 – u shpreh Agim Ismaili, përgjegjës i Sh.f “26 korriku” Shuto Orizarë

Për shkak të numrit të madh të nxënësve, në vitin 2013 shkolla fillore “26 korriku” ishte mbindërtuar dhe zgjeruar me 9 klasa të reja të cilat sërish janë të pamjaftueshme për numrin momental të nxënësve. Ndërkaq ditë më parë Alsat njoftoi se Ministria e Arsimit tashmë ka kaluar të gjitha afatet për hapjen dhe procedimin e tenderëve për shkollat që duhet të riparohen deri në shtator. Kjo për shkak se ministrja në largim Renata Deskoska nuk ka nënshkruar asnjë të tillë. Edhe pas kërkesës së Alsat por edhe pas publikimit të këtij informacioni, nga dikasteri i Arsimit nuk ka pasur asnjë reagim ose sqarim.

Melihate Rustemi

Video/Kamioni shtyp makinën, shpëton shoferi

Mund të duket e pamundur, por fatmirësisht një shofer i ri ka shpëtuar gjallë pasi një kamion është batuar mbi makinën e tij, duke e shtypur thuajse tërësisht. Ngjarja ka ndodhur në Bangkok, kur drejtuesi i një kamioni të tonazhit të rëndë dhe i ngarkuar me 25 ton material ka qenë në gjendje të dehur dhe ka hyrë me shpejtësi të lartë në një kthesë.

Si pasojë e shpejtësisë makina është anuar duke u batuar në një krah, e duke rënë mbi një Toyota Fortuner.
Duke parë gjendjen e makinës pak kush do e kishte menduar që personat që ndodheshin në mjetin e vogël të kishin shpëtuar gjallë.mPor fatmirësisht, në makinë ndodhej vetëm shoferi, i identifikuar vetëm si Voravut.

Ai ka treguar nga spitali se kishte parë ngarkesën e kamionit të binte mbi makinën e tij, e për këtë arsye ishte shtrirë në pjesën e poshtme të makinës.

 

Përplasja live me ish bashkëshorten, burri: Më tradhtoi 5 herë po e fala. Gruaja: Të gjeta sms-të e të dashurës

Pas 7 vitesh martesë, me tre fëmijë 30-vjeçarja që ndodhet sot në studion te emisionit “Me zemër të hapur” në News24 shkoi drejt divorcit.Ermira Beqo, nëna e tre fëmijëve ka më shumë se dy vite që nuk takon dot të vegjlit e saj, edhe pse në vendimin e gjykatës përcaktohet qartë data dhe ora e takimit mes nënës dhe fëmijëve.
30-vjeçarja lidhi kurorë me Besnik Osmanaj në vitin 2009 dhe sollën në jetë 3 fëmijë. Vajza e madhe aktualisht është 8 vjeçe, djali 7 vjeç dhe djali i vogël vetëm dy vjeç.

Në fillim gjithçka shkonte mirë mes çiftit, por pas lindjes së dytë, Ermira rrëfen se në familjen e tyre nisi dhuna dhe të ardhurat nuk mjaftonin për të bërë një jetesë normale.Në dhjetor të 2016, ku djali i vogël ishte vetëm 3 muajsh, çifti kryen divorcin pas konflikteve të vazhdueshme.Në pamundësi të ekonomisë Ermira në mirëbesim ia la fëmijët babait dhe gjykata vendosi një detyrim mujor për nënën, 50 mijë lek të vjetra për çdo fëmijë dhe datat e takimit.

Kanë kaluar dy vite nga divorci dhe kjo nënë si ka takuar asnjëherë fëmijët e saj. Ajo tregon se djalin dhe vajzën e madhe e ka parë nga larg vetëm në ambientet e shkollës, pasi nuk ka mundësi tjetër, ndërsa djalin 2-vjeçar nuk e ka parë prej dy vitesh.Ka nisur dhe një proces gjyqësor për të marrë djalin e vogël të paktën por mundësitë janë të pakta. Ermira tregon se tani është në gjendje të rrisë fëmijët, por ish-bashkëshorti e ka nxjerrë si të paaftë mendore që ajo mos të marrë asnjë fëmijë.

Më 24 maj 30-vjeçarja ka qenë në studion e emisionit për të treguar problemet me ish-bashkëshortin për tre fëmijët e saj.Ermira Beqo mori guximin ta bëjë publike jetën e saj, për hir të fëmijëve pasi ka dy vite që nuk i takon.
Ndërkohë në emisionin e sotëm ndodhet edhe ish-bashkëshorti i saj Besnik Osmani dhe ish-vjehrri Qamili për t’u përballur. Ndërsa gruaja kërkon të shohë fëmijët siç e ka përcaktuar gjykata, ish-burri e akuzon se nuk është e aftë për t’i mbajtur dhe se e ka tradhtuar disa herë kur kanë qenë të martuar por e ka falur për hir të fëmijëve.

“E kam kapur 5 herë me të dashurin dhe e fala. Herën e fundit erdha në shtëpi nga puna e nuk e gjeta. Ka ardhur në mes të natës me paketë cigare në dorë, fëmijët qanin. E mora në telefon nga komshiu se s’ma hapte telefonin tim, dhe kjo i tha mos i trego burrit”, tregon Besniku i cili vjen nga një tjetër martesë e dështuar për të njëjtat arsye, raporton “BalkanWeb”.Ai tregon ditën kur Ermira iku nga shtëpia dhe thotë se bëri kallëzim në polici dhe më pas e kërcënoi i dashuri i saj në telefon.

“Unë erdha në Shqipëri dhe para portës ishte zonja duke folur me komshiun. Komshiu më ftoi për kafe kjo mori çantën e çoi në shtëpi dhe pastaj iku livadheve. Kalamajtë kanë ndenjur në shtëpi me mua deri pasdite. Ika në Durrës bëra kallëzim, i thashë shefit deri të hënën nëse paraqitet mirë, nëse nuk paraqitet do e denoncoj. I dashuri i Ermirës më merrte në telefon dhe më kërcënonte pse bëre denoncim”, tregoi Besniku.Nga ana tjetër, Ermira i tha ish-vjehrrit se djali i tij ka pasur të dashur dhe i ka lexuar mesazhet. “Shihni djalin tuaj që 5 vjet fliste me dashnoren me mesazhe. E di edhe goca e xhaxhait të tij. I kam parë vetë mesazhet”, tha Ermira.

I pyetur nga moderatorja Evis Ahmeti nëse kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas, Besniku tha se e kishte qëlluar vetëm një herë. “Një herë e kam qëlluar. Doli 4 orë e gjysmë me shoqen pa lejen time”, tha ai, ndërsa Ermira tha se e ka dhunuar disa herë. Ish-vjehrri shprehu ankesa të tjera ndaj nuses. “Unë nuk doja të flisja se këtu më dëgjon gjithë bota. Ermira na ka sjellë shumë probleme por unë nuk doja si baba që të prisheshin sepse meqë ishte ndarë Besniku dhe me gruan e parë”, tregon Qamili.

Vetë Ermira tha se do luftojë për t’i marrë fëmijët e saj. “Të tre fëmijët do i marr. Gur do bëhem, në gjykatë do rri e fëmijët do i marr”, tha ajo. Në fund ish-burri dhe ish-vjehrri premtuan se do e lejojnë të takojë fëmijët. /BW/