Ballina Aktualitet Kosovë Makina përplaset me lopën, dy persona bëhen për spital

Makina përplaset me lopën, dy persona bëhen për spital

Sipas policisë, shpejtësia e lëvizjes nuk ishte e përshtatur Policia njofton se dje në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë një dyshuari mashkull /Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes është përplasur në një kafshë (lopë) e cila kishte qenë duke e kaluar rrugën.

”Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy pasagjerët, të cilëve u është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e Vushtrrisë, të njëjtit janë liruar”, njofton policia. Rasti është iniciuar në procedurë të rregullt./21Media/