Ballina Aktualitet Ka pasur trazime në qeli? Ja çfarë thanë psikologët për Ilir Metën

Ka pasur trazime në qeli? Ja çfarë thanë psikologët për Ilir Metën

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u transportuar drejt burgut 313 pas dënimit me burgim që u dha për të.Gazetarja Anila Hoxha tregoi për “Breaking” në Top News detaje nga burgosja e Metës dhe çfarë ndodhi përpara se të shkonte në qeli.

“Ilir Meta është transportuar drejt 313-ës, e cila ndodhet fare pranë Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Përgjatë këtyre orëve, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, Ilir Meta është mbajtur në observim, që konsiderohet ndryshe si zona e tranzitimit. Siç më bëjnë me dije burime zyrtare nga Drejtoria e Burgjeve, Ilir Metën është dërguar në sektorin B, ka përfunduar fazën e observimit. Ai është mbajtur në survejim nga psikologët, gjithashtu janë bërë kontrolle mjekësore. Pasi ka përfunduar kjo fazë, ka marrë statusin e të paraburgosurit. Këto kontrolle mjekësore bëhen kundrejt çdo shtetasi që mbahet në fazën e observimit, menjëherë që gjykata shpall masën arrest me burg për çfarëdo vepre të mundshme penale”, tha si fillim Anila Hoxha.

Më pas ajo u ndal dhe te kërkesat e Metës, i cili kishte kërkuar palestër dhe ambient për të kryer aktivitetet sportive.

“Më është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që Ilir Meta është vendosur që të qëndrojë i vetëm në qeli. Siç më bëjnë me dije urime shumë të sigurta, Meta ka kërkuar ambient për aktivitet sportiv, ka kërkuar dhe ka pyetur punonjësit e 313-ës nëse kishte apo jo palestër ku të merrej me sport. Kjo ka qenë kërkesa e tij e parë. Më është konfirmuar që pas vizitave mjekësore që janë rutinë, është konstatuar që Meta nuk vuan nga asnjë problem shëndetësor dhe këto të dhëna janë shkruar në kartelën e tij, sikurse dhe gjendja psikologjike, që psikologët dhe punonjësit e shërbimit social kanë shënuar që gjendja e tij paraqitet e qetë.

Ditën e djeshme, institucionet e burgjeve, në qelinë që e kanë akomoduar në sektorin B, i kanë instaluar gjithashtu dhe një televizor, ndërsa janë pranuar veshje nga jashtë, të cilat i kanë sjellë anëtarë të familjes së tij. Gjithashtu janë pranuar dhe produkte ushqimore”, tha ndër të tjera gazetarja.