Ndërkohë që Facebook së fundmi po përballet me njëfarë krize, themeluesi i kësaj mediaje sociale paralajmëron për risinë më të fundit.
Mark Zuckerberg ka treguar se kompania e tij së shpejti do të vijë me një tjetër aplikacion, të progamuar vetëm për njohje.
Sipas Zuckerberg ky aplikacion i ri nuk do të jetë ajo që ne na e merr mendja, ama do të jetë një ndër mënyrat më efektive për të njohur njerëz të rinj e për të krijuar marrëdhënie të vërteta përmes botës virtuale.
Programuesi i këtij aplikacioni ka treguar se ky i fundit do të jetë më i sigurti, krahasuar me të tillë aplikacione që kanë ekzistuar deri më sot.
Ndërsa vetë Zuckerberg është shprehur: “Ky është një ndër to momente në të cilat dua të tregoj se jam vërtetë krenar për atë që po bëjmë. Unë e di që ne po bëjmë një diferencë për mirë në jetët e shumë njerëzve.”
E gjitha kjo risi vjen pas skandalit që përfshiu kompaninë Zuckerberg, e cila u akuzua se kishte përdorur të dhënat e shumë përdoruesve në funksion të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në Amerikë.
Mesa duket Facebook ka ndërmend të luftojë “me mish e me shpirt” për ta mbajtur të pacënuar fronin e medias sociale më të përdorur në botë.