Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit – 3 Maji do të shënohet sot nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Ministria e Komunikimit, Llogaridhënies dhe Transparencës, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasada e SHBA-së.
Në ngjarje fjalime do të mbajnë kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, ministri pa dikaster i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe transparencë Robert Poposki, ushtruesi i detyrës shef i sektorit për çështje politike, informacione dhe komunikime i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Lukash Holub dhe shefi i zyrës politike-ekonomike pranë Ambasadës së SHBA-s, Djevid Stefenson. Ngjarja organizohet në suaza të projektit “Rrjeti i gazetarëve për lirinë e mediave në Maqedoni”, financuar nga BE-ja.