Naip Rexhepi nga dega e BDI-së në Kumanovë u vra në incidentin e armatosur në Reçicë të Vogël ndërmjet dy grupeve nga Kumanova të anëtarëve të partisë qeveritare shqiptare.
Ashtu siç raportoi Fokus, ai dhe pjesëmarrësit e tjerë në incident nuk ishin në selinë e partisë, por atje ishin të pranishëm të njohurit dhe mbështetësit me të cilët ishin në komunikim.
Jozyrtarisht, arsyet e incidentit mes dy grupeve, njëri nga të cilët e afërt me ish-deputetin dhe funksionarin e lartë partiak, kurse tjetri lidhet me anëtarin aktual të Këshillit të Komunës së Kumanovës, është zgjedhja e kryetarit të ri të degës së integristëve, shkruan Focus, transmeton Tetova News.