Ballina Argëtim Showbiz Nga velinë në aktore, Turqia sapo rrëmbeu një tjetër bukuroshe shqiptare

Nga velinë në aktore, Turqia sapo rrëmbeu një tjetër bukuroshe shqiptare

U bë fillimisht e njohur për publikun shqiptar si velinë në emisionin “Fiks Fare”, por Anisa Mukaj duket se do të nisë një rrugëtim të ri në Turqi.

Pas pjesëmarrjes në emisionin investigativ ajo u largua drejt Milanos që të zhvillonte karrieren si modele.

Megjithatë, planet kanë ndryshuat dhe së fundmi modelja duket se është zhvendosur në Stamboll për të vijuar karrierën si aktore

Në një intervistë për “Panorama Plus”, Anisa është shprehur se në të ardhmen mund të marrë pjesë në serialet turke.

Anisa rrëfen se:

Për momentin jam në Stamboll, pasi më ka marrë përsipër një agjensi shumë e mirë këtu. Kështu po eci shumë mirë pasi pozoj për firma turke, katalogë, sfilata dhe website”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews