Fëmijët e një gruaje 70 vjeçe kishin mbajtur kufomën e saj në shtëpi për më shumë se pesë muaj, me qëllim që të marrin pensionin e saj. Amravati Devi nga Varanasi në pjesën veriore të Indisë, raportohet se kishte vdekur në spital në janar të këtij viti, por gjashtë fëmijët e saj u kishin thënë fqinjëve se ajo është ende gjallë por se vazhdimisht po e humb vetëdijen.
Por, gënjeshtra e tyre u zbulua kur fqinjët filluan të ankohen për erën e keqe që vinte. Kështu policia u telefonua dhe u futën me dhunë dhe u shokuan kur panë trupin e dekompozua në dhomën e gjumit.Ata gjithashtu gjetën kimikale të ndryshme për ta mbajtur trupin të freskët, por me sa duket fëmijës e të ndjerës nuk kishin ditur t’i përdorin pasi kufoma ishte dekompozuar.
Pesë djemtë dhe vajza e saj akuzohen për mashtrim, pasi kishin mbajtur kufomën në shtëpi për të përfituar pensionin mujor prej 438 funteve.Devi ishte e ve që jetoi me gjashtë fëmijët e saj që nga vdekja e bashkëshortit. Ajo gëzonte privilegje, pasi bashkëshorti ishte zyrtar i lartë shtetëror në doganë./sn/