Ballina Aktualitet Kosovë LIDERI I LISTËS SERBE: INSTITUCIONET E PRISHTINËS E KISHIN PLAN QË TË...

LIDERI I LISTËS SERBE: INSTITUCIONET E PRISHTINËS E KISHIN PLAN QË TË “OKUPONIN” VERIUN

Goran Rakiq, ka akuzuar institucionet e Kosovës se kishin në plan të futeshin me dhunë në veri të vendit dhe ta okuponin atë.

Në fjalimin e tij, para përfaqësuesve të dhjetë komunave serbe, në sallën e njëjtë ku u arrestuat shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, kreu i Mitrovicës Veriore, ka thënë se arrestimi nuk ishte qëllimi i vetëm i shqiptarëve. “Plani ishte ta okuponin veriun dhe ta mbanin Gjuriqin 30 ditë në paraburgim”, ka thënë Rakiq, shkruan Infokusi.

Përfaqësuesit e dhjetë komunave serbe kanë kërcënuar të martën në Mitrovicën e Veriut, se nëse Prishtina zyrtare deri më 20 prill nuk do të formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, atëherë ata vetë do ta bëjnë një gjë të tillë, e cila sipas tyre nuk do të përbëjë shkelje por zbatim të marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë./Infokusi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews