Ballina Blog Faqe 942

Ambasadorja e SHBA në NATO: Nuk lejojmë që Ballkani të destabilizohet nga Rusia

NATO është në dijeni të ndikimit rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Deklarata është bërë nga ambasadorja Amerikane në NATO Kay Bailey Hutchison, e cila duke iu përgjigjur interesit të News 24 theksoi se NATO është në dijeni të aktiviteteve të Rusisë të cilat janë destabilizuese, jo vetëm për rajonin, por edhe për botën.

“Duke iu përgjigjur pyetjes tuaj, ne jemi të shqetësuar për këtë lloj aktiviteti që po ndodh në shumë fusha, por aleanca jonë është e bashkuar dhe ne do t’i mbrojmë anëtarët tanë nga ndikimi i keq, nga lufta hibride, nga shkelja e detyrimeve të traktateve ndërkombëtare. Dhe sigurisht që ne do të qëndrojmë të palëkundur kundër pushtimit të Ukrainës apo marrjes së Krimesë” deklaron ambasadorja amerikane në Nato Kay Bailey Hutchison.

Në të njëjtën kohë, Hutchinson shprehet se Shqipëria ka bërë shumë gjëra të drejta që kanë të bëjnë me reformat, fakt që e bën Shqipërinë një aleate të fortë.

E vlerësojmë shumë miqësinë dhe aleancën që kemi me Shqipërinë” deklaron ambasadorja Hutchison.

Fëmijët trashëgojnë inteligjencën nga nëna

Pavarësisht stimulimit të vazhdueshëm për të forcuar intelektin e fëmijës suaj, tashmë thuhet se është zbuluar që thuajse 50% e intelektit të secilit prej nesh vjen prej gjeneve tona dhe pjesa tjetër prej ambientit që na rrethon.

Sipas një studimi të ri të prezantuar nga revista e psikologjisë “Psychology Spot”, thuhet se njerëzit lindin me gjene, të cilët kushtëzojnë funksionimin në mënyrë të ndryshme sipas faktit nëse vijnë nga nëna apo nga babai, por kur bëhet fjalë për inteligjencën e fëmijës, këto gjene vijnë nga nëna.

Edhe pse deri tani është menduar se ajo trashëgohej nga të dy prindërit, ky studim e hedh poshtë këtë ide.

Sipas tyre, inteligjenca trashëgohet me gjenet X dhe femrat kanë dy gjene X në çiftin e 23-të, ndërsa meshkujt kanë XY, ndaj kjo do të thotë se fëmijët kanë dyfishin e mundësisë për të siguruar inteligjencën e nënës së tyre.

Edhe nëse nga babai trashëgohen disa gjene të inteligjencës, me shumë mundësi ato nuk kanë ndonjë ndikim madhor në tru, që nga momenti që funksionin madhor e marrin gjenet prej nënës.

“Nëse gjene të tilla trashëgohen nga babai, ato inaktivizohen” raporton studimi i “Psychology Spot”, në një nga kapitujt rreth psikologjisë, shkruan bota.al.

Nëse diçka e tillë vërtetohet, do të hidhet akoma më tepër dritë në një aspekt të pazbuluar ende në mënyrë të qartë. Ende kemi plot dilema lidhur me funksionimin e trurit dhe ky përfundim do të hidhte dritë mbi një nga këto dilema.

Ja si ndikon qumështi në shëndetin tuaj

Për shkak të vetive të tij ushqyese qumështi, konsiderohet si një vakt i plotë. Ai përmban një numër të konsiderueshëm vitaminash për të cilat trupi ynë ka shumë nevojë si: kalcium, yndyrna, ptoteina, vitamina D, etj.

Mjekët këshillojnë që konsumimi i qumështit të jetë i përditshëm, edhe pse shumë njërëz nuk e pëlqejnë atë.

Lexoni tani përfitimet e qumështit dhe filloni ta konsumoni çdo ditë.

Jep volum dhe ndriçon flokët

Proteinat dhe lipidet e pranishme në qumësht rrisin rrënjët e flokëve dhe vitamina A, B6, biotin dhe kalium ndihmojnë flokët të mbajnë shkëlqimin e tyre.

Forcon thonjtë

Thonjtë e shëndetshëm kërkojnë zink dhe qumështi i ka me shumicë. Thonjtë zhvillojnë pika të bardha, bëhen të verdhë dhe të brishtë për shkak të mungesës së zinkut. Pirja e qumështit rekomandohet, pasi përmban sasi të mëdha të zinkut, për thonjtë e shëndetshëm dhe me shkëlqim.

Rregullon shikimin

Qumështi është një burim plot vitaminës A dhe B12, të cilat janë të dobishme për sytë. Fëmijët duhet të pijnë qumësht rregullisht për të përmirësuar shikimin.

Zvogëlon presionin e gjakut

Sasia e kaliumit në qumësht ndihmon në zvogëlimin e presionit të gjakut dhe përmirësimin e pulsimit të enëve të gjakut. Ai gjithashtu punon si një lëng anti-acid dhe normalizon sasinë e kolesterolit.

Qumështi lopës dhe qumështi i dhisë, për shkak të sasisë së yndyrës së ngopur të pranishme në to, janë shmangur kohët e fundit.

Edhe pse është e lehtë për të marrë qumësht gjysmë të skremuar, njerëzit preferojnë qumështin e sojeve, qumështin e tërshërës dhe të orizit, pasi këto janë të larta në proteina dhe ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit.

Forcon dhëmbët

Qumështi ndihmon në mbrojtjen e sipërfaqes së smaltit të dhëmbëve, duke i mbajtur ato të shëndetshme dhe në rritje.

Eleminon efektin e dëmshëm që uji i gazuar dhe acidet e pranishme në ushqim kanë dhe ndihmon në mbrojtjen e tyre nga prishja. Kalciumi mban kockën e nofullës të fortë dhe të shëndetshme.

Forcon kockat

Të kesh kocka të shëndetshme është shumë e rëndësishme pasi ato sigurojnë një strukturë në trupin tonë, mbrojnë organet tona dhe ruajnë kalcium.

Me moshën, ato bëhen të dobëta për shkak të humbjes së kalciumit nëpërmjet urinës. Qumështi përmban sasi të mëdha të kalciumit dhe një bollëk të vitaminës D, të cilat janë thelbësore për rritjen e kockave dhe forcimin e tyre.

Dendësia minerale e kockave dhe lënda e tyre varen nga përmbajtja e kalciumit të trupit. Njerëzit me mangësi të vitaminës D duhet të pijnë qumësht të fortifikuar.

Forcon sistemin imunitar

Vitamina D në qumësht ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Bakteret e pranishme në qumështin organik janë gjithashtu të dobishme për sistemin imunitar dhe ndihmojnë në reduktimin e alergjive.

Proteina e hirrës, e gjetur në qumësht, përmban beta-glukanë dhe imunoglobulina, që lufton kundër të ftohtit dhe gripit dhe ndihmon trupin në procesin e detoksifikimit natyror.

Përmirëson inteligjencën

Qumështi i plotë është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e trurit tek fëmijët për shkak të pranisë së yndyrës së shëndetshme.

Ajo gjithashtu ndihmon në mbështetjen e formimit të neuroneve tek fëmijët. Prania e magnezit në qumësht përmirëson inteligjencën tek fëmijët, ndërsa në të rriturit e pengon harresën.

Ul stresin

Trupi juaj do të fillojë të ndihet i qetë me vetëm një gotë qumësht të vakët, pas një dite të lodhshme. Ai lehtëson nervat dhe muskujt e lodhur. Vitamina B12 e pranishme në qumësht është vërtet e mirë për indet nervore.

Rregullon gjumin

Një gjumë i mirë është shumë i rëndësishëm, pasi gjatë kësaj kohe trupi ynë riparon dhe rikthen energjitë. Mjekët rekomandojnë të pish një gotë qumësht të nxehtë, ai përmban një lloj të aminoacideve që ndikon në fazën e parë të gjumit, të kombinuar me karbohidratet gjatë natës për të pasur një gjumë të mirë.

Lëkura e shegës, vetitë që nuk i keni ditur

Shegët nuk janë vetëm për t’u konsumuar, por mund të përdoren edhe si produkt bukurie.

Më poshtë keni të listuar disa përdorime të lëkurës së shegës për kujdesin ndaj flokëve, lëkurës dhe jo vetëm.

Vepron si një mbrojtës dielli natyral- Lëkura e shegës ofron agjentë që mund të mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e rrezeve të diellit, duke shmangur kështu zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Parandalon puçrrat dhe aknet- Lëkura e shegës ka veti shëruese, prandaj mund të luftojë puçrrat, aknet dhe skuqjet në lëkurë. Ajo është e pasur me antioksidues të ndryshëm që luftojnë bakteret dhe infeksionet e tjera.

Fillimisht, thani lëkurën e shegës. Më pas i piqni pak tek një tigan. Pasi të ftohen i bluani me anë të një mulliri. Bëni një pastë me këtë pluhur dhe lëng limoni ose ujë trëndafili. Aplikojeni pastën në fytyrë, sidomos aty ku keni akne ose puçrra. Lëreni të thahet për pak kohë dhe në fund e lani fytyrën me ujë të vakët.

Parandalon rrudhat dhe shenja të tjera të plakjes- Studime të ndryshme kanë treguar se kur përzihen ekstraktet e lëkurës së shegës me vajin e farave, mund të krijojnë një maskë që parandalon enzimat të thithin kolagjenin dhe ndihmojnë në rritjen e qelizave të shëndetshme të lëkurës.

Në këtë mënyre parandalohet dalja e shpejtë e rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes. Ndaj, përzieni pak qumësht me dy lugë gjelle pluhur lëkurë shege të tharë në diell. Mund të shtoni ujë trëndafili në vend të qumështit nëse keni fytyrë të shëndetshme. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni derisa të thahet. Në fund e lani fytyrën me ujë të vakët.

Djersini natën? Urgjent tek mjeku, vuani nga …

Djersitja mund të jetë shenjë e temperaturave të larta po në të njëjtën kohë edhe shenjë që jeni duke vuajtur nga disbalancimi hormonal, po djersitja e shpesht dhe e tepruar gjatë fjetjes mund të tregon se jeni të prekur nga ndonjë sëmundje e rëndë.

Ekzistojnë mbi 130 lloje të kancerin në gjak, ndërsa simptomat varen nga lloji i sëmundjes dhe nga njeriu.

Një grup hulumtuesish e kanë vërtitur që një lloj i kancerit qon deri te djersitjet e shumta gjatë fjetjes, transmeton gazetametro.net

Përveç djersitjes, simptomat e kësaj sëmundje janë edhe humbja e menjëhershme e peshës,ndjenja e vazhdueshme e lodhësish, infeksione, gjakderdhje, paraqitja e mavijosjeve. Të gjitha këtë simptoma mund edhe të mos bëjnë me këtë lloj sëmundje, por në rast që i keni bëni mirë të konsultoheni me mjekun.

Ekspertët thonë që mënyra e jetesës mund luan rol në marrjen e kësaj sëmundje, por në rast që e keni duhet rreptësisht të respektohen udhëzimet që ua ka dhënë mjeku.

20 Fakte interesante për Korenë e Veriut

Koreja Veriore aktualisht eshte shteti me i izoluar politikisht ne bote. Pas saj jane Somalia, njeri nder rajonet e botes pa pushtet te organizuar dhe Mijanmar (ish-Birmania).
1. Themeluesi i Korese Veriore, kryetari i pare Kim Il Song, ka krijuar shtetin e “vetembajtur”, domethene politike shteterore e cila e ka ndare ekonomikisht dhe diplomatikisht Korene Veriore nga pjesa tjeter e botes, madje edhe ne kohe te varferise se madhe, siç eshte uria.

2. Rreth 25% e popullsisë së Kores së Veriut janë ushtarë.

3. Ushtria e Korese Veriore eshte njera nder me te medhate ne bote. Ajo ka rreth 1.2 milione ushtare aktive (plus rreth 4,6 milione ne rezerve), domethene nje nder 5 meshkujt e moshes nga 17 – 54 vjeç eshte ne kohe te plote ushtar. Sa per ilustrim, Koreja Jugore ka 680.000 ushtare.

4. Sado qe do te tingellonte e pabesueshme, ekzistojne njerez qe kane ikur “Ne” Korene Veriore. Njeri nder me te njohurit eshte James Joseph Dresnok, ushtar amerikan i cili ka ikur ne Korene Veriore neper fusha minash ne vitin 1962. Ai tani eshte aktor standard ne filmat e tij propagandistike (gjithmone aktron amerikanin e keq).

5. Punetori mesatar ne Korene Veriore fiton rreth 1.5 deri 3 euro ne muaj (mesatarisht rreth 700 euro ne vit). Privatet mund te fitojne edhe deri ne 100 euro, ndersa biznesmenet e pakte te pasur fitojne edhe deri ne 500 euro ne muaj.

6. Vetem ushtria dhe zyrtaret qeveritare mund te kene automjete.

7. Banoret e Korese Veriore mund te kene vetem njeren nga 28 frizura te lejuara.

8. Interneti nuk ekziston, perveç rrjetit te mbyllur shteteror, per ç’shkak pak njerez fare dine se çka ndodh ne pjesen tjeter te botes. Qeveria kontrollon rreptesisht programet televizive dhe te radios, nderkaq qasje te kufizuar ne internetin “e vertete” kane vetem disa njerez ne qeveri.

9. Midis 150.000 dhe 200.000 banore te Korese Veriore jetojne ne llogore te rrethuara me rrethoja elektrike (Human Rights Watch). Llogoret me te keqija jane per ata qe kane bere krime politike – ne raste te tilla ne llogore dergohen edhe tere familjet e kundershtareve. 40% qind e te burgosurve vdesin per shkak te mungeses se ushqimit apo punes se rende (Human Rights Watch).

10. Ne vitin 1978, agjentet e Korese Veriore kane kidnapuar regjisorin e Korese Jugore, Shin Sang Ok dhe bashkeshorten e tij, aktoren Choe Eun Hui, me qellim te krijoje industrine filmike ne Korene Veriore. Çifti ka arritur te ike pasi qe i kane bere dhjetera filma.

11. Sipas raporteve te Qeverise se Korese Jugore, Koreja Veriore shpenzon per ushtrine nje te treten e te ardhurave vetjake kombetare.

12. Energjia elektrike kryesisht nderpritet naten, nderkaq shtepite kane energji elektrike vetem disa ore ne dite.

13. Te ardhurat te Korese Veriore kryesisht mbeshteten ne eksportin ne Japoni dhe ne shtete te tjera perreth, nderkaq eksporton barna te falsifikuara, si p.sh. Viagra, narkotike si p.sh. metamfetamina, cigare false dhe bankenota false prej 50 dhe 100 dollaresh (keto bankenota jane quajtur “superdollare”, sepse eshte e veshtire te zbulohen). Gjithashtu u shet edhe arme grupeve te ndryshme joformale ushtarake.

14. Koreja Veriore eshte nder me te izoluarat, por gjithashtu konsiderohet edhe shteti me misterioz.

15. Koreja Veriore ben pjese ne vendin e trete per nga numri i ekzekutimit me vdekje, menjehere pas Kines dhe Iranit (Amnesty International).

16. Marihuana ne Korene Veriore eshte legale, dhe fare nuk eshte klasifikuar si droge.

17. Koreja Veriore zyrtarisht ka pushuar te jete shtet komunist ne vitin 2009. Ideologjia e re shteterore quhet “Juche” (e veteqendrueshme, ushtria ne plan te pare…)

18. Arkeologet e Korese Veriore ne vitin 2012 zyrtarisht kane publikuar qe kane zbuluar ‘strofullen” e njebrireshi te cilin e ka shaluar mbreti Tongmyung, para 2000 vjetesh.

19. Edhe pse jetojne ne kushte te veshtira, ku mbizoterojne uria dhe regjimi politik i ashper, ne Korene Veriore 99% e njerezve dine shkrim-leximin.

20. Lufta ndermjet Korese Veriore dhe Korese Jugore teknikisht zgjat akoma. Ne vitin 1991 dy Korete kane nenshkruar marreveshjen mbi mosperdorimin reciprok te forces./fm/

Të moshuarat japoneze kërkojnë të hyjnë në burg për një arsye të trishtë

Japonia ka popullsinë më të vjetër në botë, me 27% të personave mbi 65 vjeç. Në raportet e fundit thuhet gjithashtu se 1 në 5 femra të burgosura në këtë vend është e moshuar.

Ky numër i lartë femrash të moshuara që vuajnë dënimin në burg nuk ka lidhje me një rritje të valës së krimit, por me një arsye shumë të trishtë. Në Japoni është rritur shumë numri i të moshuarve që jetojnë vetëm. Për këtë arsye, gratë bëjnë krime të vogla si vjedhjet nëpër dyqane për të hyrë në burg, aty ku ndihen më mirë, pasi kanë strehë të siguruar dhe shoqëri.

Yumi Muranaka, drejtoresha e burgut të grave në Ivakuni, tha për “Bloomberg: “Jo vetëm ato që jetojnë vetëm, por kemi edhe të moshuara që kanë familje, por nuk ndihen si në shtëpinë e tyre me të afërmit. Nuk ndihen të kuptuara, ndihen sikur shërbejnë vetëm për të bërë punët e shtëpisë”.

Një e dënuar 80-vjeçare deklaroi se jeta e saj është shumë më e lehtë në burg.

“Në shtëpi kujdesesha për burrin e sëmurë me sklerozë dhe që kishte zënë shtratin pas një ataku në zemër. Isha e lodhur mendërisht dhe fizikisht. Nuk kisha me kë të flisja dhe më kapi depresioni. Në burg jam e lumtur”, shpjegoi e dënuara./TCH/

Këto janë 16 sëmundjet që shëron uji i detit!

Deti është një burim përfitimi shëndetësor.
Parandalon dhe lufton shumë sëmundje. Muajt e verës janë ato që lejojnë secilin prej nesh të rimarrë energjinë e humbur gjatë vitit. Shëtitjet në breg, zhytet në ujë rinovojnë qelizat dhe i bëjnë ato të kthehen në humor të mirë.

Deti është një burim përfitimi shëndetësor. Parandalon dhe lufton shumë sëmundje. Muajt e verës janë ato që lejojnë secilin prej nesh të rimarrë energjinë e humbur gjatë vitit. Shëtitjet në breg, zhytet në ujë rinovojnë qelizat dhe i bëjnë ato të kthehen në humor të mirë.

Deti është një kurë e vërtetë për më shumë se 16 sëmundje.

Sjell përfitime dhe lehtësime në rrugët e frymëmarrjes si:

– Alergjitë respiratore

– Sinusin

-Astmën

– Rikuperimin nga ftohjet dhe
sëmundjet e tjera të frymëmarrjes

– Problemet e shkaktuara nga
pirja e duhanit

– Ndikimet nga agjentë kimikë

Përmirëson dëmtimet dhe dhimbjet e kockave si:

– Zhvendosjet

– Shtrembërimet

– Thyerjet

– Artrozën

– Dhimbjet

– Osteoporozën

– Spondilozën

– Sëmundjet reumatike

Deti, zvogëlohen alergjitë e
lëkurës si:

– Psoriasis

– Ekzemën

– Pezmatimin e lëkurës

– Puçrrat në fytyrë

Falë detit, përmirësohen
sëmundjet e anemisë, sëmundjet gjinekologjike, hipotiroidizmi dhe limfatizmi.
Vlen të theksohet se, deti gjithashtu ndihmon në luftën kundër depresionit.

Falë ujit të detit:

– Lirohet trakti respirator. Për këtë arsye,
mjeku ua këshillon këtë atyre që vuajnë nga forma astmatike. Për fëmijët që
kanë infeksion të bajameve dhe sëmuren shpesh. Është mirë të bësh
shëtitje të gjata buzë ujit.

Ajri i detit përmban një sasi
të kripërave minerale të tilla si natrium, magnez, klorid, jod, kalcium,
kalium, bromin dhe silic.

Përfitojnë mushkëritë dhe
përmirëson frymëmarrjen.

Përmirëson metabolizmin dhe
forcon sistemin imunitar.


Zvogëlohet ruajtja e ujit. Uji i detit përmban një përqendrim të
kripërave minerale. Lëngjet e tepërta eliminohen përmes lëkurës, urinës dhe
osmozës. Kjo bën që këmbët të duken në mënyrë të shkëlqyer.

– Eliminoni kilet e tepërta. Në periudhën e
plazhit, trupi duket i thatë dhe, edhe pse hani më shumë, humbni peshë. Kjo
ndodh sepse metabolizmi funksionon mirë.

– Përmirësohet sistemi i qarkullimit të gjakut. Presioni
i ujit në trup, temperatura dhe lëvizja e ujit, bëjnë që qarkullimi i gjakut të
jetë më i mirë.

– Përmirëson tonifikimin e muskujve. Noti
është një ilaç për të gjithë trupin. Relakson muskujt tuaj, duke hequr stresin.
Shpërndan kontraktimet e grumbulluara. Përmirëson lëvizjen në nyjet e
bllokuara./Panorama/

Pse një fëmijë sjell vërdallë tërë familjen për të ngrënë një pjatë gjellë?

Si prindër, më shumë se çdo gjë tjetër, duam që fëmijët tanë të jenë të gëzuar dhe të shëndetshëm. Kur vjen puna tek marrëdhënia që kanë fëmijët tanë me ushqimin, e kemi të vështirë të kombinojmë lumturinë me ushqimin e shëndetshëm.

Ulur në një karrige të gjatë pranë tavolinës së rrumbullakët, ku të gjithë anëtarët ia kanë ngulur sytë, një fëmijë 5 vjeçar është duke “e larë” me lot pjatën e mbrëmjes, pasi nuk mund të çohet nga tavolina deri sa ta mbarojë të gjithë pjatën. Askush nuk përpiqet të kuptojë se pse fëmija nuk do ta ha pjatën me gjellë.

Pse fëmija është kaq i mërzitur ndërkohë që nevoja për t’u ushqyer është kaq e natyrshme dhe do të duhet të konsumohet menjëherë prej individit. Fundja, mamaja e ka përgatitur me kaq kujdes dhe aroma është kaq e mirë, ç’të ketë kaq të vështirë për ta konsumuar? Pse një fëmijë 5 vjeçar sjell vërdallë një familje të tërë për të ngrënë një pjatë gjellë?

Të gjithë prindërit pa përjashtim, janë gjendur të paktën një herë, në situatë të vështirë me ushqyerjen e fëmijëve. Si prindër, më shumë se çdo gjë tjetër, duam që fëmijët tanë të jenë të gëzuar dhe të shëndetshëm.

Kur vjen puna tek marrëdhënia që kanë fëmijët tanë me ushqimin, e kemi të vështirë të kombinojmë lumturinë me ushqimin e shëndetshëm. Dhe ju e keni vënë re sesa e vështirë është të shikosh një fëmijë me lot në sy në tavolinë, ndërsa është përpara një pjate me produkte jeshile (gjellën e shtëpisë ose perime të ziera) dhe që do të duhet t’i hajë sepse janë të shëndetshme.

Nëse fëmija juaj është tashmë i lidhur me ushqime që përmbajnë sheqer të rafinuar ose ushqime të tjera të përpunuara, me siguri që do të jetë e vështirë ta shikosh të kënaqur përballë një pjate me jeshillëqe. Kështu, thuajse çdo vakt do të kthehej në një fushë-betejë. Po ka disa mënyra se si mund t’i shikojmë fëmijët tanë më të lumtur dhe më të shëndetshëm.

1. Mos kini frikë të ndryshoni rutinë

Tashmë ju keni krijuar një rutinë të përditshme të ushqyerjes. Aty brenda do të gjeni dhe disa zakone të cilat i keni vendosur ju së bashku me fëmijën. Nëse fëmija e ka pëlqyer një herë çokollatën që i keni blerë apo patatinat, atëherë ju doni që fëmija të jetë i gëzuar, dhe ia keni blerë sërish. Kështu ju keni krijuar një zakon. Mjafton fëmija të thotë “Kam uri!” dhe ju do t’i zgjasni gjithçka praktike rreth jush që nuk është menduar më parë dhe ka shumë gjasa të jetë ushqim i përpunuar. Ju do të filloni të ndryshoni zakone dhe mbi të gjitha do të filloni të ndryshoni ushqimin praktik.

2. Fëmijët do të hanë atë ushqim që hamë edhe ne

Fëmijët do të konsumojnë të njëjtin ushqim si ne. Shpesh ne hamë një ushqim të ndryshëm nga fëmijët dhe i kërkojmë këtyre të fundit që të hanë ushqime të tjera. A nuk do të ishte hipokrite nga ana jonë që të konsumonim ushqime që nuk janë të shëndetshme, të preferuara që edhe fëmijët t’i konsumojnë, ndërkohë që në pjatën e fëmijës duam më të mirën për atë. Mbani mënd, fëmijët mësojnë nga çfarë shikojnë dhe jo nga çfarë themi. Sa herë fëmijët shikojnë prindërit që mbajnë një pije me ngjyrë në tavolinë ndërsa hanë ushqim, ose vezë të skuqur ndërsa fëmijës i japim drithëra?!

3. Krijoni një listë ushqimesh

Krijoni një listë të ushqimeve që fëmija tashmë i konsumon me SHUMË dëshirë. Më pas një listë paralele me ushqimet që fëmija i ha, por nuk i ka me shumë dëshirë dhe më pas një listë të ushqimeve që fëmija nuk i ha fare. Kështu do të mund të marrim një vendim se me cilat ushqime do të fillojmë t’i prezantojmë fëmijës.

4. Fëmijët me oreks, trajnim efikas

Nëse do të duam që të mësojmë fëmijët të ha ushqime të reja, atëherë do të duhet fillimisht që fëmija të jetë i motivuar, në këtë rast të ketë dëshirë për të ngrënë, pra të jetë i uritur. Për këtë arsye, ju do të kujdeseni që fëmijës të mos i jepni ushqime të tjera midis vakteve, të cilat e kalojnë fëmijën në stadin e ngopjes, ose siç themi ne rëndom në “prishjen e oreksit”.

5. Prezantoni ushqimet gradualisht

Prezantojini fëmijës ushqimet në pjatën e tij duke i ndarë në këtë mënyrë: sasinë më të madhe të ushqimit në pjatë, rreth ? e zë ushqimi shumë i preferuar. Pjesën e mbetur e zë ushqimi jo i preferuar dhe ai neutral. Fëmija mund të ketë akses tek ushqimi i preferuar VETËM dhe VETËM nëse konsumon një sasi shumë të vogël prej ushqimit jo të preferuar. Nëse janë bizelet ato që fëmija nuk ha, vendosini vetëm 3-4 kokrra bizele të cilat do të jepen një e nga një.

Edhe sikur një kokërr të ha fillimisht kjo nuk përbën problem. Fëmija do të hajë menjëherë ushqimin e preferuar sapo të ketë përfunduar ushqimin jo te preferuar. Alternoni në provat tuaja ushqimin neutral. Pra, një bizele, një lugë ushqim i preferuar. Një kuadrat karotë (nëse është neutrale), menjëherë një lugë nga ushqimi i preferuar.

6. Jepini mundësi zgjedhjeje, jo urdhra

Nëse fëmija e ka kaluar me sukses prezantimin e ushqimeve të reja ose jo të preferuara, gjithmonë duke përmbushur piramidën ushqimore dhe jo duke kënaqur sedrën e prindit, atëherë do të vazhdohet me disa rregulla të thjeshta praktike të jetës së përditshme.

Fëmijës nuk mund t’i drejtohemi me urdhëro “ha këtë, mos ha atë!” Kjo nuk funksionon me fëmijët. Ka një rebelizëm natyral te fëmijët që të kundërshtojnë pavarësisht sa të drejtë mund të keni ju. Duket sikur fëmijët duan të hanë pikërisht atë që e kanë të ndaluar. Por nëse ne i afrohemi atyre me sfidën për t’i dhënë përgjegjësi, ka shumë mundësi që të jenë më bashkëpunues.

Si mendoni sikur t’i drejtoheni: “Provoji këto dy ushqime dhe më jep një mendim se si të duken!?” kështu ne i lejojmë fëmijët që të mendojnë për veten e tyre dhe për zgjedhjet që i duhet të bëjnë se çfarë duhet të hanë për të përmirësuar trupin e tyre. Mbi të gjitha i shton kuriozitetin rreth ushqimit.

Fjalët si “provo” dhe “zgjidh” i hapin fëmijës një derë kurioziteti dhe interesi për ushqimin. Një mënyrë tjetër është që fëmijës t’i ofrosh dy zgjedhje, edhe sikur fëmija të kundërshtojë të dyja zgjedhjet, sërish do t’i komunikoni që ata do të duhet të zgjedhin, në mos, do të jeni ju të detyruar të zgjidhni për ata. Kështu i ofrojmë mundësi fëmijëve që të mbajnë përgjegjësi për zgjedhjen e tyre.

7. Edukojini fëmijët, mos mbani fjalim

Është shumë e thjeshtë që t’i mbajmë fjalim fëmijëve nga cepi i divanit apo nga kreu i tavolinës rreth dëmit të sheqerit, rreth të mirave të karotës apo të brokolit, por ju premtoj që kjo i krijon një bezdi shumë të madhe fëmijës. Ai e ka të vështirë të kuptojë rrezikun, kur vet ai është në moshën e gjërave konkrete, çdo gjë që shikon ekziston, dhe pastaj ajo ka një vazhdimësi. Por rreziku është ende një koncept abstrakt.

Një mënyrë për të mësuar, pra, për ta edukuar është që ta merrni me vete ndërsa bëni pazar në marketin e tregut të fruta perimeve. Ose më mirë akoma, ta çoni në një fermë, ose në fshat të shikojë nga afër se si rriten produktet, raporti me tokën, natyrën./living/

Çfarë do të thotë kur syri juaj fillon e dridhet

Shumë prej nesh e dimë se çfarë është kur të dridhet qepalla; në fakt, ne të gjithë e kemi hasur këtë moment në jetën tonë.
Dridhja e qepallës ndodh mjaft papritur – mund të jeni duke parë TV,duke lexuar , ose gatuar kur ndjeni një lëvizje të papritur te qepalla e syrit tuaj.

Ajo që ndjeni është një lëvizje e muskujve ose një kërcim nervor në zonën rreth syrit tuaj. Dridhjet e qepallave nuk janë kërcënuese për jetën, por mund të nxjerrin në pah disa çështje serioze shëndetësore. Gjithashtu, mund të jetë vërtet irrituese.

Shkenca e përkufizon dridhjen e syve si ‘një lëvizje, e pakontrollueshme ose si një rënie e qepallës, zakonisht në kapakun e sipërm’. Kjo dridhje e muskujve të syrit mund të prekë një ose të dy sytë dhe mund të zgjasë diku nga disa sekonda deri në disa minuta. Rrallë, dridhja e syrit mund të vazhdojë dhe ndërpritet për disa ditë para se të zhduket vetë.

Çfarë e shkakton dridhjen e syve?

Nuk ka përgjigje specifike për atë se çfarë shkakton dridhjen e syve. Zakonisht lidhet me stresin dhe lodhjen, por edhe me sasinë e tepruar të kafeinës, duhanit dhe alkoolit. Dridhja e syrit gjithashtu mund të shkaktohet nga sytë e thatë, tendosje e tepërt të syve, alergji ose acarim të syrit ose membranës së syrit.

Shpesh ndodh pa ndonjë shkak të veçantë. Në përgjithësi, këto spazma në sy janë të padëmshme dhe pa dhimbje.
Nga ana tjetër, ka raste kur tronditja e syrit shkaktohet nga një lloj çrregullimi neurologjik, të tilla si blofarospazma (një tronditje ose trishtim jo i zakonshëm i qepallëve) ose skleroza laterale amyotrophic (ALS), më shumë e njohur si sëmundja e Lou Gehrig.

Blepharospasm, e cila është më tipike për gratë se sa meshkujt, normalisht zhvillohet në moshën e rritur deri në fund të jetës. Vetëm në SHBA, çdo vit ka rreth 2.000 raste të reja.

Edhe pse jo serioze, gjendja mund të përkeqësohet nëse nuk shërohet duke çuar në ndjeshmëri ndaj dritës, vizion të paqartë dhe spazma muskulore në të gjithë fytyrën. Në rastet më të këqija, spazma e syve mund tua mbyllë qepallat për disa orë.

Nëse përjetoni një nga këto simptopa kontaktoni me një okulist:
Nëse spazma e syve zgjat më shumë se një javë
Nëse spazmat mbyllin qepallën plotësisht
Nëse spazma ndikon në gjithë fytyrën tuaj
Nëse sytë e tu enjten dhe skuqen
Nëse qepalla juaj e sipërme fillon të ulet
Një vizitë e shpejtë te një mjek do të përjashtojë çdo mundësi të një çrregullimi neurologjik.

Nëse ekziston rreziku i një, do t’ju referojë një neurolog ose specialist tjetër./pe/

Ndryshimet në të shkruar paralajmërojnë një sëmundje

Për dallim nga humbja e peshës e deri te mbipesha e pashpjeguar mund të vijë për shkak të ngadalësimit të punës së gjëndrës tiroide, por çfarë do të thotë nëse filloni të shkruani ndryshe nga herët tjera?

Kur mendoni për sëmundjen Parkinson, me siguri se do t’ju bie ndërmend dridhja.

Megjithatë, njëra nga shenjat e para që tregojnë për praninë e kësaj sëmundjeje është ndryshimi i shkrimit.

Kjo është konfirmuar në një studim me pacientë të prekur nga Parkinson, nga të cilët është kërkuar të shkruajnë një fjalë dhjetë herë në të njëjtën letër dhe çdo herë ata e kishin shkruar atë më ndryshe. Kjo ndodh për shkak të mungesës së dopaminës në tru, e cila shkakton ngurtësi në gishta./kk/

20 përfitimet në shëndet nga uji me limon

Mënyra se si e nisim ditën tonë është mjaft e rëndësishme për mënyrën se si vazhdon dita jonë. Trupi ynë është i përbërë nga organe dhe inde, të cilat zgjohen të dehidratuara dhe në nevojë të dëshpëruar për ujë, në mënyrë që të largojnë toksinat dhe të ripërtërijnë qelizat tona. Për ta bërë këtë gjë, nuk duhet të shohim përtej një gote me ujë të ngrohtë dhe limon për ta nisur ditën në mënyrën e duhur. Receta e përgatitjes është e thjeshtë.

Shtrydhni një gjysmë kokrre limoni në një gotë me ujë të vakët. Uji i ngrohtë në mëngjes ka rëndësi, sepse ndihmon në zgjimin e gjithë trupit, ndërkohë që uji i ftohtë mund t’i dëmtojë organet tona. Përgjatë pjesës tjetër të ditës mund ta konsumoni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë, ose të ftohtë, sipas preferencave tuaja.

Shumica prej nesh nuk marrin mjaftueshëm ujë përgjatë ditës dhe uji është i rëndësishëm, pasi përbën 60% të peshës sonë trupore. Shtimi i limonit në ujë do të thotë marrje edhe e vitaminës C, hekurit, kalciumit, kaliumit dhe fibrave të pektinës. Për të mos harruar janë edhe përbërësit antibakterialë, të cilët ndihmojnë në mbajtjen të shëndetshme të organizmit.

Shumë njerëz e përdorin ujin me limon edhe si një zëvendësues të kafesë, ndaj, nëse po përpiqesh t’i largohesh sadopak kafeinës, uji i ngrohtë me limon mund të të ndihmojë në këtë proces. Më poshtë do të lexoni 20 arsyet se pse duhet të pini rregullisht ujë me limon përgjatë ditës:

1.Reduktohet risku për infarkt në zemër, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës.
2.Pastron lëkurën dhe redukton shenjat e plakjes, duke përfshirë edhe eliminimin e rrudhave.
3.Vepron si detoksifikues dhe sipas një studimi, uji me limon ka aftësinë të kryejë gjithë funksionet e mëlçisë.
4.Përmirëson humorin dhe ekuilibron emocionet.
5.Balancon nivelet e pH-it në trup.
6.Përmirëson shenjat e inflamacionit dhe vepron si një reduktues i dhimbjes së lehtë.
7.Ndihmon në shërimin nga dhimbja e kokës.
8.Lehtëson diskomfortin si pasojë e konstipacionit (kapsllëkut).
9.Shton oreksin dhe kontribuon në shtimin në peshë, në rast se jeni nënpeshë.
10.Përmirëson aromën e frymës suaj.
11.Qetëson dhe rregullon aparatin respirator.
12.Lehtëson infeksionet e traktit urinar.
13.Parandalon dehidratimin dhe lodhjen e veshkave.
14.Rregullon metabolizmin tuaj.
15.Parandalon lodhjen e trurit në punë, apo në shkollë.
16.Forcon sistemin tuaj imun.
17.Redukton prodhimin e mukusit në rrugët e ajrit.
18.Pastron organet e brendshme dhe i ndihmon ato të funksionojnë në mënyrë optimal.
19.Nxit funksionimin normal të aparatit tretës.
20.Ju ndihmon në arritjen e një shëndeti të mirë në tërësi.

Arsyet e mundshme përse bebja ka gazra dhe metodat që qetësojnë dhimbjet e barkut

A e keni parë fëmijën tuaj që t’i ngrejë këmbët në gjoks madje edhe kur qan? Ai mund të ketë probleme me gazrat, që i shkaktojnë shumë dhimbje.

Këtu janë arsyet e mundshme përse fëmijët ndihen të fryrë:

1. a) Furnizimi me qumësht

Nëse keni shumë qumësht gjiri, kjo mund të shaktojë fryrje tek fëmijët.

1. b) Intoleranca e laktozës

Ka fëmijë që janë intolerantë ndaj laktozës, që do të thotë se nuk mund të pijnë shumë qumësht.

1. c) Ushqimi që ka ngrënë nëna

Një ushqim i caktuar që keni ngrënë mund të shkaktojë që fëmija juaj të ketë gazra. Për shembull, produktet e qumështit që keni konsumuar më parë mund të krijojnë probleme me tretjen e fëmijës.

Përpiquni të lehtësoni dhimbjen e fëmijës duke përdorur këto metoda:

1. Zhvendoseni në një pozicion tjetër
Ndryshimi i pozicionit të foshnjës mund të ndihmojë në heqjen e gazit në bark.
2. Masazhojeni

Kapni këmbët e fëmijës, dhe lëvizni nga lart poshtë, sikur imitoni çiklizmin. Kjo ndihmon lëvizjen e gazrave nga barku i tij.

3. Kontrolloni pozicionin e gjidhënies
Sigurohuni që ta mbani drejt fëmijën. Koka duhet të jetë në një drejtim me barkun, sepse po të jetë më lart, krijon vëshirësi në frymëmarrje.

4. Goditini lehtë në shpinë pas ushqyerjes

Kjo e ndihmon të nxjerrë gazrat.
5. Ndryshoni pajisjet që përdorni
Ndryshimi i biberonit me një tjetër që nxjerr më ngadalë qumështin, ndihmon në reduktimin e sasisë së gazit të formuar.
6. Dush me ujë të ngrohtë

Dushi i ngrohtë jo vetëm që i qetëson fëmijët, por edhe lehtëson gazrat.
7. Ushqejini përpara se t’i ketë marrë uria shumë

Të ushqyerit pak para se të fillojnë të qajnë mund të parandalojë sasinë e madhe të gazrave.
8. Medikamentet
Nëse fëmija ka shumë dhimbje për shkak të gazrave, konsultohuni me mjekun dhe merrni ilaçet e nevojshme. pernenat.al

Çfarë do të bënte Bill Gates nëse do të fitonte vetëm 2 dollarë në ditë?

Konsiderohet si një nga njerëzit më të pasur në botë, me 89 miliardë dollarë në asete.

Por po sikur papritmas t’a gjente veten të varfër?

Bill Gates, në një blog u kishte shpjeguar lexuesve të tij se çfarë do të bënte nëse do të fitonte vetëm dy dollarë në ditë.

“Nuk ka një përgjigje të vetme, natyrisht, dhe varfëria ndryshon varësisht nga vendi. Por, falë punës me fondacionin tim, takova disa banorë të vendeve më të varfëra në botë që rrisnin pula dhe mësova shumë për pro-të dhe kundrat e mbajtjes së këtyre kafshëve. Për këdo që jeton në varfëri do të ishte mirë t’i kishte disa” – u shpreh Bill Gates.

Arsyeja e ka thënë menjëherë: pulat nuk kërkojnë burime të mëdha të blerjes dhe menaxhimit, ato janë të lehta për t’u mbajtur, dhe vezët e mishi janë ushqim shumë i mirë për njerëzit. Përveç kësaj, ato janë një investim i mirë sepse vazhdimisht gjenerojnë fitim.

“Imagjinoni një rritës që e fillon me pesë pula, mjafton një gjel i marrë hua mbase edhe nga një fqinj, dhe pas tre muajsh i njëjti mbarështues e gjen veten me 40 zogj, nëse të gjithë shiten me $ 5, fitimi do të jetë më shumë se $ 1,000 në vit”.

Sipas Gates, gjelat dhe pulat gjithashtu janë të dobishme në dhënien e më shumë pushteti grave.

“Pulat janë të vogla dhe shpesh jetojnë pranë shtëpive, prandaj ato shpesh shihen si kafshë në kompetencë të grave. Gratë që shesin këto kafshë mund të riinvestojnë fitimet në familjet e tyre”./sn/

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse ecni çdo ditë

Ecja është një ushtrim krejtësisht i lirë dhe i lehtë, që kërkon shumë pak përpjekje dhe përmirëson jo vetëm mirëqenien tuaj fizike, por edhe atë mendore. Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë të thjeshtë por shumë efektive të humbjes së peshës dhe përmirësimit të shëndetit tuaj të përgjithshëm, ecja është gjëja e duhur.

Më poshtë po ju paraqesim disa nga efektet më të mira të ecjes.

Shplodh trurin

Një studim i universitetit të Kanzsit ka zbuluar se ecja ndihmon në parandalimin e sëmundjeve si Dementia dhe Alzajmeri. Njerëzit që janë fizikisht aktiv gjatë gjithë jetës së tyre janë shumë më pak të prirur ndaj sëmundjeve sesa ata që kanë një mënyrë jetese më pasive. Dhe kjo është për shkak se ata kanë më shumë vëllim në hipokampun e tyre, pjesën e trurit që është përgjegjës për kujtesën verbale dhe të mësuarit.

Përmirëson shikimin

Edhe pse sytë mund të duken si gjëja e fundit që lidhen me këmbët, ecja me të vërtetë ndihmon në shëndetin e tyre. Mund të ndihmojë edhe për të luftuar glaukomën duke lehtësuar presionin e syve.

Parandalon sëmundjet e zemrës

Një shëtitje e përditshme gjysmë ore ndihmon në shmangien e problemeve serioze, siç është sëmundja koronare e zemrës për të përmendur një, duke ulur tensionet e larta të gjakut dhe nivelin e kolesterolit dhe duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Vëllim i rritur i mushkërive

Për shkak të cilësisë më të mirë dhe frymëmarrjes më të thellë, disa simptoma të lidhura me sëmundjen e mushkërive mund të tregojnë përmirësim të dukshëm falë ecjes.

Efektet e dobishme në pankreas

Mund të jetë e vështirë të besohet, por ecja për stërvitje rezulton të jetë një mjet shumë më efektiv në parandalimin e diabetit. Ky hulumtim tregon se një grup “këmbësorësh” tregoi përmirësim në tolerancën e glukozës pothuajse 6 herë më të mëdha (dmth sa mirë sheqeri i gjakut absorbohet nga qelizat) se sa ai i një grupi “vrapuesish” gjatë një periudhe prove 6 mujore.

Tonifikim i muskujve

Tonifikimi i muskujve dhe humbje peshe është gjithashtu krejtësisht e arritshme përmes ecjes së thjeshtë.

Kocka dhe nyje më të forta

Fondacioni Arthritis rekomandon të paktën 30 minuta të ecjes së moderuar në ditë për të zvogëluar dhimbjen, ngurtësinë dhe inflamacionin në nyje. Ndërtimi i eshtrave të forta do t’ju ndihmojë të parandaloni osteoporozën dhe të zvogëloni humbjen e kockave.

Përmirësim i tretjes

30 minuta ecje çdo ditë jo vetëm që mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë në të ardhmen, por mund të përmirësojë tretjen tonë dhe kapsllëkun duke ndihmuar në rregullimin e lëvizjeve tona të zorrëve.

Shëron dhimbjen e mesit

Ecja kontribuon në qarkullimin më të mirë të gjakut brenda strukturave kurrizore, duke pompuar lëndë ushqyesve të rëndësishme për indet e buta, duke përmirësuar sjelljen dhe fleksibilitetin, të cilat janë të domosdoshme për një shtyllë kurrizore të shëndetshme.

Relakson mendjen

Nëse ecja përmirëson simptomat e depresionit në pacientët me çrregullime të mëdha depresioni, vetëm imagjinoni sa lehtë mund të na ndihmojë të përballojmë ndjenjën e dobësisë ose të lodhjes.

Dhe një ecje e gëzueshme me një mik apo një të dashur vetëm do të shumëfishojë efektin e lumturisë dhe do të përmirësojë gjendjen tuaj./sn/

Ja mënyra më e mirë që të përmirësoni memorien tuaj

Një hulumtim ka treguar që studentët të cilët mbajnë shënime në ligjërata kanë rezultate më të mira në teste se sa ata që nuk mbajnë, madje edhe kur pas ligjëratave nuk e kanë përsëritur, apo vetëm kalimthi kanë përsëritur lëndën.

Mirëpo, shënimet dhe përshkrimi i tekstit nuk janë njësoj – ata të cilët kanë mbajtur shënime në telefona apo kompjuterë, nuk kanë pasur rezultate të mira sa ata të cilët kanë mbajtur shënime gjatë tërë ligjëratës me laps në letër, thotë psikologu Kenneth Kiewra.

Pos për mësim, shënimi është i mirë edhe për shëndetin mendor, transmeton Telegrafi.

Ata të cilët shënojnë telashet (problemet) e veta në atë mënyrë, pastrojnë mendjen e vet dhe zvogëlojnë stresin.

Ja disa mënyra të cilat do t’ju ndihmojnë që të përmirësoni memorien:

1. Shkarravitni , vizatoni… gjatë ligjëratave apo takimit afarist. Mbase do të dukeni joserioz, apo tregojani këtë tekst eprorëve dhe çdo gjë qo t’u jetë e qartë.

2. Shkruani listën e obligimeve: Blini kalendar për shënime, notesë, fletore me kapakë që ju pëlqejnë, laps që “shkruan mirë” dhe bëni planin, siç keni bërë dikur, para se telefonat dhe kompjuterët janë bërë “sekretarë” tanë.

3. Mbani ditar: Mjekët thonë që mbajtja e ditarit mund t’i kontribuojë shumë shëndetit tonë psikik dhe mendor. Posaçërisht nëse jeni harrestarë. Provoni, gjithsesi është edhe argëtuese.

4. Shkruani “falënderime”: para se të shkoni në krevat të flini gjumë, në një fletë të vogël se çka ju ka bërë posaçërisht të lumtur atë ditë dhe çka do të dëshironi të bëni ditën e nesërme.

Gjermaninë, Zvicrën e kemi këtu, por…

Analizat nga terreni tregojnë se shumë veprimtari, sidomos bujqësia dhe blegtoria janë sfera në të cilat të rinjtë mund të gjejnë perspektivë, pa pasur nevojë të marrin mbi krahë valixhen e mërgimtarit, por për këtë nevojitet një aktivizim më i madh i strukturave shtetërore

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 25 prill – Të rinjtë në Maqedoni nuk janë të interesuar të merren me bujqësi. Struktura mesatare e moshës së fermerëve është ndërmjet 50 dhe 60 vjeçare, tregojnë analizat e shoqatave të bujqve. Vite me radhë, fermerët nuk mund të gjenin as barinj, si dhe punëtorë sezonal që do të grumbullojnë prodhimet e ndryshme bujqësore. Gjithashtu vite me radhë problem për bujqit është edhe plasmani i sigurt dhe pagesa me kohë e mundit të tyre.

Sikur është krijuar një atmosferë e tillë, se jetë më të mirë mund të ketë vetëm në Gjermani, por jo edhe në Maqedoni dhe kjo ka ndikuar që profesionistët e profileve të ndryshme të gjejnë punë jashtë shtetit.

TË RINJTË PERËNDIMIN E KANË KËTU

“Mund të vërejmë një dyndje të popullatës së re ndaj shteteve perëndimore të mjekëve, motrave medicinale dhe shumë profesioneve të tjera. Ndodhë që në perëndim jetesa nuk është aspak e lehtë dhe kërkon sakrifica të mëdha , andaj edhe migrimi ndoshta nuk është zgjidhje më fatlume, sidomos për njerëzit që këtu kanë mundësi të kenë një jetesë solide për shkak se posedojnë tokë bujqësore, shtëpi etj. dhe që mund të kenë së paku 500 euro të ardhura në muaj”, thotë kryetar i Shoqatës së bujqve “ Agrokultura”, Menduh Nuhiu nga Likova.
Sipas tij, shteti jo se nuk ndihmon fermerët e rinj, por nevojitet që të ndërmerren masa shtesë që bujqësia të jetë një veprimtari më tërheqëse edhe për popullatën më të re .

“ Së pari nevojitet që shteti dhe qumështoret të gjejnë mënyra të ndryshme që të garantojnë investimet e fermerëve në fermat e lopëve, nevojitet që masa e përkrahjes 50 me 50, të tejkalojë moshën prej 40 vjeç dhe të vlejë edhe për të moshuarit që për shembull të mund të importojnë lopë nga perëndimi. Nga Ministria e Bujqësisë na kanë premtuar një angazhim më serioz lidhur me plasmanin e sigurt të prodhimeve të ndryshme bujqësore”, thekson më tej Nuhiu.

Organizimi i punës në kooperativa bujqësore,mendon ai, nuk është një punë e lehtë që mund të realizohet brenda nate, por megjithatë paraqet mënyrën e vetme të zgjidhjes së problemit të plasmanit të sigurt dhe shndërrimit të bujqësisë në një profesion fitimprurës nga i cili mund të jetohet mirë.

“ Organizimi i punës së bujqve përmes bashkimit në kooperativa nënkupton një prodhimtari bujqësore që në vazhdimësi siguron cilësinë dhe sasinë që do të kërkohet nga blerësit serioz, si dhe garanton plasmanin e sigurt në tregjet e huaja. Njëherazi ai sjell edhe harxhime më të ulëta të prodhimtarisë, çmime më konkurruese në treg , fitim më të madh , si dhe çmime më të ulëta për blerjen e lëndëve të para “, shpjegon Nuhiu disa nga avantazhet e bashkimit të punës së bujqve në kooperativa.

HARXHIMET MË TË LARTA SE FITIMET

Në ndërkohë , ekspertët e bujqësisë thonë se konkurrenca e ulët e prodhimtarisë tonë bujqësore në raport me shtetet e tjera bën që të rinjtë të mos kenë interesim më të madh të merren me bujqësi.

“ Duhet të theksohet se harxhimet e prodhimtarisë blegtorale dhe bujqësore në Maqedoni shpesh janë tepër të mëdha në raport me fitimin. Jo se në veprimtarinë bujqësore nuk kemi profit, por megjithatë ai është i ulët nëse e krahasojmë mundin e bujkut dhe të hollat që harxhohen për të prodhuar ushqimin . Andaj shteti duhet më shumë të përkrahë bujqit e rinj , dhe sidomos vendbanimet rurale me mbi 600 metra lartësi mbidetare me masa të ndryshme , jo vetëm në të holla , por edhe me lehtësime të ndryshme”, thotë eksperti i bujqësisë, Lulëzim Fejzullai.
Në ndërkohë nga Ministria e Bujqësisë thonë se përmes masave financiare dhe programit IPARD , po ndërmerren hapa serioz për përkrahjen e fermerëve të rinj.

Ministria e Bujqësisë me më shumë masa që pritet të zvogëlojnë harxhimet , parashikon kthimin e të rinjve në fshat. Krahas programit “ Bujku i ri”, në këtë drejtim do të shfrytëzohen edhe mjetet IPARD. Pritet që të rinjtë të moshës deri në 35 vjet të lirohen nga pagesa e koncesionit për tokën bujqësore për periudhën 3 deri 5 vjet.
Para një muaji, qeveria ndau katër milion euro për 424 fermerë që kanë plotësuar kriteret e Ministrisë së Bujqësisë. Ata do të fitojnë mjete të pakthyeshme prej 10 mijë euro me kusht që të realizojnë investimet në mekanizim bujqësor dhe kapacitetet prodhuese , në afat prej gjashtë muajsh. Të hollat do ti fitojnë pas kontrolleve të kryera në teren.

TË KRIJOHEN BRENDE PËR TREGUN E JASHTËM

Në ndërkohë , agronomët thonë se nëse bujqësia e Maqedonisë nuk rrit konkurrencën e saj dhe nëse nuk inkuadron më shumë të rinj, atëherë prodhimtaria bujqësore vendore në periudhën e ardhshme do të ballafaqohet jo me modernizimin dhe avancimin e saj , por me mbijetesën në raport me konkurrencën evropiane.

Andaj specialistët e bujqësisë , thonë se në vitet në vijim, një vëmendje të veçantë kërkon edhe orientimi ndaj ofertës në treg të prodhimeve konkurruese me vlerë të shtuar të dedikuar edhe për eksport si tharja e hudhrës , përpunimi i domateve në keçap, boronicës në lëng e kështu me radhë. Vlen të mendohet edhe për kultivimin e bimëve aromatike dhe mjekësore, mjedrën , aroninë etj. Njohësit e bujqësisë thonë se çdo rajon në Maqedoni ka prodhime me veçori karakteristike që dallohet edhe për kah cilësia. Andaj sugjerohet një angazhim më i madh i bujqve , blegtorëve por edhe biznesit , me qëllim që të krijojnë brende që nesër shumë më lehtë do ti mund ti shesin edhe në tregjet rajonale dhe botërore, duke ndjekur shembujt e shteteve të ndryshme .

Ndryshe, sfidë tjetër për bujqësinë e Maqedonisë janë edhe parcelat e vogla dhe të shpërndara, që pamundësojnë rritjen e prodhimtarisë dhe konkurrencës së bujqësisë. Të dhënat tregojnë se në Maqedoni dominojnë parcelat e vogla bujqësore. Madhësia mesatare e 178.125 ekonomive bujqësore është 1.8 hektarë , ndërsa ato posedojnë në mesatare 2.1 kafshë. (koha.mk)

Imami nga Kosova renditet në mesin e 100 personaliteteve me më ndikim në Nju-Jork

Ai konsiderohet si një udhëheqës ndërfetar që ka bërë një karrierë të bujshme duke ndërtuar ura të mirëbesimit mes popujve dhe etnive me religjione të ndryshme.

I lindur në fshatin Terstenikë të Drenasit, imami Kukaj ka shkuar në Staten Island në vitin 2002 për të drejtuar Shkollën Islame Miraj.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

Atje ai është bërë edhe udhëheqës i Qendrës Kulturore Islamike Shqiptare.

Kukaj, tash e 15 vjet njihet për programin e veçantë të tij pasi një herë në vit organizon një takim ku zhvillohet dialog mes komunitetit katolik dhe atij mysliman, e që përfundon me një dark të përbashkët.

Në mesin e personaliteteve tjera që janë nderuar nga Staten Island ka zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të kujdesit shëndetësor, të atij bankar e të pasurive të patundshme, akademikë, gazetarë, avokatë dhe aktivistë të ndryshëm.

Imami nga Kosova para një muaj ka marr lëvdata dhe nga kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio për kontributin që po jep Qendra Kulturore Islamike Shqiptare në kultivimin e mirëkuptimit dhe tolerancës ndërfetare në Nju Jork, shkruan AktivPress.

Nëpërmjet Komisionarit të Policisë së Nju Jorkut, ai e ka përcjell një mirënjohje, duke e cilësuar këtë Qendër si një qendër me shumë influencë.

Në mirënjohje, ai ka theksuar se komunitetet fetare janë shtylla kryesore e forcimit të shtetit.

Me iniciativën e Qendrës Islame Kulturore Shqiptare, de Blasio e ka shpallur muajin prill si muaj të komuniteteve fetare.

Kjo është kënga e Shaip Kaçakut nga Gjurgjevishti (VIDEO)

Tetova News ka vizituar fshatin Gjurgjevisht dhe ka publikuar video me pamje dhe biseda me banorë të këtij fshati, të cilat kanë bërë jehonë të madhe në rrjetin social.

Gjatë bisedës është rrëfyer edhe historia e Shaip Kaçakut.

Një banor i këtij fshati ka shkruar një koment të gjatë dhe jep detaje për historinë e Shaip Kaçakut: “I nderuari gazetar i Tetova News e cmoj lart viziteten tuaj qe u beni fshatrave te malesis pikerisht Gjurgjevishtit .

Pershendetje ketyre bashkfashatarve te mij respakt par ata ,poj u kisha lutur qe mos ta ngatrojm te kaluaer e keij vendbanimi i cili daton qe nga 1331 fakte historike pikerisht figuren e Shuip Kacakut fatkeqesisht qe nuk ka te shkruar per kete person nje rresht per betejen qe u zhvillua ne Gjurgjevisht me 1898 ku pati 28 viktima pervec kenges qe e thuri rapsodi i asaj kohe nga Gjurgjevisht Ali Haruni kenga kendohet ne pes verzione ne te gjitha krahinat e SHqiperis Etnike .

Shuip Kacaku pas shpartallimit te ushtris se Lidhjes Prizrenit u detyrua te vepronte si kacak ne keto ane njeherit kishte bashkevepronte me Mehmet Pash DErallen . Ju si profesionist duhet te keni kujdes dhe duhet seleksionuar ca gjera, te jeni te kujdesshem ne marje e informatave shkel e shko me persona qe nuk jan te nivelit per ate cka lipni ju.

Vizitat tuaja ne kete anne SHarrit pikerisht ne fshatraat Kalisht ,GJurgjevisht ,LLominc ,Gorjan duhet bere me shpesh dhe te njihemi pikerisht me te kaluaren e ketyre fshatrave qe u lan pas dore ne kohen e komunizmit ne meshir te fatit me t”vetmin qellim se ishte foleja e Ballit KOmbetar pa mar parasysh rrethant qe ndodhen pastaj.

Jemi te gatshem qe ne viztat e radhes ,shpresojm qe do te behen , T”ju ofrojme bashkepunim ne zbulimin e historikut te keture trevave shqipetare qe fatkeqsisht nuk ka te shkruar nje rresht pervec kengve te thururra nga vet populli.

Dot kisha lutur historiant qe te vin tna vizitoj ,dhe te meren me profesionalizem jo me politik dhe atdhetarizem te rejshem . Tung ngeleni te pershendetur Zaim Arifi.”, shkruan banori i Gjurgjevishtit.
Në vazhdim keni këngën për Shaip Kaçakun:

Biseda me banorë të fshatit Gjurgjevishtë të Gostivarit:

Të dobësohesh me kafe

Konsumimi i vazhdueshëm i kafes apo produkteve të tjera që përmbajnë kafeinë, midis të cilëve çaji, është në gjendje të ndihmojë në dobësim, ishte përfundimi i disa kërkuesve britanikë.

“Sasia e kafes apo çajit që pimë është në gjendje të bëjë ndryshimin. Studimi ka treguar se kafeina rrit me 5-10% metabolizmin në dy orët e ardhshme pas konsumimit të saj. Duke pirë një kafe çdo dy orë, ky efekt përftohet gjatë të gjithë ditës”, deklaroi doktori Lowe, drejtues i studimit.

Një efekt i ngjashëm me atë të një kafeje në rritjen e konsumit të energjisë nga ana e trupit është në gjendje të arrijnë edhe 20 cigare, por kjo nuk është e rekomandueshme për shëndetin./sn/