Maqedonia në samtin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e NATO-s, sepse nuk ka shumë kohë. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Niko Kocias, në një deklaratë për mediat greke. Ai ka shtuar se tani jemi në muajin prill, ndërsa edhe nëse arrihet marrëveshje, i njëjti duhet të ratifikohet në më shumë mënyra.
“Ata dëshirojnë të shpallin referendum. Për referendum në vendin fqinj verior janë të nevojshëm dy muaj. Vetëm për referendumi do të vije qershori. Ndërsa, pasi të mbaroj referendumi, marrëveshja duhet të arrij në Kuvend, ndërsa për këtë nevojiten gjysmë muaji ose një muaj. Pasi të arrij në Kuvend do të duhen të bëhen ndryshime në Kushtetutë. Që të kemi marrëveshje duhet të pajtohemi për ndryshime në Kushtetutë. Që donte të thotë do të vije vjeshta”, ka thënë Kocijas. /SHENJA/