Ballina Top Lajm Shitet apartamenti luksoz i Titos në Nju-Jork, ja sa fiton Maqedonia?

Shitet apartamenti luksoz i Titos në Nju-Jork, ja sa fiton Maqedonia?

Është shitur apartamenti luksoz dykatësh në Nju-Jork, pronë e së dikurshmes RSF e Jugosllavisë, me një çmim prej 12.1 milionë dollarë. Paratë e fituara duhet të ndahen midis vendeve pasardhëse të ish-federatës jugosllave, njofton Ministria e Jashtme e Serbisë, transmeton Tetova News.

Apartamenti, i cili ka gjashtë dhoma fjetjeje dhe katër banjo, është përdorur nga ambasadorët e RSFJ në SHBA, kurse aty ka qëndruar edhe ish-presidenti i Jugosllavisë, Josip Broz-Tito gjatë kohës së vizitave në Nju-Jork.

Apartamenti, i cili është boshatisur që nga viti 1992, është blerë nga ish-federata jugosllave për shumën prej 100 mijë dollarësh.
Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme serbe vihet në dukje se nga shpërbërja e RSFj-së, shpenzimet për mirëmbajtjen e apartamentit janë paguar nga Serbia, prandaj u arrit marrëveshja që Beogradi të marrë 40 përqind të shumës nga shitja.

Nga fondi i shitjes, sipas marrëveshjes në Vjenë, Kroacisë i takojnë 28.49 përqind, Sllovenisë 16.39 përqind, 13.2 përqind i takojnë Bosnjës dhe Hercegovinës dhe 5.4 përqend Maqedonisë./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews