Koreja e Veriut duket se i ka hedhur në erë, tunelet në të vetmin vend të testeve bërthamore, Punggye-ri, si një masë për të ulur tensionet në rajon, njoftoi BBC.
Gazetarët e huaj në vendin e testeve bërthamore thanë se ata qenë dëshmitarë të një shpërthimi të madh.
Veriu ofroi të shkatërronte këtë zonë në fillim të këtij viti në kuadrin e një ofrimi diplomatik të Koresë së Jugut me SHBA-në. Por shkencëtarët besojnë se pjesërisht ai u shkatërrua pas testit të fundit në shtator të 2017-ës duke u bërë i papërdorshëm.
Inspektorët ndërkombëtarë nuk u lejuan të ndjekin çmontimin e vendit të provave bërthamore në veriperëndimin malor të vendit.
Tom Cheshire i Sky News ishte një prej gazetarëve të huaj pjesë e grupit që qe ftuar të dëshmonte për ngjarjen.
Ai tha: “ Ne ne u ngjitëm mbi male dhe e pamë shpërthimin nga 500 m largësi. Ata numëruan tre, dy një! Ishte një shpërthim i madh, mund ta ndieje atë. Erdhi pluhuri, erdhi nxehtësia. Ishte një zhurmë jashtëzakonisht e madhe!”/SYRI.NET/