Vjosa si lumi i vetëm i “egër” i mbetur në Europë ka tërhequr vëmendjen e studiuesve austriakë. Prej një kohe të gjatë ekologjistët kanë studiuar lumin për të zbuluar se çfarë fsheh Vjosa në thellësi të saj dhe karakteristikat e peshqve.
Prej një viti e gjysëm kalojnë orë të gjata në Vjosë.
Janë studiues nga Austria të cilët po kryejnë një program kërkimi për lumin.
Vëmendja e ekologjistëve të huaj është përqendruar tek peshqit dhe biodiversiteti i Vjosës.
Ata thonë se lumi është unik në disa kategori. Njëri prej tyre shfaq në kamera nje ngjale e cila ka përfunduar në ujërat e Vjosës pasi ka udhëtuar mbi 7 km.
“Ngjala vjen në ujërat e ëmbla të lumit Vjosë për të mbyllur ciklin e saj jetësor dhe më pas rikthehet sërisht në Atlantik“
Vjosa konsiderohet si perla e egër e Europës. Ky ekosistem unikal edhe pse i panjohur, përfaqëson një trashëgimi të vërtetë natyrore. /abcnews.al