Ballina Top Lajm Vrasësit profesionistë në policinë e Maqedonisë

Vrasësit profesionistë në policinë e Maqedonisë

Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha ka komentuar deklaratat e Ministrit të Punëve të Brendshme lidhur me shkatërrimin e dëshimeve në polici, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Një MPB nuk është i instaluar një grup që ka shkatërruar dëshmitë, por një klan mafioz. Ministër, aty keni të punësuar vrasës profesionistë si policë. Keni politikan me duar të gjakosura të cilët kanë emërua shefa dhe drejtues në MPB për ti mbuluar krimet e tyre”, është shprehur Shaqiri.

Sipas tij, kuadro të policisë të cilët janë munduar ta luftojnë krimin janë transferuar në stacione periferike.

“Policët profesiona as që kanë pasur mundësi ta grenë zërin kundër krimit, e lëre më të veprojnë. Cdo krim apo vrasje e pa zbuluar deri më tani në Maqedoni është organizuar dhe mbuluar nga trekëndëshi i Bermudeve MPB-GJYQËSIA- POLITIKANËT.

Për këtë arsye në Maqedoni ka shumë procese të montuara, shumë njerëz të pafajshëm nëpër burgje, gjersa kriminelët mbrohen nga trekëndëshi i Bermudeve.

Ministri ka përshtypje se cka ndodhur, por atij do ti duhen vite për ta pastruar MPB-në. Duhet task forcë për ta pastruar MPB-në. Suksese Ministër” është shprehur Hoxha. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews