Kryeministri Edi Rama, që çdo mëngjes u thotë shqiptarëve “mirëmëngjes” në rrjetet sociale duke publikuar video propagandistike mirëqënieje, punësimi, begatie, turizmi të zhvilluar, është përshëndetur edhe nga një fermer kavajas.
Fermeri i tregon Ramës “lumturinë” e tij sesi e ka nisur punën herët në arë me gjithë të shoqen, duke mbrehur në parmendë dy gomerë. Gruaja, pas tij, e ndjek duke hedhur farën.
Pamje të tilla “gëzimi” të fshatarit që gëzon tokën që punon vetë me parmendë e me qe, rikthehen 72 vjet pas Reformës Agrare, por tashmë me video me ngjyra dhe me qetë që kanë avancuar në gomerë.
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka munguar ta komentojë videon e mjerimit që ka pushtuar rrjetet sociale dhe ka rrëzuar çdo lloj propagande të kreut të qeverisë dhe shfaq realitetin e trishtë në fshat: “Një mirëmëngjes nga një fermer kavajas për piktorin dështak!” ka shkruar Berisha.