Është mirë të njohim historinë e një Zonje nga Çamëria,e cila me një letër, i është drejtuar Presidentit Amerikan Wilson me 1919 në Konferencën e Paqës në Paris për problemet territoriale me fqinjtë.Më përpara, t’i drejtohemi Nënave Greke,ta njohin historinë e një nëne si vetë ato,që të ndihmojnë në zgjidhjen e një problemi që sjell vetëm paqë midis dy popujve fqinj.
Nënat greke njihen që nga lashtësia për stoicizmin e tyre, kur pritnin ndër vite burrat(Odise)të larguar, që endeshin nepër dete nga fortunat vdekjeprurëse dhe kurrë s’u përkulën përpara vështirësive.
Ata kurrë nuk i tradhëtuan trimat e tyre,por duruan deri në bashkimin me to.Janë edhe sot po ato nëna që me besim te Zoti,priten me bujari mijëra refugjatë shqiptarë dhe i trajtuan si fëmijët e tyre,mirënjohje për kete.
Nga Perfete Leka, Illyria.
Me këte rast duhet t’i prekim pak zemërdhemshurat,nënat greke, se çfarë kanë përjetuar nënat shqiptare nga klikat famëkeqe të fqinjit jugor .
Vetëm pastërtia e shpirtit tyre mund të kontribojë direkt në këte besëlidhje sepse vetëm ata e dijnë se çfarë është vuajtja, kur njerëzit i zbojnë nga trualli i të parëve.Vetëm ata mund të bashkojnë djemtë,që enden rrugëve të kurbetit të vijnë të nderojnë të parët e tyre,të krenohen me historinë e lavdishme te popullit te vet,të përshendeten me gjuhën e nënës, në Çamëri.
Kufijtë le të rrinë, zemrat të bashkohen, gratë e vendeve fqinj të bëhen një forcë dhe kjo është, vetëm bekim nga perendia.
Në rrethana të rëndësishme historike për mbrojtjen e bashkësisë kombëtare, atyre u ka lindë nevoja e natyrshme e grupimeve për të arritur në një mendim e mbrojtje të përbashkët.
Kjo ka qenë shtytja që Lejla Dino, në rrethana shumë deçisive për fatet e popullit tone, krijoi në Gjenevë të Zvicrës “Komunitetin e Gruas Shqiptare” në vitin 1919.
Më ka tërhequr shumë fakti i kësaj gruaje came, Lejla Rasih Dino, e cila në emër të grave shqiptare, u drejtohet në mënyrë diplomatike autoriteteve të larta botërore për çështjen e trojeve shqiptare të mbetura jashtë kufijëve të 1913.
Lejla Dino (Ileri) 1893-1966, vinte nga një familje me tradita të larta patriotike e atdhetare, ku i kishte të projektuara kërkesat për ardhmërinë e kombit shqiptar. Në emër të komunitetit të gruas shqiptare, ajo iu drejtua Konferencës së Paqës në Paris, për problemet madhore të kombit tonë.
Ishte pra gruaja e parë shqiptare që me kurajo i drejtohet në kohën e duhur,
Kryetarit të Konferencës së Paqës në Paris, për çështjen shqiptare.(tamam kur po ndahej gjahu i luftës në mes forcave luftuese). Nuk ishte rastësi ky guxim i një gruaje çame por një vazhdimësi e pjesëmarrjes së familjes Dino në të gjitha ngjarjet e mëdha, të luftës për Liri e Pavarësi.
Familja Dino, ka nxjerrë shumë figura të përmendura, të pushkës e të penës, të cilët kanë hyrë në historinë e artë të kombit tonë. Kështu dhe bija e tyre, Lejlaja, eci në rrugën e të parëve të saj që nuk heshtën kurrë në kërkimin e drejtësisë për identitetin Kombëtar dhe trashëgiminë e trojeve shqiptare.
Babai i saj Rasih Dino, ishte djali i Abedin Dinos, pjesëmarrës ne” Lidhjen e Prizrenit”.Nën shembullin e të jatit, Rasihi, u bë një luftëtar dhe kontribues në Shpalljen e Pavarësisë.
Ishte në krye të delegacionit pjesëmarrës të Shqipërisë në” Konferencën e Londrës”. I ra botës kryq e tërthur për të lobuar për moscopëtimin e Shqipërisë nga fqinjët grabitqarë.
Si përfaqësues i shqiptarëve me qëndrim të përkohshëm në Zvicër, i Federatës Ndërshqiptare “Vatra”dhe i shoqërisë “Çamëria”ne SH.B.A. prej Gjenevës i dërgon Këshillit të Ministrave të Italisë, në të cilën kërkon që qeveria Italiane të heqë dorë prej lakmive të saj për Vlorën dhe të ndihmonte në rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë, si dhe në kthimin e krahinës së Camërisë dhe Kosovës.
Për këtë kontribut, Shoqëria “Çamëria”në Amerikë e caktoi si përfaqësues të popullsisë çame në Konferencën e Paqës në Paris 1919, por u pengua nga qeveria franceze dhe ajo Italiane.
Kështu, Lejlaja, kur pa pengesen që po i bëhej të jatit u mobilizua edhe më shumë. Ajo si Kryetare e Grave Shqiptare jashtë vendit, shfrytëzoi ardhjen e familjes Presidenciale, Wilson, në Konferencen e Paqës në Paris.
Ishte hera e parë që një President Amerikan vinte në Europë.
Ajo trokiti tek simboli i Paqës, Woodroë Wilson, i cili u vlerësua me cmimin Nobel për Paqën (Nobel Peace Prize).
Trokiti tek humanisti, që mori bekimin e Papës Benedict XV, i pari president amerikan që vizitoi një Papë. Ajo i drejtohet kësaj figure më në zë të politikës botërore, për mbrojtjën e çështjes shqiptare në përgjithësi e të Kosovës e Çamërisë në veçanti.
Ajo trokiti në zemrën e një personaliteti fisnik, i cili kishte firmosur zyrtarisht dhe vendosur
ne kalendar të dielen e dytë të muajit Maj festën e nënave, “Mother’ s Day” – Lejlaja në këtë rast, shfrytëzoi njohjen e saj me Edith(Galt) Willson, gruan e presidentit, Woodrow Willson, ku nepërmjet një letre, i shtron kërkesat legjitime të popullit shqiptar të mohuara prej grabitqareve.
Sa për dijeni, Edith Galt ishte direkt trashëgimtare e gruas vendase amerikane, Pocahontas, (descendant of the Native American woman, Pocahontas)
Bija e Camërise në atë letër, ndër të tjera shkruante: “….Hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria që nënat shqiptare, gratë dhe bijat duruan duke parë gjakun e të dhimshurve të tyre të rrekullohet nën zgjedhen e shtypësve të huaj, kanë natyrisht për të tronditur ndjenjat tuaja të larta njerëzore dhe do t’ na ndihmoni për të fituar lirinë tonë të dashur.
Në këto çaste, shtetet fqinjë të Shqipërisë duan t’ i aneksojnë vende të tokës sonë të dashur ose që të marrin prej nesh indipendencën tonë politike.Por jemi të sigurtë se Lavdia e ndjenjave të larta dhe njerëzore të shoqit tuaj dhe me ndihmën tuaj këto gjëra nuk do të bëhen dot dhe se do të kemi për së afërmi indipendencën tonë me anën e së cilës do të marrin fund vuajtjet tona….
Qindra, mijëra prej punëtoreve shqiptarë, të cilët u shtrënguan të lënë shtëpitë e tyre dhe të refugohen në Ameriken tuaj të lire, shpresojnë nxehtësisht se Atdheu i parë i tyre, provincë e Kosovës dhe e Çamerisë, të cilët u ndanë padrejtësisht nga Shqipëria me 1913…do të lirohen…” (Publikuar ne Albania, 1 Janar 1919)
Sëmundja që i ndodhi Presidentit Wilson, kur ishte në Europe, ishte e papritur.
Edith, gruaja e përkushtuar ndaj këtij njeriu të madh e çoj me tutje kujdesin ndaj të shoqit deri në detyrat presidenciale sa mund të quhej se ishte një presidente grua në hije.
Edhe pse presidenti ishte i sëmurë ajo nuk mundi ta ndalonte vrullin e tij shpirtëror e fizik që ai të vazhdonte rrugën e tij për krijimin e një organizate politike ndërkombëtare, e cila do të garantonte ruajtjen e Paqës në Botë.
Ashtu, në gjendje të rëndë shëndetësore, i ndaluar nga mjekët që të vepronte në terren, me një vullnet të paepur, për te realizuar Paqën dhe detyrën presidenciale, mbijetoi deri në fund të mandatit me ndihmën e pakursyer edhe të shoqes së tij, Edith.
Kështu fundi i jetës i erdhi shpejt, por ai mbeti simbol i Paqës botërore dhe për ne shqiptarët shpëtimtar i moscopëtimit të mëtejshëm të trojeve tona nga grabitqarët…