I plagosuri rëndë dhe në rrezik për jetën sonte në Reçicë të Vogël është Florim Misini nga fshati Çerkez e Kumanovës, shkruan gazeta Koha. Florimi është sjellë në Klinikat e Shkupit.
Ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur edhe një familjar i të vrarit Naip Rexhepi, S.R. Ndërkohë, forca të shumta policore kanë rrethuar shtëpitë e grupit nga Kumanova dhe atë nga Çerkezi, ndërsa ka edhe të arrestuar. Përleshja ndodhi sonte në Reçicë të Vogël. (koha.mk)