Ballina Kultura Dossier DOSSIER: Dy Arvanitas të mëdhenj të Greqisë

DOSSIER: Dy Arvanitas të mëdhenj të Greqisë

Përgatitur nga Brizida Gjikondi

Sa më poshtë po sjellim me shkurtime dy tekste të dy shqiptarve të mëdhenj të Greqisë, Jorgo Maruga dhe Aristidh Kola. Këto dy shkrime janë publikuar në Revistën Arbëreshe Lidhja, në muajin Nëntor 1984.

Greqia dhe Shqipëria: Popuj kufitarë

Nga Jorgo Marougas

Dy popuj vëllezër, grekët dhe shqiptarët, numërojnë ditët e vetmisë së tyre në këtë pjesë fundore të Evropës. Të kapur pas maleve me legjenda ndërmjet tokës dhe qiellit, ata janë të preokupuar të ruajnë të paprekur diferencat e tyre psikologjike dhe mëndësitë. Uliksa bashkëkohorë, ruajnë dhe mbrojnë me kokëfortësi gjuhët e tyre të lashta, zakonet e tyre, kostumet, traditat, bindjet, besimet shekullore dhe impenjimet e përditshme kundër “agresionit” të kristianizmit dhe marksizmit. Larg nga këngët magjepse të sirenave, ata rithërrasin në kujtesë me hiperbolizëm por me të drejtë, ditët e lavdishme dhe kërkojnë pa u lodhur origjinën e largët të qytetërimit të tyre ilir.

Dy popuj që nuk tërhiqen mbrapsht por mbrohen në mënyrë active. Sidomos shqiptarët, pastaj grekët, të cilët po adoptohen me joshjen e kulturës perëndimore. Të dy e dinë që që përbëjnë dy ishuj gjeografikë dhe aritmetikë jo me shumë vlerë ndër familjet gjigande të Evropës dhe Mesdheut : anglosaksonët, gjermanët-gotë, sllavët, popujt me origjinë latine, arabët-muslimanë. Por tërheqja mbrapsht e tyre do të thotë ; të anullosh mijëra vite të historisë, të zhvlerësosh qytetërimin e tyre, zhdukjen e vecantisë së identitetit të tyre. E dinë që hezitimi do të thotë asimilim, neglizhencë, shfarosje. Ndaj e vetmja armë që mbetet në duart e tyre është rezistenca dinamike.

Dy popuj vëllezër.

Dy popuj të vetmuar, vëllezër gjaku . po, kështu është. Kush mund ta kundërshojë ? Në fakt të huajt, pushtuesit politikë dhe historikë, qoftë armik dhe mik, nuk ka mundur ti ndajë. Popujt tanë e dinë, e ndjejnë, e jetojnë. I nderuari Panajotis Canellopoulos e nënvizoi së fundmi duke thënë “ gjak i bollshëm shqiptar rrjedh në venat e grekëve”. Edhe Andrea Papandreu konfirmoi “ Ne grekët jemi shqiptarë” rreth njëzet kryeministra gerkë kanë gjak shqiptarë. Shqiptarët janë shumica dërrmuese e luftëtarve dhe heronjve të 1821 grek. Personalitete supreme të shpirtit grek i përkasin origjinës shqiptare., Nga ana tjetër “gjaku I bollshëm” grek rrjedh në venat e shqqqiptarve themi ne. Në luftën për clirimin e Shqipërisë, shumë janë luftëtarë grekë…

Të vetëm dhe të dashurit e së njëjtës nënë, grekë dhe shqiptarët . Kordonin e kërthizës e kanë të përbashkët që i ka gjeneruar. Eshtë e përbashkët sinteza bazike e gjakut të grekëve,

shqiptarve, vllehëve. Bashkë janë pjekur dhe bërë burra në të njëjtat luftra kundër armiqëve, besimeve dhe marshimeve të historisë. Sekuenca shekujsh I kanë ushqyer dhe I kanë rritur në ambicje, ideale, pritjet dhe ëndërat.

Sot asgjë nuk i bashkon

Pa dyshim dy popuj vëllezër, grekët dhe shqiptarët. Por kontraditë e hapur, e vërtetë e helmuar; ditët e vetmisë sonë i numërojmë të ndarë. Edhe pse vëllezër jetojmë të ndarë njëri nga tjetri, të plaçkitur nga propaganda plot iluzione dhe profane. Ndërkohë asgjë nuk na ndau, sot asgjë nuk na bashkon…

Patras, Greqi. 29.02,1984

(kjo analizë e thelluar e Jorgo Maruga është më voluminoze se ky tekst i risjellë këtu, në analizën origjinale, përfshihet një historik shumë planësh I mardhënieve historike Shqipëri-Greqi, momentet kyce, reprociteti, figurat historike dhe ndikimet e tyre)

RRENJA JONE

Nga Aristidh Kola

Rrënjë e fortë arbërore

Kush mund të të presnj ?

Kush mund të të fshehnj?

Kush mund të të pështronj?

Rrënjë e fortë arbërore lulje e fleta meta nxorre

Rrënjë e fortë Arvanite

Rrënjë e burrave të motit

Rrënjë Heraklliut e Akillefit

Rrënjë e Alksandroit dhe Kastriotit

Rrënjë e fortë Arvanite

Nga merr shpirt e meta rrite ?

Rrënjë e fortë shqipëtare

Rrënjë e Bocarit e Bubullimës

Rrënjë e fjalës e besalidhës

Rrënjë e bukurisë dhe trimëresës

Rrënjë e fortë shqipëtare

Nga ajo jetë nuk u bare

Rrënjë e argjendtë të Greqisë

Hiu e pluhuri t’Anatolisë

Të pështroi, të luftoi, nuk të mundi

Nuk të shuajti nga jeta

Rrënjët e argjendtë të Greqisë

Ajo je të Shqipërisë dhe të Arbërisë

Me gur-madhe të keinë pështruar

Thaanë seu buarsh nga jeta

Thanë se u thajte, thanë se vdiqe

Vunë një pemë të hollë në varr

Edhe thanë “kjo ishte nga rrënjë e parë”

Rrënjë e fortë, rrënjë e argjendtë

Hape dhenë e cajte gurin

Dhe ne diell nxorre kurmin

Nxore kllara, nxorre fleta

Bekuar rrënjë e bekuar nga Mëmë-Dhe

Bekuar rrënjë nga Zoti Diell

Bekuar rrënjë me ujin e Detit..

Athinë 1984