Turqia po kryen punime të gjithanshme për të përmbushur nevojat e saj në fushën e mbrojtjes ajrore, raporton Anaoldu Agency (AA).
Në kuadër të punimeve, udhërrëfyesin e mbrojtjes ajrore dhe raketore të Turqisë e përbëjnë modelet e projekteve për të zhvilluar aftësitë e mbrojtjes ajrore dhe raketore të vendit duke përdorur mundësitë në nivel maksimal. Për zhvillimin e modeleve brenda vendit zhvillohen punime nën drejtimin e kompanive turke, duke marrë mbështetje teknike edhe nga kompanitë, institucionet dhe organizatat e huaja në rast të nevojës për fushat përkatëse në nevojë.
Përveç kësaj, në projektet ku kanë përfunduar aktivitetet e projektimit dhe zhvillimit, zhvillohen aktivitetet e planifikimit për periudhën prodhuese në seri në të cilën do të kenë një rol aktiv edhe industria ndihmëse dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Me këtë qëllim, duke përdorur mundësitë dhe aftësitë aktuale të kompanive të tjera të mbrojtjes, sidomos të ASELSAN dhe ROKETSAN, parandalohet përsëritja e investimeve ndërsa sigurohet qëndrueshmëri e sektorit për të konkurruar jashtë vendit.
Një nga objektivat më të rëndësishme strategjike për mbrojtjen ajrore, e përbëjnë “vendosja në zbatim e mbrojtjes ajrore në shtresa të Turqisë duke përdorur mundësitë dhe aftësitë brenda vendit që do t’i shërbejë sektorit të brendshëm”.
Në kuadër të kësaj strategjie duke siguruar pjesëmarrje në aktivitete të ngjashme bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes me nën grupet e punës të NATO-s dhe ndërmjet vendeve mundësohet zhvillimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe ndjekja e metodave të ngjashme në botë të përdorura në zhvillimin dhe prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore.
Duke marrë parasysh kërkesat në lidhje me versionet e brendshme dhe të eksportit të sistemeve të zhvilluara brenda fushës së projektit “Hisar”, po zhvillohen studime për të zgjeruar gamën deri mbi 40 kilometra.
Me raketën ajër-ajër që do të zhvillohet në kuadër të projektit “Göktuğ” synohet që ato të mund të përdoren nga sistemet tokësore të zhvilluara në kaudër të projektit “Hisar”.
Po ashtu thuhet se do të përfundojnë edhe testimet për intergrimin në paltformën detare të sistemit të zhvilluar në kuadër të projektit “Korkut”, ku në këtë mënyrë do të mundësohet plotësimi i nevojave për sistem i Komandës së Forcave Detare.
Vazhdojnë testimet e suksesshme të “Hisar”
Nën koordinimin e Nënsekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes janë kryer me sukses testimet e raketave të mbrojtjes ajrore “Hisar” e cila është zhvilluar në bashkëpunim me ASELSAN dhe ROKETSAN.
Raketat e mbrojtjes ajrore, (Hisar-A/15 kilometre) me rreze të ulët, (Hisar-O/25 kilometre) me rreze të mesme testimet e të cilëve kanë përfunduar janë zhvilluar me qëllim për të mbrojtur nga kërcënimet bazat ushtarake, portet, njësitë dhe objektet ushtarake nga raketat ajrore, avionët me helikë, raketat e lëshuara nga toka dhe nga dronët pa pilot.
Ndërsa pritet që “Hisar-A” të vendoset në shërbim në vitin 2020 dhe “Hisar-O” në vitin 2021.
“Korkut” do të ofrojë mbrojtje edhe në det
Po ashtu edhe sistemi “Korkut”, dorëzimi i të cilit ka nisur tek Komanda e Forcave Tokësore do të përdoret në mbrojtjen e anijeve luftarake kundër raketave.
Sistemi “Korkut-D” i prodhuar si prototip paraprak për këtë qëllim me mbështetjen e komandës së Forcave Detare i është integruar anijes trajnuese TCG S. Mehmetpaşa. Testimet e bëra me sistemin kanë vërtetuar se “Korkut-D” mund të përdoret në mbrojtjen e anijeve kundër raketave.
Strategjia për rreze të gjatë
Turqia, nevojën për rreze të gjatë dhe të mbrojtjes raketore do ta plotësojë në një kohë të shkurtër me sistemin S-400 që do të marrë nga Rusia.
Po ashtu Turqia e cila në planin afatmesëm do të drejtohet edhe në zhvillimin e sistemeve të përbashkëta me vendet e tjera, vazhdon punimet në përcaktimin e konceptit të një sistemi më të avancuar të sistemeve të mbrojtjes ajrore me partneritetin ASELSAN, ROKETSAN dhe EUROSAM.
Në planin afatgjatë, synohet që Turqia të ketë një sistem të mbrojtjes ajrore dhe atë raketore me rreze të gjatë që të jetë plotësisht prodhim vendas.