Një shishe verë e vitit 1774 është shitur në ankand në Francën lindore, për një shifër rekord prej 103.700 euro.
Shishja Vin Jaune (verë e verdhë) vjen nga rajoni lindor jura dhe është bërë me rrush të mbledhur gjatë sundimit të mbretit Luigj i XVI.
Në të njëjtin ankand, një tjetër shishe nga e njëjta vreshtë, u shit për 76250 euro dhe një shishe e tretë për 73200 euro. Të treja shishet e Vin Jaune, ishin bërë nga duart e Anatoile Vercel.
Ato ishin në pronësinë e pasardhësve të tij në Arbois, zemrën verë-prodhuese të rajonit Jura dhe besohet se janë mes verërave më të vjetra që ekzistojnë në botë. Blerësit ishin kanadezë dhe amerikanë, shkruan agjencia e lajmeve AFP.
Rekordi i deri tanishëm i përkiste vitit 2011, kur një shishe verë u shit për 57 mijë euro.
Në 1994, një grup ekspertësh, kishin shijuar një shishe nga e njëjta verë dhe i kishin dhënë asaj 9.4 nga 10 pikët e mundshme. Sipas tyre ajo kishte edhe shije lajthish, vaniljeje dhe frutash të thata./sn/






![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





