Shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, do të takohen përsëri, kësaj here në Ohër, në kuadër të dialogut të vazhdueshëm mes dy ministrave, në kontekst të përpjekjeve për tejkalimin e dallimeve rreth emrit dhe avancimit të raporteve mes dy vendeve.
Pritet që takimi i sotëm, i cili është i treti me radhë brenda 20 ditëve, të sjell edhe përparim në negociata. Dimitrov, dje pas takimit me homologun e tij ukrainas, Pavlo Klimkin, deklaroi se pret që në takimin që do të zhvillojë me Kociasin, të shënohet përparim në çështjen e emrit.
Ai tha se pret që bisedimet të jenë thelbësore dhe shpreson në progres./shn/