Ballina Argëtim Jetë & Stil 20 Fakte interesante për Korenë e Veriut

20 Fakte interesante për Korenë e Veriut

Koreja Veriore aktualisht eshte shteti me i izoluar politikisht ne bote. Pas saj jane Somalia, njeri nder rajonet e botes pa pushtet te organizuar dhe Mijanmar (ish-Birmania).
1. Themeluesi i Korese Veriore, kryetari i pare Kim Il Song, ka krijuar shtetin e “vetembajtur”, domethene politike shteterore e cila e ka ndare ekonomikisht dhe diplomatikisht Korene Veriore nga pjesa tjeter e botes, madje edhe ne kohe te varferise se madhe, siç eshte uria.

2. Rreth 25% e popullsisë së Kores së Veriut janë ushtarë.

3. Ushtria e Korese Veriore eshte njera nder me te medhate ne bote. Ajo ka rreth 1.2 milione ushtare aktive (plus rreth 4,6 milione ne rezerve), domethene nje nder 5 meshkujt e moshes nga 17 – 54 vjeç eshte ne kohe te plote ushtar. Sa per ilustrim, Koreja Jugore ka 680.000 ushtare.

4. Sado qe do te tingellonte e pabesueshme, ekzistojne njerez qe kane ikur “Ne” Korene Veriore. Njeri nder me te njohurit eshte James Joseph Dresnok, ushtar amerikan i cili ka ikur ne Korene Veriore neper fusha minash ne vitin 1962. Ai tani eshte aktor standard ne filmat e tij propagandistike (gjithmone aktron amerikanin e keq).

5. Punetori mesatar ne Korene Veriore fiton rreth 1.5 deri 3 euro ne muaj (mesatarisht rreth 700 euro ne vit). Privatet mund te fitojne edhe deri ne 100 euro, ndersa biznesmenet e pakte te pasur fitojne edhe deri ne 500 euro ne muaj.

6. Vetem ushtria dhe zyrtaret qeveritare mund te kene automjete.

7. Banoret e Korese Veriore mund te kene vetem njeren nga 28 frizura te lejuara.

8. Interneti nuk ekziston, perveç rrjetit te mbyllur shteteror, per ç’shkak pak njerez fare dine se çka ndodh ne pjesen tjeter te botes. Qeveria kontrollon rreptesisht programet televizive dhe te radios, nderkaq qasje te kufizuar ne internetin “e vertete” kane vetem disa njerez ne qeveri.

9. Midis 150.000 dhe 200.000 banore te Korese Veriore jetojne ne llogore te rrethuara me rrethoja elektrike (Human Rights Watch). Llogoret me te keqija jane per ata qe kane bere krime politike – ne raste te tilla ne llogore dergohen edhe tere familjet e kundershtareve. 40% qind e te burgosurve vdesin per shkak te mungeses se ushqimit apo punes se rende (Human Rights Watch).

10. Ne vitin 1978, agjentet e Korese Veriore kane kidnapuar regjisorin e Korese Jugore, Shin Sang Ok dhe bashkeshorten e tij, aktoren Choe Eun Hui, me qellim te krijoje industrine filmike ne Korene Veriore. Çifti ka arritur te ike pasi qe i kane bere dhjetera filma.

11. Sipas raporteve te Qeverise se Korese Jugore, Koreja Veriore shpenzon per ushtrine nje te treten e te ardhurave vetjake kombetare.

12. Energjia elektrike kryesisht nderpritet naten, nderkaq shtepite kane energji elektrike vetem disa ore ne dite.

13. Te ardhurat te Korese Veriore kryesisht mbeshteten ne eksportin ne Japoni dhe ne shtete te tjera perreth, nderkaq eksporton barna te falsifikuara, si p.sh. Viagra, narkotike si p.sh. metamfetamina, cigare false dhe bankenota false prej 50 dhe 100 dollaresh (keto bankenota jane quajtur “superdollare”, sepse eshte e veshtire te zbulohen). Gjithashtu u shet edhe arme grupeve te ndryshme joformale ushtarake.

14. Koreja Veriore eshte nder me te izoluarat, por gjithashtu konsiderohet edhe shteti me misterioz.

15. Koreja Veriore ben pjese ne vendin e trete per nga numri i ekzekutimit me vdekje, menjehere pas Kines dhe Iranit (Amnesty International).

16. Marihuana ne Korene Veriore eshte legale, dhe fare nuk eshte klasifikuar si droge.

17. Koreja Veriore zyrtarisht ka pushuar te jete shtet komunist ne vitin 2009. Ideologjia e re shteterore quhet “Juche” (e veteqendrueshme, ushtria ne plan te pare…)

18. Arkeologet e Korese Veriore ne vitin 2012 zyrtarisht kane publikuar qe kane zbuluar ‘strofullen” e njebrireshi te cilin e ka shaluar mbreti Tongmyung, para 2000 vjetesh.

19. Edhe pse jetojne ne kushte te veshtira, ku mbizoterojne uria dhe regjimi politik i ashper, ne Korene Veriore 99% e njerezve dine shkrim-leximin.

20. Lufta ndermjet Korese Veriore dhe Korese Jugore teknikisht zgjat akoma. Ne vitin 1991 dy Korete kane nenshkruar marreveshjen mbi mosperdorimin reciprok te forces./fm/

@tn.lajmelokale
@tetovanews