Republika e Maqedonisë së Veriut për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm (erga omnes) e verifikuar me ndryshime kushtetuese, është baza e marrëveshjes që pritet të nënshkruhet në Prespë deri kah fundi i javës, thuhet në dokumentin deri tek e cila erdhi Alsat-M nga përfaqësues ndërkombëtarë të mediave në Athinë.
Sipas burimeve tona, marrëveshja mes tjerash i përmban këto pika:
-Referenca “të mbrohen pakicat maqedonase”, hiqet nga Kushtetuta e vendit fqinjë. Ndërsa pjesa e hemogjenitetit të harmonizohet në mënyrë analoge me kushtetutën greke.
-Periudha e tranzicionit përcaktohet me ndryshime të dokumenteve të brendshme të vendit fqinjë dhe ky proces do të ndërlidhet me hapjen e negociatave paraqasëse me Maqedoninë e Veriut.
-Do të formohet Komision për përdorimin e termeve tregtare në të dyja vendet. .
-Gjuha maqedonase është pranuar, me vërejtje se Maqedonia e Veriut pranon në marrëveshje se ajo gjuhë ka prejardhje sllave (ashtu siç është nënvizuar në kornizën e OKB-së)
-Në pjesën e nacionalitetit, termi maqedonas / qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut/ do të zbatohet me sqarimin plotësues se bëhet fjalë për popullatë të këtij vendi që nuk ka lidhshmëri me kulturën greke.
Alsat ekskluzivisht mëson se pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, do të vijojnë disa faza për zbatimin e saj. Edhe atë:
• Marrëveshja do të ratifikohet në Kuvend (Zaev ka shumicën e domosdoshme).
• Presidenti Ivanov nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen dhe e njëjta do të kthehet në Kuvend sërish.
• Qeveria greke do t’i dërgojë letër BE-së dhe NATO-s se inkurajon fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO, pasi që të bëhen ndryshimet kushtetuese.
• Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së (25-26 qershor) dhe Samiti (28-29 qershor) do t’i jep sinjal pozitiv Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat paraqasëse, pavarësisht kundërshtimin e Francës dhe Holandës, por me përkrahjen e Gjermanisë.
• Samiti i NATOs (11 korrik) të ftojë Maqedoninë e Veriut të anëtarësohet, bazuar në ndryshimet kushtetuese.
• Qeveria e Zaevit do t’i dërgojë letër mbi 190 shteteve që e kanë njohur “Republikën e Maqedonisë” se emri Maqedonia e Veriut tashmë do të përdoret për përdorim në marrëdhëniet dypalëshe dhe ndërkombëtare.
• Në periudhën nga korriku deri në dhjetor të vitit 2018, Qeveria e Zaevit do të duhet të mbajë referendum dhe nëse rezultati është pozitiv do të vazhdojë me ndryshim të Kushtetutës. Në qoftë se rezultati i referendumit është negativ, ekziston Plan B: do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare me karakter referendumi për Shkupin.
• Pasi procesi të përfundojë në Maqedoninë e Veriut, marrëveshja do të vihet për ratifikim në Kuvendin grek. Në të njëjtën kohë do të ratifikohet anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO.