Gjetja në shkretëtirën e Atacama nuk Kili e një skeleti njerëzor në përmasa mjaft të vogla të mumifikuar ka habitur studiuesit për ngjashmëritë me një alien. Shkak është forma e kokës më e madhe në krahasim me trupin duke bërë që të shpërthejnë spekulimet dhe teoritë konspirative.
Hipoteza se mund të bëhet fjalë për një jashtëtokësor u përjashtua, por kërkuesit u përpoqën të zbulojnë të vërtetën e këtij skeleti. Së pari skeletit të pagëzuar me emrin “Ata”, iu kryen analizat gjenetike. Shkencëtarët besojnë se ai i përket një të sapolinduri të sëmurë nga sëmundje si nanizmi apo të deformuar.
“Dimë që është një foshnjë që ka vdekur gjatë, ose pas lindjes” – thotë autori i studimit, Garry Nolan, profesor mikrobiologjie dhe imunologjie në “Stanford University School of Medicine”.
Vajza e vogël ka 10 palë brinjë, një fakt që nuk është regjistruar kurrë më parë, zakonisht njerëzit kanë 12 çifte. Nga përdorimi i ADN-së të nxjerrë nga palca e eshtrave, hulumtuesit analizuan edhe mundësitë nga vinte ky skelet. Ata arritën në përfundim se gjeneza është nga Amerika e Jugut, nga rajoni i Andeve i banuar nga kilianë.
Zbulimi mund një ditë të çojë në trajtime për njerëzit me probleme të kockave, shpjegoi Nolan. “Ndoshta ka një mënyrë për të shpejtuar rritjen e kockave tek njerëzit që kanë nevojë për të, për shembull në rast të frakturave të këqija”. Tani skeleti duhet të kthehet në Kili: “Mendoj se duhet të kthehet në vendin e origjinës dhe të varroset sipas zakoneve të popullatës lokale”, – përfundoi Nolan. ©LAPSI.al