Është zhvilluar ceremonia e varrimit të tashmë të ndjerit Naip Rexhepi-Bellanoca, i cili ndërroi jetë mbrëmë pas një përleshje të armarosur në Reçicë të Vogël të Tetovës.
Në rrjetet sociale ka pasur reagime emocinale pas rastit, ndërsa theksohet se i ndjeri ka qenë edhe kryetar i Këshillit të Xhamisë së Re në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Trupi i Naip Rexhepit u varros në varrezat e qytetit në Kumanovë.