Ballina Shëndeti Kujdes! Dieta mund tu shkaktojë këtë sëmundje të rrezikshme

Kujdes! Dieta mund tu shkaktojë këtë sëmundje të rrezikshme

Kohëve të fundit është bërë traditë që njerëzit të konsumojnë dieta të shpejta me qëllim që të humbin peshë

Por, në një studim të fundit thuhet se ata të cilët përdorin dietë të shpejtë rrezikohen që rreth zemrës së tyre të rriten nivelet e yndyrës në 44 për qind.

Njerëzit obezë, të cilët pas një dietë të shpejt hanë 600 deri në 800 kalori në ditë, rritin nivelin e yndyrës rreth zemrës së tyre për 44 për qind.

Kështu yndyra depërton në vena të gjakut, ku më vonë absorbohet në zemër.

Pacientët që vuajnë më sëmundje zemre mund të zhvillojnë fillimisht probleme me frymëmarrje dhe çrregullim rrahjesh së zemrës.

Kjo gjë rrit yndyrën në zemër e cila mund të rritet edhe më shumë pas tetë jave të dietës. Sëmundjet e zemrës, të cilat ndërlidhen me obezitetin, ndikojnë keq tek 2.6 milion të rinj në Britani gjatë një viti.

Pavarësisht se dieta të këtilla mund të reduktojnë deri në 6 për qind të peshës së huaj për shtatë ditë, kjo yndyrë zakonisht depërton në venat e gjakut që më vonë i merr zemra, shpjegon hulumtimi.

Pavarësisht se për tetë javë të dietës mund të gjende një baraspeshë e yndyrës së zemrës, për njerëzit që vetëm kanë probleme më zemër, dieta mund ti lë ata pa frymë, të këtë çrregullime të zemrës, shtojnë shkencëtarët.

“Ndryshe, njerëzit e shëndetshëm nuk mund t’i vrejnë këto ndryshime në funksionin e zemrës në fazat fillestare. Por, duhet të dinë se ata mund të preken nga ndonjë sulm në zemër pikërisht për shkak se kanë humbur peshë me anë të dietave të shpejta”, thotë autorja e këtij studimi Jennifer Rayner./sn/