E hënë, 27 Shtator, 2021

ALARMANTE NË MAQEDONI: JA SA GRA NGACMOHEN SESKUALISHT NË VENDIN E TYRE TË PUNËS

Must Read

Dyzet për qind e grave kanë përjetuar ndonjë lloj forme të ngacmimit seksual në vendin e punës, ndërsa 31 për qind për çdo ditë marrin ofendime për punën e tyre nga eprorët e tyre, tregojnë statistikat botërore.

Sipas Seksionit të grave gjatë Konfederatës së sindikatave të lira, është i madh numri i rasteve të mobingut ndaj grave në vendin e punës, por është i vogël numri i atyre të cilët inkurajojnë ta paraqesin atë sepse frikësohen se mos e humbin vendin e tyre të punës.

“Në Maqedoni vlerësohet se barazia është arritur po kjo është vetëm në letër, ndërsa realiteti tregon diçka tjetër. Gratë janë 12,5 për qind më pak të paguara nga burrat në sferën e punës”, deklaroi Sanella Donevska nga Seksioni i grave pranë KSL.

Përfaqësuese të tyre sot me përhapjen e materialit propagandues në qendrën e qytetit u përfshinë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Seksioni i grave pranë KSL-së e përkrah edhe Konventën kundër dhunës së bazuar gjinore ratifikimi i së cilës do të kontribuonte për përparimin e të drejtave të grave.

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img
Latest News

Qetësimi i situatës në veri/ Kurti në mesnatë flet për telefonatat me Borrellin e Stoltenbergun

Kurti në një postim në Twitter ka bërë të ditur është dakorduar për qetësim të situatës. Kryeministri i Kosovës, Albin...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img