Policia e Tiranës ka njoftuar se nga aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në dalje të tunelit të Elbasanit ka vdekur një grua 55 vjeçare me iniciale Xh.G. dhe është lënduar rëndë burri i saj, I.G. 60 vjeçar.
Policia tha se sot me datë 16 prill 2018, rreth orës 8:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën Tiranë -Elbasan ka ndodhur një aksident
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca. Nga veprimet paraprake ka rezultuar se në dalje të tunelit në drejtimin Elbasan-Tiranë, dy shtetas, duke udhëtuar me një mjet me targë AA544KO me drejtues I.G., rreth 60 vjeç dhe pasagjere, bashkëshorten Xh.G., rreth 55 vjeçare, kanë humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga e është përmbysur.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar të dy shtetasit, që menjëherë janë dërguar në spital, por gruaja Xh.G, si pasojë e dëmtimit ,ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetesi I.G. po mbahet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme./kk/