Ballina Argëtim Zvicër: Humoristët shqiptarë bëjnë “boom” me videon ku lidhin fitnesin me “tallavanë”

Zvicër: Humoristët shqiptarë bëjnë “boom” me videon ku lidhin fitnesin me “tallavanë”

Në rrjetin e tyre humoristët e SwisscomedyTV të Instagram-it dhe Facebook-ut, ata kanë shfaqur një ide të simbiozës mes kërcimit tradicional dhe fitnesit

Videoja e tyre po shpërndahet furishëm: Hoti dhe Nali nga SwisscomedyTV po shfrytëzojnë këngët dhe vallet dasmore shqiptare (kryesisht “tallava”) për ushtrimet fitnes, shkruan “20min.ch”.

Humoristët e Instagramit Hoti dhe Nali kur udhëtojnë në vendlindje duhet të vallëzojnë në dasmat që i kanë te të afërmit, transmeton albinfo.ch. «Gjatë verës në Shqipëri ka pesë dasma në dy javë», sqaron Hoti. «Gjatë dasmës vallëzohet shumë, që shpesh mund të jetë e lodhshme.»

Në rrjetin e tyre humoristët e SwisscomedyTV të Instagram-it dhe Facebook-ut, ata kanë shfaqur një ide të simbiozës mes kërcimit tradicional dhe fitnesit. «Është një ide komike. Por vërtetë një mundësi për të ushtruar kërcimin gjatë sezonës së dasmave.”

Gjatë sezonës së dasmave vijnë edhe zhvillimi i muskujve. «Të gjithë, që vizitojnë familjarët gjatë pushimeve, i dijnë këto valle të dasmave shqiptare», thotë Nali. Për këtë videoja e shpërndarë në rrjetet sociale ka dalë shumë e suksesshme.