Ballina Blog Faqe 940

Fruti që ju mbron nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti!

Ky frut është përdorur për më shumë se 5 mijë vjet në Indi, për rinovimin e trupit dhe për të forcuar sistemin imunitar. Amla është një frut me ngjyrë të verdhë dhe të gjelbër. Ajo mund të rritet deri në 18 metra.

Antioksidantët si vitamina C dhe polifenolet gjenden në shumicën e frutave dhe mund të ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve kronike, por edhe sëmundjeve të rënda si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Amlaki është një burim i shkëlqyer vitamine C. Në 100 gram amla mund të ketë deri në 450 miligramë vitaminë, kështu që lëngu i saj mund të ketë deri në 30 herë më shumë vitaminë C se sa te lëngu i freskët të portokallit.

Amla (Amalaki) është një fryt i jashtëzakonshëm i fuqishëm me veti të shumta të dobishme që shërbejnë për shëndetin tonë:
1. Dhimbje stomaku
Problemet e shumta të barkut mund të zgjidhen me këtë frut, ashtu si dhe dhimbjet e barkut, diarre, të vjella, infeksione dhe probleme të tjera të tretjes.

2. Diabeti
Amlaki përmirëson funksionin e mëlçisë, ndihmon në uljen e enjtjeve, dhimbjeve dhe funksionin e pankreasit. Konsumi i saj i rregullt ul nivelin e sheqerit te njerëzit me diabet të tipit 2, duke rregulluar sekretimin e insulinës.

3. Detoks për mëlçinë
Është vërtetuar shkencërisht se amalaki është i mahnitshëm në pastrimin e mëlçisë nga toksinat, sidomos nga efektet negative të medikamenteve.

4. Lëkura
Ky frut i mahnitshëm është përdorur si një trajtim kundër skuqjes, puçrrave të fytyrës dhe problemeve të tjera të lëkurës, duke përfshirë të gjitha llojet e inflamacioneve./sn/

Rekordi, “dominimi” i dallgës 24 metra të lartë- VIDEO

Ëndrra e çdo sërfisti është të dominojë dallgën më të madhe në botë, e për këtë arsye ata lëvizin në vende të të ndryshe për t’u përballur me dallga që janë disa metra të mëdha.

E Rodrigo Koxa është ai që ka shënuar rekordin botëror në këtë sport, duke ia dalë të “dominojë” dallgën 24 metra më 8 Nëntor në Nazaré të Portugalisë.

Rekordi i tij u konfirmua këtë shtunën në Kaliforni, duke thyer kështu rekordin e shënuar në vitin 2011 nga Garrett McNamara, i cili dominoi mbi sërf një dallgë 23,77 metra të lartë./Tch/

http://www.dailymotion.com/video/x6inmru#tab_embed

Tartufi, bima që kushton mbi 1000 euro kilogrami

Tartuf është bima që mund t’ju sjellë të ardhura të mëdha. Duket sikur ata i ngjajnë patateve dhe shijojnë si një përzierje djathi dhe qepë të vjetër.

Nën tokë ata jetojnë në simbiozë me rrënjën e një barishte apo peme, dhe gjithashtu varet nga aroma e tyre. Ka rreth 70 lloje të tartufit.

Tartufi i zi është i regjistruar në Maqedoni, që është në Mariovë, Stogovë dhe Kumanovë. Qentë të trajnuar përdoren për të gjetur këtë kërpudhë të rrallë, dhe një prej tyre kushton 5,000 euro.

Një kilogram i kësaj kërpudhe nëntokësore kushton 1 000 euro.

Është e vështirë të gjesh, sepse rritet ekskluzivisht në furra të egra dhe nuk mund të kultivohet artificialisht.

Përveç kushteve të veçanta të mbarështimit, tartufët kanë aromë unike që vjen me një përzierje të shiut dhe tokës së paprekur, e cila i jep një kontakt të veçantë çdo vakt me të paktën gram zhardhok kërpudhash.

Përveç vlerave gastronomike, tartufët janë gjithashtu shumë të shëndetshme, sepse ato rivendosin qelizat e trurit dhe forcojnë trupin./koha.net/

Nëse e dalloni gruan e dytë për 5 sekonda, keni inteligjencë super të lartë

Artisti gjerman, Jörg Dustervald është i specializuar në këtë gjë. Një nga veprat e tij është bërë tepër e popullarizuar në internet. Jorg ka
postuar këtë foto dhe u ka kërkuar përdoruesve që të gjejnë gruan e fshehur.

Një test pamor që është bërë viral. Rehatohuni dhe shiheni me vëmendje. Por kujdes! Koha është vetëm 5 sekonda.

Do ishit në gjendje ta gjenit?Ja foto të tjera shumë të ngjashme…

Ende nuk mundeni?

Ju ndihmojmë ne.

Për të parë imazhin e fshehur, është e nevojshme të shihni fotografinë në distancë. Atëherë bëhet e qartë se pema e lakuar krijon një fytyrë ovale, ura me formën e harqeve formon një sy, trupi i vajzës tregon një hundë, fustani i saj buzët. Kjo fotografi është vërtetë origjinale, e
pabesueshme! / Bota.al/

Ibrahim Tatlises me vështirësi doli në skenë për ta befasuar Erdoganin duke i kënduar atij (VIDEO)

Këngëtari Ibrahim Tatlises njihet si ikona e muzikës turke.
Në vitin 2011, Ibrahim Tatlises ishte plagosur me armë zjarri në kokë, sulm ky që i ka krijuar shumë vështirësi në shëndet, shkruan lajmi.net.

Tatlises si pasojë e këtyre vështirësive është detyruar që në një aspekt të largohet nga skena muzikore.

Por, këngëtari dhe aktori u pa në një tubim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili kishte shkuar për ta befasuar atë.

Në një moment, Tatlises del në skenë, por me shumë vështirësi duke u ndihmuar nga përcjellësit e tij.

Këngëtari merr mikrofonin në duar dhe fillon të këndojë bashkë me mijëra njerëz që ishin mbledhur në atë tubim që po mbahej në Izmir. /Lajmi.net/

Luana Vjollca u këndon maleve dhe lisave të gjatë, plas humori në rrjetet sociale (FOTO)

Moderatorja Luana Vjollca ka preferuar që të të arratiset nga Tirana e zhurmshme dhe të shijojë natyrën.

Teksa ka postuar një foto, ajo ka cituar një varg nga poema “Bagëti e Bujqësi” e Naim Frashërit. Por me atë foto të zgjedhur, duket se askush nuk e ka mendjen tea jo që thotë moderatorja, por tek potenciali që ajo shfaq.

O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë! 🇦🇱 Where do you guys live?

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Argëtim, modë dhe produkte hallall: Britania parasheh 200 milionë paund shpenzime për Ramazan

Rrjetet e dyqaneve planifikojnë oferta speciale, produkte dhe aktivitete për muajin e agjërimit

Muslimanët që agjërojnë në muajin e shenjtë të Ramazanit, gjithnjë e më shumë, po bëhen target nga supermarketet dhe markat e njohura në Britaninë e Madhe, që ka sjellë rritje të shpenzimeve për ushqime dhe dhurata.

Kështu rezulton nga një kërkim i ri, sipas të cilit ekonomia e muajit të Ramazanit në Britani kap vlerën e të paktën 200 milionë paundëve, ndërsa rrjetet e supermarketeve si Tesco, Sainsbury’s, Asda dhe Morrisons po shtojnë produktet e tyre, shfaqjet e argëtimit dhe ofertat speciale për artikuj të kërkuar gjarë Ramazanit në zonat me popullsi të madhe muslimane.

Këtë vit, për shembull, Morrisons ka nxjerrë në shitje një kalendar të Ramazanit, që u kushtohet fëmijëve.

Muaji i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë nis në mesin e majit dhe përfundimi i tij shënohet me festën e Bajramit.

Dyqanet e produkteve kozmetike dhe ato të çokollatave janë disa prej markave që po paketojnë produkte speciale si dhurata për Bajram.

Pavarësisht prirjes, më shumë se tre të katërtat e muslimanëve britanikë dëshirojnë që tregtarët të kushtojnë më shumë vëmendje ndaj Ramazanit, sipas një studimi nga një grup konsultimi marketingu.

Renditur me Krishtlindjet dhe Pashkët në shkallë e madhësi, Bajrami me gjasa përbën mundësinë më të madhe të biznesit për të rritur shitjet. Por, prirja është e re dhe muslimanët thonë se duhet bërë më shumë.

“Muslimanët ndjejnë që Ramazani dhe Bajrami injorohen”, thuhet në raport. “Ata shohin se kombi me krenari u jep rëndësi pushimeve kulturore e fetare si Viti i ri Kinez apo Divali. Ata thonë se është koha, po ashtu, të përqafohen edhe Ramazani e Bajrami”.

Duke treguar shenja të ndërgjegjësimit për mundësitë e mira të tregut musliman, qendra më e madhe tregtare e Europës,  Westfield London, do të mirëpresë të parin festival Bajrami në qershor. Në të do të përfshihen pasarela live, stenda ushqimi, oferta speciale dhe shfaqje argëtuese.

Ekonomia globale Islame parashikohet të kapë vlerën e më shumë se 3 trilionë paundëve deri në vitin 2021, sipas një raporti ekonomik, dhe po rritet me pothuajse dyfishin e ritmit të ekonomisë së përgjithshme botërore. Sektori përfshin ushqimin hallall, financat Islame, udhëtimet hallall, modën modeste, median hallall dhe argëtimin si dhe produktet hallall farmaceutike dhe kozmetike.

“Modestisht parashikojmë që e gjitha kjo do të rritet me 200 milionë paundë çdo vit, duke mbuluar gjithçka që nga planifikimi financiar tek ushqimi, dalja në restorante, veshjet, lodrat dhe dhuratat.  Duke pasur përpara vetëm Krishtlindjet dhe Pashkët, është e qartë se përbën një mundësi të madhe biznesi në Britani”, thotë  Shelina Janmohamed, hartuese e raportit.

Shumë prej katër milionë muslimanëve britanikë nisin përgatitjet për Ramazanin dy javë përpara datës së fillimit, që përcaktohet nga kalendari hënor.  Edhe pse në disa vende dita e punës është rregulluar për t’u përshtatur me agjërimin, për shumë muslimanë britanikë agjërimi është i komplikuar nga nevoja për të vazhduar punën dhe studimet.

Donacionet e bamirësisë rriten dukshëm gjatë Ramazanit, sidomos midis 25-34 vjeçarëve. Donacionet ndaj organizata bamirëse muslimane u rritën me pothuajse 500 për qind Ramazanin e kaluar.(tesheshi)

Flasin familjarët e dy policëve të zhdukur, lusin qytetarët që të ndihmojnë në gjetjen e tyre

Dy familje nga Hani i Elezit po përjetojnë tmerrin që nga nata e mbrëmshme pasi dy familjarë të tyre, që të dy policë, pësuan aksident me ç’rast përfunduan në greminën buzë rrugës Kaçanik-Hani i Elezit.

Pasi që familjarët e tyre nuk u gjetën në këto 24 orë kërkim, ata iu janë drejtuar të gjithë shqiptarëve duke kërkuar ndihmën e tyre.

Sipas faqes zyrtare të Hanit të Elezit, familja Trena dhe Dashi u kanë kërkuar gjithë shqiptarëve që të dalin nesër në ndihmë për organet e shtetit që po kërkojnë familjarët e tyre.

“Ftojmë të gjithë qytetarët nga të gjithë trojet shqiptare që nesër (ditë e hanë) nga ora 9:00, të ju dalim në ndihmë për kërkimin e dy Policëve që humbën pas aksidentit të mbrëmshëm, shpresojmë në gjetjen e tyre sa më të shpejtë. Me Rrespekt Familja Trena & Dashi”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, shteti ka pezulluar kërkimet për sot me të rënë terri, për t’u vazhduar nesër në mëngjes. Sot gjatë ditës u zhvilluan kërkime edhe nga KFOR, mirëpo asnjë gjurmë nga të dy policët nuk është hasur.

Ndryshe, që rreth orës 20:45 pasi dy policët u vetëaksidentuan dhe përfunduan në greminën mbi 100 metërshe, nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Policia ka gjetur veturën dhe disa gjymtyrë të tyre.

E papritur, Arian Çani shfaqet në Top Channel

Nata e sotme e spektaklit “Portokalli” ka nisur me një surprizë të papritur, pasi i ftuari special në një prej numrave të fillimit, pjesëmarrës ishte gazetari i njohur Arian Çani.

Ai ishte i ftuar në skeçin “Zona e Bryllit”, një imitim i “Zonë e Lirë”, ku aktori Rezart Veleshja e imiton moderatorin.

Ai madje pyeti Rezartin nëse do të shkonte si i ftuar në “Zonë e Lirë”.

“Kam emocione që vij këtu, pasi për mua është hera e parë që vij këtu, ndërkohë që të shikoj ty çdo të premte të më imitosh mua.
Nuk e di…, nëse do të ftoja une ty të vije në emisionin tim, a do të vije?” u shpreh Çani.

Arbana Xharra: Sytliashi nuk është turk, por kinez, prandaj e ha…

Gazetarja kontraverse ka vazhduar me provokime së fundmi Xharra është përplasur me faqen e njohur në facebook “The Osmanlit” duke postuar status me dedikim ndaj faqes ajo ka shkruar:

Mu ka tek me honger sultjash, cdo dite ka 2-3 tasa (jo luge)i ha  Mos me nal veten, ka nje tenxhere nuk m’del. E kqyra origjinen, Kinezet e kishin pasbo te paret, e pritshm

Ndërsa faqja “The Osmanlit” ja ka kthyer kështu:

Siç duket Arbana na e paska kthy Diss-in per Sutliashin dhe Bakllaven qe e shkruajtem para do dite!Ndoshta sutliashi prejardhje turke nuk ka,por emrin e ka turk dhe kerkojm nga gjithologu Fahri Xharra qe ti gjeje nje emer shqiptar ketij ushqimi!
Edhe kafes turke do ishte mir te ja vendosim emrin “Kafe Iliro-pellazge!”
Ps:Arbana,paske harru se edhe emri Tenxhere eshte ne turqisht,me mirë vendosi nje emer shqip,apo edhe anglisht,per tu duk me modern!

Ekskluzive: Gjurmët e njërit prej policëve të zhdukur! (Pamje e rëndë +18)

Indeksonline ka siguruar fotografinë e njërit prej pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga aksidenti i rëndë që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik, saktësisht në lumin Lepenc.

Në njënshkëmb të madh, buzë lumit Lepenc, është gjetur një pjesë e kokës dhe aty afër edhe një revole.

Makina e Policisë, ku ata gjendeshin, është tërhequr mbrëmë dhe aty ka shenja të pellgut të naftës.

Zbulim i papritur: Askush s’e priste që kjo të fshihej brenda hundës së njeriut!

Prej kohësh, shkencëtarët paralajmërojnë se duhen antibiotikë të rinj, pasi mikrobet po krijojnë rezistencë ndaj atyre aktualë, që në shumicën e rasteve janë përdorur pa asnjë kriter.

Duket se zgjidhja ka ardhur nga një burim shumë i pazakontë, pikërisht hunda e njeriut. Studiuesit e Universitetit “Tubingen” në Gjermani thonë se kanë zbuluar një klasë të re antibiotikësh, duke analizuar luftën bakteriologjike që zhvillohet në flegrat e hundës.

Kërkuesit kanë zbuluar se 70% e njerëzve mbajnë brenda hundës së tyre një mikrob të quajtur Staphylococcus lugdunensis, i cili tani po shërben për krijimin e një antibiotiku të ri, të aftë të luftojë mikrobet më të vështira për t’u zhdukur.

Studimet kanë rezultuar në një ilaç të ri, që njihet me emrin “Lugdunin” dhe që mund të ndalojë ato që njihen si supermikrobe.

Është shumë herët për të thënë nëse “lugdunin” mund të formojë bazën për antibiotikët e rinj dhe të përdoret për luftimin e infeksioneve të ndryshme, megjithatë ka premisa.

Ky zbulim është konsideruar një mrekulli, pasi tani bakteriet vdekjeprurëse, si E.coli apo Salmonella, janë duke u bërë gjithmonë e më të forta, më rezistente ndaj kurave të përdorura deri më tani.

Kështu, shkencëtarët po pregaditen për nji revolucion të vërtetë për kërkimin e antibiotikëve të rij, të cilët nuk do gjenden veç në ambientin përreth, por edhe mbrenda vet trupit të njeriut.

Këto janë shenjat që tregojnë se po plakeni

Nga studimet e shumta të shkencëtarëve ka rezultuar se shkalla e plakjes në të cilën ju jeni, varet kryesisht nga faktorët e jashtëm dhe jo nga gjenetika.

Gjithsesi, një pjesë të vogël ka edhe trashëgimia. Mosha biologjike e një personi ka një efekt të madh në atë se si ata duken, prandaj njerëzit e të njëjtës moshë mund të duken më të rinj ose më të vjetër nga sa janë në të vërtetë.

Më poshtë ju sjellim një listë të shenjave që mund të tregojnë se trupi juaj po plaket shumë shpejt.

Shenjat e plakjes së lëkurës zakonisht shfaqen pas moshës 25-vjeçare, por për shkak të faktorëve të dëmshëm, ato mund të shfaqen më herët. Me kalimin e kohës, shenja të tilla bëhen më të dallueshme.

Një shpejtësi e lartë e ndryshimeve të lëkurës lidhur me moshën në krahasim me njerëzit e të njëjtës moshë, mund të jetë një shenjë e plakjes së parakohshme.

Nëse lëkura juaj është vazhdimisht është e thatë, ky problem ka të ngjarë të lidhet me çështjet e sistemit endokrin. Përveç problemeve hormonale, gjendja e lëkurës mund të ndikohet negativisht nga një mënyrë jetese jo e shëndetshme.

Një dietë e pabalancuar, nivelet e larta të stresit, të gjithë këta faktorë ngadalësojnë procesin e rinovimit të lëkurës.

Si të parandaloni: sigurohuni që dieta juaj të jetë e balancuar sa është e mundur me një përmbajtje të mjaftueshme të perimeve, zarzavate, manave dhe ushqimeve që janë të pasura me yndyra të pangopura, të tilla si arra, vajra bimore dhe fara.

SHBA, “LULJA E KUFOMËS” ÇELET ÇDO 10 VJET

Kanë qenë qindra persona që për një ditë kanë vizituar ‘Tucson Botanical Garden’ për të parë lulëzimin e Rosie, një nga bimët më të rralla në botë.

Ajo është një Amorphophallus Titanum, që zakonisht njihet si ‘Pema e kufomës’. Quhet kështu sepse lulet e saj kanë një aromë të pakëndshme, njësoj si era e ‘mishit të kalbëzuar’.

Duke pritur që Rosie të çelë ‘Turcson Botanical Garden’ ka organizuar drejtpërdrejtë një streaming direkt gjatë ditëve të ndryshme, ku kanë asistuar rreth 160 000 njerëz. Lulëzimi i parë i këtyre pemëve vjen pas 10 vitesh, ndërsa të tjerat pas 3-4 vjet. Rosie nuk u ka dhuruar vizitorëve një lule me erë të keqe, sepse sipas shkencëtarëve ajo është akoma shumë e re.

Dietë vetëm dy herë në javë, për rezultate të mahnitshme dhe trup si kurrë më parë!

Nuk keni kohë për dieta të rregullta? Jeni të ngarkuar me punë përgjatë gjithë javës? Epo, dhe fiziku kërkon pak përkushtim nga ana juaj. Lodhja ndikon negativisht në mënyrën se si ushqehemi, e nga ana tjetër nuk mund të koordinojmë oraret si duhet, për të mbajtur fizikun sa më në formë.

Por, nuk duhet të harrojmë që ushqimi ndikon në mënyrë të drejtpërdrejt tek organizmi dhe mirëqënia e tij. Kështu, ne ju prezantojmë me dietën që mund ta shfrytëzoni vetëm dy herë në javë, pa shumë mund e më lehtë nga se e imagjinoni!

MËNGJESI
Smoothie me kafe dhe kakao
Në një mikser shtoni një banane, 3/4 filxhan me qumësht, 1/2 filxhan kafeje, 1 lugë gjelle pluhur kakao dhe fare pak kripë. Përziejeni dhe shijojeni kështu nisjen e ditës.

DREKA
Sallatë me vezë dhe avokado
Zgjidhni sallatën e preferuar jeshile, shtojini pak rukola. Shtypni dy vezë te ziera dhe 1/2 avokado, përziejini bashkë, deri sa të formohet një masë kremoze. Sipas dëshirës, mund të shtoni domate ose të tjera produkte të shëndetshme.

VAKTI I NDËRMJETËM
Një enë me fruta të grira, ku do të shtoni bajame, lajthi ose të tjera fruta të thata të shtypura mirë. Evitoni bananen dhe luleshtrydhet në masë të madhe.

DARKA
Peshk dhe perime
Sigurohuni ta pastroni peshkun dhe ta ndani në gjysmë. Përsipër, mbulojeni me domate dhe vaj ulliri. Mbështilleni me letër alumini dhe piqeni në 375 gradë për 20 minuta.

/sn/

Trajtimet mjekësore për sëmundjen e Parkinsonit

Sëmundja e Parkinson-it vjen nga çrregullimet e sistemit nervor qendror, incidenca e të cilës po rritet gradualisht.

Shumë të moshuar lodhen nga kjo sëmundje kronike dhe tejet e vështirë. Në periudha të ndryshme të zhvillimit të kësaj sëmundjeje, simptomat dhe shkallët janë të ndryshme.

Mënyrat kryesore të trajtimit janë përdorimi i ilaçeve dhe ndërhyrja kirurgjike.

Në periudha të ndryshme të zhvillimit të sëmundjes, cilat janë metodat më të përshtatshme për të frenuar përkeqësimin dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës?

Sëmundja e Parkinson-it shkaktohet nga vdekja e qelizave të trurit?

Brenda trurit të njeriut ekzistojnë shumë qarqe nervore që kontrollojnë lëvizjet.

Të gjitha aktivitetet fizike dhe gjuhësore realizohen përmes sekretimit të substancave kimike në tru, që mund të ndryshojnë potencialet e veprimeve të qelizave të trurit, duke drejtuar lëvizjet e muskujve.

Shkaku kryesor i sëmundjes së Parkinson-it vjen nga vdekja e qelizave të trurit, që përgjigjen për sekretimin e dopaminës.

Pa dopaminë të mjaftueshme, pjesë të trurit bëhen tejmase aktive dhe i sëmuri humbet kontrollin dhe muskujt humbasin elesticitetin, e për pasojë i sëmuri ka lëkundje trupit, ngurtësim muskujsh, vështirësi në gëlltitje etk.

Nëse shkoni në spital, mjekët mund të sugjerojnë furnizimin e dopamines dhe korrigjimin e gjendjes jonormale të potencialeve të rrjetit nervor.

Baza për shfaqjën e sindromës idiopatike të Parkinsonit është mungesa edopaminës, sidomos në substantia nigra, pra përfshinë rrugët dopaminergjikenë mes substantia nigra dhe striatumit.

Histologjikisht vërehet një humbje eneuroneve nigrostriatale dopaminergjike.

Biokimikisht vjen deri te një mosbalancim në mes të acetilkolinës (nucleus caudatus) dhe antagonistitdopaminës (substantia nigra), pra në mes sistemit kolinergjik dhe dopaminergjik.

Deficiti i dopaminës është përgjegjës për simptomet minus si hipo- dheakinezia, çrregullimet e reflekseve posturale, ndërsa mbizotërimi kolinergjik për simptomet plus si tremori dhe rigori

Periudha e artë e trajtimit me ilaçe është 4-5 vjet

Ilaçi “Levodopa” që ndihmon për sekretimin e dopaminës dhe ilaçet e tjera pakësojnë dekompozimin e dopaminës dhe mund të lehtësojnë shumë shpejt simptomat e sëmundjes së Parkinson-it.

Përdorimi i ilaçeve mund të kontrollojë simptomat dhe përmirëson cilësinë e jetës.

Ky ilaç u krijua rreth viteve 60. Në atë periudhë, të gjithë studiuesit shprehën qëndrim pozitiv për trajtimin me ilaçe dhe besojnë se kjo është metoda më e mirë për kontrollin e sëmundjes së Parkinson-it.

Por, pas 4-5 vitesh, efekti i “Levodopa”-s bie dhe kështu duhet të shtohet vazhdimisht sasia e ilaçeve.

Efektet anësore të ilaçit përfshijnë lëvizjen jonormale të muskujve dhe fenomenet “on-off”: “Off” është koha kur trupi s’mund të lëvizë, “On” është koha kur trupi mund të lëvizë normalisht.

Por, kalimi mes fenomenit “off” dhe fenomenit “on” është shumë i shpejt dhe i paparashikuar. Pacienti do të provojë lehtësimin e papritur dhe përkeqësimin e papritur të sëmundjes.

Sipas të dhënave, pas 4-5 vitesh të përdorimit të Levodopas, 12-60% e pacientëve mund të provojnë simptomat “on-off”, 8-64% e pacientëve mund të përballojnë lëvizjen jonormale të muskujve.

Çrregullimet e lëvizjes mund të bëhen arsye kryesore të shëmtimit të pacientëve të prekur nga sëmundja e Parkinson-it. Në periudhën e vonshme, përdorimi i ilaçeve mund të shkaktojë çrregullimet e lëvizjes.

Pakësimi i sasisë së ilaçeve dhe ndalimi i përdorimit të ilaçeve s’mund të kontrollojë simptomat e sëmundjes.

Prandaj, mjekët duhet të bëjnë një plan të përshtatshëm për medikamentet sipas kushteve konkrete të secilit pacient.

Kirurgjia është metoda tjetër efektive përveç ilaçeve

Ndërsa një trajtim kirugjik i quajtur Stimulimi i Thellë i Trurit mund të trajtojë simptomat tek shumë pacientë.

Sinjale të vogla dërgohen nga një stimulues nëpërmjet elektrodave të lidhura me trurin. Ky lloj trajtimi kirurgjik ul veprimtarinë e trurit në nivelin normal.

Deri tani, metoda më e sigurt kirurgjike është vendosja e stimuluesit në këtë pikë të trurit.

Çfarë problemesh na zgjidh vendosja e stimuluesit të elektrodës në tru?

Stimuluesi mund të lehtësojë në mënyrë të dukshme simptomat, si lëkundje e trupit, ngadalësimi i lëvizjes etj.

Ky stimulues mund të lehtësojë çrregullimet e lëvizjes, të ndihmojë uljen e sasisë së ilaçeve të përdorura. Kjo kirurgji nuk dëmton strukturën e organeve trunore.

Nivelet e stimulimit mund të rregullohen jashtë trupit.

Cilët janë pacientët e përshtatshëm për vendosjen e stimuluesve në tru?

Përdorimi i ilaçeve është metoda më efektive dhe më thelbësore për sëmundjen e Parkinsonit.

Vendosja e stimuluesit të elektrodës në tru është metoda shtese përveç mjekimit me ilaçe. Pacientët që pranojnë këtë kirurgji duhet të jenë nën moshën 75-vjeçare.

Pacientët që u prekën nga sëmundja e Parksionit për mbi 5 vjet dhe nuk patën rezultat nga ilaçet i nënshtrohen kirurgjisë.

Por, pacientët me uljen e aftësisë së njohjes dhe simptomat psikologjike nuk duhet të pranojnë ndërhyrjen kirurgjike.

Stimuluesi në tru mund të zgjidhë të gjitha problemet e sëmundjes së Parkinsonit?

Stimuluesi në tru është “ilaçi elektronik” për sëmundjen e Parkinsonit-it, që nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e sëmundjes.

Me kalimin e kohës, sëmundja avancon. Stimuluesi përmes elektrodave lehtëson por nuk shëron plotësisht, prandaj pacientët duhet të kenë pritshmëri reale për efektet mjekësore të këtij stimuluesi.

Cilat janë rreziqet nga kjo kirurgji

Vendosja e stimuluesit përmes elektrodave në tru është një kirurgji me plagë minimale dhe ka prirje të shërimit të shpejtë dhe rrezik të ulët.

Rreziku më i lartë kirurgjik është gjakderdhja brenda trurit. Nga statistikat, prej vitit 2000, tek mbi 1000 kirurgji të tilla, vetëm 1.5% e pacientëve patën fenomenin e gjakderdhjes brenda trurit, edhe pse nuk shkakton problem të madh.

Pra hapi i parë i furnizimit me dopaminë është përdorimi i ilaçeve.

Meqënëse kjo metodë është e përkohshme, ajo zëvendësohet me vendosjen e stimuluesit në tru për të normalizuar gjendjen. (Xu Guang/CRI/

Vrasësit profesionistë në policinë e Maqedonisë

Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha ka komentuar deklaratat e Ministrit të Punëve të Brendshme lidhur me shkatërrimin e dëshimeve në polici, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Një MPB nuk është i instaluar një grup që ka shkatërruar dëshmitë, por një klan mafioz. Ministër, aty keni të punësuar vrasës profesionistë si policë. Keni politikan me duar të gjakosura të cilët kanë emërua shefa dhe drejtues në MPB për ti mbuluar krimet e tyre”, është shprehur Shaqiri.

Sipas tij, kuadro të policisë të cilët janë munduar ta luftojnë krimin janë transferuar në stacione periferike.

“Policët profesiona as që kanë pasur mundësi ta grenë zërin kundër krimit, e lëre më të veprojnë. Cdo krim apo vrasje e pa zbuluar deri më tani në Maqedoni është organizuar dhe mbuluar nga trekëndëshi i Bermudeve MPB-GJYQËSIA- POLITIKANËT.

Për këtë arsye në Maqedoni ka shumë procese të montuara, shumë njerëz të pafajshëm nëpër burgje, gjersa kriminelët mbrohen nga trekëndëshi i Bermudeve.

Ministri ka përshtypje se cka ndodhur, por atij do ti duhen vite për ta pastruar MPB-në. Duhet task forcë për ta pastruar MPB-në. Suksese Ministër” është shprehur Hoxha. (INA)

VIDEO e operacionit/ “Krenar për mjekët shqiptarë”, Dr Arben Beqiri realizon operacionin e rrallë në QSUT

Për herë të parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë ndodhi rezeksioni i kancerit të zorrës së trashë me laparoskopi.

Operacioni u drejtua nga doktori i njohur Arben Beqiri i cili e realizoi me sukses duke prezantuar për herë të parë në QSUT dhe në mbare sistemin publik shqiptar një teknikë kirurgjikale të avancuar në trajtimin e kancerit të zorrës së trashë.

“Data e Nderhyrjes Kirurgjikale: 13 Prill 2018 Koha: 10.35 deri 13.50 kohezgjatja 3 ore dhe 15 min,” shkruan profesor Arben Beqiri në operacionin e transmetuar në YouTube.

Ndërkohë në operacion asistoi edhe ekipi i mjekëve i përbërë nga: Devid Belalla, Mikena Sotiri dhe Arben Kërciku, që u kryesuan nga Beqiri.

Ky operacion është vlerësuar nga një sërë figurash të rëndësishme ku edhe kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili shkroi se ishte “krenar per mjeket shqiptare dhe talentin e tyre”.(TemA)

Si ndikon moti i nxehtë, pse na bën më të dhunshëm dhe më të zemëruar

Hulumtimet e reja tregojnë se vërtet njerëzit janë më të zemëruar dhe nevrikosur kur moti është i nxehtë. Studimi ka zbuluar se me rritjen e celsiusëve rriten edhe hormonet e stresit. Ky zbulim më në fund e ka ndriçuar enigmën të cilët shkencëtarët janë munduar ta zgjidhin tash e sa vite.

Njohur ndryshe si “luhatja e disponimit gjatë verës”, ka shumë dëshmi nga dekadat e kaluara të cilat kanë treguar se ekziston një lidhje mes motit të nxehtë dhe agresionit, vetëvrasjeve dhe dhunës.

Ekipi polonez i shkencëtarëve kanë treguar se kjo ndodh për shkak se kortizoli – hormon i stresit – është më i ulët gjatë dimrit sesa gjatë verës. Vlen të ceket se shkencëtarët e kanë prezantuar zbulimin e tyre në Shoqatën Amerikane të Fiziologjisë.

Nuk përmbahet Berisha, shpërthen në lot (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë”.
Duke mohuar se nuk do të ketë kthim të tij në krye të PD-së, Berisha është përlotur kur ka kujtuar kohën kur ishte kryetar i kësaj partie.

“Epoka Berisha është mbyllur njëherë e përgjithmonë, largimi im është pa kthim. Thelbi i ekzistencës së një njeriu është lufta për dinjitetin e tij. Dua të them diçka se po më kthen pak mbrapa, (përlotet) në diktaturë kam qene kalorës në profesionin tim por problemi im ka qene dinjiteti. Isha kalorës në kardiologjinë time, por përsëri na mungonte dinjiteti”,- tha Berisha ndër të tjera.