Ballina Aktualitet Rajoni Rama pritet me protesta në Elbasan/ PS akuza Bashës

Rama pritet me protesta në Elbasan/ PS akuza Bashës

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme panairin e Punës në qytetin e Elbasanit.

Në media u raportua lajmi se Kryeministri është pritur me protesta.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i socialistëve, nëpërmjet kreut të grupit Parlamentar të PS-së, Taluant Balla.

Në turin e llogaridhënies në Cërrik, Balla ka thënë se në protestë nuk kishte më shumë se 19 veta, ndërsa ka akuzuar Bashën se është duke e përdorur PD-në, për qëllime personale.

“19 veta kishte mbledhur Basha në Elbasan për të pritur kryeministrin Rama.

Është një turp i madh se si e ka katandisur Luli PD-në, nga partia e idealeve të dhjetorit sot në një shoqatë.

Por nuk ka si të ndodhë ndryshe kur partia shfrytëzohet për qëllime personale të Lulit”,- u shpreh Balla. /CNA.al