Ballina Bota Përleshje në burg, shqiptarët bëjnë për spital nigerianët

Përleshje në burg, shqiptarët bëjnë për spital nigerianët

Një përleshje masive ka ndodhur në një burg në Itali.

Një grup shqiptarësh dhe nigerianësh janë përleshur në ambientet e burgut të Solliçiano, Firenze.

Zënka ka qenë masive dhe në të kanë marrë pjesë të paktën 15 të dënuar.

Siç shkruajnë mediat vendase, ata që e kanë pësuar më keq kanë qenë nigerianët, sepse pas ndërhyrjes së policisë janë shtruar në spital.

Lajmin e ka konfirmuar edhe sekretari i sindikatës së Policëve të Burgjeve, Eleuterio Grieco i cili ka kërkuar rritjen e numrit të punonjësve nëpër burgje për shkak të këtyre situatave, bën të ditur SYRI.net.

Duket se rritja e numrit të të dënuarve ka sjellë edhe këto problematika të mëdha në burgjet italiane.

Shumë prej të dënuarve, thotë Eleuterio Grieco, në fakt nuk e kanë vendin në burgje të sigurisë së lartë, por fakti se nuk ka institucione të tjera futen në këto këtu.