Përmbaruesit, ndryshe në popull njihen si “Izvershitella”, janë njerëzit që ju thithin gjakun më së shumti qytetarëve në Maqedoni dhe që ua zbarzin xhepat edhe nëse të zbarzur i kanë.
Në rrjetet sociale, një qyetarë ka treguar se si për 1 denarë që i ka pasur borxh që nga viti 2016 “Izvershitelli” i merr 12, 439 denarë.
“A ka ligj, apo institucion në këtë shtet, që e ndalon këta izvershitella që e mbytën popullin?, Mafia më e madhe janë Izvershitellat. Ja për 1 denarë në faturën e vitit 2016 sa i ka ardhur babait tim të paguaj kamatë tek izvershitelli. E përësëris për 1 denarë borxh, ka ardhur të paguaj 12, 439 denarë. Alo a jeni normal, a ka fund kjo. Zoti ju dënoft” thotë qytetari i revotluar./zhurnal/