Autoritetet më të larta ushtarake kanë urdhëruar forcat komando detare që të qendrojnë në gatishmëri të plotë për 24 orë në 7 ditë të javës.
Lajmi ka zenë faqet e para të mediave greke dhe turke, të cilat i tremben një acarimi të mëtejshëm të raporteve mes dy shteteve, të cilat po përjetojnë tensione të mëdha gjatë muajve të fundit në Egje.
Në kuadër të gatishmërisë, turqit janë duke patrulluar me forca të shtuara ishujt e kontestuar me Greqinë.
Turqia shkon në zgjedhje në 24 qershor dhe tensionet e jashtme si edhe angazhimet ushtarake janë parë si zgjidhje për të rritur popullaritetin AKP-së dhe Presidentit Erdogan, të cilët po konkurrohen fuqishëm nga të majtë dhe të djathtë që janë bashkuar kundër tij.