Ballina Argëtim Showbiz Rita Ora shkëlqen në fustanin e gjelbër, rrëmben vëmendjen në Berlin

Rita Ora shkëlqen në fustanin e gjelbër, rrëmben vëmendjen në Berlin

Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora ndodhet së fundmi në Berlin.

Ajo ka qenë e ftuar në festivalin “ECHO Music Awards”, ku do të performojë për publikun gjerman.

Në tapetin e kuq të këtij festivali, këngëtarja Ora ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj plot glamur.

E veshur në një fustan të gjelbër dhe me prerje, këngëtarja shqiptare vuri mjaft mirë në pah këmbët e saj atraktive.

Në disa prej fotografive që ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, Rita duket mjaft joshëse dhe tërheqëse me pamjen e saj prej biondeje.

E njëjta, është përfolur së fundmi se në qershor të këtij viti do të jetë prezente në Tiranë, për një koncert të madh për publikun shqiptar.

Artikulli paraprakEdhe Kina tregon forcën ushtarake, nxjerrë marinën
Artikulli tjetërStuhia shkatërron Taj Mahalin (VIDEO)