Ballina Aktualitet Lajme ANULOHET GJYKIMI PËR MIJALLKOVIN DHE THAÇIN

ANULOHET GJYKIMI PËR MIJALLKOVIN DHE THAÇIN

Seanca gjyqësore e paraparë që të mbahet sot, për lëndën e Prokurorisë Publike Speciale “Titanik 2” në lidhje me parregullsitë zgjedhore në vitin 2013, është anuluar për më 10 maj.

Gjykatësi Ognen Stavrev e ka pranuar kërkesën e palës mbrojtëse për anulim të gjykimit me qellim që të munden ta shqyrtojnë tekstin e pastruar të Prokurorisë që në seancën e sotme e ka ndarë prokurorja Fatime Fetai.

Në tekstin e pastruar nuk është pjesa për pesë gjykatësit e Gjykatës Administrative, për çka gjykata nuk e ka pranuar akuzën e PPS-së.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, të akuzuar për këtë rast, sot erdhën në seancën e paraparë në Gjykatën Penale. Përveç Thaçit dhe Mijallkovit, në këtë rast të akuzuar janë edhe ish antarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski, Sasho Srcev, ku të gjithë ishin të pranishëm.