Ushtria siriane ka njoftuar se ka hequr bllokadën në Ghouta, ndërsa pamjet me dronë tregojnë një autostradë që lidh Damaskun me një pjesë tjetër të vendit. Pamjet tregojnë shkatërrimet e mëdha në 7 vite luftime.
Ushtria tha se i ka çliruar të gjitha vendbanimet në periferi të Damaskut, në Ghouta-n Lindore nga forcat militante dhe rivendosi kontrollin e qeverisë në zonë.
Në qytet po ndihmon në rivendosjen e rendit edhe Rusia, aleate e diktatorit sirian Bashar al Assad. Një qendër ruse që po vepron atje thotë se ka negociuar për një marrëveshje me Jaysh al-Islam, grupi i fundit më i madh militant në rajon, për të filluar evakuimin nga qyteti i Doumës.
Trupat siriane filluan shtytjen e tyre të madhe në Ghouta Lindore në shkurt, dhe i ndihmuar nga Rusia ka arritur të rimarrë zonën nga militantët që e kanë pushtuar atë që prej vitit 2012.
Shtatë vjet luftime kanë lënë zonën të shkatërruar në masë.