Ish-anëtari i grupit të njohur “One Direction”, Liam Payne, ka vdekur pasi ka rënë nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte në Argjentinë.
Payne ka vdekur të mërkurën në mbrëmje.
Disa dëshmitarë kanë thënë se ai ka rënë nga kati i katërt i hotelit CasaSur Palermo.
Ende nuk dihet nëse rënia nga ballkoni ishte e qëllimshme apo aksidentale, raporton tabloidi i njohur amerikan TMZ.