Mot i keq ka kapluar sot gadishullin Halkidiki në Greqi, i cili është një destinacion i madh turistik dhe në veçanti frekuentohet nga serbët dhe maqedonasit.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se si janë vërshuar rrugët e Nikitit dhe se si uji i rrëmbyeshëm ka bartur edhe makinat në det.