Teksa pritet biseda telefonike mes kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev dhe homologut të tij grek, Aleksis Cipras, burime jo zyrtare nga qeveria greke janë shprehur se për momentin nuk ka mundësi që të arrihet një marrëveshje lidhur me kontestin e emrit.
“Qeveria e Maqedonisë nuk ka mundësi t’i përmbush ato të cilat janë marrë vesh në takimin e fundit në Bruksel ministrat e Jashtëm. Largohet mundësia që ditët në vijim të arrihet marrëveshje mes Shkupit dhe Athinës e bashkë me këtë edhe realizimi i bisedës telefonike mes kryeministrave, Zaed dhe Cipras”, thanë burimet./sn/