Kërkesa e Greqisë për ndryshim të emrit kushtetutes dhe 17 maji si datë që mund të jetë e inkuadruar për zgjidhjen eventuale nëse mbahet takim ndërmjet dy kryeministrave në Sofje, janë dy temat që i potencojnë mediat greke, “To Vima” dhe “Katimerini”, në analizat e tyre për bisedimet e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.
“Greqia dhe IJRM-ja mbesin të bllokuara në çështjen për ndryshimin e emrit kushtetutes, sepse deri në këtë moment, qëndrimet e tyre lëvizin në drejtime të ndryshme.Sipas informacioneve, Athina insiston se “Erga Omnes” implemntimi i emrit të ri do të jetë “Maqedonia e Epërme”, por jo i pa përkthyer, por duhet të sigurohet edhe ndryshim i Kushtetutës”, shkruan “To Vima”.
“Katimerini” gjithashtu shkruan se Maqedonia ka dy argumente kundër ndryshimeve kushtetutese, njëri është politik, sepse Qeveria nuk ka shumicë në parlament, kurse i dyti është argument juridik, që Gjykata Kushtetutese, asnjëherë nuk ka gjykuar se marrëveshjet ndërkombëtare janë ndër Kushtetutën.
Ndërsa data kritike për zgjidhjen përfundimtare për këtë fazë do të jetë 17 maji, shkruan“To Vima”, dhe kanë shtuar se dy kryeministrat janë ata të cilët do të sjellin vendim politik për hapat e ardhshme.