Ballina Aktualitet Kultura Shpallen fituesit e çmimeve OSCAR, ja kush është filmi, aktori dhe aktorja...

Shpallen fituesit e çmimeve OSCAR, ja kush është filmi, aktori dhe aktorja më e mirë

Pas një spektakli dhe parakalimi mbi Tapetin e Kuq, mbrëmja gala e ndarjes së Çmimeve Oscars ka shpallur edhe fituesit e saj për çdo kategori.

Ky ishte edicioni i 90-të i Oscar Awards, ceremonia e të cilit u mbajt në Dolby Theatre, në Hollywood, ndërsa për të dytin vit radhazi, u soll në Shqipëri nga Top Channel, nëpërmjet një transmetimi maratonë.

“The Shape of Water” ka qenë filmi me më shumë Çmime Oscar të fituar në këtë edicion të 90, me plot 4 të tillë, përfshi filmin më të mirë dhe drejtorin më të mirë.

Fituesit e Çmimeve Oscar, sipas kategorive janë si më poshtë:

Filmi më i mirë – The Shape of Water

Aktori më i mirë – Gary Oldman – Darkest Hour

Aktorja më e mirë – Frances McDormand – Three Billboards Outside Ebbing, Missouri

Aktori më i mirë mbështetës – Sam Rockwell – Three Billboards Outside Ebbing, Missouri

Stilimi dhe Make up-i më i mirë – Darkest Hour – Kazuhiro Tsuji, David Malinowski & Lucy Sibbick

Kostumografia më e mirë – Phantom Thread, Mark Bridges

Dokumentari më i mirë – Icarus – Bryan Fogel dhe Dan Cogan]

Muzika më e mirë – Dunkirk – Richard King and Alex Gibson

Produksioni më i mirë – The Shape of Water, Jeff Melvin, Paul Denham Austerberry dhe Shane Vieau

Filmi më i mirë në gjuhë të huaj – A Fantastic Woman (Chile)

Aktorja më e mirë mbështetëse – Allison Janney – I, Tonya

Filmi më i mirë i animuar, me metrazh të shkurtër – Dear Basketball – Glen Keane dhe Kobe Bryant

Filmi më i mirë i animuar – Coco

Efektet më të mira vizuale – Blade Runner 2049 – John Nelson, Gerd Nefzer, Paul Lambert & Richard R Hoover

Editimi më i mirë – Dunkirk – Lee Smith

Filmi më i mirë aksion, me metrazh të shkurtër – The Silent Child – Chris Overton dhe Rachel Shenton

Skenari më i mirë, i adaptuar – Call Me By Your Name – James Ivory

Skenari më i mirë, origjinal – Get Out – Jordan Pele

Kinematografia më e mirë – Blade Runner 2049

Kënga më e mirë origjinale – Remember Me – Coco (Kristen Anderson-Lopez dhe Robert Lopez)

Drejtori më i mirë i filmit – The Shape of Water – Guillermo Del Toro

Fotografia më e mirë – The Shape of Water

@tn.lajmelokale
@tetovanews